Wednesday, July 5, 2006

Mos me pyet per milionin e pare

Nje nga opinionet qe me ka zhgenjyer me shume ne debatin mbi elitat eshte ai i kolegut Artan Fuga ne faqet e rubrikes Ide & Debate te “Standard”. U befasova kur opinionin e tij mbi eliten tone ekonomike e gjeta t’i beje rezonance nje ideje qe sa me shume e degjoj aq me shume e percmoj, pasi ne nje fare menyre eshte bere “ideollogjia sunduese” ne vend duke qene, ne fakt, nje surrogat ideollogjik nga me banalet. E kam fjalen per idene sipas se ciles ne nuk kemi pse merzitemi se gjendja jone eshte kjo qe eshte persa i perket ekonomise kriminale, sepse keshtu ka filluar gjithandej me grabitje e me vrasje, se keshtu eshte bere edhe Amerika etj.. Sigurisht Fuga e thote ne nje menyre shume me elegante, por thelbi ky eshte: “Elitat ekonomike shqiptare jane ato qe jane dhe nuk mund te ishte ndryshe”. Po pse nuk mund te ishte ndryshe? Fuga nuk e thote nese per shkaqe specifike shqiptare apo per nje ligj universal, por duket sikur anon nga e dyta, kur, pasi therret ne ndihme edhe Nicen, shton: “Perparon me shpejt drejt pasurise, ai qe eshte me i shkathet, qe di si te mos jete i drejte me te tjeret, me agresivi, me aventurieri, me i guximshmi, ai qe merr edhe guximin e jetes ne sy, ndoshta edhe me ciniku.” Kurse ata qe nuk kane keto karakteristika, sipas Fuges, edhe ne qofshin te ditur e te mencur e te drejte e intelektuale nuk mund te ngrihen kurrsesi me lart se ne rolin e sherbetoreve te ketyre: “mendja e tij (e intelektualit F.L) ka vlere jo se eshte flori ne vetvete, por sepse ndihmon kapitalin qe te beje flori.”

Kuptohet nuk e prisja nga Fuga nje gjykim te tille, per shume arsye. Me se pari per respektin qe kam per dijet e tij. Me se dyti, sepse kjo ide vec tjerash mbeshtet nje kuptim jashtezakonisht te tjetersuar te jetes se njeriut qe ekziston vertet ne boten kapitaliste, por ajo bote ka investuar shume per ta korrektuar (e ai si filozof kam pershtypjen se e di mire se c’eshte tjetersimi). E kam fjalen per ate kuptim jete sipas te cilit ai qe e quajme kapitalisti shnderrohet thjeshte ne nje makine qe prodhon para, ai qe quhet intelektuali reduktohet ne trurin e kesaj makine, kurse pjesa tjeter e shoqerise jane qenie qe hyjne ne ingranazhet e ne rrotat e kesaj makine, sic hynte Carli Caplin ne filmin “Kohet Moderne”. Kurse, ne fakt, njerezit para se te jene kapitaliste, punetore, te papune, intelektuale jane qytetare me te drejta themelore te barabarta e me marredhenie te rregulluara me ligje e me te drejtesi e me bote shpirterore e me besime fetare etj., etj. e parane e vene shume me teper ne sherbim te jetes sesa jeten ne sherbim te parase. Se treti, cka eshte edhe me kryesorja, nuk mund ta pranoj idene e Fuges per shkak te rezonances qe i ben formes me surrogate qe ka marre kjo ideologjia e “mos pyet per milionin e pare” ne Shqiperi. Sepse ajo cka ka ndodhur tek ne eshte bash nje ekstrapolim i idese se te dish si te mos jesh i drejte, te jesh agresiv ndaj te tjereve, cinik e aventurier do te thote te jesh i suksesshem e i nderuar e po synohet te behen te gjithe te tille. Merret me mend se ku do te shkonte bota sikur askush te mos edukohej qe te ishte i drejte, paqesor, i ditur, por te kunderten e ketyre, e te kerkonte qe te mos e pyesnin per milionin e pare. Jemi ne, me duket, qe po bejme kete eksperiment ashtu sic eksperimentuam dje shtetin e vetem socialist e ateis ne bote, duke e revolucionarizur idene “mos me pyet per milionin e pare” e duke kerkuar qe te mos pyetemi, as per te dytin, as per te pestin e as per te pesembedhjetin e as fare.

Megjithate nuk po dua te hyj ne diskutime te gjata mbi kete teme qe e kam trajtuar edhe here tjeter, as te permend perseri Biblen e te them se te pakten qe ne kohet kur eshte shkruar ajo, problemi i raportit te fese, besimit, vlerave, morale e intelektuale me parane dhe pasaniket nuk ka qene i reduktuar aq banalisht, as te permend mesimet e Krishtit e Muhametit, apo te sjell ne kujtese shen Franceskun qe e la pasurine per t’u sherbyer disa vlerave te tjera. E as te rikujtoj se mbledhja e taksave per te ngritur vepra publike e ka nismen e vet tek pasaniket holandeze qe u vetetaksuan, sepse nuk ishin “injorante ne kuptimin e mire te fjales”, sic thote Fuga se duhet te jene pasaniket e sotem. As te permend kohet moderne kur pasanike te tille si Soros apo Bill Gate, mu pse e kane kuptuar se nuk mjafton paraja, sa me shume jane pjekur, aq me shume ia kane dedikuar jeten e parane e tyre jo prodhimit te floririt, por konsumimit te tij per krijim vlerash te tjera.

Ne kete shkrim dua te sjell thjesht nje informacion te thate, shume me konkret. Informacioni ka te beje pikerisht me ate lloj ekonomie qe eshte ngritur te ne nga “me te shkathetit”, nga ata “qe dine si te mos jene te drejte me te tjeret”, nga “me agresivet”, “me aventurieret”, “me te guximshmit”, qe kane marre edhe “guximin e jetes ne sy” e qe nuk do shume mund t’ua gjesh shembelltyren te trafikantet e shumte qe kane guxuar deri te hedhin njerezit ne det, tek grabitesit e prones publike qe kane ditur me mire se kushdo te jene te padrejte me te tjeret, te shkaterruesit e pyjeve e te bregdetit e me radhe e me radhe tek sivellezerit e tyre aventuriere. Informacioni qe dua te sjell shtjellon nje (vetem nje) prej te keqijave qe na ka shkaktuar ne kjo elite ekonomike dhe ekonomia informale qe ajo ka ngritur. Ishte dicka qe nuk e dija dhe besoj se si une ka edhe shume te tjere qe nuk e dine. Ate ma dha nje ekonomist serioz nga ata profesioniste/intelektuale qe e kam te veshtire ta fus ne kategorizimin qe ben Fuga, sepse ai nuk punon per te pasuruar kapitalistet, por per te mbrojtur interesat e konsumatoreve, dmth te atyre qe punojne sa per te pasur nje rroge dhe per te ushqyer e shkolluar me ta femijet. Pra, nuk po shkruaj ketu me poshte si nje moralist i tepruar, sic do te me akuzonte ndonje, por me gjuhen e thate te nje ekonomisti qe numeron parate qe hyjne dhe dalin ne vend.

E pra, ne gjuhen e ekonomistit ne fjale ajo lloj ekonomie, qe ne gazetaret e quajme rendom, “e zeze” apo “informale”, perkufizohet mes tjerash duke perdorur edhe nje koeficient qe quhet “koeficienti i rrezikut te investimit”. Cfare eshte koeficienti i rrezikut te investimit te nje vendi? Ky eshte ai qe percakton se sa duhet ta kete fitimin nje investitor qe te ndermarre iniciativen te investoje ne ate vend. Sipas ekonomistit, nese kerkon te investosh ne bonot e thesarit amerikan, rreziku i investimit ne kete rast eshte zero ose, me sakte, praktikisht zero sepse nuk mendohet te ndodhe qe shteti amerikan te mund te falimentoje. E ne kete rast fitimin qe do te kesh nga ky investim do ta kesh te vogel. Kurse, sa me i madh rreziku, aq me i larte duhet te jete fitimi qe dikush te marre guximin te hyje ne nje vend te investoje. Sipas tij, ne vitin 2005 Bullgaria e kishte koeficientit e rrezikut te investimit 3. Kurse Shqiperia a e dini se sa e ka? E ka 10. Pra, sipas tij, duke qene se ne kemi nje ekonomi qe ngrihet mbi parate e pasigurta te droges dhe prostitucionit dhe te emigranteve e duke qene se bankat tona japin kredi duke pranuar si prona apartamente qe nuk jane as te hipotekuara etj. etj. atehere nje nga te keqijat e kesaj ekonomie eshte rritja e koeficientit te rrezikut te investimit. Cfare do te thote kjo, me tej? Edhe nje here: kjo do te thote qe nje investitor i huaj qe vjen ne Shqiperi, duke patur parasysh koeficientin e rrezikut te investimit do te kerkoje te fitoje mese tre here me shume sesa ne Bullgari qe te vije. Perndryshe ai nuk ka pse vjen. (Nuk po flas ketu per nje te keqe tjeter te madhe te koeficientit te rrezikut qe eshte ajo e moshyrjes fare te investitoreve ne keto zona te pasigurta e as se duhet te llogaritet edhe se Shqiperia eshte nje vend i vogel, cka sipas ekonomistit, e ngre edhe me shume kerkesen e fitimit). Dhe cfare do te thote kjo rritje e kerkeses se fitimit? Kjo do te thote qe konsumatori shqiptar duhet te paguaje per kete investitor tre here me shume sesa ne Bullgari. (Eshte e veshtire nese aplikojme teorine e epersise se me agresivit, me te padrejtit me injorantit, me cinikut te kuptojme kete epersi te bullgareve ndaj nesh, sepse duhet te hamendesojme se elita ekonomike bullgare eshte tre here me agresive, me injorante, me e padrejte se e jona. Sipas meje eshte me e kuptueshme, nese aplikojme teorine se komunizmi bullgar ishte tre here me pak deformues sesa ai i joni).

Kur e pyeta ekonomistin: po gjermanet qe kane marre psh. me koncesion aeroportin e Rinasit, me kete koeficient kane hyre? Pa dyshim qe ‘po’, me tha. Kur e pyeta per tarifat e larta te AMC dhe Vodafon, me tha se ne ato tarifa ka rolin e vet edhe ky koeficient. E di se ndonje ekonomist mund te sjelle si kunderargument krahun e lire te punes. Por po te bashkojme krahun e lire te punes me ate qe thashe me siper lidhur me fitimin jashtezakonisht te larte te kapitalistit ne Shqiperi per shkak te koeficientit 10, dalim tek ai polarizim i skajshem qe ka Shqiperia dhe problemet afatshkurtra e afatgjata qe ai bart me vete. Por kjo eshte nje teme tjeter qe besoj se mund ta trajtojne me mire ekonomistet. Une shpresoj qe ky informacion te kete qene sadopak i dobishem per te kthjelluar tere ata qe reklamojne teorine “mos me pyet per milionin e pare”. (Korrieri, 04 Korrik 2006)

4 comments:

Anonymous said...

Faleminderit per kete shkrim te mencur! Amerika eshte shnderruar per shqiptaret ne nje alibi konstante per te justifikuar cdo lloj poshtersie qe ata bejne.

Anonymous said...

Arsyetimi juaj mbetet naiv Z. Lubonja, ju mundoheni te kundershtoni te verteta te ngulura thelle ne natyren njerezore me argumenta joshkencore.

Mendoj se Dr. Fuga evidenton ate qe eshte bota reale, duam apo nuk duam ne...kurse ju po flisni per Shen Franceskon?

Anonymous said...

Normalisht do te kisha lajmeruar autorin me nje e-mail por duke qene se s'gjeta dot nje adrese te postes elektronike po ve nje lajmerim te shkurter.

Mbi 29 mendime mbi kete shkrim mund te shikohen ne kete adrese:
http://www.peshkupauje.com/?p=1575

Shpresoj qe te mos jete kundra rregullave te faqes postimi i nje lidhjeje per nje faqe tjeter.

Gjithe te mirat,

Ll.T.

Anonymous said...

Atyre qe kane marre pjese dhe/apo po e ndjekin kete debat do t'u keshilloja te lexonin librin "Todo Modo" te L. Sciascia-s, shkrimtarit te madh siciljan.

Sciascia e shkruajti kete liber, qe denonconte klasen italiane ne pushtet, shume vite para se te ndodhte skandali i "duarve te pastra". Nga dita e botimit te pare dhe gjate shume viteve ne vazhdim idete e librit mund te mendohen si te rena ne vesh te shurdher (ne mos tjeter, te pakten per faktin se sistemi i pushtetit vazhdoi te funksiononte ne po ate menyre). Por dikur, ne fillim te viteve '90, ai sistem ra duke zene perfund pjesen me e madhe te protagonisteve dhe duke i hapur rrugen zhvilimeve te reja ne shume fusha.

Prandaj une mendoj se z. Lubonja nuk gabon aspak, perkundrazi, kur sulmon (kuptohet, me armet e opinionistit) ngrehinat ideore qe synojne te justifikojne sjelljen skandaloze te "elites" shqiptare ne pushtet.

B.GJ.