Emërimet kohët e fundit në dy poste tejet të rëndësishme si ai i Minstrit të Drejtësisë dhe ai i Prokurorit të Përgjithshëm të dy individëve me moshë të re nuk mund të mos ngrenë, ndër pikëpyetjet e shumta, edhe një pikëyetje që sillet në ajër në shoqërinë shqiptare pa u ulur asnjëherë në tryezat e analizës ashtu siç meriton. Të rinj apo të vjetër i duhen Shqipërisë në krye të vendit? Dilemë kjo universale, që mbetet e hapur gjithandej.
Nëse do të flasim përgjithësisht lidhur me dallimin midis të rinjve dhe të vjetërve nuk mund të mos veçojmë disa nga karakteristikat kryesore pozitive të të rinjve dhe të të vjetërve. Ndër to për të rinjtë do të theksonim energjinë dhe entuziazmin më të madh, aftësinë për të kapur të renë po ashtu, por edhe idealizmin e guximin më të madh për të ndryshuar gjërat e për të sakrifikuar për të tjerët sëbashku me kritikën më të fortë ndaj një realiteti dhe ndjerjen e nevojës për ta ndryshuar atë. Nëse do të flasim për anët pozitive të të moshuarve do të veçonim përvojën dhe urtësinë më të madhe, përgjegjshmërinë më të madhe, maturinë dhe tolerancën më të madhe. Po t'u kthehemi anëve negative, kur flasim për të rinjtë, do të veçonim si rreziqe më të mëdha egoizmin e patemperuar nga përvoja, papërgjegjshmërinë dhe fanatizmin, aventurizmit ashtu sikurse edhe rrezikun e manipulimin më lehtë apo edhe mungesën sa duhet të profesionalizmit. Kurse tek më të moshuarit do të mund të flitej negativisht duke përmendur mefshtësinë më të madhe, prirjen për të tuajtur statukonë, kompromisin shumë më të madhe me të keqen, konformizmin, rezistencë ndaj të resë.
Që t'i japësh një përgjigje sadokudo të saktë kësaj dileme them se ajo duhet shtruar në kontekstin historik e kulturor për të cilin bëhet fjalë. Sepse i thua gjithë ato që përmenda më sipër dhe përsëri të duket sikur nuk ke thënë asgjë lidhur me kontekstin në fjalë. Tek e fundit, përtej një përgjigjeje të përgjithshme se idealja është kombinimi i energjisë së rinisë me përvojën dhe maturinë e të vjetërve, pyetja shtrohet nëse ishte më mirë që u zgjodhën dy të rinj apo më keq, pavarësisht nga karakteristikat e tyre individuale që mund t'i bëjnë më të mirë ose më të këqinj se individë të tjerë të moshave të tyre apo të moshave të tjera. Për të tentuar t'i japësh një përgjigje sadokudo kësaj dileme them se duhet t'i referohemi përvojës sonë. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri me të rinjtë dhe me të vjetrit në pushtet? Nëse do t'i referohemi historisë sonë të pas luftës së Dytë nuk mund të mos vemë re se pushtetin në Shqipëri e morën të rinjtë, Komunistë ishin shumica të tillë. Edhe Hoxha nuk ishte më shumë se 36 vjeç. Regjimi që ndërtuan ata me egërsinë, fanatizmin dhe aventurizmin e tij, por edhe me papërgjegjshmërinë e tij ndaj fateve të vendit e të të tjerëve, nuk mund të mos të të bëjë të mendosh se këto vinin edhe nga fakti se ata ishin të rinj, nuk kishin as pjekurinë as përgjegjshmërinë e të moshuarve dhe në këtë aspekt mund të thuhet se ata shfaqën karakteristikat më të këqia të të riut të përmendura në krye të këtij shkrimi. Ajo çka mund të vihet re gjithashtu tek ajo përvojë është se, në vazhdim, këta të rinj u bën të vjetër, por ndërkaq pushteti nuk i poqi, por i shkatërroi edhe më keq. Ata u zhytën nga krimi në krim, vranë shoqi shoqin, shkatërruan dhe nështruan brezat e bijve e sëbashku me to edhe vendin derisa u plakën. Përvoja e tyre tregon se të rinjtë kur janë të paformuar dhe u jepen role të rëndësishme pushteti në dorë ata mund të thellojnë të keqen me aventurizmin dhe papërgjegjmërinë e tyre. Përvoja e tyre të bën të mendosh se një individ kur të marrë përgjegjësi për jetët e të tjerëve, siç është rasti i politikanve, por jo vetëm, duhet të ketë një nivel të lartë diturie, pjekurie dhe përgjegjshmërie, përndryshe bëhet i rrezikshëm. Po të vesh re historitë e thuajse të gjitha diktaturave të shekullit të XX do të vesh re se protagonistët e tyre në fillesë kanë qenë të gjithë të rinj. Por nuk mund të mos vemë re gjithashtu se në thelbin e precesit që ndodhi në Shqipëri gjatë komunizmit kemi ripërsëritjen e një modeli shoqëror autoritarist, paternalist sadomasokist ku raporti at bir është fortësisht edipian. Biri është i detyruar t'i nënshtrohet autoritetit të atit, por, kur e merr pushtetin, sillet si i ati duke shkarkuar mbi të tjerët (ose edhe mbi vetë atin e rrëzuar nga pushteti) frustrimet e një raporti poshtërues që ka pësuar gjatë nënshtrimit të tij. Por le të hidhemi në përvojën e tranzicionot shqiptar. Sot brezi i të rinjve të shtypur nga etërit komunistë janë të vjetrit kurse kemi një brez të rinjsh që synon t'u zerë vendin ose që thirret nga të vjetrit në detyra kaq të rëndësishme. Ajo çka është vënë re në tërësi ka qenë vazhdimi i modelit autoritarist i raportit të vjetër - të rinj që kemi parë gjatë komunizmit. Në partinë demokratike mbizotëron modeli i nënshtrimit të brezit të ri ndaj brezi i vjetër, ku spikat veçanërisht figura e Sali Berishës që ka mbetur figura e patriarkut të paprekshëm e të pakundërshtueshëm për 16 vjet. Në PS, ku autoriteti i atit ka qenë më i dobët (kam parasysh Ramis Alinë dhe pastaj Fatos Nanon) kemi fenomenin e të rinjve që kërkojnë të marrin pushtetin e atit pa vdekur ai, por që, kur e marrin pushtetin, sillen si ai, në mos më keq. Shembujt më tipikë janë Ilir Meta dhe Edi Rama të cilët ndonëse të rinj, në pushtet kanë shfaqur tipare të thekusuara autoritariste. Pra, përsa i përket atij që mund të quhet proces demokratizimi i politikës sonë, jemi ende në atë strukturë autoritare sadomasokiste paternaliste ku të rinjtë i nënshtrohen më të vjetërve që janë më të pushtetshm ose që, kur marrin pushtetin, sillen si të vjetrit. Megjithatë kur flitet për dallim midis të rinjve dhe të vjetërve nuk mund të mos shtrohet edhe çështja se çfarë përfaqësojnë ata si pasojë e edukimit në kohë të ndryshme dhe e jetës në kohë të ndryshme. Nëse do të marrim në analizë brezin e moshave në harkun që do të përfshinte moshat që nga ajo e Topit dhe Nanos deri tek ajo e Berishës do të thoja se karakteristikë e tyre e përbashkët është vula e fortë që ka lënë e kaluara në komunizëm në formimin e tyre. Ishte një kohë që këtyre u mësoi jetën e dyfishtë, marrëdhëniet e pasinqerta, demagogjinë, mungesën e idealit dhe të koherencës. Futja në politikë e këtij brezi ka pasur një aspekt të dyfishtë. Ajo edhe shprehte nevojën për t'u çliruar nga prangat që u kishte vënë diktatura por qe edhe e mbarsur me të gjitha difektet që u kishte formuar ajo. Ndërkaq brezi i ri që u rrit në tranzicion ka më shumë vulën e këtij tranzicioni sesa të së kaluarës komuniste. "Vlerat' që u ka përçuar atyre ky tranzicion janë ato të individualizmit ekstrem, kulti i pasurimit të shpejtë, mungesa e çdo ideali tjetër përveç atij të krijimit të mirëqënies personale, përdorimi i çdo mjeti për arritjen e këtyre "vlerave". Edhe futja e tyre në politikë ka qenë si një nga mënyrat për arritjen e këtyre "vlerave". Do të thoja se në shërbim të këtyre arritjeve kanë vënë edhe disa aftësi më të mëdha që u ka dhënë disave prej tyre mundësita për tu shkolluar apo për t’u specializuar jashtë shtetit ndonëse në këtë aspekt, në tërësi, mbetet e dyshimtë nëse kemi të bëjmë me një brez më të arsimuar apo më pak të arsimuar sesa ai i të vjetërve. Në tërësinë e vet mund të thuhet se Shqippëria gjatë kësaj periudhe është udhëhequr nga të rinj dhe të vjetër që kanë shfaqur anët më negative të të rinjve dhe të të vjetërve të përmendura në krye të këtij shkrimi. Duke patur parasysh gjithë çka thashë më sipër, pa pretenduar assesi të ezauroj një çështje kaq të gjerë dhe komplekse, lidhur me emërimit të dy të rinjve në poste kaq të rëndësishme si ai i Ministrit të Drejtësis dhe i Kryeprokurorit të Përgjithshëm do të thoja se këta dy individë kanë shumë rrezik të përfaqësojnë dy të këqija karakteristike të kontekstit historik shqiptar: atë të nështrimit ndaj autoritetit më të lartë që i ka emëruar si dhe, sëbashku me këtë, atë të vendosjes së interesit personal mbi detyrën ndaj publikut dhe mbi ligjin.
E përsëris, ky është një reflektimi i pambështetur asfare në njohjen e dy individëve në fjalë. Por është i mbështetur fortësisht në faktin se në shoqërinë shqiptare ende nuk po duket një brez i ri që të konfliktuojë me etërit jo për t’u bëri si ata, por pikërisht për të ndryshuar modelin e tyre. (Korrieri, 25 Nentor 2007)
Tuesday, November 27, 2007
Të rinj apo të vjetër
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Ajo që po ndodh në Shqipëri këto ditë i ka ndarë njerëzit në dy kampe të mëdha. Në njërin kamp bëjnë pjesë ata që mendojnë se kjo që po ndod...
5 comments:
Ne zvicer, i ashtequajtur kabineti i ministrave (7 cope) eshte i perbere nga 6 pensioniste dhe 1 mesogrua. Mosha mesatare i bie diku rreth te 60ve.
Mosha nuk i ka bere keta individe te vjeter dhe arsyeja perse jane aty ministra eshte pak a shume altruiste: jane te gjithe njerez te plotesuar, me nje CV per t'u admiruar, me nje eksperience te madhe dhe gjithmone ne nje hap me zhvillimet e teknologjise.
Une si i ri qe jam , realiteti ka qene, qe pas viteve shkolle e rezultate te larta, kur dola ne jete o do jesh sejmen i partive, ose ndryshe asnje gje ska vlere.
Une isha me dakort dhe me te vietrit, qe njeriu mer nje post kur e meriton, e kur ka nje eksperienc ne fushe, jo se mua me mohon post si te ri , JO, PO ME TREGON SE PUNA IME DO SHPERBLEHET.
Po une nuk jam dakort me kete, qe meret nje i ri, si top model per pamie. e jipet ideja qe ju dha mundesia prezit te ri.
Jo, kjo eshte genjeshter e me keq propogande.
Te ishe i ri ne shqiperi, keto 17 vjet, e te beje karier si itelektual gjithe rruget qene te mbyllura, e u detyruam te emigrojme.
Pra kjo e te rinjeve, qe miret nje e vihet per propogande, jo vetem eshte nje genjeshter, se te rinjt ne shqiperi nuk gjejne pike sistemi ku te integrohen e sigurojne jeten, po eshte nje dekurajim per te punuar, se shperblimi nuk vjen nga puna, po nga bindia e verber.
Ne shume shoqeri, te rinjt punojne 10 20 vite per te zoteruar komplet zanatin, e pas gjithe kesaj eksperience jetesore vjen nje fare shperblimi, e ka nevoj qe te kete shperblim per kete.
Po jo vetem nuk ka, po fyhen gjithe njerezit qe punojne se vihen ca njerez pa merita, ose si ministri i drejtesise qe ka ikur nga puna, e ca llogarie do ti kerkoj ai gjyqtareve te Skraparit etj, apo si kjo prokuroria qe ka zgjedhur jo prokurorine e ska ekserienc ne te, e qe ka qene vetem e favorizuar nga sistemi, pra vetem ka mare, pa dhene kontribut akoma, aq me teper ne fushen e prokurorise eshte zero.
Pra te rinjte dekurajoneh te punojne, e gjithe rruget i kane te mbyllura, e publiku ushqehet me peralla te rinjsh partish qe marin poste per reklam, e per ti bere grim berishes.
“Te gjithe jane ushtare!”, e, qe keta jane ushtare te Berishes s’do koment, sepse s’mund te jene ndryshe, kur keta te rinj katapultohen ne poste te larta.
A inkurajohen te rinjte, kur e vetmia menyre per karriere, madje shume heret dhe e shpejte, nuk eshte puna e kontributi, po bindja e verber e nje kryetari partie?
Vlerat qe i mungojne qeverisjes shqiptare jane vlerat baze si pergjegjshmeria, ndershmeria, perkushtimi, atdhedashuria, qendrueshmeria,burreria etj. Keto vlera nuk kane lidhje me moshen dhe ato merren ne familje dhe perpos kesaj trashegohen me breza e breza.
Por, sic kemi njohuri edhe ne vende te tjera ish-komuniste pasurimi i shpejte eshte me i vleresuar nga te rinjte sesa nga te vjetrit. Si thote Lubonja, tranzicioni e ka stimuluar kete vlere te te rinjte, nderkohe qe te vjetrit mund te kene mbetur akoma disi idealiste.
POR, cilet te vjeter e sa te vjeter mbeten idealiste ne Shqiperi? Kush perfitoi nga privatizimet ne Shqiperi? Kush e trashegoi pushtetin ekonomik te shtetit?? Pra kush grabiti sa mundi, sa shpejt qe mundi?
Ne praktiken boterore emerimi vjen pas nja 2-3 dekade pune, edhe si shperblim per punen, po edhe si nje llogjike e zoterimit te zanatit, venies se tij ne praktike, njohjes se realitetit, e ne kete faze ke mundesi ta ndryshosh ate, keshtuqe politikane te suksesshem e gjejne veten rreth te 40-ve .
D.Klosi
London
www.klosi.org
...desha thjesht ti pergjigjesha nje pjese te komentit te Drites per sa i perket emerimit pas 2-3 dekadave... A nuk te duket shume?? Eshte vertet shume. Para disa javesh isha ne nje prezantim te nje nderrmarje internacionale me 170.000 punonjes ne tere boten. Dhe nje nga pikat e prezantimit ishte pikerisht skica e viteve qe duheshin per te kaluar nga nje shkalle me e ulet ne nje me te larte te karieres. Shkalla me e "gjate" zgjaste e shumta 5 vjet me duket (ose 3). Ne 10-15 vjet nese nisesh e nga nivelli baze e mund te arrije te beheshe menaxher i klasit te lart, ose drejtor sektori... Per mos te futur ne loje talentin e nje te riu ku ne me te shumten e rasteve konsiderohet sasia monetare qe ky i ri ben qe ndermarrja te fitoj. Pra, 2-3 dekada sot jane nje jete e tere. Por ajo qe vlen te thuhet eshte se koha s'ka me te njejten rendesi qe ka pas me perpara, ka rendesi fitimi qe i sjell ndermarries... dhe normalisht edhe sa di ti luash "letrat" e tua ne lojen e karieres.
Per sa i perket polikes se te rinjt eshte cik e veshtire te besosh qe dikush qe vjen ne grupin e "ujqeve" mund ti mbushi mendjen ketyre te fundit qe s'eshte mire te veprohet ne kete menyre apo jo... sepse perfundon te zgjohet pre i "ujqve" :D. Si mund ti mbushesh mendjen nje kryeminstri qe mendon se ka te drejte mbi gjithcka thjesht sepse "te tjeret" jane "kelysha komunsitash"??? Me friken e komunizmit, ky person, i ka shtrire friken me shume se gjysmes se popullsise dhe me vjen keq qe per motivet e veta ka perdorur ata qe vertet e kane kaluar nje pjese te jetes duke u kalbur ne lageshtiren e burgjeve komuniste. Por s'eshte i vetmi. Keto tashte njihen si teknika internazionale. Bushi dhe Berlusconi kane fituar shume votues thjesht duke u futur drithmen njerezve te thjeshte duke nxier nje shamize flake te kuqe. S'kemi se si ta shpetojme popullin tone, shume te prapambetur, kur te njejtat genjeshtra i hane dhe popuj shume me te kulturuar(ose te pakten duhet te jene).
Dicka qe ska te bej me temen: sot zbulova nje ser blogesh shqiptare dhe ngela i kenaqur nga menyre e shkrimit te autorve. Shkrimet jane pa gabime (te medha), fjalite s'jane banale, mundohen te evitohen fjalet e huaja dhe ka nje arsyetim llogjik ne ate cka shkruhet. Pyetja ime lind natyrshem: pse gazetat, te cilat duhet te kene nje redaktor, kane kaq shume gabime dhe menyra e te shkruajturit eshte skandaloze?? Por ajo qe duhet te na turperoj me shume eshte: pse dreqin perdorin kaq shume fjale te huaja, sidomos kur egziston versioni ne shqip? I ben kjo gje shkrimet me "cool", "trendy"? Si s'kane pike identiteti mediat (sidomos tv) kur i lejojne prezantuesit te shprehen "keq"??
Faleminderit "think_out_of_the_box".Gjithesesi jam pjeserisht dakord me komentin tuaj.
Post a Comment