Monday, December 29, 2014

Mendoj se nuk duhet të na shpëtojë një kontradiktë e Kryeministrit kur flet më një anë për “sistemin” si fajtor që prish njerëzit e më anë tjetër për “burgun” si riedukim për njerëzit fajtorë.
“Edhe gjermanët po të vijnë në Shqipëri do të korruptohen.” – ka thënë Rama më se një herë – duke ia veshur fajin sistemit. Ndërkaq, kur vjen puna për të ndryshuar këtë sistem, deri tani na ka propozuar vetëm burg për vjedhësit. Në fakt, nëse do të bëjmë një silogjizëm të thjesht, mund të arsyetojmë kështu: nëse sistemi është fajtor që njerëzit vjedhin dhe fajtorët duhen ndëshkuar me burg atëhere si konkluzion është sistemi që duhet futur në burg.
Pyetja që ngrihet edhe për Kryeministrin do të ishte: cili është sistemi, që të mund ta fusim atë në burg? Nuk është e lehtë të japësh një përgjigje që do ta përkufizonte me kufij dhe trajtë të qartë atë që e quajmë “sistemi”. Mund të arrinim deri në akuzat marksiste se e keqja është sistemi kapitalist i pronës private. Por një gjë është e sigurt: se kur flasim për sistemin nuk mund të përjashtohen njerëzit si ndërtuesit e tij, që e kanë pasur një qëllim që e kanë ndërtuar këtë.
Mua më duket se mund të na hedhë dritë mbi sistemin historia e ndërtimeve në Shqipëri – duke patur parasysh edhe faktin se Rama së fundi kërkoi futjen në burg të atyre që ndërtojnë pa leje. Kujtdo që ka vizituar Shqipërinë nuk mund të mos i bjerë në sy masakra e madhe urbane që është bërë me dëme të pakthyeshme për vendin. Më e tmerrshmja është kryer në Tiranë dhe rrethinat e saj, pastaj në Durrës dhe ne plazhin e Durrësit, pastaj do të thoja në Sarandë, pastaj do të veçoja edhe Vlorën. Pastaj do të fusja tokat e bukës të zaptuara me ndërtime si dhe anët e rrugëve ku nuk ka vend pa njolla të shëmtuara ndërtimesh pa sens dhe pa ndonjë funksion, si pika karburanti, kafe - bare, restorante, magazina e dyqane pa fund. I ka bërë sistemi këto apo i kanë bërë njerëzit?
Për të gjetur përgjigjen le të vemë në dukje më së pari se këto janë ndërtime edhe pa leje edhe me leje. Së dyti se ka dallime midis këtyre ndërtimeve që nuk janë pa rëndësi. Dallimi i parë qëndron pas pyetjes nëse masakrimet më të mëdha janë ato të kryera pa leje apo ato me leje. Për mua duket sheshit se ndër ato që përmenda janë ndërtimet me leje ata më voluminozet dhe më skandalozet. Këtë e përforcon edhe një dallim tjetër i rëndësishëm midis ndërtimeve pa leje dhe me leje. Ai që ka ndërtuar pa leje është kryesisht një individ apo një familje apo grup familjar që ka ndërtuar për të banuar vetë, ndoshta edhe për të hapur ndonjë biznes të vogël. Kurse ndërtimet me leje janë bërë kryesisht për tu shitur, pra për të nxjerrë përfitime nëpërmjet shitjes. Këta duhet të jenë domosdo me leje sepse vështirë se gjen kënd që të blejë një apartament apo një vilë apo ku di unë të pa hipotekuar. Pra shumica e ndërtimeve që kanë kryer masakrën më të madhe mbi qytetet, territorin, bregdetin, trashëgiminë tonë kulturore, pejsazhin urban, pejsazhin natyror janë me leje. Madje edhe ata që i kanë bërë pa leje nuk i kanë bërë jashtë syrit të atyre që duhet të vigjëlojnë që gjërat të bëhen me leje. Më së shumti edhe ata e kanë marrë një “leje”: duke u paguar ndonjë gjë në dorë po njerëve të sistemit.
E pra, sipas mendimit tim, nëse do të kërkojmë të përcaktojmë një sistem fajtor për këtë masakër atë duhet ta kërkojmë më së pari tek ndërtimet me leje që janë dhënë. Shembulli më i freskët është ai i pallatit që u tha se ishte i Bashës në Vlorë. Në fakt ai nuk ishte thjesht i Bashës apo vjehrrit të tij, por produkt i sistemit, një sistem që lidhte në një rrjet kriminal Bashkinë socialiste të Vlorës që kishte dhënë lejen pasi kishte “kontrolluar siç duhet” dokumentet, gjykatësit që kishin njohur prona inekzistente, punonjësit e hipotekave që i kishin regjistruar, ndërtuesit që kishin bërë projekte mbi prona publike siç është deti, noterët që kishin bërë shitjet -  deri edhe mediet,  do të thoja unë duke e zgjeruar rastin, pasi e dimë se një nga mjetet kryesore për të marrë leje ndërtimi, veçanërisht në Tiranën e Edi Ramës, kanë qenë televizionet e pronarëve ndërtues.
E pra, siç tregon edhe historia e pallatit që u shemb, - por si një përjashtim që përforcon rregullin, - të gjithë këtij sistemi keqbërësish nuk i ka hyrë anjë gjemb në këmbë. (Edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës i akuzuar për masakrat në Vlorë doli i pafajshëm së fundi). Po pse ndodh kështu? Sepse njerëzit e sistemit dhe sistemi: - që mban në këmbë edhe ngrehinën e pushtetit të Kryeminstrit janë një gjë e vetme. Janë “ata” që kontrollojnë njëherësh pushtetin politik, atë ekonomik, atë mediatik, atë gjyqsor – gjithçka në këtë vend. Janë ata që duke mos qenë në gjendje të ngrenë një ekonomi të ndershme, futen në politikë/sistem dhe i shfrytëzojnë institucionet e kapura prej tyre për t’u pasuruar në mënyrën më të pandershme: duke grabitur pronën publike. Për mua ky është sistemi që fillon, që me mënyrën se si janë ndërtuar partitë politike: (si kompani biznesi privat) e mbaron tek njeriu i thjeshtë që nuk mund të mbijetojë pa bashkëpunuar në një mënyrë a në një tjetër me këtë sistem. Pra dua të them se e keqja më e madhe këtij vendi nuk i ka ardhur nga gjërat pa leje, por nga sistemi që jep lejet me leje apo pa leje ( e deri këtu jam dakort me Kryeministrin) dhe se prandaj ndëshkimet (e këtu jam kundër Kryeministrit) duhet të fillojnë nga ata që japin lejet dhe jo nga njerëzit e thjeshtë. Këtu duhet të përqendrohen edhe ndryshimet ligjore ku mund të hyjnë edhe ato në Kodin Penal.
Mirëpo ndërkaq, në rreth vicioz, pyetja ngrihet: e si mund të ndëshkohen ata kur janë ata vetë kryendëshkuesit e këtij vendi, kur për ndëshkimin e tyre duhet të japë vendim gjykata që është pjesë e sistemit të tyre, kur mediat që duhet t’i demaskojnë janë edhe ato pjesë e sistemit? Me burg dhe me shembje mund të ndalohen ndërtimet pa leje, dhe kjo nuk është gjë e keqe, por jo zullumet e sistemit. Sistemi është si një përbindësh i madh, shumëkëmbësh e shumëkokësh i ngritur nga një pakicë që ha pareshtur interesin e shumicës. Shikoni fabrikat e çimentos që ka dhënë sistemi nga Tirana deri afër Shkodrës. Dëmi që ato i sjellin territorit, popullsisë së atyre anëve, pejsazhit, trashëgimisë kulturore është i pakrahasueshëm me ndërtimet pa leje që kanë bërë banorët në ato anë. Dhe ato janë me leje jo pa leje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për hidrocentralet që po shkatërrojnë jo vetëm ekosistemin kudo ku po ngrihen, por po u rrëmbejnë edhe ujin banorëve përreth. Edhe për guroret. Edhe ato janë ushqim për sistemin. A e keni dëgjuar Kryeministrin të thotë qoftë edhe një fjalë për to?


Pyetja që shtrohet megjithatë është: si ta lexojmë atëhere Kryeministrin që këtej flet kundër sistemit që prish njerëzit dhe andej fut në burg njerëzit jo sistemin. Pikë së pari duhet t’i kërkojmë të na shtjellojë se ç’kupton ai me sistemin kur e përdor këtë fjalë pasi  mund të mos ketë parasysh këtë që them unë. Personalisht mendoj se roli i tij nuk është të ndryshojë sistemin për të cilin fola, sepse ai e ka sjellë dhe mban në pushtet, por t’i shërbejë atij. Ai në fakt nuk ka guxuar të prekë asgjë nga ato që janë shtyllat e këtij sistemi pa ndryshimin e të cilave asgjë nuk mund të ndryshojë duke filluat që nga format e financimit të partive, konfliktet e interesave të udhëheqësve e sponsorizuesve të partive, sistemin mediatik etj..  Në fakt po ta vesh re, atë historinë e fajësisë së sistemit ai e nxjerr nga kapelja si prestigjiator, sa herë ndjehet ngushtë kur i kërkojnë të huajt arrestimet e funksionarëve të lartë të korruptuar. Me sa kujtoj më se një herë e ka thënë kur ka rënë fjala për Metën. Prandaj kërcënimet për burg të njerëzve i lexoj në rastin më të mirë si paaftësi për të ndryshuar sistemin e në rastin më të keq si dinakëri për ta fshehur atë gjithë duke punuar në funksion të forcimit të pushtetit të tij.  (Panorama, 22 dhjetor 2014)

Read More......

Për një marrëveshje jo si kjo

A nuk është shumë thuajse çerek shekulli që jetojmë një lloj pluralizmi ku partitë tona të maxhorancës dhe opozitës kanë nevojë ende për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që të bashkëpunojnë në interes të këtij vendi - siç treguan edhe ditët e fundit? A mund ta quajmë këtë një sëmundje foshnjore të demokracisë apo mund të themi se kjo foshnjëri po zgjat tepër, prandaj kemi të bëjmë me një sëmundje, një gjë anormale? Sipas meje kjo situatë mund të konsiderohet tashmë si sëmundje kronike, pasi, në një rreth vicioz, po na mban në një gjendje antidemokratike e cila gjeneron, si pasojë, të tilla situata destruktive. Pse them antidemokratike? Sepse, nëse dialogu dhe bashkëpunimi midis partive është në interes të demosit shqiptar, përse atëherë nuk është demosi shqiptar që t’ua imponojë atyre hyrjen në Parlament, por të huajt? Përse opozita për të vënë në vend dinjitetin e vet nuk ka mjete brenda sistemit tonë, të ashtuquajtur demokratik, por i duhet t’u drejtohet të huajve? Këtyre pyetjeve që flasin për mungesë demokracie në vend e të tjerave rreth tyre, - si p.sh. sa duhet t’ia atribuojmë këtë sëmundje të kaluarës totalitare dhe sa duhet t’i kërkojmë rrënjët e saj në sistemin e ri që kemi ngritur - ka ardhur koha tu jepet një përgjigje e qartë, të identifikohen mirë përgjegjësit, dhe të kërkohet një zgjidhje serioze, jo si kjo e fundit.
***
Si parantezë më duhet të them se për konfliktualitetin midis partive në demokraci dhe faktin se ato shpenzojnë shumë energji në luftë me njëra tjetrën ka studime edhe në botën demokratike. Ka nga ata, madje, që thonë se më efikas sesa sistemi kompetitiv/konfliktual midis partive - siç është në përgjithësi ai  perëndimor - vlen sistemi zviceran i cili quhet sistem bashkëpunues ku, pas zgjedhjeve, zgjidhet një qeveri me ministra nga të gjitha partitë, varësisht nga përqindja e votave që ka marrë njëra apo tjetra, kurse vendimet e rëndësishme merren me referendum.
Nuk dua me këtë rast të propozoj sistemin zviceran, sepse, me sëmundjen që kemi ne, partitë tona do ta pervertonin atë në monopartitizëm fashist, por thjesht të zgjeroj këndvështrimin e problemit. Dhe jo si ngushëllim, por për të vënë në dukje se konfliktualiteti dhe destruktiviteti ynë janë një përjashtim në raport me demokracitë që përmenda – në rastin më të mirë mund të quhen një karikaturë e tyrja. Sipas meje një çerek shekulli destruktivitet i tillë janë jo vetëm shenjë dështimi të kësaj klase politike, por edhe një gjë e turpshme, shumë e turpshme për atë se si na bën ajo të ndjehemi përpara vetes dhe përpara botës. Imagjinoni se si mund të tallet Kukani me të njohurit e vet kur bije fjala për udhëtimet e tij të shpeshta në Tiranë për këtë muhabet. Por unë do të thoja se është tregues dështimi dhe punë e turpshme jo vetëm për ne, por edhe për këta evropianët që nuk reshtin së përgatituri vizita e më the të thashë për të pajtuar politikanët tanë. Kjo histori është bërë tashmë si një serial televiziv banal ku një herë në gjashtë muaj apo në vjet do të na vijë Fylja apo Kukani apo ku di unë e do të na pajtojnë udhëheqësit tanë. Në fakt ka gjasa që Kukani, kur tallet me ne, u thotë miqve të tij edhe: shyqyr që ka ende kokëmushka si shqiptarët në Evropë. Por, për mendimin tim, edhe Evropa nuk ka të holla të tepërta për fluturime e shpenzime kësisoj të Kukanit e të tjerëve.
***
Që askush nuk e merr më seriozisht brenda vendit një lojë të tillë si marrëveshja e fundit këtë e di edhe bufi, besoj se edhe Kukani. Treguesi më i qartë i kësaj është fakti se ndërkohë që njëra nga kërkesat e rezolutës mbi futjen e opozitës në Parlament ishte dekriminalizimi i tij nga deputetët e ashtuquajtur me precedentë kriminale atë e votuan që të gjithë kriminelët. Sikurse është shkruar tashmë në shtyp ajo nuk është tjetër veçse një marrëveshje për të vazhduar mosmarrëveshjen, që është si oksigjeni për këta fëmijë të rritur që kemi në krye të vendit tash njëzet vjet, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Prandaj, kush kërkon vërtet ndryshimin e gjërave në këtë vend, duhet të kërkojë rrugë të ndryshme nga këto që kanë mbi njëzet vjet që dështojnë. E për këtë, sikurse e thashë më sipër, duhet të identifikohen më së pari sëmundja e përgjegjësit, dhe pastaj të kërkohen “kurimet” ndryshe.

Mbi përgjegjësit
Sipas meje, sikurse e kam thënë edhe herë tjetër, përgjegjësia kryesore duhet kërkuar në faktin se partitë tona sillen si dy parti totalitare, (ose banda të denja për nënën që i ka pjellë), në një luftë civile pa armë me njëra tjetrën për të vendosur kontrollin e sundimin e tyre përfundimtar në vend. Kjo fitore nënkupton vendosjen në pushtet të administratës së tyre, të gjykatave të tyre, të bizneseve të tyre, të shoqërisë civile të tyre, të mediave të tyre, të artistëve dhe shkrimtarëve të tyre etj.. Për të realizuar këtë ato bëjnë gjithshka për të forcuar pushtetin e tyre dhe për të dobësuar pushtetin e tjetrës. Dhe kjo është mënyra e tyre e të bërit politikë. Nuk dinë dhe nuk mund të bëjnë ndryshe për të ardhur apo ndejtur në pushtet, ashtu sikurse partia mëmë nuk dinte e nuk mund të bënte ndryshe për të sunduar përveçse duke izoluar Shqipërinë dhe duke vrarë e burgosur njerëzit që nuk i ndjente tërësisht nën kontrollin e nën gjunjët e saj.
Trashëgimia e së kaluarës është vetëm njëri faktor i kësaj sëmundjeje. Tjetri ka të bëjë me sistemin kriminal të pasurimit nëpërmjet pushtetit politik që është instaluar këta njëzet e kusur vjet, për të cilin kam shkruar po ashtu mëse një herë.

Mbi kurimin
Për mua ka vetëm një ilaç për të ndryshuar këtë gjendje: këto parti duhen të ridimensionohen në pushtetin e tyre. Ato nuk duhet të kenë pushtetin që kanë për të vendosur mbi administratën, gjykatat, prokurorinë, presidencën, biznesin, mediet, shoqërinë civile, shkrimtarët dhe artistët, e me radhë.
Ja p.sh. në rastin konkret PD-ja u drejtohet të huajve me kërkesën që PS të heqë nga Parlamenti disa kriminelë që deri edhe i kanë rrahur deputetët e saj. Po ashtu ajo u kërkon atyre që maxhoranca të pranojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Po a nuk tregojnë këto se as mediat, as shoqëria civile dhe as intelektualët, shkrimtarët dhe artistët nuk kanë forcën e duhur për të denoncuar këta kriminelë  dhe për të ushtruar presion që njerëz si këta të mos zgjidhen si përfaqësues të popullit? A nuk tregojnë këto se Gjykata jonë Kushtetuese nuk ka pushtetin që duhet të ketë për të imponuar vendimet e saj? Sigurisht që po. Po pse? Sepse është maxhoranca që i ka vetë në dorë ato. A mund të guxojë kush në një vend vërtet demokratik të kundërshtojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese – siç ka bërë kjo maxhorancë? Kurrsesi jo. Ashtu sikurse nuk mund të guxojë kush në një vend demokratik të akuzojë Presidentin dhe Prokuroren e Përgjithshme si puçistë, siç ka bërë maxhoranca paraardhëse.
Ja që këtu, tek pakësimi i pushtetit të këtyre partive, në emër të forcimit të pushteti të institucioneve të pavarura prej tyre, sipas mendimit  tim, fillon problemi dhe që këtu duhet kërkuar zgjidhja, që do të çojë, tek e fundit, në zbritjen nga pushteti të kapove të këtyre bandave dhe vendosjen në pushtet të ligjit, ndryshe të shtetit të së drejtës. “Rilindja” e Edi Ramës në këtë aspekt është një katastrofë, ashtu siç ka qenë “Shqipëria po ndryshon” e Sali Berishës sepse kryetari i maxhorancës vazhdon të punojnë me ethe të madhe për forcimin e pushtetit të partisë së tij në kurriz të institucioneve të tjera. Dhe, sa të vazhdojë kjo gjendje, me Kukan dhe pa Kukan, nuk mund të ketë bashkëpunim e dialog të vërtetë, por vetëm luftë ose nënshtrim.
Po si mund të arrihet pakësimi i pushtetit të partive kur kjo shkon ndesh me interesat e tyre?
Së pari, besoj se kjo nuk shkon krejtësisht ndesh me interesat afatgjata të partive, sepse nëse brenda partive nuk dalin njerëz të mençur që të shohin më larg, herët ose vonë me këtë mendësi totalitare pushteti i tyre do të vdesë sepse ka ardhur gjithnjë e duke u delegjitimuar. (Ja pse një hap i rëndësishëm duhet të jetë demokratizimi i partive, në mënyrë që ato të mos kenë në krye të njëjtët njerëz që, për interesat e tyre, i ngurtësojnë gjërat në mënyrë të përjetshme.) Një PD që do të kishte nxjerrë mësime nga e kaluara dhe që, duke qenë në opozitë, e ndjen peshën dhunuese të pushteteve që akumulon maxhoranca, mund të punonte për uljen e pushtetit të saj të nesërm dhe forcimin e pushteteve të pavarura prej saj, gjithë duke rritur simpatinë dhe ndikimin në vend. Por gjer më sot ajo s’po sillet kështu, por po ripërsërit gabimet e së kaluarës, duke shpresuar vetëm tek dështimi i kundërshtarit – çka thjesht do të vazhdonte traditën e spirales zbritëse.
Së dyti, mendoj se, pavarësisht partive, presioni kryesor  për ndryshim duhet të vijë nga shqiptarë që e kanë vuajtur dhe vazhdojnë ta vuajnë këtë spirale. Janë ata – jo perëndimorët - që duhet të imponojnë edhe marrëveshjet midis partive nëse bëhet fjalë që fundi i këtij destruktiviteti mund të arrihet nëpërmjet një marrëveshjeje midis tyre. Vetëm ata mund të imponojnë një marrëveshje - jo si kjo e fundit, - por një marrëveshje që partitë të hyjnë në Parlament të çarmatosura jo vetëm nga kriminelët që kanë vrarë apo kanë qenë në burg, por edhe nga armë të tjera që nuk duhet të jenë të tyret si institucioni i Presidentit, gjykatat, administrata, mediet, bizneset, shoqëria civile, shkrimtarët, artistëtetj., etj. (Panorama, 29 dhjetor 2014)

Read More......

Tuesday, December 23, 2014

Burg për sistemin apo për njerëzit

Mendoj se nuk duhet të na shpëtojë një kontradiktë e Kryeministrit kur flet më një anë për “sistemin” si fajtor që prish njerëzit e më anë tjetër për “burgun” si riedukim për njerëzit fajtorë.
“Edhe gjermanët po të vijnë në Shqipëri do të korruptohen.” – ka thënë Rama më se një herë – duke ia veshur fajin sistemit. Ndërkaq, kur vjen puna për të ndryshuar këtë sistem, deri tani na ka propozuar vetëm burg për vjedhësit. Në fakt, nëse do të bëjmë një silogjizëm të thjesht, mund të arsyetojmë kështu: nëse sistemi është fajtor që njerëzit vjedhin dhe fajtorët duhen ndëshkuar me burg atëhere si konkluzion është sistemi që duhet futur në burg.
Pyetja që ngrihet edhe për Kryeministrin do të ishte: cili është sistemi, që të mund ta fusim atë në burg? Nuk është e lehtë të japësh një përgjigje që do ta përkufizonte me kufij dhe trajtë të qartë atë që e quajmë “sistemi”. Mund të arrinim deri në akuzat marksiste se e keqja është sistemi kapitalist i pronës private. Por një gjë është e sigurt: se kur flasim për sistemin nuk mund të përjashtohen njerëzit si ndërtuesit e tij, që e kanë pasur një qëllim që e kanë ndërtuar këtë.
Mua më duket se mund të na hedhë dritë mbi sistemin historia e ndërtimeve në Shqipëri – duke patur parasysh edhe faktin se Rama së fundi kërkoi futjen në burg të atyre që ndërtojnë pa leje. Kujtdo që ka vizituar Shqipërinë nuk mund të mos i bjerë në sy masakra e madhe urbane që është bërë me dëme të pakthyeshme për vendin. Më e tmerrshmja është kryer në Tiranë dhe rrethinat e saj, pastaj në Durrës dhe ne plazhin e Durrësit, pastaj do të thoja në Sarandë, pastaj do të veçoja edhe Vlorën. Pastaj do të fusja tokat e bukës të zaptuara me ndërtime si dhe anët e rrugëve ku nuk ka vend pa njolla të shëmtuara ndërtimesh pa sens dhe pa ndonjë funksion, si pika karburanti, kafe - bare, restorante, magazina e dyqane pa fund. I ka bërë sistemi këto apo i kanë bërë njerëzit?
Për të gjetur përgjigjen le të vemë në dukje më së pari se këto janë ndërtime edhe pa leje edhe me leje. Së dyti se ka dallime midis këtyre ndërtimeve që nuk janë pa rëndësi. Dallimi i parë qëndron pas pyetjes nëse masakrimet më të mëdha janë ato të kryera pa leje apo ato me leje. Për mua duket sheshit se ndër ato që përmenda janë ndërtimet me leje ata më voluminozet dhe më skandalozet. Këtë e përforcon edhe një dallim tjetër i rëndësishëm midis ndërtimeve pa leje dhe me leje. Ai që ka ndërtuar pa leje është kryesisht një individ apo një familje apo grup familjar që ka ndërtuar për të banuar vetë, ndoshta edhe për të hapur ndonjë biznes të vogël. Kurse ndërtimet me leje janë bërë kryesisht për tu shitur, pra për të nxjerrë përfitime nëpërmjet shitjes. Këta duhet të jenë domosdo me leje sepse vështirë se gjen kënd që të blejë një apartament apo një vilë apo ku di unë të pa hipotekuar. Pra shumica e ndërtimeve që kanë kryer masakrën më të madhe mbi qytetet, territorin, bregdetin, trashëgiminë tonë kulturore, pejsazhin urban, pejsazhin natyror janë me leje. Madje edhe ata që i kanë bërë pa leje nuk i kanë bërë jashtë syrit të atyre që duhet të vigjëlojnë që gjërat të bëhen me leje. Më së shumti edhe ata e kanë marrë një “leje”: duke u paguar ndonjë gjë në dorë po njerëve të sistemit.
E pra, sipas mendimit tim, nëse do të kërkojmë të përcaktojmë një sistem fajtor për këtë masakër atë duhet ta kërkojmë më së pari tek ndërtimet me leje që janë dhënë. Shembulli më i freskët është ai i pallatit që u tha se ishte i Bashës në Vlorë. Në fakt ai nuk ishte thjesht i Bashës apo vjehrrit të tij, por produkt i sistemit, një sistem që lidhte në një rrjet kriminal Bashkinë socialiste të Vlorës që kishte dhënë lejen pasi kishte “kontrolluar siç duhet” dokumentet, gjykatësit që kishin njohur prona inekzistente, punonjësit e hipotekave që i kishin regjistruar, ndërtuesit që kishin bërë projekte mbi prona publike siç është deti, noterët që kishin bërë shitjet -  deri edhe mediet,  do të thoja unë duke e zgjeruar rastin, pasi e dimë se një nga mjetet kryesore për të marrë leje ndërtimi, veçanërisht në Tiranën e Edi Ramës, kanë qenë televizionet e pronarëve ndërtues.
E pra, siç tregon edhe historia e pallatit që u shemb, - por si një përjashtim që përforcon rregullin, - të gjithë këtij sistemi keqbërësish nuk i ka hyrë anjë gjemb në këmbë. (Edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës i akuzuar për masakrat në Vlorë doli i pafajshëm së fundi). Po pse ndodh kështu? Sepse njerëzit e sistemit dhe sistemi: - që mban në këmbë edhe ngrehinën e pushtetit të Kryeminstrit janë një gjë e vetme. Janë “ata” që kontrollojnë njëherësh pushtetin politik, atë ekonomik, atë mediatik, atë gjyqsor – gjithçka në këtë vend. Janë ata që duke mos qenë në gjendje të ngrenë një ekonomi të ndershme, futen në politikë/sistem dhe i shfrytëzojnë institucionet e kapura prej tyre për t’u pasuruar në mënyrën më të pandershme: duke grabitur pronën publike. Për mua ky është sistemi që fillon, që me mënyrën se si janë ndërtuar partitë politike: (si kompani biznesi privat) e mbaron tek njeriu i thjeshtë që nuk mund të mbijetojë pa bashkëpunuar në një mënyrë a në një tjetër me këtë sistem. Pra dua të them se e keqja më e madhe këtij vendi nuk i ka ardhur nga gjërat pa leje, por nga sistemi që jep lejet me leje apo pa leje ( e deri këtu jam dakort me Kryeministrin) dhe se prandaj ndëshkimet (e këtu jam kundër Kryeministrit) duhet të fillojnë nga ata që japin lejet dhe jo nga njerëzit e thjeshtë. Këtu duhet të përqendrohen edhe ndryshimet ligjore ku mund të hyjnë edhe ato në Kodin Penal.
Mirëpo ndërkaq, në rreth vicioz, pyetja ngrihet: e si mund të ndëshkohen ata kur janë ata vetë kryendëshkuesit e këtij vendi, kur për ndëshkimin e tyre duhet të japë vendim gjykata që është pjesë e sistemit të tyre, kur mediat që duhet t’i demaskojnë janë edhe ato pjesë e sistemit? Me burg dhe me shembje mund të ndalohen ndërtimet pa leje, dhe kjo nuk është gjë e keqe, por jo zullumet e sistemit. Sistemi është si një përbindësh i madh, shumëkëmbësh e shumëkokësh i ngritur nga një pakicë që ha pareshtur interesin e shumicës. Shikoni fabrikat e çimentos që ka dhënë sistemi nga Tirana deri afër Shkodrës. Dëmi që ato i sjellin territorit, popullsisë së atyre anëve, pejsazhit, trashëgimisë kulturore është i pakrahasueshëm me ndërtimet pa leje që kanë bërë banorët në ato anë. Dhe ato janë me leje jo pa leje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për hidrocentralet që po shkatërrojnë jo vetëm ekosistemin kudo ku po ngrihen, por po u rrëmbejnë edhe ujin banorëve përreth. Edhe për guroret. Edhe ato janë ushqim për sistemin. A e keni dëgjuar Kryeministrin të thotë qoftë edhe një fjalë për to? 

Pyetja që shtrohet megjithatë është: si ta lexojmë atëhere Kryeministrin që këtej flet kundër sistemit që prish njerëzit dhe andej fut në burg njerëzit jo sistemin. Pikë së pari duhet t’i kërkojmë të na shtjellojë se ç’kupton ai me sistemin kur e përdor këtë fjalë pasi  mund të mos ketë parasysh këtë që them unë. Personalisht mendoj se roli i tij nuk është të ndryshojë sistemin për të cilin fola, sepse ai e ka sjellë dhe mban në pushtet, por t’i shërbejë atij. Ai në fakt nuk ka guxuar të prekë asgjë nga ato që janë shtyllat e këtij sistemi pa ndryshimin e të cilave asgjë nuk mund të ndryshojë duke filluat që nga format e financimit të partive, konfliktet e interesave të udhëheqësve e sponsorizuesve të partive, sistemin mediatik etj..  Në fakt po ta vesh re, atë historinë e fajësisë së sistemit ai e nxjerr nga kapelja si prestigjiator, sa herë ndjehet ngushtë kur i kërkojnë të huajt arrestimet e funksionarëve të lartë të korruptuar. Me sa kujtoj më se një herë e ka thënë kur ka rënë fjala për Metën. Prandaj kërcënimet për burg të njerëzve i lexoj në rastin më të mirë si paaftësi për të ndryshuar sistemin e në rastin më të keq si dinakëri për ta fshehur atë gjithë duke punuar në funksion të forcimit të pushtetit të tij.  (Panorama, 22 dhjetor 2014)

Read More......

Saturday, December 13, 2014

Një pyetje pas zgjedhjeve në PD

Ata që kanë komentuar zgjedhjet e reja në PD, duke ngritur pyetjen nëse po ndryshon apo jo kjo parti  me udhëheqjen e re, më së shumti e kanë fokusuar debatin në pyetjen nëse ka mbetur kjo parti ende nën sundimin e Berishës apo të rinjtë, me në krye Bashën, e kanë marrë atë në dorë për t'i dhënë një frymë të re. Duke u nisur nga ky kriter: pra ku ndryshimi barazohet me heqjen e Berishës, kritikët thonë se kjo parti nuk ka ndryshuar pasi ajo vazhdon të udhëhiqet nga Berisha, se ajo nuk ka bërë asnjë analizë për përgjegjësitë që ka për të kaluarën (duke nënkuptuar me këtë dënimin e Berishës). Një pjesë e ilustrojnë këtë duke bërë krahasimin me përvojën e Ramës në PS-në, për të cilin thuhet se ai e ka marrë vetë partinë, nuk e ka pushtetin dhuratë nga Nano. Nga ana tjetër dashamirët e Bashës ngulmojnë se ai po e merr dalë nga dalë në dorë partinë edhe pse jo me metoda të forta ndarjeje nga e kaluara.
Sipas mendimi tim ta reduktosh problemin e ndryshimit të PD-së, por edhe të PS-së, në çështjen nëse lideri i ri ia ka marrë vërtet pushtetin liderit të ashtuquajtur historik apo jo është të futesh në një rrugë qorre e të mbetesh aty. Çështja shtrohet se çfarë ndryshimi sjell në parti lideri i ri, çfarë gjëje të re përfaqëson ai?
Nëse do të flisja për problemin e problemeve që kanë partitë tona si nevojë për ndryshim do të veçoja atë se ato nuk përfaqësojnë, (në mënyrë indirekte), interesat e shtresave social ekonomike që i votojnë, por janë kthyer gjithnjë e më shumë në përfaqësuese direkte të interesave të militantëve të tyre si dhe të sponsorizuesve të tyre. Me fjalë të tjera më shumë sesa parti në shërbim ato janë kthyer në grupe biznesi ku njerëzit që hyjnë në to, apo që sponsorizojnë ato, i shohin si instrumente përfitimi personal. Në këto parti ka një hierarki që është e ngjashme me hierarkinë e një kompanie të madhe biznesi. Në nivelin më të ulët janë punonjësit e saj të thjeshtë rrogëtarë që në këtë rast mund të jenë militantët e punësur nga partitë në vende të ndryshme pune. Mbi këta është pjesa e menaxherëve të kompanisë që janë  politikanët e rangjeve të ndryshme pjesa më e lartë e të cilëve, pas zgjedhjeve, bëhen deputetë e, nëse i fitojnë ato, edhe kryetarë bashkie, ministra, kryeministra. Në majë fare qëndrojnë aksionerët e kompanisë që janë ata që kanë investuar që kompania të ngrihet dhe që investojnë përsëri fitimet e tyre që ajo të rritet dhe fuqizohet. Midis menaxherëve ka nga ata që janë bërë edhe aksionerë dhe po ashtu një pjesë aksionerësh bëjnë edhe punë menaxheriale. Kujtoni pasanikët që janë bërë edhe deputetë ashtu si dhe politikanët që kanë hapur biznese të ndryshe. Puna kryesore e këtyre kompanive është se si të zaptojnë sa më shumë vende pune në administratë, se si të shfrytëzojnë pushtetin për tu pasuruar nëpërmjet korrupsionit si dhe nëpërmjet ndarjes së parave publike të tenderimeve të ndryshme (prandaj dhe ndryshe i kam quajtur thjeshtë banda që luftojnë për kontrollin e territorit).
Në këto kompani kryetari i Partisë është një lloj kryemenaxheri i interesave të saj. Duket sikur ai ka fuqi të madhe, por fuqia e tij bazohet në atë se sa ai është i zoti të rrisë përfitimet e kompanisë dhe kryesisht të aksionerëve të saj. Edi Rama, që merret nga disa si shembulli i suksesit të liderit që arriti të zëvendësojë liderin historik Nano, është i tillë, dmth. I suksesshëm, për ata që e reduktojnë lojën deri tek dalja në krye të kompanisë dhe bërja i domosdoshëm për të apo edhe i pazëvendësueshëm. Por kush e kujton ngritjen e tij në pushtet nuk mund të mos ketë parasysh "bordin" e aksionerëve të kompanisë PS (ndër ta kryesisht ndërtues dhe investitorë në media) që e solli në pushtet sipas thënies së Metës në atë kohë: "Një pallat një votë". Ndërkaq edhe pse Nano iku, nuk kemi dëgjuar nga Rama ndonjë analizë kritike për modelin e partisë së tij, siç i kërkohet t'i bëhet sot nga Basha asaj të Berishës. Partia/kompania është po ajo. Ajo vazhdon të punojë me bord aksionerësh dhe për interesat e tyre me Ramën si kryemenaxher.  Edhe Berisha në kryer të PD një kryemenaxher i tillë ka qenë, edhe pse bënte sikur i interesonte më shumë pushteti personal sesa "mbarëvajtja" e punëve të pista të aksionerëve të kompanisë së tij. Dikush do të thotë në këtë pikë: jo, ngadalë një çikë se ka të bëjë edhe prirja më shumë apo më pak diktatoriale e njërit apo tjetrit, kultura, aftësia komunikuese, sensi i masës. Jam dakord, por këtu po merrem me thelbin që përcakton mënyrën e funksionimit të partive dhe kryemenaxherin dhe jo me këto që më duken të dorës së dytë.
Në lojën mediatike që bëhet - kam shkruar edhe më herët për këtë -  partia që paraqitet si modeli i partisë qartazi kompani biznesi është LSI-ja e Ilir Metës. Por a është e vërtetë se ajo është e vetmja? Sipas meje absolutisht jo. PD-ja dhe PS-ja kanë qenë dhe mbeten kompanitë kryesore që kanë ndarë dhe ndajnë përfitimet kryesore në tregun ekonomiko politik shqiptar. Ilir Meta thjesht hapi një filiale të PS-së me ambicien që të bëhet konkurrenciale dhe t'ia kalonte asaj në përfitime. Por të mos harrojmë se fitimet për të bërë këtë investim i kishte nxjerrë kur ishte në PS e cila ka mbetur deri më sot kompania më e madhe, e pasuar nga PD-ja.
Le t'i kthehemi tani PD-së dhe zgjedhjeve të saj. Ajo që ne kemi nevojë të ndryshojmë - e që në rastin konkret ia kërkojmë opozitës - është diçka më shumë sesa ndryshimi i kryemenaxherit. Ne kërkojnë kthimin e një partie nga kompani private biznesi që punon për rritjen maksimale të fitimit për punonjësit dhe aksionerët e saj në një organizatë që përfaqëson interesat e një grupimi shumë të gjerë votuesish nëpërmjet politikash ligjore, shtetit të së drejtës, zgjedhjes së njerëzve më të mirë në funksionet shtetërore etj., etj. Me fjalë të tjera, duam një parti të udhëhequr nga politikanë që punojnë për interesat e grupit të madh që i voton dhe jo të grupit të vogël të aksionerëve që investon në të për të rritur fitimet në kurriz të grupit të madh.
Personalisht më duhet të pohoj se këtë lloj shqetësimi dhe problemi nuk e dëgjova të preket jo vetëm gjatë zgjedhjeve të PD-së, por as në komentet e shumta që e pasuan atë.  As qoftë edhe ndonjë shkëndi e vogël debati nuk u ndez në këtë drejtim. Prandaj mendoj se me Berishën apo me Bashën në krye kjo parti do të vazhdojë të punojë si një parti/kompani biznesi ashtu siç ka punuar PS-ja dje me Nanon e sot me Ramën dhe ashtu siç vazhdon të punojë LSI-ja me Metën. Dhe, me qenë se njerëzit jashtë partive e perceptojnë kështu, me liderin e ri apo me atë historik në krye, ajo nuk ka shans të gjejë mbështetje të rëndësishme përveçse për shkak të rritjes së zullumeve anësore të kompanisë tjetër. Them "anësore" sepse biznesi këtyre kompanive u ka shkuar vazhdimisht fjollë, por efektet anësore të biznesit të tyre kanë qenë shkatërrimtare.  Prandaj e shtroj edhe një herë, me rastin e këtyre zgjedhjeve të PD-së, pyetjen: a nuk ka ardhur koha të ngrihet një parti e atyre që ka një çerek shekulli që pësojnë "efektet anësore" të biznesit të parti/kompanive PD-PS-LSI & Co? (Panorama, 9 dhjetor 2014)

Read More......