Tuesday, September 27, 2005

Frika nga SHISH dhe mosfrika nga ligji

Nje thenie e vjeter qe qarkullonte shume ne kohe te diktatures thote se njeriu duhet t'i ruhet tre gjerave: ujit, zjarrit dhe shtetit. Dy te parat, kuptohet, jane vene per te theksuar rrezikshmerine e madhe te te tretit.

Ka edhe nje shprehje tjeter qe thote se shteti e kap lepurin me qerre.

Te dyja percojne imazhin e nje shteti te cilin qytetari e sheh si kercenim, si dicka qe i ngjall frike: nje frike iracionale madje, e mbeshtetur mbi mistifikimin e fuqise se tij, mbi tjetersimin e marredhenies se individit me shtetin, i cili nuk shihet dhe perjetohet as si nje kontrate sociale qytetaresh dhe as si nje dhenie e vullnetshme atributesh, por si nje superfuqi e pakontrollueshme qe abuzon mbi individet. Ne mbajtjen gjithmone gjalle te kesaj frike nje rol te madh ka luajtur edhe mistifikimi i disa institucioneve, aktiviteti i te cilave nuk behet kurre transparent, sic jane vecanerisht Sherbimet Sekrete.

Kjo frike e mistifikuar ndaj shtetit u rievokua fort, duke u nisur nga pervojat e se kaluares komuniste dhe asaj te qeverisjes se pare te Berishes, ne debatin e ndezur qe u hap lidhur me tezen e integrimit te SHISH ne strukturat e Ministrise se Brendshme.

Teza e rikthimit te SHISH nen kontrollin e ekzekutivit po debatohet nen shenjen e kesaj frike duke bere qe shumica e atyre qe jane perfshine ne kete debat te ndahen emocionalisht ne "pro" dhe "kunder" varesisht nga perkatesia partiake. Nderkaq pak eshte tentuar te hidhet ndonje hap me teper qe do te conte tek nje analize e veprimtarise dhe pergjegjesise se SHISH gjate ketyre vjeteve dhe po ashtu ne kerkimin e nje sinteze te mundshme midis tezes qe u hodh dhe antitezes qe e kundershoi.

Sipas mendimi tim, ceshtja eshte se SHISH, megjithe specifikat e tij, nuk duhet dhe nuk mund te vecohet nga analiza e keqfunksionimit te shtetit gjate ketyre tete vjeteve, nga ay proces qe na ka cuar ne nje shtet te kapur nga mafia. Nuk mund te mos ngrihen edhe per SHISH pyetja: si ka punuar ay gjate ketyre tete vjeteve qe ka qene, sic pretendohet, i ndare nga ekzekutivi? Kerkesa per t'iu pergjigjur kesaj pyetjeje sikur u mjegullua nga ideja qe u percua direkt ose indirekt se SHISH nuk na ka shqetesuar, pergjuar, nuk ka marre pjese ne manipulime zgjedhjesh pra, tek e fundit, nuk na ka bere keq, kurse i kthyer ne duart e nje Berishe autoritar mund te na beje keq. Por nderkaq ka munguar thuajse fare analiza se sa mire na ka bere SHISH. Permenden disa suksese ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, qe edhe ato nuk i dime mire se sa jane kontribut i tij dhe sa i sherbimeve te huaja e qe na percojne gati-gati ne perceptimin se SHISH eshte nje dege e CIA ne territorin tone dhe jo nje institucion shqiptar qe, per te punuar per mbrojtjen e sigurise kombetare, duhet te kete, ta do mendja, nje spekter me te gjere veprimtarie dhe te ndertuar ne kontekstin e kercenimeve reale qe ka vendi.

E ben edhe me te veshtire kete analize fakti se SHISH, (sic kujtoj nga nje debat i paradokohshem kur ish-kryetari i tij Fatos Klosi akuzohej nga opozita per ceshtjen Hajdari) ka disa "privilegje" qe ia lejojne "mospergjegjesine" ne punen e tij. Se pari, ay eshte nje institucion qe grumbullon informacion, por kjo nuk do te thote se eshte i detyruar te grumbulloje tere informacionin e mundshem apo te duhur. Pra shume lehte SHISH mund te justifikohet duke thene se lidhur me aksh aktivitet qe kercenon sigurine kombetare nuk ka marre dot informacion sepse agjentet nuk kane mundur te depertojne deri aty. Se dyti, SHISH edhe mund te dergoje informacion (nga sa di une tek Kryeministri, Prokuroria dhe tek Presidenti), por keta te mos veprojne per aresye te ndryshme. Presidenti, madje, ndonese e ka njefaresoj ne varesi, nuk e ka te detyruar me ligj te veproje, cka me duket paradoksale. Pra SHISH edhe ne kere rast mund te justifikohet duke thene se e ka derguar informacionin, por te tjeret nuk e kane perfillur.

Po ashtu nje gje tjeter qe e lejon "mospergjegjesine" e SHISH eshte fakti se nuk eshte bere kurre e qarte se cfare aktiviteti kriminal hyn ne kercenim te sigurise kembetare, pra si kompetence e SHISH dhe cfare mund te konsiderohet kercenim apo krim me te cilin duhet te merret thjeshte policia dhe prokuroria. Aq me teper kur shpesh keto aktivitete shkojne aq te gershetuara sa zorr t'i ndash. Me kujtohet se ne debatin qe permenda ish kryetarit Klosi "i shpetoi" pohimi se ka shume politikane qe kane frike nga SHISH dhe me pas shtoi se ai nuk ka ndjekur e pergjuar politikane - kontradikte qe ia kapen edhe gazetaret. U ngriten pyetjet: pse duhet ta kene frike SHISH-in politikanet? Mos valle pse SHISH ka dijeni per bashkepunimin e tyre me krimin e organizuar e me trafiqe apo sepse ai mund te kete dijeni per perfshirje te tyre ne agjentura te huaja?A i ka ndjekur apo jo SHISH politikanet kur kishte sinjalizime te tilla? Dhe a duhet t'i ndiqte? Me shqip, nese nje politikan shqiptar ka pasur lidhje me aktivitete kriminale te tipit te trafiqeve e krimit te organizuar dhe nepermjet korrupsionit ka ndihmuar qe shteti te kapet nga mafja a e ka pasur per detyre SHISH te hulumtoje dhe pastaj te informoje? Nese SHISH ka cuar informata te rendesishme tek Kryeministri, Prokuroria dhe Presidenti per keto, atehere e kujt eshte pergjegjesia qe nuk eshte ndermare asgje? Apo kreret e SHISH nuk kane lejuar te zhvillohen hulumtime me aktivitetet e dyshimta te politikaneve per shkak te interesave politike? Apo keto i ka penguar Prokurori, nga i cili duhej marre leje per te pergjuar dike, po per te njejtat aresye?

Keto ceshtje qe u ngriten atehere me duket se mbeten te paqarta edhe sot kur askush nuk dyshon se demet me te medha dhe rreziqet me te medha vendit nuk i kane ardhur as nga islamiket dhe as nga terroristet e tjere, por nga politikanet mafjoze qe nuk e tepron po te thuash se kane ngritur nje rrjet te tere kriminal qe ka kapur shtetin, sipas meje edhe SHISHin.

Ne cka thashe me lart mund te kete edhe ndonje mungese njohurie per shkak te fshehtesise qe e karakterizon punen e ketij institucioni, por nje gje, e perseris, mund ta them me bindje: shteti yne u kap realisht nga mafja, nga trafikantet e nga krimi i organizuar dhe kjo gje pa dyshim eshte kercenim ne afate me te shkurtera apo me te gjata per sigurine kombetare, dhe kerkush nuk mund te besoje se SHISH nuk ka pergjegjesi per kete. I gjithe ky mish mash papergjegjesie i mbajtur me vetedije ne kete gjendje nga politikanet e tipit Nano duhet te marre fund sepse ka cuar ne nje gjendje kur nga frika ndaj SHISH dhe shtetit u kalua ne nje gjendje ku vetem krimi nuk kishte me frike nga shteti dhe ligji sepse e kishte ate ne dore.

Shprehja "institucion i depolitizuar" duhet te futet tashme ne zhargonin e asaj faze te pare te tranzicionit kur ende nen influencen e trashegimise autoritariste institucione te tilla si Policia dhe SHISH kerkohej te mos perdoreshin nga pushteti per te luftuar kundershtarin. Ky rrezik nuk eshte eliminuar, pa dyshim, por duhet gjetur nje term tjeter sepse termi "depolitizmi" jo vetem nuk eshte i sakte, por permban ne vetvete edhe mungesen e veprimit, te vullnetit per te vepruar, kurse ne fakt cdo institucion ben politike dhe duhet te kete politikat e veta te bera transparente ndaj publikut dhe vullnet politik per t'i realizuar ato - cka i ka munguar krejtesisht SHISH-it, te pakten persa i perket krimit te brendshem. Perndryshe nese e mira e vetme e nje institucioni eshte te qenit i depolitizuar duke kuptuar me kete te mos berit vegel e nje partie ne pushtet kunder nje tjetre a nuk eshte me mire ne kete rast te mos ekzistoje fare sepse kjo do te ishte garancia me e mire qe ky institucion te mos perdorej per keq?

Me cka thashe me siper dua te mbeshtes idene se nga teza e integrimit te SHISH ne strukturat e Ministrise se Brendshme dhe antiteza qe ngulmon te mbetet ashtu sic eshte, duhet te dale nje sinteze qe njeheresh te garantoje pergjegjshmeri per ekzistencen e ketij institucioni, e qe njeheresh SHISH te mos perdoren si vegel abuzimi me pushtetin. Nxitoj me kete rast te them se per te luftuar korrupsionin po te kete vullnetin e mire Berisha dhe qeveria e tij nuk ka nevoje per informacione nga SHISH sepse te dhenat jane sheshit. Por sidoqofte edhe SHISH edhe Prokuroria nuk mund te jene me ashtu sic kane qene. Sepse edhe ekzistenca e tyre si deri dje ka qene nje forme e perdorimit te tyre per abuzim me pushtetin. Eshte nje nga detyrat urgjente te mazhorances se re qe institucione te tilla te ridimensionohen ne menyre qe te rritet pergjegjesia per mosverprimin e tyre e te rimotivohen politikisht per te luftuar krimin - nese vertet kjo mazhorance synon te na kalojne nga gjendja ku na kane futur socalistet, ku vetem krimi nuk ka frike nga shteti ne gjendjen ku vetem krimi te kete frike nga shteti.

Read More......

Wednesday, September 21, 2005

Turravrapi per ku kemi qene

Dita-dites po behet edhe me e qarte se jeta politike e stineve ne vazhdim, do te karakterizohet nga ai qe mund te quhet nguti socialist i rikthimit ne pushtet me tere komplikimet, konfliktet dhe sterlodhjen e opinionit qe nenkupton kjo. Ne nje fjalim te gjate, qe e dhane disa televizione, Sekretari i Pergjithshem i PS, Gramoz Ruci, tregoi se ish-pushtetaret tane, as duan t'ia dine, ashtu sikurse nuk kane dashur t'ia dine per ndryshimet qe u kerkoi votuesi shqiptar me voten e tij, por do te rileshohen me te njejtat metoda e bindje, turravrap drejt pushtetit.

Fjalimi programatik i Rucit, kishte dy pjese, qe aq sa jane ne kontradikte me njera-tjetren aq edhe jane, pikerisht per kete, treguesit e kesaj perspektive turravrapi, sepse vetem ne ngut dhe tym mund te bashkohen gjera, qe ne thelb jane te pabashkueshme. Ne pjesen e pare te fjalimit, Ruci permendi gabimet e shumta te PS, midis te cileve theksoi edhe "luften e pamjaftueshme kunder korrupsionit". Nderkaq, ne pjesen e dyte te fjalimit, ai deklaroi mosnjohjen e zgjedhjeve dhe jolegjitimitetin e mazhorances se dale prej tyre.

Tek e fundit, sipas shtjellimit te Rucit, megjithe korrupsionin e PS-se, sikur te kishte pasur zgjedhje te ndershme dhe LSI te mos kishte ikur per shkak te Nanos, fitorja do te ishte prape e tyre dhe cdo gje do te shkonte per mrekulli. Pra, ai qe quhet "korrupsion" apo edhe me keq, "shteti i kapur nga mafja", sipas Rucit, eshte nje fjale goje qe mund te korrigjohet shume lehte, duke hequr Nanon, dhe ja ku erdhi 2006, ku me zgjedhjet lokale mund te shkohet grushtbashkuar per ne fitoren e re, e cila do imponoje edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ruci na garantoi keshtu, nja dy vjet maratone fushate elektorale, deri ne fitoren perfundimtare te PS. E kuptohet se kur ka fushate elektorale, nuk mund te kete debate, konflikte e pastrim partie.
Ne sintoni me fjalimin e Rucit, ky turravrap duket (edhe me i pershpjetuar) tek kanditati per kryetar i PS, Edi Rama, i cili vrapon nga Bashkia ne PS, te shpalose gafat e Berishes, pa na shpjeguar nje gje te thjeshte, por shume te rendesishme per ata qe kerkojne nje opozite te ndershme dhe konstruktive: a do te mbaje edhe Bashkine, nese do te behet kryetar i PS? Nga sa duket, edhe nga deklarata e Kocit, se PS po behet prone e industrise se shesheve te ndertimit, ai kerkon t'i mbaje te dyja: edhe PS-ne, edhe te drejten e shesheve te ndertimit, dhe as can koken te mendoje se lufta kunder korrupsionit qe presin njerezit, qe nuk jane aq budallenj sa c'i mendon, - kerkon jo vetem te lere njeren pune, por deri aty, qe ai te jape llogari edhe per ate gjene e thjeshte, se cilen makine perdor kur shkon ne fushate per kryetar: makinen e Bashkise apo ndonje makine te PS-se.

Eshte mese e qarte, se projekti socialist i se ardhmes se afert te jetes politike shqiptare, eshte i ndertuar mbi idene, se ajo qe do te ndryshoje tek opozita e re jane disa kombinime lideresh, kurse gjithshka tjeter do te mbetet ashtu sic ka qene. Sepse perndryshe, nuk ta do mendja qe nje pune e rende, si pastrimi i haureve te PS dhe mbushja e tyre me njerez te rinj e te paster, te mund te behet brenda nje viti. Edhe pastrim, edhe bashkim brenda nje viti, mund te behet vetem duke mos pastruar asgje ose duke ndyre gjithshka.

I gjithe ky turravrap, deri tani pa pengesa, ka disa ceshtje/pengesa, te cilave opinioni kerkon t'u degjoje pergjigjen dhe qe nuk po ua degjon: Cfare kupton PS-ja me lufte kunder korrupsionit? Po per pastrimin e partise nga biznesmenet qe kane kapur partine, dhe deri dje shtetin, cfare mendon PS-ja dhe aleatet e saj te mundshem? A ka ndermend ajo te gjeje pergjegjesit per korrupsionin, dhe t'i vere para pergjegjesise? Duket se keto pyetje nuk i shqetesojne fare lideret e saj. Ata pandehin se njerezit e kane harruar katarsisin qe premtoi Nano, qe me 2001, ne emer te te cilit erdhi ne pushtet, dhe faktin se pas kater vjetesh ne vend te katarsisit, ne patem nje katranosje edhe me te madhe te PS nga korrupsioni. Aq me pak shqetesohen ata, te thone ndonje gje qe te mbaje pak era "e majte". Perkundrazi, kandidati per kryetar doli ne inaugurimin e nje udhekryqi rrugesh dhe tha se per ate pune, na paska dhene gratis goxha pare nje banke private (te pakten keshtu e dhane lajmin televizionet; askush prej tyre nuk permendi fjalen "kredi") dhe perseriti se do te vazhdoje praktika e partneritetit te pushtetit me biznesin. Kjo i beri klientet e bankes, qe e dine mire se cdo me thene ky partneritet, te ngrene me shqetesim, pyetjen se c'leverdi ka banka e tyre te beje akte filantropike me paret e tyre, kur ne shtetin gjerman, nga ajo vjen, rruget ndertohen me taksat qe paguan edhe nje biznes si ay i bankave. Dhe, po ashtu, cfare te majte ka ndermend te udheheqe ky kandidati i ri kur edhe bufi e di se shteti, edhe kur eshte ne dore te liberaleve, dmth te se djathtes, eshte arbiter midis paleve, jo partner i pales me te pasur, kurse ai i se majtes, eshte me prane shtreses me te pambrojtur.

Por keto gjera nuk i shqetesojne socialistet tane. E vetmja gje qe i shqeteson ata, eshte bashkimi kunder armikut dhe shumica mendojne se mund ta arrijne kete, duke u bere grusht rreth figures se Edi Rames, pasi Skender Gjinushi nuk ka gje me Edin, Meta ka dicka, por jo aq sa cka pasur me Nanon. E keshtu gjithshka do te shkoje ne vend.

Atyre qe mendojne se e keqja e PS ka qene aftesia percarese dhe konfliktuale e Nanos dhe shkaku i humbjes jane tekat e Fatos Nano, i cili nen influencen e Xhoit, u be krejtesisht i paafte per te degjuar e respektuar te tjeret, mund t'u them me bindje se, ose nuk e shohin realitetin pak me thelle ose duan te na e hedhin prape. Ne fakt figure me perbashkuese dhe me tolerante se Fatos Nano, e vetequajtura e majta shqiptare, zor se do te gjeje. Aq me pak tek Edi Rama, i cili kudo ku ka punuar ne institucione shteterore, ka zgjedhur te jete i vetmi gjel ne mes te pulave (sic i quan ai burrat dhe grate pa personalitet) dhe per te mos degjuar zerat kritike ndaj tij, ka tentuar te korruptoje tere mediat e gazetaret. E keqja e Nanos ka qene dicka tjeter: perdorimi i shtetit per qellime private, deri ne ate pike, saqe e beri shtetin inegzistent dhe nje nga metodat qe perdori per te arritur kete, ishte aftesia per te mbajtur bashke interesat private te shumices se lidereve te se majtes dhe jo vetem. Me me sukses se ai, kete pune te mbrapshte zorr se mund ta beje njeri. Askush nuk qe i afte si ai, per te ngare nje makine, ku pjeset e saj punonin secila per vete, ku njera rrote shkonte me nje ane dhe tjetra me anen e kundert. Mirepo erdhi nje moment, kur kjo makine nuk mbante me, u mbingarkua edhe ne peshe (mendoni vetem bodyguarde sa mbante) dhe u hallakat krejt. Ajo sot eshte nje gerdalle e shperbere dhe humbja e socialisteve e sherret midis tyre, e kane aty shkakun me te thelle. As Nano, as kushdo tjeter nuk mund t'i mbante me bashkuar, pjeset e asaj makine. Projekti i Rames per t'i ribashkuar edhe nje here ato e per t'u nderruar shoferin, me pretendimin se eshte me marifetci se Nano, ne ngarjen e kesaj makine (disa kete e quajne pragmatizem) eshte thjesht nje aventure e re dhe ka vetem nje shans te funksionoje, nese Berisha ne vend se ta hedhe ne koshin e plehrave kete makine, do te tentoje te behet vete shoferi i saj.

Ne kete kontekst, turravrapi socialist ka edhe nje te keqe shume te madhe. Ai mund te ndikoje fort, qe Berisha ne vend te reformave te verteta te cilat kerkojne kohen e tyre, te ndjehet i kercenuar e te perdore edhe ai me ngut, metodat e kundershtarit, ashtu sic beri me kunderDushkun, cka ne thelb do te thote, mbetje tek makina e vjeter. Atehere me heret ose me vone do te deshtoje, per t'ia lene vendin ndonje mashtruesi tjeter, per te vazhduar rrugen per ku kerkon te na ktheje PS-ja: atje ku kemi qene. (Korrieri, 20 Shtator 2005)

Read More......

Tuesday, September 13, 2005

Armiqte potenciale te Berishes

Menyra me e mire dhe me e shpejte per te krijuar solidaritetin midis njerezve eshte gjetja e nje armiku te perbashket qe u prek interesat dhe ndjeshmerite te gjitheve. Kur del nje i tille, te gjithe harrrojne se cfare i ndan, bashkohen dhe perqendrohen tek ay.

Duket se kjo eshte taktika qe ka zgjedhur PS per te bere opozite: te gjeje armikun e perbashket: Berishen, e t'i bashkoje te gjithe kunder tij, madje ne kete menyre te kaperceje edhe percarjet qe ka brenda vetes.

Nese ka njeri qe e ka provuar nje here ne kurrizin e tij ne menyren me te plote e me dramatike kete pervoje, ky eshte Sali Berisha. I dale me 1992 ne krye te shtetit shqiptar me nje konsensus te papare popullor, brenda disa vjetesh arriti te bashkoje kunder tij, qe nga ish te persekutar nga regjimi komunist deri tek persekutoret e tyre, duke kaluar neper popullin e thjeshte qe humbi parate ne piramidat qe u ngriten nen hijen e qeverisjes se tij. Nderkaq pyetja shtrohet: a do te bjere perseri Berisha ne gabimin qe te behet armiku i perbashket i pjeses me te madhe te shqiptareve?

Kuptohet se kush do te miren e vendit nuk do ta deshironte nje gje te tille, sepse kjo do te thoshte riperseritje e nje historie qe i ka lodhur tashme te gjithe.

Evitimi i kesaj situate ka te beje, sa me menyren se si do te qeverise mazhoranca, aq edhe me menyren se si do te behet opozita. Sepse, nese Berisha nuk e ben gabimin e heres se pare, atehere ceshtja e dyte shtrohet se cfare opozite duhet bere?

Te besh opozite ndaj Berishes sot do te thote te besh tre gjera kryesore: e para te kontrollosh se sa dhe si do te mbahet premtimi kryesor, lufta kunder korrupsionit; e dyta te kontrollosh premtimin e permiresimit te gjendjes ekonomike dhe, e treta, se sa Berisha do ta respektoje shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, pra nese do te abuzoje me pushtetin apo jo.

Ceshtja e krijimit te armiqve lidhet pikerisht me keto te treja. Pra a do te beje Berisha armiq duke deshtuar ne te tre keto fronte? Dhe cfare mund ta ndeshkoje me shume nese nuk i mban te tere premtimet. Per opoziten gjithashtu shtrohet pyetja: a do te ushtroje ajo kontroll ne te tre keta fronte? Dhe cfare do ta ndeshkoje me shume nese e le pa kryer?

Po te veresh se si eshte zhvilluar keto dite dhe se si premton te zhvillohet fushata e opozites PS, do te vesh re se ajo do te perqendrohet ne frontin e dyte dhe te trete. Dmth ne demaskimin e paaftesise se qeveritareve te rinj, me shprese qe neser ta ilustrojne edhe me deshtime ekonomike, si dhe ne fushen e abuzimeve me pushtetin. Nderkaq veshtire se nga opozita e kryesuar ose e lidhur me PS do te vije ndonje kontroll apo sulm per ate se sa do te mbahet premtimi i luftes kunder korrupsionit, sepse nje lufte e tille nenkupton edhe goditjen e lidereve te PS vete.

E ketu vjen e komplikohet shume ceshtja e armiqve te mundshem te Berishes, pasi premtimi i tij per lufte ndaj korrupsionit permban brenda rreziqe dhe kundershti te medha.

Rreziku i pare ka te beje me faktin se premtimi per luften kunder korrupsionit dhe ay per permiresimin e gjendjes ekonomike jane njefaresoj ne kundershti me njeri-tjetrin, vecanerisht ne nje faze te pare qe mund te mos jete e shkurter dhe sigurisht do te jete me e gjate se 100 dite. E kam fjalen per ate se nese me lufte kunder korrupsionit do te kuptojme edhe luften kunder ekonomise informale, madje edhe kriminale te mirefillte - dhe pa dyshim se do te thote keshtu, sepse eshte kjo ekonomi informale qe ka kapur shtetin dhe instrumenti kryesor i kapjes eshte korrupsioni, - atehere ja ku dalin menjehere dy armiq potencialisht te solidarizueshem kunder Berishes: i pari, vetkuptohet, mafia, por, ne solidaritet me te, mund te shtohet edhe nje armik tjeter: shume njerez qe ne saje te parase se piset qe vjen nga lart fitojne poshte, me pune te ndershme, buken e paster te gojes per veten dhe familjen, duke punuar ne ate qe quhet ekonomi informale. Ne nje vend qe jeton kryesisht ne saje te ekonomise informale, te godasesh ate do te thote te godasesh edhe kete shtrese. Nje nga shkaqet qe shtrenjtesia e jeteses sone eshte aq e larte, eshte pikerisht ekonomia kriminale mafioze, por veshtire se shkaterrimi i saj do te thote automatikisht edhe ulje e shtrenjtesise se jeteses. Trupi do te mbetej i dobet si pas nje operacioni. Ja pra nje komplikim i pare.

Dhe ketu ceshtja vjen e komplikohet edhe me teper, sepse nje opozite qe ka bashkepunuar me mafien apo qe ka qene pjese e saj, zorr se do te tregonte mirekuptim per kete kundershti. Ajo do te denonconte deshtimin ekonomik, madje nuk do te kursehej te bashkepunonte me mafien gjithashtu.

Ja pse kerkohet nje reformim thelbesor i opozites e, ne kete kontekst, pse eshte e nevojshme ekzistenca e nje opozite konstruktive (le te shpresojme qe LSI te jete e tille) qe ka pasur ne programin e saj luften kunder korrupsionit. I takon kesaj opozite me se pari ta ndjeke kete proces e te ndaje shapin nga sheqeri.

Rreziku i dyte i luftes kunder korrupsionit vjen nga fakti se te luftosh korrupsionin do te thote edhe te godasesh me forcen e ligjit ata qe kane kryer korrupsion. E ketu vjen e shfaqet problemi i kontrollit te vijes se demarkacionit midis ushtrimit te ligjit per goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin per qellime shkaterrimi te opozites. Kuptohet se cdo akt qe mund te kryeje Berisha i ngjashem me ngritje padish e me the te thashe kunder lidereve te korruptuar te opozites PS do te shoqerohet me ulerimen e PS-se se po abuzohet me te drejtat e njeriut. Do te evokohet menjehere edhe futja e Nanos ne burg para disa vjetesh. Shenjat e para jane dhene me ulerimen kunder futjes se SHISH-it nen kompetencat e Ministrise se Brendshme.

Ja pra, ku u bene tre armiq potenciale te Berishes ne luften e tij kunder korrupsionit: mafia ekonomike, pjesa me e madhe e opozites dhe nje pjese e popullit te thjeshte qe mbijeton ne saje te ekonomise informale.

Aq me e komplikuar do te behej gjendja per Berishen nese ay dhe te tijte do te fillonin te benin korrupsion vete. Atehere ne kundershtaret do te shtohen edhe atjo pjese e shoqerise civile qe perndryshe do te jete ne gjendje te mirekuptoje se mireqenia nuk ka se si te permiresohet menjehere nese do te goditet ekonomia informale, qe do ta mbeshtesnin si zbatues te ligjit nese godet te korruptuarit pa bere dallime klienteliste, madje qe mund ta mbeshtesnin ne projektet e tij per SHISH-in apo edhe vendosjen e Prokurorise nen varesi te ekzekutivit, ngase te vetedijshem se edhe lenia e tyre jashte cdo kontrolli dhe pergjegjesie ka sjelle ne nje situate ku krimi ka kapur shtetin deri edhe vete SHISH-in dhe Prokurorine.

Ja pse del perseri nje arsye per ekzistencen e nje opozite konstruktive qe do te dinte te dallonte luften kunder korrupsionit nga lufta per te shkaterruar opoziten per qellime pushteti, zbatimin e ligjit nga abuzimi me ligjin dhe qe do te kishte edhe kompetencen dhe legjitimitetin per t'u besuar kur ben keto dallime.

Nga gjithe sa thashe me lart, duke u rrekur te jap vetem nje pjese te rrjetes se komplikuar te veshtiresive qe ka perpara qeveria dhe opozita, rezulton se Berisha ka shanse suksesi vetem nese do te dije te mbaje si armiq te tij vetem armiqte e vendit, me konkretisht te ligjit: mafien, krimin e organizuar dhe politikanet qe kane bashkepunuar me to e te evitoje armiqesimin me aktoret e tjere te permendur ne kete shkrim: opoziten konstruktive, njerezit e thjeshte dhe shoqerine civile, kryesisht median e pavarur. Atehere do te kete shanse ay dhe partia e tij, por edhe Shqiperia, qe jo vetem te ece perpara ne ndertimin e demokracise e te shtetit ligjor, por edhe t'i krijohet nje opozite e shendoshe. A do te dije ay ta beje kete? Kur mori pushtetin per here te pare ay nuk kishte armiq tek shumica e shqiptareve. Me shume mund te thuhet se i krijoi ata, i shtyre nga motivimi i pushtetit per pushtet dhe jo i pushtetit per sherbim. Pra kryesisht per faj te tij krijoi armiq qe u bene armiq te tij, por pa qene armiq te vendit e te ligjit. Sot ka mjaft armiq te vertete (qe jane armiq te vendit e te ligjit) per te krijuar armiq per qejf te pushtetit. Aq me pak mund te krijoje armiq per qejf, nese vertet do te aplikoje filozofine e pushtetit per sherbim dhe jo te pushtetit per pushtet dhe per para. Le te shpresojme se ky premtim eshte shenje se Berishes i ka vlejtur mesimi i heres se pare.

Kjo do te ishte rruga e vetme per te dale nga rrethi vicioz i kapjes se shtetit nga krimi prej te cilit kemi vuajtur deri tani. (12 Shtator 2005, Korrieri)

Read More......

Tuesday, September 6, 2005

Kur djepi dhe varri janë pranë e pranë

Një poezi alegorike, autori (frëng) i së cilës nuk më kujtohet, tregon historinë e një burimthi të vogël që lind pranë një liqeni “në një qoshe midis dy gurësh”. Kupa e tij fillon e mbushet me ujë e merr, pastaj, të tatëpjetën me gëzimin që ka dalë nga terri i nëntokës duke thurur, tashmë si përrua, mijëra projekte për të ardhmen; duke ëndëruar se kushedi pas disa gjarpërimesh do të bashkohet me ujra të tjerë e do të shndërrohet në një lumë që do të çajë mes malesh e do të vadisë lugina e fusha. Mirëpo, mbaron fabula, gjigandi i ardhshëm vdes i porsalindur, sepse pas dy tre kthesash përfundon në liqenin e madh “që e gëlltit”. Kështu ndodh kur djepi dhe varri janë pranë e pranë.
Mu kujtua për asociacion idesh kjo poezi duke lexuar në shtyp lajmin mbi fillimin e projekti të bashkëpunimit të partisë së posalindur LSI me PS-në që paska nisur tashmë të konkretizohet në një komunë të Pogradecit me bekimin edhe të Kryetarit të LSI Meta.
Nuk e di sa i vërtetë është ky lajm, por qoftë ose jo i vërtetë ay është i vendosur bukur mirë në atmosferën që mbretëron në kampin e ashtuquajtur të majtë pas humbjes së zgjedhjeve dhe flet për një fenomen që vlen të komentohet.
Duke ndjekur në shtypin shqiptar të pas zgjedhjeve si deklaratat e politikanëve të PS ashtu edhe shumicën e analizave që trajtojnë reformimin e PS, ajo çka të bije në sy është një ngut i madh, një padurim i madh i “së majtës” për tu rikthyer në pushtet. Çështja që dominon shtypin është ajo se si do të duhej të ndryshonte kreu i PS që “e majta” të bashkohet e të fitojë sa më parë zgjedhjet e ardhshme. Ka dhjetra variante që propozohen me ngut nga politikanë, nga analistë të jashtëm e të brendshëm në PS. Lehtësia me të cilën trajtohet ky problem vihet re më së pari në mënyrën se si analizohet humbja. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm nanoistët që e konsiderojnë thjeshtë si një aksident. Kam parasyh edhe ata që e trajtojnë sikur të ishte thjesht përgjegjësia e disa gabimeve taktike të Nanos, e disa tekave të tij që e përçanë të majtën, e disa gjetjeve jo aq të goditura elektorale. Ka ndonjë që u shton këtyre edhe luftën e pamjaftueshme kundër korrupsionit, por duket sheshit se e thotë për demagogji, sepse as nuk i dhemb dhe as nuk ndjen përgjegjësi personale për këtë dhe as i shkon ndërmend se lufta kundër korrupsionit kërkon të kundërtën e ngutit për pushtet: një pastrim goxha të thellë të partive që dolën nga pushteti, që do të nënkuptonte një “kurim” të gjatë në opozitë .
Këtë ngut sikur e thekson edhe më shumë thirrja për të vënë në krye të PS Edi Ramën, një njeri që e ka karakterizuar vetëm nguti për pushtet, që la artin pa na lënë ndonjë vepër që të mbahet mend për tu bërë ministër i kulturës, la ministrinë e kulturës pas një viti, po kështu, për tu bërë kryebashk dhe ka dy vjet që kërkon të lërë Bashkinë, pa mbaruar as premtimin e parë, atë të planit urbanistik, për tu bërë kryetar qeverie duke provuar se më shumë se për çdo lloj projekti gjakon vetëm projektin e një pushteti gjithnjë e më të pakufizuar vetiak, duke ilustruar par exellence kulturën e vjetër të pushtetit në Shqipëri.
Ndërkaq, ajo çka bije në sy është se sa pak shtrohet çështja se si të fitojmë mbi të keqen që na ka lënë në derë PS-ja duke nënkuptuar me këtë jo vetëm luftën kundër sistemit të korrupsionit, por edhe reformimin e vërtetë të së majtës, krijimin e një kulture alternative politike nga ajo që ka lënë trashëgim Nano; se ay që quhet “degradim i Nanos” nuk është gjë tjetër veçse një nga simptomat e degradimit të së ashtuquajturës “e majtë”, por edhe më gjerë, e krejt klasës politike; se Nanua në fakt është modeli kulturor që ka promovuar PS-ja këto tetë vjet, një mënyrë tejet e përhapur e të qënit politikan, e të bërit politikë. Nuk shtrohet asfare çështja se si do të mundet kjo e majtë e reformuar të bëjë opozitë konstruktive sepse çështjet kryesore që kemi për të përballuar sot nuk janë vetëm punë e PD-së dhe partive rrotull saj apo vetëm e Berishës. Nuk di të ketë dalë nga radhët e PS, por edhe nga e majta rreth saj, ideja se pastrimi i sistemit kërkon edhe dhënien fund sistemit të pandëshkueshmërisë dhe se dikush duhet të japë edhe llogari nga PS-istët përpara drejtësisë për abuzimet me pushtetin. Për fat të keq edhe nga LSI, që luftën kundër korrupsionit e kishte një nga pikat bazë të programit të saj, nuk dëgjohet ndonjë zë, në këtë aspekt, por vetëm shqetësimi se si mund të bashkohemi me të majtën për t’ia rimarrë pushtetin Berishës. Po ende, askush nuk bën hesap të shtrojë pyetjen: po sikur Berisha ta ketë me tërë mend luftën kundër korrupsionit? Po sikur Berisha ta ketë seriozisht aksionin politik ndaj prokurorisë me synim hapjen e proceseve kundër një pjese të të korruptuarve të PS-së. Po sikur Berisha ta ketë me tërë mend luftën kundër konfliktit të interesave? A duhet mbështetur ai në këtë rast apo duhet trajtuar si armiku në llogoren tjetër, ngase problemi i vetëm është se si të bashkohemi që t’ia marrim atij përsëri pushtetin?
Mjafton të ikë Nano, të bëhet mbi PS një “visual action” i tipit të lyerjes së fasadave dhe ja u bë reformimi dhe përsëri jemi gati për pushtet. Kjo duket se është filozofia, ajo e padurimit – mëkati i të tërë mëkateve sipas Kafkës. Pjesë e këtij nguti e padurimi është edhe lajmi se LSI është e gatshme të futet në koalicioin e majtë. Ilir Meta i lau hesapet me armikun e tij personal, e detyroi të ikë, tani mund t’i hapet rruga drejt pushtetit, mund edhe ta marrë PS. Por edhe mund të bëjë ndonjë marrëveshje me Nanon – thotë ndonjë tjetër – duke ndjerë se po ia merr Rama apo Gjinushi shansin për të shtënë në dorë të majtën. Tek e fundit e mer se merr PS shans më të madh sesa të bashkohet me PS nuk ka sepse me Berishën nuk i del gjë as atij dhe as të tijve – përfundon dikush tjetër.
Përgjithësisht deri në këtë nivel kanë mbetur shumica e analizave të këtyre zgjedhjeve nga politika pranë të majtës duke përfshirë edhe një pjesë gazetarësh që më shumë sesa hallin e vendit kanë atë se si të bëjnë lojën e njërit apo tjetrit klan të cilit i përkasin. Gjithshka llogaritet sikur të bëhej fjalë për një ndeshje diletantësh shahu kur sapo mbaron njëra lojë fillon tjetra duke i rivënë gurët menjëherë të tërë në këmbë.
Askush nuk e shtron problemin se punët e mira dhe të rëndësishme kërkojnë dashuri të madhe dhe durim të madh, - dhe krijimi i një partie të vërtet të majtë është një nga këto punë; se më shumë shans se kushdo tjetër për ta krijuar këtë iu dha Ilir Metës dhe disa prej djemve që e mbështetën mu sepse guxuan të shkëputen nga PS-ja dhe nga pushteti si qëllim në vetvete duke premtuar rikthim të moralitetit në politikë dhe rikthim vlerash të së majtës. Duket sikur të gjithë nxitojnë ta hedhin burimin e posalindur në varrin e liqenit/kënetë të politikës së vjetër shqiptare.
Kjo afërsi e djepit me varrin ndodh sepse në Shqipëri është krijuar tashmë tradita se profesioni që mund të arrihet më shpejt pa qenë nevoja të bëhesh diçka duke investuar intelektualisht dhe moralisht është ay i politikanit. Mjafton të bësh dy tre artikuj apo më keq akoma mjafton të kesh bërë ndonjë lek e t’i afrohesh ndonjë lideri dhe nuk ke nevojë: brenda një kohe shumë të shkurtër e sheh veten në faqet e gazetave dhe VIP i politikës.
Po ashtu tradita e këtyre viteve na thotë se për të ardhur në pushtet nuk duhet ndonjë punë e madhe, mjafton të presësh gabimet e atyre që janë tashmë në pushtet. Shtoi kësaj edhe traditën e trajtimit të elektoratit si një tufë debilësh që manipulohen lehtë.
Ndërkaq rezultati i këtyre zgjedhjeve dha mësimin se kjo traditë është në krizë të thellë dhe duhet të mbarojë. Se ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi se politika është ndër profesionet më të vështira, se ajo nuk mund të jetë thjesht aftësi kalkulimi votash e interesash, as gjetje marifetesh e hilesh e paresh në funksion të marrjes së pushteti për ta përdorur këtë pastaj për përfitime personale; përkundrazi ajo është kultivim me koherencë morale dhe intelektuale idesh, pasionesh, emocionesh që ndahen me të tjerët në përpjekjen për tu vënë në jetë , është kerkesë për emancipim, ajo është dhënie përgjigje ndaj pyetjeve dhe halleve që shqetësojnë elektoratin; ajo është mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe ndaj atyre që të kanë dhënë votën, por edhe ndaj atyre që të kanë votuar kundra, por edhe ndaj brezave që do të vijnë më pas. (Korrieri, 1 Shtator 2005)


Read More......