Thursday, August 25, 2005

Imoraliteti dhe amoraliteti ne shoqerine shqiptare

Ceshtja e premtimit per moralitet ne politike e, per pasoje, ne shoqeri, eshte bere kohet e fundit nje nga me te debatuarat ne shtypin tone. Kjo, ne saje te krijimit te nje dinamike midis faktit se nje pjese e mire e propagandes fituese te zgjedhjeve te 3 korrikut ishte perqendruar mbi kete ceshtje dhe veprimeve te disa politikaneve qe, pasi moren voten e socialisteve, kaluan ne krahun e fitimtareve demokrate, (fenomeni Xhuveli), e keta i pranuan, duke vene ne dyshim premtimin per moralitet.

Duke e ndjekur kete debat ne shtyp me ka rene ne sy nje konfuzion ne perdorimin e termave "imoralitet" dhe "amoralitet"- ne kuptimin qe perdoren ato ne gjuhet perendimore, nga i kemi huazuar, fatkeqesisht pa i diferencuar qarte. Imoralitet ka kuptimin e te shkuarit kunder moralit, pra veprimet e quajtura imorale presupozojne sjellje njerezish qe kane rregulla morale, qe jane ne gjendje t'i njohin, qe, madje, duhet t'i aplikojne ato, por qe, megjithate, ne veprimet e sjelljet e tyre shkojne kunder tyre. Kurse amoralitet ka kuptimin e mosnjohjes se moralit dmth nje kondicion ku morali nuk pranohet apo nuk ekziston apo kur s'ka kuptim te ekzistoje- si psh. tek kafshet. Edhe njerezit me te meta mendore mund te konsiderohen si amorale, pasi gjendja e tyre nuk ua lejon njohjen e moralitetit, prandaj as nuk denohen kur kryejne ndonje krim.

Nderkaq, amoraliteti mund te perdoret si koncept edhe per njerez pa te meta mendore, por duke nenkuptuar tjeter gje nga imoraliteti. Me fjale te tjera, duke e thjeshtezuar, kur akte si genjeshtra, vjedhja e mashtrimi kryhen duke e ditur se jane te denueshme nga morali i shoqerise, kemi te bejme me imoralitet; kurse kur akte te tilla kryhen pa ndonje vetedije se jane dicka e denueshme, kemi te bejme me amoralitet.

Ne shtypin shqiptar shoh se perdoret vetem termi amoralitet, duke nenkuptuar here imoralitetin dhe here amoralitetin. Kjo vjen ndoshta edhe pse kur i kemi shqiperuar dy termat, parashtesat "i" dhe "a" i kemi shqiperuar me nje parashtrese te vetme "pa" duke e konsideruar te pamoralshmen edhe si imoralitet edhe si amoralitet, nderkohe qe, nese do t'i shqiperonim me qartesisht, - sipas meje nuk ka nevoje - do te duhej te perdornim "e kundermoralshme" per imoralitet dhe "e pamoralshme" per amoralitet.

Ndoshta edhe per nje rastesi, por sipas meje jo vetem, ky konfuzion termash e shpreh me mire realitetin e turbullt shqiptar persa i perket moralitetit. Kjo sepse jemi vertet ne nje gjendje shume afer asaj kur kufiri ndares midis imoralitetit dhe amoralitetit eshte thuajse shuar, ku kategori te tilla si "e mira" dhe "e keqja", "e ndershmja" dhe "e pandershmja" thuajse kane humbur kuptimin, ku, pra, shoqeria eshte kthyer ne nje fare xhungle ku morali thuajse mungon dmth. mizoteron amoraliteti.

* * *

Ne fakt tema e moralitetit ne nje shoqeri nuk eshte shume e thjeshte, sepse ne nje shoqeri nuk ekziston nje moral i vetem, por ekzistojne shume morale. Psh. ekziston morali fetar, por edhe ay ateist, i ndryshem nga i pari ne mjaft principe, mund te flitet per moral stoik, por edhe per moral hedonist, per kantian dhe hegelian, por edhe per moral te se majtes e te se djathtes, te biznesit edhe te solidaritetit, por edhe per moralin e Kanunit etj.. Kjo nenkupton qe "e mira" dhe "e keqja", "e ndershmja" dhe "e pandershmja" te kene kuptime te ndryshme per morale te ndryshme. Ne kete kuptim grupe te ndryshme qe ndajne te njejtin moral mund te denojne individet e tyre per akte imorale dmth. qe shkojne kunder moralit te tyre, packa se ne nje grupim tjeter keto mund te jene te padenueshme. Por gjithsesi kur flasim per moral do te nenkuptojme kod apo rregulla sjelljeje dhe kur flasim per sjellje, pa dyshim do te nenkuptojme nje raport edhe me tjetrin, prandaj nuk mund te ekzistoje shoqeri pa moral.

Por, nderkaq, relativizmi i moralit mund te coje edhe ne situata amoraliteti. Kjo kur keta morale veprojne ndaras njeri-tjetrit, madje duke asgjesuar ndersjelltazi njeri-tjetrin, dmth., kur midis moraleve te ndryshme nuk ekziston asnje ind i perbashket lidhes, nje moral qe mbledh parimet me te pranuara te moraleve te ndryshme per te krijuar ate qe mund te quhet morali i nje shoqerie komplekse, qe tek e fundit e gjen nje nga shprehjet e veta me konkrete tek respekti per ligjin.

Problemi i shoqerise sone eshte veprimi shkaterrues mbi cdo moral, edhe mbi ate te shprehur ne respektin per ligjin, i kodit moral klanor e mafioz, sipas te cilit mjafton te jesh me i forti apo me me te fortin qe te jesh i respektuar, i ndershem, i paprekshem, dhe te kesh te drejten dhe te verteten dhe te miren me vete, sepse i fabrikon vete ato, pasi nuk ka kush te konteston. Ky lloj morali eshte aplikuar, jo vetem ne grupet e mirefillta mafioze, por edhe nga partite politike ne pushtet, duke i kthyer ato, kesisoj, ne grupime te ngjashme me klane mafioze me kodin e pandeshkueshmerise per antaret besnike te klanit, me kodin e heshtjes per krimet e kryera po ashtu. Mandej, si ne nje rreth vicioz, te pushtetshmit kane ndjekur kete moral, duke tentuar te nxjerin jashte loje cdo moral tjeter, qe nga ai fetar deri tek ay i shprehur ne ligj, e, me ane tjeter, pikerisht per kete, njerezit kane tentuar per kah pushteti, apo i jane nenshtruar pushtetit, duke harruar moralin e tyre.

Ky mbizoterim i moralit klanor mbi moralin e shprehur ne ligj ka cuar drejt situates se amoralitetit. Nje aspekt i ketij eshte situata e pandeshkueshmerise se krijuar ne vend, kur aktet imorale, si vjedhja korrupsioni, mashtrimi, shperdorimi, abuzimi, duke mos u denuar penalisht, pak nga pak kane krijuar gati-gati situaten e nje imoraliteti, qe duke u perseritur aq shpesh pa u ndeshkuar, tek e fundit e zhvlefteson moralin. Nje shoqeri ku imoraliteti nuk denohet shqisa e saj morale topitet aq shume, saqe mund te thuhet se ajo shoqeri degradon ne kushte amoraliteti. (Besoj se nuk eshte nevoja t'i ilustroj me shembuj keto qe po them.)

* * *

Nese do te kerkojme rrenjet e amoralitetit ne shoqerine shqiptare e vecanerisht ne politiken e saj, do te thoja se ato duhet t'i kerkojme ne kohen komuniste. Komunizmi krijoi nje konfuzion moraliteti, ku gjysmat morale shkaterruan njera-tjetren, duke krijuar situaten e amoralitetit. Ay diktoi moralin komunist, i cili mund te sintetizohet ne principin: sakrifiko vetveten per partine, atdheun, socializmin dhe shokun Enver, por qe, ne fakt, ishte moral shume i ngjashem me ate te nje klani mafioz, i bazuar mbi mohimin e individualizmit dhe personalitetit, ashtu sikurse te moraleve te tjera, ne emer te perkatesise ne klan dhe besnikerise ndaj tij. Duke qene se kjo ishte kunder natyres dhe sic thote Bacon, "natyren nuk mund ta nenshtrosh, vecse duke iu nenshtruar" njerezit zhvilluan "moralin" e tyre qe ishte mashtrimi ne emer te ketij moraliteti. Ne emer te moralit komunist te shpallur jane kryer pa fund akte qe shkonin kunder tij. Nga lart buronte morali "beni si them une, por mos beni si bej une"; te tjera thuheshin e te tjera beheshin. Mjaft te kesh parasysh luften shfarosese te zhvilluar ne gjirin e udheheqjes komuniste, gjoja ne emer te principeve, por ne thelb ne emer te nje egoizmi te shfrenuar e te semure qe i coi deri ne fabrikimin e shpifjeve monstruoze kunder njeri-tjetrit; apo rekrutimin e pafund te njerezve si agjente te Sigurimit, ne menyre qe gjithkush te kontrollonte gjithkend.

Njerezit per te ruajtur individualitetin apo moralin e miqesise jo rralle e kane tradhetuar moralin e propaganduar komunist, ose perkundrazi e kane perdorur ate per te shkaterruar te tjeret ne emer te karrierizmit te tyre. Te gjitha keto kane gjeneruar nje situate te pashembullt persa i perket shkaterrimit te moralit ne shoqerine shqiptare qe fare mire mund te quhet situate amoraliteti.

Ajo qe perjetojme sot eshte vazhdimesia e gjendjes se amoralitetit te mbjelle ne shoqerine komuniste. Reflekset e moralit te dy, tre katerfishte qe con ne amoralitet i sheh te shperndara gjithandej ne monstrat politike dhe jo vetem qe aplikojne dy, tre e kater morale qe kundershtojne dhe asgjesojne njeri-tjetrin: nje te klanit mafioz ku bejne pjese, nje te principeve te propaganduara per te tjeret, nje te trete per te huajt e ndonje te katert per miqte e familjen.

* * *

Zgjedhjet e 3 korrikut, megjithate, paten efektin e nje mrekullie persa i perket indit moral te perbashket, atij qe na ben t'i dallojme disa te mira si te mira te perbashketa dhe disa te keqija si te keqija te perbashketa. Dukej sikur ky moral te kishte humbur ne qiellin e shqiptareve, por ai megjithate tregoi ekzistencen e tij. Paradoksalisht, ne nje shoqeri ku shqiptaret ia kane bere te pamundur mbijetesen njeri-tjetrit pa shkelur rregullat e ketij morali, ky megjithate ka mbijetuar, aq sa lufta e fundit politike qe solli ne pushtet opoziten u bazua mu tek ay. Keto zgjedhje treguan se megjithate e mira dhe e keqja vazhdojne te jene te dallueshme ne ndergjegjet e shqiptareve; ato i dhane politikes mesazhin, se ka disa vlera qe i perbashkojne te gjithe e qe duhen respektuar nga te gjithe. Ato po ashtu treguan se ne nje sistem demokratik, sado i brishte qofte ay, morali klanor e mafioz i me te fortit nuk mund te kete jete te gjate pasi, sadokudo, institucioni i votes se lire, megjithe difektet, mund te triumfoje mbi te.

Kete zgjedhje treguan se sfida qe ka perpara shoqeria shqiptare eshte ne thelbin e vet respektimi i moralit ne politike e ne shoqeri. Me kete kuptoj me se pari flakjen ne koshin e pleherave te historise te moraleve te tilla, si ai klanor e mafioz i me te fortit; kuptoj, po ashtu, edhe formesimin e moraleve te ndryshme, sepse jemi ne nje shoqeri pluraliste, me shume aktore, prandaj dhe me shume morale, midis te cilave mund te permendja si ato te komuniteteve fetare edhe te botes laike, si ato te kultures politike te majte dhe te djathte, si ato te biznesit te ndershem edhe ato te solidaritetit. Por mbi te gjitha kuptoj forcimin e atij indi moral qe u siguron bashkjetesen ketyre moraleve pa u dale kundra dhe pa i lejuar t'u kundervihen njeri tjetrit e qe me qarte se ne cdo forme mund te shprehet ne formen e respektit per ligjin e ndjenjen e barazise se te gjitheve perpara ligjit. Vetem keshtu do te kalojme nga nje shoqeri ku mbisundon amoraliteti, ne nje shoqeri ku aktet imorale e kane gjithnje e me te veshtire te mbeten pa u denuar.


Wednesday, August 17, 2005

Dushku dhe mjerimi i pluripartitizmit tone

Nder fenomenet qe nxorren ne pah zgjedhjet e 3 korrikut si nje "prove ne ngarkese" e mire apo keqfunksionimit te demokracise se re shqiptare, fenomeni i ashtuquajtur "Dushku i madh" eshte nga me domethenesit, prandaj dhe eshte diskutuar aq shume per te. Por kryesisht ay eshte trajtuar si nje tregues i degradimit moral te klases politike, kurse me pak eshte trajtuar per te analizuar elektoratin, dhe edhe me pak, apo aspak, eshte trajtuar si fenomen qe ka te beje me ate qe i lidh keta te dy, pra politikanin dhe partine e tij me elektoratin, cka eshte, tek e fundit, thelbi i sistemit te pluralizmit politik.

Nderkaq me duket se perpjekjet qe Dushku te mos perseritet duhen perqendruar pikerisht tek kjo lidhje. Dhe kur them Dushku kam parasysh edhe variante te tjera te paprovuara te tij sepse, sipas meje, "Dushku i vogel" dhe pastaj ai "i madhi" jane vetem dy variante te nje nje te keqeje te sistemit tone te pluralizmit politik qe na ka shoqeruar vazhdimisht keto 15 vjet.

Ne fakt, po t'i kerkojme rrenjet e Dushkut do t'i gjejme qe ne lindjen e pluripartitizmit ne Shqiperi, kur ne emer te krijimit te ketij sistemi te bashkekzistences dhe kompeticionit te vlerave dhe interesave te ndryshme, ne nje shoqeri linden shume parti nga inisiativa individesh apo grup individesh. Problemi i ketyre partive ishte pikerisht fakti se ne shoqerine tone mungonin vlerat dhe interesat e ndryshme per te lindur aq shume parti qe t'i perfaqesonin ato. Pra protagonizmit dhe ambicieve per pushtet te ketyre individeve te ndryshem nuk u korrespondonin interesa dhe vlera respektive shoqerore te ndryshme. Realisht kishte nje ndjenje antikomuniste shoqeruar me nje program reformash perendimorizimi qe u materializuan tek Partia Demokratike dhe vetem gabimet e saj, kryesisht autoritarizmi i ri i PD-se, u bene motivi kryesor i mbijeteses se partise opozitare PS, ashtu sikurse edhe i disa te partive te tjera. Por, tek e fundit, qellimi kryesor edhe i tyre ishte kryerja e te njejtave reforma dhe promovimi i te njejtave vlera, ne emer te te cilave bente politike edhe PD-ja. E njejta gje mund te thuhet edhe per PD-ne si parti opozitare e ketyre tete vjeteve, me ndryshimin se abuzimi me pushtetin i PS nuk ishte edhe aq autoritarizmi tradicional, por krijimi i sitemit te korrupsionit. Kjo ka qene nje specifike e pluralizmit tone qe, pa dyshim, ka mbrojtur disa vlera te demokracise, por qe e kufizuar vetem ne kaq, nuk mund te konsiderohet pluralizem politik jetegjate i mbeshtetur ne lidhje te forta te partive me elektoratin, mbi baze jo thjesht kundervenieje ndaj pushtetit abuziv, por te perfaqesimit te interesave social-ekonomike dhe vlerave te ndryshme identitare e kulturore.

Lidhja e dobet e partive me elektoratin ka sjelle edhe precedentet e Dushkut per te mberritur tek Dushku i madh. Le te kujtojme fenomenin e dublikimit te shume partive, kur politikane qe kishin poste ne kohen e Berishes, preferonin me mire te ruanin postin duke krijuar nje parti te re, sesa te qendronin me partine e tyre qe dilte ne opozite. Ne kohen e socialisteve do te veme re nje fenomen tjeter, qe perseri eshte precedenti i Dushkut. Ate te partive qe linden si parti me ambicje te medha si Aleanca Demokratike apo PSD dhe qe me kalimin e viteve u shndrruan ne parti satelite, me nje elektorat minimal prapa dhe asnje lloj identiteti te ndryshem nga partite kryesore, e qe i sherbenin vetem politikaneve ne krye te tyre. Ne nje faze te dyte edhe keto njohen fenomenin e ndarjes me dysh. Qene pikerisht politikanet e ketyre partive qe, duke njohur kete deshtim, per te mbijetuar, sajuan Dushkun e vogel me 2001. Kush kujton rezultatin proporcional te 99 zonave pa Dushkun, e di mire se shume nga ato parti nuk duhet te ishin ne Parlamentin shqiptar dhe pa dyshim, aq me pak do te merrnin ato me 2005, sikur te mos aplikohej Dushku i Madh.

Kesisoj Dushku tek e fundit eshte vetem nje nga variantet e mbijeteses se nje elite politike qe qysh prej fillimit, por edhe ne nderkohe, e ka pasur te dobet kuptimin e ekzistences se saj e qe, prandaj ka kerkuar te kapet me thonj e me dhembe tek pushteti, duke sajuar lloj-lloj marifetesh, e ne kete perpjekje ka ardhur duke u degraduar gjithnje e me shume edhe ne kuptimin e lidhjes se saj me elektoratin e vet.

Dushku i madh ishte akti me ekstrem dhe me i deshperuar i saj. Por ay eshte tregues i nje krize jo vetem te klases politike, por edhe i sistemit tone te pluripartitizmit. Dhe me krize kuptoj, sa mosperkimin e partive me realitetet elektorale, aq edhe paaftesine e tyre per t'iu pergjigjur realiteteve te reja social-ekonomike te krijuara ne vend.

Vete fjala krize nenkupton nevojen e kapercimit te saj dhe kjo nevoje nuk mund te mos na coje ne nje debat qe eshte hapur disa here ne Shqiperi, por qe asnjehere nuk eshte marre seriozisht nga klasa politike, sepse cuarja e tij deri ne fund do te thote edhe venie ne pikepyetje te ekzistences se kesaj klase dhe te shume partive. E kam fjalen per debatin mbi nevojen e normalizimit te spektrit politik shqiptar, me cka kuptoj tek e fundit ndertimin e nje spektri politik qe t'i pergjigjej realiteteve te reja social-ekonomike te krijuara, cka edhe me konkretisht nenkupton nevojen, sa per ristrukturimin, aq edhe per zhdukjen e shume partive dhe krijimin e dinamikes e djathte - e majte ne kuptimin evropian qe, prej kohesh, i ka ardhur koha te filloje te funksionoje.

* * *

Tashme eshte vene ne dukje se nese do t'i behej nje prerje nga pikepamja social-ekonomike elektoratit qe votoi per PD dhe PS ne keto zgjedhje, me synim evidentimin se cilat shtresa kane votuar per njeren e tjetren e per te percaktuar kesisoj se cila prej tyre eshte parti e majte dhe e djathte, dihet tashme se ato duhet te ndryshonin emer. Do te ishte gjeja me normale qe te ndodhte kjo dhe Shqiperia te fillonte te hynte ne nje dinamike e majte - e djathte evropiane edhe ne aspekte te tjera. Por kjo gje, ne dukje kaq e thjeshte, eshte shume me e veshtire dhe me e komplikuar. Komplikimin e shkaktojne shume faktore, por ne kete shkrim dua te theksoj vetem njerin, qe me duket pengesa me me e rendesishme per fillimin e normalizimit te spektrit politik shqiptar. Le te kujtojme se ne kete situtate si sot, ne kuptimin e spektrit politik, kemi qene edhe ne 1997, kur u be rotacioni i fundit i pushtetit: ne kishim nje force politike qe quhej "e djathte", e cila krahas reformave qe kishin pergjithesisht kahe te djathte, synonte te perfaqesonte edhe interesat e biznesit te ri qe kishte lindur, madje qe po tentonte te krijonte shtresen e pasur qe do ta mbeshteste dhe, me ane tjeter, nje PS qe, krahas luftes kryesore, asaj kunder autoritarizmit te PD, ne retoriken e saj kerkonte te perfaqesonte me te pambrojturit nga ky proces i djathte. Mirepo me ardhjen ne pushtet te PS-se, keto dy parti nderruan rolet, te pakten ne retoriken e tyre, duke ruajtur megjithate, sipas meje ne menyre abuzive dhe manipulative, identitetet "e majte", "e djathte".

Ne fakt, prapa kesaj lufte fiktive e majte - e djathte qendron nje realitet tjeter politik dhe nje dinamike tjeter. Ajo cka eshte instaluar si pluralizem politik sot eshte lufta per pushtet midis grupimeve politiko-ekonomiko-mediatike qe jane shume te levizshme, shume te personalizuara e qe, tek e fundit, kane krijuar nje shtrese te pasurish, qe gjithsesi mbrohet e perfaqesohet nga politika, qofte nga ajo ne pushtet, qofte nga ajo ne opozite, por ky pluralizem assesi nuk mbulon tere shoqerine dhe aq me pak ndikon per zhvillimin e nje pluralizmi te shendoshe, qofte ne kuptimin e programeve te ndryshme social-ekonomike, qofte ne kuptimin e vlerave te ndryshme kulturore te se majtes dhe te se djathtes. Ne fakt Shqiperia jeton nje realitet absurd te nje pluralizmi partiak pa pluralizem idesh. Paradoksalisht nese ne vitin 1990 lideri i fundit komunist Ramiz Alia per te ruajtur pushtetin e partise se tij kerkoi te lejonte pluralizmin e ideve, pa lejuar pluralizmin partiak, sot, pas pesembedhjete vjetesh kjo klase politico-ekonomike kerkon te ruaje nje pluralizem partiak pa pluralizem idesh.

Tek e fundit realiteti eshte se turma e madhe e te varferve rend per tek njera apo tjetra parti me shprese qe te gjeje perfaqesim, por mbetet e zhgenjyer. Kaq flagrante u be kjo ne kohen e socialisteve, saqe u duk sikur u krijua nje pakt midis pasunareve politikane dhe turmes: ne prag te zgjedhjeve politikanet pasunare do t'u benin ndonje rruge apo ndonje investim tjeter dhe ata do t'u jepnin voten, te cilen pastaj ata do ta perdornin per kater vjet per interesat e tyre. Aq sa tregohet edhe nje anekdote se si kandidati per deputet i PD-se Ngjela shkoi ne zonen e tij elektorale, ku e priten te shqetesuar njerezit e partise se tij. Cfare ka ndodhur, i pyeti ay? Kandidati i PS-se ka sjelle miell dhe e ka shperndare ne tere zonen. Ashtu? Nxitoni sillni vaj, te beje populli petulla - tha Ngjela, por voten ta hedhin atje ku duan.

Populli e hodhi voten duke treguar se kerkon perfaqesim dhe jo ta shese tek ay qe ia ble me shtrenjte. Dhe ky perfaqesim kerkon transformimin e jetes politike, nga lufta per pushtet midis grupeve te fuqishme qe perfaqesojne pakicen, ne kompeticionin midis partive qe mbulojne krejt shoqerine, nga retorikat manipulative "e majta", "e djatha", ne nje dinamike te vertete e majte - e djathte, qe megjithe zbutjen e pas komunizmit mbetet sot per sot mekanizmi i vetem i nje rotacioni te kuptimte dhe qe shtyn perpara zhvillimin e tere shoqerise ne boten demokratike.

Kjo pune kerkon transformimin e shume aktoreve. Por para se gjithave te aktoreve politike qe duhet ta kthejne politiken nga synim per pushtet-para ne synim per te sherbyer, si dhe te aktoreve ekonomike qe duhet te kuptojne, se pa nje mareveshje midis punes dhe kapitalit, pa nje rregullim jo vetem ligjor, por edhe ne kuptimin e perfaqesimit te ketij raporti, do te mbetemi ne aventuren e nje ekonomie ilegale, ku secili nuk do te shperblehet sipas aftesise per te punuar dhe krijuar, por sipas aftesise per te korruptuar politiken - cka nuk mund te sjelle vecse degradim dhe jo perparim.

Por ky proces transformimi nuk mund te kryhet pa pjesemarrjen e nje aktori tjeter, atij kulturor. Ne fakt, nese per krijimin e nje realiteti ekonomiko-social qe ka nevoje te perfaqesohet politikisht nga nje parti e tipit te majte perendimor eshte folur tashme kohet e fundit, vecanerisht nga LSI-ja, por edhe kur eshte theksuar nevoja e nje Partie Socialiste te pastruar nga biznesmenet, ajo qe sipas meje ka munguar dramatikisht eshte zhvillimi i nje debati te gjere ne rrethet politike vecanerisht, por edhe ne krejt shoqerine, mbi nevojen e njohjes dhe te krijimit te nje kulture te majte, ashtu sikurse edhe te nje kulture te djathte, ne kuptimin evropian te fjales. Pa keto kultura dhe depertimin e tyre tek njerezit, veshtire se do te mund te kryhet procesi i veshtire, por i domosdoshem, i strukturimit demokratik te spektrit politik shqiptar. Por kete teme, ne fakt shume e gjere, po e le ta trajtoj ne nje shkrim me vete.

Tuesday, August 16, 2005

Peshku i qelbur

Fill pas zgjedhjeve shpërtheu në shtyp dhe media debati lidhur me atë se kush e kishte fajin për humbjen e PS. Kjo u përqendrua në pelemikën metaforike mbi atë se si është qelbur peshku PS, nga koka apo nga bishti.
Ka një rrymë, ajo pro Nanos, sipas së cilës përgjegjëse për humbjen është baza e dhjamosur dhe parazitare e partisë. Pra peshku PS është qelbur nga bishti.
Kësaj teze iu kundërvunë ata që akuzuan kokën, Fatos Nanon kryesisht, duke shfajësuar bazën, e cila, në traditën e vjetër kulturore të kësaj partie është populli i cili është gjithnjë i pagabueshëm. Është krijuar kështu ideja e një lufte që bën koka me bishtin e që, në këtë aspekt, më shumë sesa peshkun, të kujton akrepin.
Në fakt është e qartë se debati nuk ka shpërthyer nga dëshira e mirë për të bërë analizë, por nga lufta manipulative për pushtet brenda PS. Pikërisht për këtë ajo që bije në sy është mungesa e përpjekjes për ta analizuar humbjen më thellë e për të bërë një sintezë. A mundet pra që peshku të jetë qelbur edhe nga koka edhe nga bishti? Përgjigja është e thjeshtë: Nëse qelbja vazhdon për një kohë të gjatë pa dyshim përfshin të tërë trupin.
Për lehtësi analize le të ruajmë dy pjesët e peshkut e të analizojmë se çdo të thotë qelbja e tyre.

Koka e qelbur
Për fat të keq me “kokë të qelbur” shumë nga ata që i kanë mshuar kësaj teze kanë kuptuar një njeri të vetëm, kryetarin e partisë Fatos Nano. Në fakt nuk është kështu. Vërtet Nano, në një kuptim, është sinteza e qelbjes, por koka e PS është diçka që i kalon së tepërmi dimensionet e një individi. Ajo nënkupton së paku tre gjëra shumë më të rëndësihme sesa një individ.
Së pari: koka nëkupton edhe njerëzit rrotull Nanos. Sikur për asnjë lloj bashkëpunimi të mbrapshtë me Nanon të mos akuzohen të tjerët rrotull tij mjafton pafuqishmëria e tyre për t’i thënë ndal në papërgjegjshmërinë e tij, për të dënuar politikat e tij korruptive, dafrungat e tij kazino më kazino, që ata të vlerësohen si të paaftë për të qenë në kokë të PS. Ja një arësye e parë, e thjeshtë, për ta parë qelbjen e kokës së PS në mënyrë më komplekse. Ndërkaq, sikurse e dimë, e vërteta e tyre është shumë më pak e thjeshtë sesa kaq. Shumë nga ata që sot përbëjnë kokën e PS janë, sëbashku me Nanon, me një ndërgjegje po aq të njollosur, sepse janë ndërtuesit e sistemit të korrupsionit që dënoi elektorati me 3 korrik, madje një pjesë edhe para Nanos.
Së dyti, me kokë duhet të kuptojmë idetë, kulturën, moralitetin e PS. Qelbja e saj nënkupton edhe qelbjen e këtyre edhe nevojën për pastrim të tyre. Nëse flitet për ide, kulturë dhe moralitet në PS këto jo vetëm që nuk janë ide të majta, kulturë e majtë apo moraliteti i majtë, por as ide, kulturë moralitet nuk mund të quhen për shkak të degradimit të tyre në një gënjeshtër të madhe, në një mashtrim të madh, në një imoralitet të madh në një vjedhnajë të madhe. Pra në pastrimin e qelbit në kokën e PS duhet të kuptojmë edhe ndryshimin e shumë ideve që kanë të bëjmë me kulturën e majtë, me moralitetin e majtë, me përfaqësimin e majtë.
Së treti, gjithë duke i qëndruar metaforës, nëse me kokë duhet të kuptojmë organin që koordinon tërë lëvizjen e trupit, atëhere me kokë duhet të kuptojmë edhe raportin e udhëheqjes me bazën, mënyrën sesi funksioin ky raport. Kemi prova pa fund që tregojnë se ky raport ka qenë i bazuar, ashtu si në kohën e komunizmit, në filozofinë e raportit të padronit me shërbëtorin. E ky lloj raporti nuk mund të prodhojë tjetër veçse gënjeshtër, korrupsion, degradim moral.

Bishti i qelbur
Kur flasim për bishtin e qelbur të PS, dmth bazën, pa metaforë, do të duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë interesash përfaqëson PS në Parlamentin shqiptar edhe kulturën e atyre që ajo përfaqëson.
Përgjigja më duket se ëshët e qartë: dora dorës që PS qëndronte në pushtet, pas mbështetjes popullore që i dha elektorati për shkak të tragjedisë së rënies së piramidave, baza e saj u reduktua gjithnjë e më shumë në atë kastë origjina e së cilës vjen që nga instalimi i pushteti komunist në Shqipëri. Në kohën komuniste kjo kastë, e strukturuar në të famshmet organizata bazë partie që zotëronin gjithshka qoftë si institucione qoftë si mundësi punësimi individësh, që nga brigadierët e kryetarët e kooperativave e drejtorët e fermave e deri tek ministrat, ushtarëkët, sigurmisat, gjyqtarët, letrarët, gazetarët, artistët etj. siguroi për vete dhe familjarët e vet mirëqënie më të madhe se pjesa tjetër e popullsinë. Pushteti me tërë interesat dhe përfitimet që sjell ay si dhe identiteti ende i fortë klanor i shqiptarëve janë, në fakt, faktorët kryesorë që e kanë mbajtur në këmbë këtë kastë. Asnjë kulturë e së majtës së vërtetë evropiane nuk njeh kjo kastë. Ideollogjia e saj ka qenë një hibrid i mitit të nacional çlirimtares që e solli në pushtet me komunizmin. Në epokën kapitaliste kjo kastë ndryshoi vetëm ideollogjinë, që, për hir të së vërtetës e kishte ndryshuar të paktën tre herë edhe gjatë kohës komuniste, ndryshoi edhe udhëheqës, të cilët po ashtu i ndërroi shumë edhe gjatë kohës komuniste, por ruajti pushtetin dhe privilegjet që i siguronte ay.
Prandaj historia e kësaj baze sot mund të quhet historia e degradimit moral të një kaste - dhe një parti e majtë, që kërkon të shëndoshë bazën e saj, duhet ta kërkojë atë sa më larg asaj.

Kush duhet pa ta pastrojë peshkun
Mjafton të përmendësh kulturën e majtë apo përfaqësimin e majtë apo marrëdhëniet e kokës me bazën për të kuptuar se është shumë e vështirë të ndash me një të rënë thike kokën nga bishti, pasi ato janë një e tërë. Kurse kur shtrohet problemi nëse peshku është qelbur nga koka apo bishti kjo nënkupton se ka një mundësi që peshku të pastrohet, ose nga bishti ose nga koka. Pra mjafton të vesh një kokë të re dhe peshku të pastrohet, ose ose mjafton që koka të ndërrojë bisht apo bishtra dhe peshku përsëri të pastrohet. Por nëse është e qelbur edhe koka edhe bishti atëhere shtrohet pyetja se kush duhet ta pastrojë një peshk tërësisht të qelbur. Në fakt kjo është çështja. Partia socialiste nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pastrimi i saj është një punë e tërë shoqërisë, e tërë institucioneve që nga ata të drejtësisë deri tek shoqëria civile. Dhe këtu çështja vjen e komplikohet sepse nuk kemi të bëjmë me një peshk, por me një parti që nuk mund të hidhet kollaj në plehëra si e qelbur e tëra, sepse kështu do të duhet të hidhnim në plehëra një pjesë jo të vogël të shoqërisë sonë. Nga ana tjetër problemi nuk është thjeshtë se është qelbur kjo parti, por se kjo parti ka qelbur tërë shoqërinë. Prandaj çështja themelore që shtrohet sot nuk është, siç po e trajton me dashje apo pa dashje një pjesë e shtypit, se si mund të fitojë PS-ja ne zgjedhjet e afërta, por se si mund të fitojmë ne ndaj qelbit që na ka lënë PS-ja.
Thellë thellë ata që flasin për pastrim të PS thjeshtë duke ndryshuar kokën apo bishtin apo se duke u futur edhe LSI-ja në kënetën e qelbur e majta del fitimtare besojnë në diçka tjetër: se shqiptarët, sado i qelbur të jesh, të hanë se nuk kanë çfarë të hanë tjetër, por edhe sepse ndjehen të bashkëqelbur. Kështu kanë bërë më 1991 kështu edhe më 1997. Kush nuk do të bjerë edhe një herë viktimë e kësaj filozofie duhet të kërkojë më fort dhe më me rrënjë pastrimin e PS dhe mbi të gjitha të mbështesë forca të tjera të majta për të ndërtuar një parti të majtë.
Duke iu referuar metaforës së spirales zbritëse të korrupsionit dhe degradimit moral që dënoi elektorati me këto zgjedhje dhe spirales ngjitëse të “marshimit të paevitueshëm të lirisë dhe demokracisë” që ay i dha frymë me frymën e votimit, do të thoja se PS do t’i duhet kohë të çlirohet nga peshat e rënda të spirales zbritëse që ka në kurriz për të filluar ngjitjen. Çdo tentativë për ta parë shërimin e PS thjeshtë si çështje zëvendësimi koke apo bishti, apo si një rikombinim mekanik numrash, dhe jo si një proces ndryshimi tërësor nuk do të ishte tjetër veçse një vazhdim i spirales zbritëse.

Thursday, August 4, 2005

Spiralja zbritese dhe spiralja ngjitese

Kush ka ndjekur me analiza e reflektime ecjen e Shqiperise keto 14 vjet paskomunizem nuk mund te mos arrije ne perfundimin se me zgjedhjet e 3 korrikut 2005, me humbjen e PS dhe fitoren e opozites, jemi ne nje kapercyell te ri. Thene ndryshe eshte mbyllur nje kapitull dhe po hapet nje i ri. Dhe nuk mund te mos ndalesh te reflektosh mbi kete kapercyell, mbi ato qe kane ndodhur ne kapitujt paraardhes e mbi cfare pritet te ndodhe.
Pyetja qe me duket me thelbesorja dhe njeheresh me intriguesja ne kete moment eshte ajo, nese ka pasur progres Shqiperia gjate ketyre viteve apo jo? Si mund te matet ay? A e treguan ate keto zgjedhje apo jo?
Duke kerkuar progresin nuk mund te mos te te vijne ne mendje nje varg pyetjesh kundershtuese, te cilat veshtire t'i rradhitesh njera pas tjetres sipas kriterit te rendesise, sepse duken te gjitha njelloj te renda ose faqe te ndryshme te te njejtit realitet te rende:

A mund te quhet progres nje shoqeri ku nuk ka drejtesi?
A mund te quhet progres kapja e shtetit nga mafia?
A mund te quhet progres ndertimi i nje shoqerie, ku vlere e vetme dhe absolute eshte paraja?
A mund te quhet progres ikja masive e trurit nga Shqiperia?
A mund te quhet progres katandisja e shtresave pa fund te shoqerise ne individe pa jete dhe ndjenje sociale?
A mund te quhet progres gjendja ne te cilen eshte katandisur arsimi yne?
A mund te quhet progres shkaterrimi ekologjik qe ka pesuar natyra jone?
A mund te quhet progres transformimi i kryeqytetit ne nje ferr urban me ajrin pese here me te ndotur se norma?
A mund te quhet progres shkaterrimi i pandalshen i trashegimise sone kulturore?

Pergjigja "jo"ndaj ketyre pyetjeve eshte, ne fakt, pergjigja ndaj pyetjes pse humbi partia qe qeverisi per tete vjet Shqiperine. Me shume sesa per progres, kur ke parasysh pergjigjen negative ndaj ketyre pyetjeve e te tjerave si keto, mund te flitet per nje spirale qe zbret poshte e me poshte. Mirepo, kur thua spirale zbritese, nenkupton sikur te kemi patur nje gjendje me te mire ne kohen kur ka filluar zbritja. A eshte vertet keshtu? Kuptohet, metafora e spirales ka kufizimet e veta, nuk mund te ngertheje nje realitet shume me kompleks por, nese do te ngulmojme te perdorim ate, atehere do te duhet te themi se, qe nga renia e komunizmit e ketej, ne shume aspekte nuk kemi bere tjeter vecse kemi vazhduar zbritjen dhe kjo qe po ndodh, ne shume aspekte, nuk eshte tjeter vecse vazhdim i degradimit te komunizmit, ku spikat degradimi i klases politike me origjine prej asaj kohe dhe asaj kulture.
Por, nga ana tjeter, nuk mund te mohohen disa ndryshime gjate ketyre vjeteve qe, tek e fundit, nuk mund te mos u vesh emer tjeter, pervecse progres. E kam me te veshtire te bej nje liste te gjate, por po permend ato qe me duken me kryesoret dhe me te pakundershueshmet:
Njerezit kane shume me teper mundesi te zhvillojne dhe te shprehin lirisht mendimet e tyre, te krijojne ndergjegjen dhe personalitetin e tyre.
Njerezit jane shume me te lire per te levizur atje ku duan.
Njerezit kane shume me teper mundesi te njohin dhe te kerkojne te drejten e tyre, te mbrojne dinjitetin e tyre.
Njerezit kane shume me teper mundesi te shkojne te votojne dhe te ndryshojne qeverite me voten e tyre.
Pra, tek e fundit, nuk mund ta mohojme se, pervec nje spiraleje zbritese, kemi edhe nje spirale ngjitese. Nese do te tentojme t'i japim nje emer kesaj spiraleje ngjitese besoj se nuk mund ta vecojme ate nga nje spirale universale, qe me Tocquevillin do ta quanim "marshimi i paevitueshem i demokracise dhe i lirise". Lirise si energji qe pastron rrugen, duke shembur pengesat. Lirise qe, nga privilegj i pak vetave, transformohet ne te drejte te te gjitheve, duke gjeneruar keshtu "barazi sociale dhe nga barazia sociale demokraci". "Nese shfletojme faqet e historise sone mund te thuhet se ne keto shtateqind vjet nuk mund te ndeshim as edhe nje ngjarje te vetme te njefare rendesie (kryqezatat, luftrat fetare, komunat, armet e zjarrit, funksionimi politik i klerit, shtypi, sherbimet postare, pasurite imobiliare, industria dhe tregetia, arritjet e shkences, protestantizmi, zbulimi i Amerikes...) qe te mos jete zgjidhur ne favor te barazise sociale dmth. te demokracise." thote Alexis de Tocqueville.
Kemi te bejme me nje spirale sa ideale, sepse ekziston ne ndergjegjet e njerezve, me sakte te njerezimit aq edhe reale, sepse e ka ndryshuar shume boten ku jetojme. Dikush mund ta vere ne dyshim, sebashku me progresin, duke e vene theksin tek tragjedite e panumerta qe kane ndodhur ne bote, ku ato shqiptare nuk jane te pakta. Por, kush merret me politike dhe vecanerisht me politike te angazhuar per liri dhe demokraci, duhet t'i besoje ose perndryshe nuk duhet te merret me te.
Kjo spirale i jep pergjigje pyetjes, pse fitoi opozita? Sepse zgjedhjet e fundit shqiptare i permbanin brenda te dyja spiralet, me nje ane degradimin e klases politike ne pushtet, me ane tjeter thirrjen e lirise per ta pastruar rrugen nga kjo klase politike. Me keto zgjedhje shqiptaret me voten e tyre denuan nje regjim te degraduar, dhe me ane tjeter i dhane besimin forcave politike qe premtuan ndryshimin e ketij regjimi, perkundrejt me shume lirie dhe demokracie. Prandaj ato mund te shihen si nje moment piketakimi i ketyre dy spiraleve, asaj zbritese dhe asaj ngjitese.
Dinamika e ketyre dy spiraleve do te vazhdoje. Nese nje vend perparon apo jo ne momente te caktuara, ndoshta kjo mund te matet me ate se sa te forte e ka spiralen e tij ngjitese ne ato momente. Edhe rotacioni i pushteteve i sherben pikerish ketij perforcimi. Nje klase politike vleresohet apo denohet tek e fundit me ate nese punon me shume ose me pak nen frymezimin e spirales ngjitese.
Ajo qe pritet sot eshte, qe spirales zbritese t'i frenohet turri theqafes dhe spiralja ngjitese te filloje te mbizoteroje ne emer te "marshimit te paevitueshem te demokracise dhe i lirise". Fatkeq ata qe nuk e kuptojne e nuk e besojne kete marrshim.