Tuesday, September 27, 2005

Frika nga SHISH dhe mosfrika nga ligji

Nje thenie e vjeter qe qarkullonte shume ne kohe te diktatures thote se njeriu duhet t'i ruhet tre gjerave: ujit, zjarrit dhe shtetit. Dy te parat, kuptohet, jane vene per te theksuar rrezikshmerine e madhe te te tretit.

Ka edhe nje shprehje tjeter qe thote se shteti e kap lepurin me qerre.

Te dyja percojne imazhin e nje shteti te cilin qytetari e sheh si kercenim, si dicka qe i ngjall frike: nje frike iracionale madje, e mbeshtetur mbi mistifikimin e fuqise se tij, mbi tjetersimin e marredhenies se individit me shtetin, i cili nuk shihet dhe perjetohet as si nje kontrate sociale qytetaresh dhe as si nje dhenie e vullnetshme atributesh, por si nje superfuqi e pakontrollueshme qe abuzon mbi individet. Ne mbajtjen gjithmone gjalle te kesaj frike nje rol te madh ka luajtur edhe mistifikimi i disa institucioneve, aktiviteti i te cilave nuk behet kurre transparent, sic jane vecanerisht Sherbimet Sekrete.

Kjo frike e mistifikuar ndaj shtetit u rievokua fort, duke u nisur nga pervojat e se kaluares komuniste dhe asaj te qeverisjes se pare te Berishes, ne debatin e ndezur qe u hap lidhur me tezen e integrimit te SHISH ne strukturat e Ministrise se Brendshme.

Teza e rikthimit te SHISH nen kontrollin e ekzekutivit po debatohet nen shenjen e kesaj frike duke bere qe shumica e atyre qe jane perfshine ne kete debat te ndahen emocionalisht ne "pro" dhe "kunder" varesisht nga perkatesia partiake. Nderkaq pak eshte tentuar te hidhet ndonje hap me teper qe do te conte tek nje analize e veprimtarise dhe pergjegjesise se SHISH gjate ketyre vjeteve dhe po ashtu ne kerkimin e nje sinteze te mundshme midis tezes qe u hodh dhe antitezes qe e kundershoi.

Sipas mendimi tim, ceshtja eshte se SHISH, megjithe specifikat e tij, nuk duhet dhe nuk mund te vecohet nga analiza e keqfunksionimit te shtetit gjate ketyre tete vjeteve, nga ay proces qe na ka cuar ne nje shtet te kapur nga mafia. Nuk mund te mos ngrihen edhe per SHISH pyetja: si ka punuar ay gjate ketyre tete vjeteve qe ka qene, sic pretendohet, i ndare nga ekzekutivi? Kerkesa per t'iu pergjigjur kesaj pyetjeje sikur u mjegullua nga ideja qe u percua direkt ose indirekt se SHISH nuk na ka shqetesuar, pergjuar, nuk ka marre pjese ne manipulime zgjedhjesh pra, tek e fundit, nuk na ka bere keq, kurse i kthyer ne duart e nje Berishe autoritar mund te na beje keq. Por nderkaq ka munguar thuajse fare analiza se sa mire na ka bere SHISH. Permenden disa suksese ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, qe edhe ato nuk i dime mire se sa jane kontribut i tij dhe sa i sherbimeve te huaja e qe na percojne gati-gati ne perceptimin se SHISH eshte nje dege e CIA ne territorin tone dhe jo nje institucion shqiptar qe, per te punuar per mbrojtjen e sigurise kombetare, duhet te kete, ta do mendja, nje spekter me te gjere veprimtarie dhe te ndertuar ne kontekstin e kercenimeve reale qe ka vendi.

E ben edhe me te veshtire kete analize fakti se SHISH, (sic kujtoj nga nje debat i paradokohshem kur ish-kryetari i tij Fatos Klosi akuzohej nga opozita per ceshtjen Hajdari) ka disa "privilegje" qe ia lejojne "mospergjegjesine" ne punen e tij. Se pari, ay eshte nje institucion qe grumbullon informacion, por kjo nuk do te thote se eshte i detyruar te grumbulloje tere informacionin e mundshem apo te duhur. Pra shume lehte SHISH mund te justifikohet duke thene se lidhur me aksh aktivitet qe kercenon sigurine kombetare nuk ka marre dot informacion sepse agjentet nuk kane mundur te depertojne deri aty. Se dyti, SHISH edhe mund te dergoje informacion (nga sa di une tek Kryeministri, Prokuroria dhe tek Presidenti), por keta te mos veprojne per aresye te ndryshme. Presidenti, madje, ndonese e ka njefaresoj ne varesi, nuk e ka te detyruar me ligj te veproje, cka me duket paradoksale. Pra SHISH edhe ne kere rast mund te justifikohet duke thene se e ka derguar informacionin, por te tjeret nuk e kane perfillur.

Po ashtu nje gje tjeter qe e lejon "mospergjegjesine" e SHISH eshte fakti se nuk eshte bere kurre e qarte se cfare aktiviteti kriminal hyn ne kercenim te sigurise kembetare, pra si kompetence e SHISH dhe cfare mund te konsiderohet kercenim apo krim me te cilin duhet te merret thjeshte policia dhe prokuroria. Aq me teper kur shpesh keto aktivitete shkojne aq te gershetuara sa zorr t'i ndash. Me kujtohet se ne debatin qe permenda ish kryetarit Klosi "i shpetoi" pohimi se ka shume politikane qe kane frike nga SHISH dhe me pas shtoi se ai nuk ka ndjekur e pergjuar politikane - kontradikte qe ia kapen edhe gazetaret. U ngriten pyetjet: pse duhet ta kene frike SHISH-in politikanet? Mos valle pse SHISH ka dijeni per bashkepunimin e tyre me krimin e organizuar e me trafiqe apo sepse ai mund te kete dijeni per perfshirje te tyre ne agjentura te huaja?A i ka ndjekur apo jo SHISH politikanet kur kishte sinjalizime te tilla? Dhe a duhet t'i ndiqte? Me shqip, nese nje politikan shqiptar ka pasur lidhje me aktivitete kriminale te tipit te trafiqeve e krimit te organizuar dhe nepermjet korrupsionit ka ndihmuar qe shteti te kapet nga mafja a e ka pasur per detyre SHISH te hulumtoje dhe pastaj te informoje? Nese SHISH ka cuar informata te rendesishme tek Kryeministri, Prokuroria dhe Presidenti per keto, atehere e kujt eshte pergjegjesia qe nuk eshte ndermare asgje? Apo kreret e SHISH nuk kane lejuar te zhvillohen hulumtime me aktivitetet e dyshimta te politikaneve per shkak te interesave politike? Apo keto i ka penguar Prokurori, nga i cili duhej marre leje per te pergjuar dike, po per te njejtat aresye?

Keto ceshtje qe u ngriten atehere me duket se mbeten te paqarta edhe sot kur askush nuk dyshon se demet me te medha dhe rreziqet me te medha vendit nuk i kane ardhur as nga islamiket dhe as nga terroristet e tjere, por nga politikanet mafjoze qe nuk e tepron po te thuash se kane ngritur nje rrjet te tere kriminal qe ka kapur shtetin, sipas meje edhe SHISHin.

Ne cka thashe me lart mund te kete edhe ndonje mungese njohurie per shkak te fshehtesise qe e karakterizon punen e ketij institucioni, por nje gje, e perseris, mund ta them me bindje: shteti yne u kap realisht nga mafja, nga trafikantet e nga krimi i organizuar dhe kjo gje pa dyshim eshte kercenim ne afate me te shkurtera apo me te gjata per sigurine kombetare, dhe kerkush nuk mund te besoje se SHISH nuk ka pergjegjesi per kete. I gjithe ky mish mash papergjegjesie i mbajtur me vetedije ne kete gjendje nga politikanet e tipit Nano duhet te marre fund sepse ka cuar ne nje gjendje kur nga frika ndaj SHISH dhe shtetit u kalua ne nje gjendje ku vetem krimi nuk kishte me frike nga shteti dhe ligji sepse e kishte ate ne dore.

Shprehja "institucion i depolitizuar" duhet te futet tashme ne zhargonin e asaj faze te pare te tranzicionit kur ende nen influencen e trashegimise autoritariste institucione te tilla si Policia dhe SHISH kerkohej te mos perdoreshin nga pushteti per te luftuar kundershtarin. Ky rrezik nuk eshte eliminuar, pa dyshim, por duhet gjetur nje term tjeter sepse termi "depolitizmi" jo vetem nuk eshte i sakte, por permban ne vetvete edhe mungesen e veprimit, te vullnetit per te vepruar, kurse ne fakt cdo institucion ben politike dhe duhet te kete politikat e veta te bera transparente ndaj publikut dhe vullnet politik per t'i realizuar ato - cka i ka munguar krejtesisht SHISH-it, te pakten persa i perket krimit te brendshem. Perndryshe nese e mira e vetme e nje institucioni eshte te qenit i depolitizuar duke kuptuar me kete te mos berit vegel e nje partie ne pushtet kunder nje tjetre a nuk eshte me mire ne kete rast te mos ekzistoje fare sepse kjo do te ishte garancia me e mire qe ky institucion te mos perdorej per keq?

Me cka thashe me siper dua te mbeshtes idene se nga teza e integrimit te SHISH ne strukturat e Ministrise se Brendshme dhe antiteza qe ngulmon te mbetet ashtu sic eshte, duhet te dale nje sinteze qe njeheresh te garantoje pergjegjshmeri per ekzistencen e ketij institucioni, e qe njeheresh SHISH te mos perdoren si vegel abuzimi me pushtetin. Nxitoj me kete rast te them se per te luftuar korrupsionin po te kete vullnetin e mire Berisha dhe qeveria e tij nuk ka nevoje per informacione nga SHISH sepse te dhenat jane sheshit. Por sidoqofte edhe SHISH edhe Prokuroria nuk mund te jene me ashtu sic kane qene. Sepse edhe ekzistenca e tyre si deri dje ka qene nje forme e perdorimit te tyre per abuzim me pushtetin. Eshte nje nga detyrat urgjente te mazhorances se re qe institucione te tilla te ridimensionohen ne menyre qe te rritet pergjegjesia per mosverprimin e tyre e te rimotivohen politikisht per te luftuar krimin - nese vertet kjo mazhorance synon te na kalojne nga gjendja ku na kane futur socalistet, ku vetem krimi nuk ka frike nga shteti ne gjendjen ku vetem krimi te kete frike nga shteti.

No comments: