Monday, May 15, 2006

Inis Gjoni dhe dashuria

Ka ditë që media ka patur si një nga kryelajmet e saj shpërhapjen nëpër internet të një videoje celulare të një personazhi që disa gazeta e quajtën “VIP i skenës”, pa i përmendur emrin, disa “një showgirl”, derisa, më në fund, doli hapur se ishte fjala për bukuroshen Inis Gjoni e cila është filmuar me celular nga i dashuri i saj, i arrestuar më vonë për tafikant droge, teksa merr kokainë e bën seks ne gjendje nudo. Videoja ka mbetur në celularin e trafikantit të arrestuar, është administruar si provë materiale kur ky është kapur, mirëpo, pas një kohe, “ka dalë në treg” dhe sot qarkullon në internet.
Kam ndjekur reagimet dhe komentet në median shqiptare mbi çështjen Gjoni, që më duket çështje emblematike, sepse shumëdimensionale, për të analizuar problematikën e degradimit moral e shpirtëror të një shoqërie. Uroj të jem i gabuar, por, nga sa kam lexuar, më rezulton se shoqëria shqiptare, të paktën duke iu referuar mediave, po e trajton me një farë sipërfaqësie çëshjen Gjoni, sepse është duke anashkaluar atë që, nën këndvështrimin tim, është kryethelbi i kësaj çështjeje.
Është folur shumë për aktin e shkeljes së sekretit e të privatësisë nga ana e gjyqtarëve apo të atyre që e nxorrën nga zyrat e institucioneve shtetërore këtë video, e nuk jam kundër që është folur për këtë (dyshoj shumë se është bërë për lekë, por, edhe po të mos jetë kështu, kemi të bëjmë me një nëpërkëmbje të palejueshme të dinjitetit të institucionit); është debatuar për mediat që e nxorrën emrin e në duhej nxjerrë apo jo (në mbrojtje të privatësisë); për ata që e hodhën në tregun e seksomanëve të internetit; për një revolucion seksual që po na sjell dashur pa dashur Inisi, për faktin se ajo është viktimë e teknologjisë. Ndërkaq bukuroshja Gjoni, sikur ta dijë se bukuria është mbrojtja e fundit e njeriut, po del e jep intervista në televizionet që, nga ana e tyre, nuk ndalen përpara asgjëje në garën sa të sëmurë aq edhe banale për audiencë.
Vetëm për një çështje që më duket se është pjesa e nënujshme e ajsbergut të kësaj çështjeje si simbol i degradimit të shoqërisë shqiptare nuk kam parë të flitet e të shkruhet në mediat tona.
Para se të shtjelloj shqetësimin tim nxitoj të them se, sikur të bëhej fjalë për një video porno e Inisi të quhej pornostari i parë shqiptar, kjo nuk do të përbënte ndonjë çështje që mund të më nxiste të shkruaja. Në debatin nëse duhet lejuar apo jo pornografia, ashtu sikurse prostitucioni, anoj nga lejimi, por nuk më pëlqen ta nxis, ashtu sikurse, nga ana tjetër, ngulmoj se duhet bërë një dallim i qartë – çka ne nuk e bëjmë – midis prostitucionit dhe trafikimit. Inisi fare mirë mund të merrte në atë rast titullin e një emencipueseje seksuale të shoqërisë apo e një çlirueseje të ndrydhjes shekullore seksuale të shqiptarëve. Edhe sikur dikush ta kishte filmuar nudo fshehurazi, qoftë edhe hapur apo vetë i dashuri dhe kjo të kishte dalë padashur apo me dashakeqësi, apo për komercialitet, nuk do të ishte ndonjë punë e madhe për tu shqetësuar sipas meje. Bukuria epshndjellëse e Inisit do ta mundte edhe dashakeqësinë e shoqëria shqiptare do të kishte pak më shumë afërsi me lakuriqësinë e cila është gjendja jonë më e natyrshme. Është e rëndë shitja e materialeve nga njerëzit e institucioneve, nëse është kështu siç dyshoj, por tashmë kemi kaq kohë që merremi me ta dhe kemi shkruar aq shumë për privatizimin e institucioneve dhe përdorimin e tyre si ndërmarrje fitimprurëse nga drejtuesit e tyre. Madje edhe fakti i thithjes së kokainës do të më ishte dukur diçka që nuk do të meritonte të uleshe për të shkruar për këtë rast pasi shumë kokainomanë i kemi në krye të punëve publike kurse Inisi, të paktën, nuk merr vendime për të gjithë ne teksa merr kokainë.
Ajo që më uli të shkruaj është fakti se më rezulton, nga kujtesat e lajmeve të mëparëshme të shtypit, se nuk është rasti i parë që bukuroshja rezulton e lidhur/dashuruar me trafikantë droge. Nëse nuk gabohem një ish i dashur i saj trafikant droge ka përfundur i vrarë madje. Këtu më vjen të ndalem sepse skandali Gjoni për mua është tronditës mbi të gjitha sepse ka të bëjë me sistemin e vlerave që është përhapur e po përhapet në këtë shoqëri edhe lidhur me atë që është konsideruar e konsiderohet si vlera e vlerave: dashuria (“Zoti është dashuri” thotë Shën Pali); me moralin e lidhjes midis të rinjve; me atë nëse ka apo nuk ka më në Shqipëri vlera shpirtërore e sentimental në lidhjet dashorore apo gjithshka është katandisur e po katandiset thjeshtë në një pazar trupash në të cilët nuk lëvizin gjak e ndjenja, por para.
U nxita të shkruaj lidhur me këtë temë edhe duke parë se ndonjë artikullshkrues thotë se Inis Gjoni është një shembull për vajzat e reja, sepse, po të ishte kjo punë thjeshtë çështe e një personi, nuk do t’ia vlente të merreshim gjatë me të. Dhe, në fakt, duke ndjekur çështjen e saj nuk mund të mos më parakalonin nëpërmend jo pak, por shumë vajza të reja me bukurinë e Inisit hipur ose duke ngarë nëpër rrugët e Tiranës makina luksoze nga ato që në vendet ku janë prodhuar mund t’i blejnë vetëm milionerët e që tek ne mund të mbrrijnë vetëm nëpërmjet rrugëve të krimit.
Disa pyetje dalin menjëherë në pah në këtë rastin e këtyre vajzave: Pyetja e parë është: vërtet dashuria i çon gjithnjë tek trafikantë vajzat si Inisi apo i çon paraja drejt tyre? Pyetja e dytë që shtrohet është: ç’raport moral dhe ligjor kanë këto vajza me këta njerëz të krimit. Thënë ndryshe ç’personalitet moral e shoqëror kanë? Janë bashkëpunëtore, janë përfituese apo thjeshtë viktima? Nga ana tjetër, duke patur parasysh se burrat shpesh nuk janë gjë tjetër veçse ajo çka duan gratë që ata të jenë, nuk mund të mos e shikosh këtë fenomen, në aspektin se krijimi i lidhjeve të tilla është një raport i ndërsjelltë që ushqehet nga modele që kërkojnë njëri tjetrin. Pra se edhe meshkujt shpesh modelohen për t’iu përshtatur femrave me kërkesa të tilla. E nëse ky është një fenomen i përhapur, paçka se jo gjithnjë në të njëjtën shkallë bukurie dhe paturpësie, këtu kemi të bëjmë me një dramë të vërtetë shoqërore. Ç’kuptim ka ta filmosh me celular të dashurën tënde dhe ta mbash atë filmim në celular. Më shumë sesa çdo gjë kjo të çon tek hamendja se kemi të bëjmë me një mashkull që kërkon tua tregojë atë video meshkujve të tjerë për tu mburrur me trofenë e tij dhe, pa dyshim, kjo nënkupton një marrëdhënie që s’ka asgjë të përbashkët me dashurinë. Këtu qëndron perversiteti i marrdhënies jo në lakuriqësinë as në mënyrën se si bën seks Inisi, e cila, meqë ra fjala, pikërisht se ka një marrdhënie të tillë, hipokrite e të pandjerë, dyshoj shumë se nuk di ende se ç’është seksi i vërtetë.
Para disa kohësh në Gjermani u hap një debat i shkaktuar nga një gazetar i cili e pyeti një politikane gjermane që kandidonte nëse në jetën e saj kishte simuluar ndonjëherë orgazmën. Ajo u përgjegj se i kishte ndodhur ta bënte një herë një gjë të tillë shumë vjet më parë kur kishte qenë e re. Debati u shtri në atë nëse duheshin bërë apo jo pyetje të tilla në publik nga gazetarët. Por ajo çka e shqetësoi më shumë një kritik të njohur gjerman nuk ishte kjo, por se si kjo grua kishte arritur të gënjente, pra të krijonte një marrdhënie të shtirur në një gjë kaq të rëndësishme dhe kaq intime si dashuria.
Më duket se debati mbi skandalin Gjoni më shumë se në çdo gjë tjetër duhet të ishte përqendruar pikërisht në atë se ai zbulon krizën e thellë që karakterizon marrdhëniet midis njerëve në shoqërinë shqiptare, sinqeritetin e këtyre mardhënieve, ndershmërinë dhe luajalitetin e tyre, aftësinë për të parë sëbashku në drejtim idealesh fisnike e të larta. E ky debat do të na çonte më një anë tek problemi i hipertrofizimit me pasoja të rënda i një vlere të vetme, parasë dhe, më anë tjetër, tek nevoja e kultivimit të atyre vlerave që e kanë bërë njeriun të jetë krenar se është njeri e të çmoj e të zgjedhë në jetë të jetëve vlerat që mishërohen tek poeti, prifti, artisti, shkencëtari dhe jo tek krimineli, hajduti, mashtruesi, që frymëzojnë dashurinë e njeriut për njeriun dhe jo (sh)përdorimi i njeriut nga njeriu. (Korrieri, 12 maj 2006)


4 comments:

Anonymous said...

Pershendetje Blerta!

Blerta, tri gjera:
E para: Nuk besoj se z. Lubonja ka dashur te fuse te gjitha vajzat shqiptare ne nje thes te vetem. Por ka disa ndodhi qe pertej asaj qe jane ne vetvete ( nje balerine ne nje cast intim me te dashurin e vet ) jane tregues dhe te disa fenomeneve shoqerore ( shume vajza e marrin si shembull kete balerine ), sidomos sot kur jetojme ne nje shoqeri te mediatizuar. Me nji fjale pak rendesi ka se me ke shkon e ca ben znj.Gjoni, problemi eshte se ajo perfaqeson nje pjese te shoqerise shqiptare. Ti nuk ben pjese ne kete shoqeri, zgjedhja eshte e jotja.
Sot lexova se disa nxenes te nje shkolle ne Tirane kishin bere nje film te vogel me celular ku dy prej tyre benin dashuri orale ne mes te klases dhe te tjere i shikonin. Dhe kjo, ne nje kohe qe video e znj. Gjoni qarkullon lirisht neper klasa, eshte shume domethenese dhe tregon per ndikimin e rinise shqiptare nga te tilla ndodhi ( filmi i znj. Gjoni ).

Pertej ngjarjeve te tilla, problemi eshte se cfare vlerash po merr rinia shqiptare?


E dyta: Besoj se nuk ka rregulla strikte se cfare nje person mund ose duhet te beje me blogun e tij/saj. Ti thuash dikujt se cfare duhet te beje ne blogun e vet eshte njesoj sikur te shkosh te shtepia e tij dhe ti thuash se cfare duhet te beje ne shtepi te vet.
Ne qofte se ty zonjushe nuk te pelqen ky blog atehere shume mire vazhdo e lexo gazetat. Por mos harro se nuk je e vetmja qe lexon kete blog, ka dhe njerez te tjere qe nuk mund te blejne gazetat dhe e vetmja mundesi eshte te lexojne blog-et ne internet. Sidomos kur eshte blog-u i vetem i majte modern ne Shqiperi.

Me respekt, Mondi!

Anonymous said...

Po lexoj me vemendje, qe nga artikulli i pare e deri te i fundit.
me pelqen fakti qe flitet per ceshtje teper prekese per shoqerine shqiptare, por para se te bajme gjithe keto komente kaq te prera, sikur te ishim me te kulluarit e kesaj shoqerie, pse mos te merakosemi per vajza e djem te rinj, qe faktin e filmimit me celular te akteve te ndryshme, s'besoj se e amplifikoi videoja private e Inisit, por ka kohe qe shume pornografi mund te shihet shume kollaj ne çdo tip platforme digjitale, ose edhe po te futesh neper videotekat e kryeqytetit gjen me kile nga te gjitha kategorite, dhe ironia eshte se mund ti marri dhe nje femije i fillores, jam deshmitar okular per nje fakt te tille. Jam i irrituar me fatin e nxjerrjs ne publik te kesaj videoje nga ana e atyre qe ngjasme duhet te shfaqin paanshmeri, drejtesi dhe mostundim, gje qe e cia svlen per prokuroret tane. gjithsecili ka te drejten e privatllekut. smund te gjykojme nje individ se cka ben ne privat, prandaj dhe quhet private. Para ca kohesh kur po rrija me nje profesor te huaj, ra muhabeti i homoseksualeve une menjehere, per te shprehur heteroseksualizmin tim i them qe i urrej dhe smund ti shikoj edh se duhet te pranoj qe sme kane bere gje, vec reklamit te keq qe i ka bere media, profesori mu kthye,
- djale, te ka ngacmuar ndonj prej tyre.
- jo.
- edhe un po te dija se cben ne ate privatllekun tend, do me shpifeshe dhe.
kaq kisha per te thene bashkelexues. se cben njeri dhe tjetri me jeten e vet, eshte vetem pune e atij personalisht dhe jo e jona. keta te rinjte tane, para se te bejne imitime si majmunat, me pare te merren me gjera me te nevojshme per kohen, pa harru normalitetin e seksit dhe te miresjelljes.
shkodrani

Anonymous said...

Po lexoj me vemendje, qe nga artikulli i pare e deri te i fundit.
me pelqen fakti qe flitet per ceshtje teper prekese per shoqerine shqiptare, por para se te bajme gjithe keto komente kaq te prera, sikur te ishim me te kulluarit e kesaj shoqerie, pse mos te merakosemi per vajza e djem te rinj, qe faktin e filmimit me celular te akteve te ndryshme, s'besoj se e amplifikoi videoja private e Inisit, por ka kohe qe shume pornografi mund te shihet shume kollaj ne çdo tip platforme digjitale, ose edhe po te futesh neper videotekat e kryeqytetit gjen me kile nga te gjitha kategorite, dhe ironia eshte se mund ti marri dhe nje femije i fillores, jam deshmitar okular per nje fakt te tille. Jam i irrituar me fatin e nxjerrjes ne publik te kesaj videoje nga ana e atyre qe ngjasme duhet te shfaqin paanshmeri, drejtesi dhe mostundim, gje qe e cila s'vlen per prokuroret tane. gjithsecili ka te drejten e privatllekut. s'mund te gjykojme nje individ se c'ka ben ne privat, prandaj dhe quhet private. Para ca kohesh kur po rrija me nje profesor te huaj, ra muhabeti i homoseksualeve une menjehere, per te shprehur heteroseksualizmin tim i them qe i urrej dhe s'mund ti shikoj edhe se duhet te pranoj qe s'me kane bere gje, vec reklamit te keq qe i ka bere media, profesori mu kthye,
- djale, te ka ngacmuar ndonj prej tyre.
- jo.
- edhe un po te dija se cben ne ate privatllekun tend, do me shpifeshe.
kaq kisha per te thene bashkelexues. se cben njeri dhe tjetri me jeten e vet, eshte vetem pune e atij personalisht dhe jo e jona. keta te rinjte tane, para se te bejne imitime si majmunat, me pare te merren me gjera me te nevojshme per kohen, pa harru normalitetin e seksit dhe te miresjelljes.

Anonymous said...

Pershendetje nga x
Po e lexoja me vemendje gjithcka qe eshte shkruar ketu dhe vertet habitem sesi i trajtoni gjerat. Nje histori kaq personale si Inis Gjonit te behet kaq masive dhe te trajtohet si shembull i keq per rinine shqiptare. Une nuk kuptoj nje gje pse beni si te shokuar, gjithcka qe ndodh ne filmimin e Inis Gjonit eshte nje sjellje kaq normale dhe intime qe te gjithe e praktikojne thjesht Inisi pati fatin e keq qe iu cenua privatesia. Ok me duhet te pranoj vetem qe pjata me droge mund te me ngacmoje pak, por nuk ulem qe te shkruaj per ta gjykuar, ka plot te rinj shqiptare qe e konsumojne. Jam habitur shume dhe me ka ardhur shume keq kur degjoj komentet prapanike, partriarkale te te shume te rinjve sikur te jetonim ne shekullin xixe akoma. Zgjeroni horizontin te rinj behuni me te hapur ndaj cdo gjeje dhe priteni me ftohesi dhe me interes cdo gje duke filluar qe tek respekti per joheteroseksualet, per piresit e drogave dhe per shume gjera te tjera. E dashur Inis as mos e vrit mendjen cshkruajne te rinjte e frustruar prapanike te shoqerise shqiptare.