Monday, May 12, 2008

Historia, letërsia dhe libri "Të jetosh në ishull" i Blushit

I ngacmuar nga polemikat e shumta mbi librin e Ben Blushit "Të jetosh në ishull", që lindën pas akuzave të shoqatave të komunitetit musliman se ky ka cenuar harmoninë apo tolerancën fetare të shqiptarëve, u ula më në fund ta lexoj. E them këtë pasi nuk është e lehtë, në kohën tonë, të ulesh të lexosh një libër 400 faqesh. Pas leximit e gjej më të arsyeshme që komentet t’i bëj pa e ndarë librin nga debatet mbi të.
Duke lexuar librin del qartë se ky është një libër i gjinisë së romanit historik me personzhe historike dhe me personazhe të krijuar, me kohë dhe vend të përcaktuar. Më së pari, e shoh me vend të komentoj një ide që u përsërit shumë gjatë debateve kur bëhej fjalë për raportin e historisë me letërsinë e gjinisë së romanit historik. Përballë argumenteve, që paraqitën një pjesë debatuesish, se Blushi nuk njeh historinë, sillej argumenti se ky libër është një fiction nuk është histori. Edhe Blushi vetë deklaroi: "Unë vendos historinë në funksion të imagjinatës sime dhe kjo është një histori e rikrijuar dhe e stilizuar. Kadare është mjeshtri i kësaj."
Vërtet, nëse do të kërkojmë pararendës së tij në stil në letërsinë Shqipe do përmendja edhe unë librat e Kadaresë. Por pikërisht këtu qëndron problemi i librit të Blushit: tek mendimi se po bën një libër si ata të Kadaresë ndërkohë që nuk jeton në kohën kur Kadare ka shkruar ato libra. Le të shpjegohem:
Së pari, duhet thënë se nuk do të gjejmë kund që Kadare të ketë thënë se ai ka shkruar gabim historinë siç deklaroi Blushi në një emision. Përkundrazi ka pretenduar se ka treguar historinë e popullit të tij me idenë se një roman historik, edhe kur nuk flet për ngjarje dhe data nga ato që quhen dokumente historike, i përgjigjet një atmosfere të kohës për të cilën flitet. Një libër i tillë edhe mund të ketë nivele të tjera interpretimi që na sjellin në kohën e sotme, por mjeshtëria e një autori është që këta t’i ketë në harmoni dhe koherencë me nivelin e parë. Nëse kjo koherencë mungon atëhere ngjarja humbet besueshmërinë që është një nga elementë kryesorë të artit të të rrëfyerit. (çka sipas meje i mungon edhe romaneve historikë të Kadaresë, veçanërisht përballë një lexuesi që e njeh historinë). Pra një autor që bën një roman historik fiction nuk shkruan për një kohë të caktuar gjëra të kundërta me dijet e tij historike. Dijet historike duhet ta ndihmojnë atë të tregojë sa më bindshëm ngjarjen, të sjellë atmosferën e kohës, detajet, edhe kur kjo histori përdoret si metaforë. Madje vërtetësia e vendit dhe kohës në të cilën vendoset ngjarja është e rëndësishme edhe për autorë që nuk i përkasin fare letërsisë realiste. Për librat e Kafkës thuhet se në to gjen atmosferën e Pragës së kohës kur jetonte shkrimtari, kurse për Ulisin e Joice thuhet se sikur Dublini të shembej i gjithi ai do të mund të rindërtohej tullë pas tulle në sajë të Ulisit.
Së dyti, në mbrojtje të lajthitjeve historike u soll shpesh argumenti se këto “gabime” i bëjnë personazhet, jo autori. Vërtet në një roman ka shumë personazhe dhe autori jo domosdo identifikohet me ta. Por autori identifikohet me librin e tij që është tërësia e ndërveprimit të këtyre personazheve. Ai nuk ulet të shkruajë një libër ashtu kot më kot me personazhe për të cilët nuk mban asnjë përgjegjësi se ç’thonë. Çdo vepër ka atë që quhet intentio operis (qëllimi i veprës). Autori zgjedh të na tregojë një histori që, veçanërisht kur është fjala për libra si ky - një roman historik - nuk mund të mos jetë edhe një libër që flet për atë se sa dhe si e njeh historinë autori, cilat janë qëndrimet e tij ndaj ngjarjeve historike që përshkruan, pse ka zgjedhur të na tregojë një histori të tillë të një kohe të tillë dhe jo një tjetër. Një shkrimtar i njohur thotë: “Shkruaj për të kuptuar se çfarë mendoj.” Edhe Blushi shkruan ato që mendon, madje edhe politikish sipas meje. Dhe nuk është ashtu si thotë Blushi, se çdo lexues është i lirë ta kuptojë siç dëshiron një vepër - sipas një pseudoteorie mbi ambiguitetin e veprës së Kadaresë që synon të na mbushë mendjen se ajo ka qenë njëherësh edhe me regjimin edhe kundra regjimit. Umberto Eco në “Mbi interpretimin e tekstit” thotë se për të vërtetuar një hamendësim tonin për intentio operis të një vepre duhet ta kontrollojmë atë në tekst si një bashkësi koherente. Dmth. çfardolloj interpretimi i dhënë për një pjesë teksti, mund të jetë i pranueshëm vetëm nëse është i vërtetueshëm nga një tjetër pjesë e po atij teksti dhe, në rast të kundërt, duhet të refuzohet. “Në këtë kuptim, koherenca e brendshme tekstore, kontrollon pikërisht impulset e pakontrollueshme të lexuesit.” – thotë Eco.
Atëhere duke lexuar romanin sipas këtij kriteri çfarë do të themi se mendon Blushi për historinë e shqiptarëve, cila ka qenë intentio operis e romanit të tij?
Nëse do të kërkojmë të gjejmë tiparet e “stilizimit” që i ka bërë Blushi historisë atje do të vërejmë se historia është interpretuar sipas disa klisheve ideologjike të njohura nacional romantike shqiptare të rimarra në kontekstin e zhvillimeve nacionaliste tona të periudhës pas komuniste, kur kemi një proces ripërcaktimi të identitetit/eve shqiptar.
Gabimi themelor që bën Blushi nën ndikimin e këtyre klisheve/miteve romantike dhe që, nga ç’kam ndjekur debatet, është gabim i thuajse të gjithë debatuesve që kam ndjekur, është qasja esencialiste ndaj identietit kombëtar shqiptar. Sipas kësaj qasjeje populli shqiptar trajohet sikur ka qenë, është e do të tjetë një popull homogjen që qysh kur ka dalë në histori dhe deri më sot nuk ka ndryshuar, në të gjitha trevat ku ka pasur shqipfolës dhe se tërë ato epokëra historike që ka kaluar janë thjeshtë aksidente që nuk i kanë ndryshuar atij substancën që është raca e pastër shqiptare, gjuha e pastër shqiptare me një fjalë shqiptaria. Edhe kur bëhet fjalë për fetë, sipas këtij leximi të historisë, ato kanë qenë një veshje sipërfaqësore, nga nevojat pragmatike për mbijetesë. Mirëpo historiografia moderne tregon se nuk është kështu. Së pari, në kuptimin e përgjithshëm konceptual, sepse dallimi aristotelian substancë - aksident është i tejkaluar e nuk mund të aplikohet për identitetet. Së dyti, në kuptimi historik konkret, sepse ajo që e quajmë “shqiptarizmi” si identitet i shqiptarit, është një konstrukt i shekullit XIX – XX, rezultat i veprës së intelektualëve të kësaj kohe, i procesit historik të lindjes së nacionalizmit shqiptar e më pas të shtetit komb shqiptar edhe më pas të shtetit nacional komunist të Hoxhës - pra shumë më i vonë nga koha kur janë vendosur ngjarjet në librin e Blushit. Përpara këtij procesi historik, kur flitet për identitetin e banorëve të zonave ku banojnë sot shqiptarët, flitet për shumësi dhe fluiditete identitetesh si identitetet etno-linguistike, identitetet familjare, klanore, identitetet e fshatrave dhe rajonave, identitetet socioprofesionale, për një shumësi identitetesh muslimane, për identitete ortodokse dhe katolike. Kurse “shqiptarizmi” (dhe shqiptaristët e parë) lind rreth viteve 1850 si një numër projektesh nacionale sipas krahinave dhe përkatësive fetare (më së pari në arbreshët e italisë) sepse shumë projekte të shqiptarizmit bëheshin në përputhje me përkatësinë fetare të autorëve pasi kjo sipas tyre mund ta bënte më të lehtë përhapjen në popull, të cilët dora dorës konvergojnë në një projekt dominant dhe një identitet dominant. Pra shqiptarizmi vjen më vonë si identitet dominant i shqipfolësve dhe jo ashtu sikurse besojnë shumica, sëbashku me Blushin, sikur të ketë qenë substanca e shqiptqarit, identiteti dominant që në krye të herëve. (Shih Natalie Calyer Aux origines du nationalisme albanais (“Aux origines du nationalisme albanais” (Në fillimet e nacionalizmit shqiptar), Éditios Karthala 2007, Paris). Psh. Blushi me këtë teknikë nacionaliste Voskopojën e bën shqiptare duke injoruar fare një qytetërim të tërë arumun që ka ekzistuar në atë kohë, shprehja më e lartë e të cilit në këto treva ka qenë Voskopoja. Thënia e Vaso Pashës “Mos vështroni kisha e xhamija/Feja e shqiptarit është shqiptaria” - sikurse thotë Clayer - nuk është një pasqyrë e gjendjes në terren, por një thirrje për të kapërcyer gjendjen në terren, ku feja ishte identitet dominant. A e di Blushi, që e bën Skënderbeun me gojën e personazheve turk, meqë ndërroi fenë, se Marin Barleti thotë në parathënien e librit të tij “Historia e Skënderbeut” se ky ishte bullgar? Por në atë kohë identiteti etno-linguistik nuk ishte parësor, as Skënderbeu dhe as Komneni i Blushit nuk mund të luftonin për Shqipërinë. Flamuri i tyre ishte krishtërimi dhe prandaj dhe Papa e ka quajtur Kalorës i Krishtërimit. Kurse si mit i nacionalizmit shqiptar Skënderbeu fabrikohet në shekullin e XIX, ashtu siç ka ndodhur me shumë heronj të historisë. Po kështu edhe “Meshari” i Gjon Buzikut, si dokument i parë i gjuhës shqipe, nuk është akt nacionalist i bërë në emër të shqiptarisë, siç e ka paraqitur historiografia jonë nacionaliste, por një akt fetar, si rezultat i Kundërreformës, në përgjigje të Reformës së Luterit, i cili i përktheu shkrimet e shenjta në gjermanisht çka e shtyu Kishën Katolike të vendosë t’i përkthejë edhe ajo në gjuhën e popujve që qenë në zonën e saj të ndikimit, ndër të tjera edhe shqip. Dua të them, pra, se identitetet fetare, qofshin të krishtera apo muslimane kanë qenë shumë më të forta e më të ndjera sesa identiteti etno-linguistik në kohën që kërkon të përshkruajë Blushi. Dhe se, nuk është e vërtetë se shqiptarët na qënkan një popull i veçantë që fenë, në ndryshim nga popujt e tjerë, nuk e paskan marrë seriozisht, por ashtu sa për sy e faqe për shkak se më të fortë kishin shqiptarinë.
Kur Blushi i bën personazhet e tij të shek XVIII të thonë në emër të shqiptarizmës: "Në qoftë se Skënderbeu nuk do t’i kishte mashtruar me mënyrën tipike turke, shqiptarët do të kishin gjetur tek ai (Komneni) mbretin e tyre, me prejardhje nga perandorët e Bizantit dhe kjo lidhje nuk do t'i kishte ndarë më ata nga krishterimi evropian dhe sot ne do të jetonim në një mbretëri të krishterë." – tregon se nuk njeh konceptet elementare të historiografisë së sotme lidhur me origjinat e shqiptarizmit. Të thuash se “shqiptarët nuk e besuan Skënderbeun se ishte turk” – siç thotë Blushi, apo të thuash: “Skënderbeu po vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë mëmëdhenë” - siç thotë Naimi - është e njëjta gjë në thelb: teknikë konstrukti mitologjie romantike, me të vetmin ndryshim se Naimi e ëngjëllizon Skënderbeun kurse Blushi e demonizon (duke tentuar të ngrerë një mit të ri atë të Komnenit si shqiptari që nuk e tradhëtoi fenë). Ndryshimi tjetër është se Naimi e ka bërë romanticizmin në kohën e romanticizmit, kurse Blushi e thotë pas dy shekujsh, çka, nëse Naimin e bën të jetë në frymën e kohës kur jetoi, Blushin e nxjerr jashtë kohe. Prandaj them edhe se librit i mungon, gjithashtu, edhe vërtetësia artistike sepse çdo libër që shkruhet nuk mund të shkruhet jashtë një konteksti të caktuar historik e kulturor. Nëse në kohën e romantikëve mund të ishte i besueshëm një personazh romantik sot, me njohjet që kemi mbi historinë, një personazh i shkruar me frymën e romantike është i pabesueshëm, në mos qesharak. Dhe libri vuan i gjithi nga mungesa e besueshmërisë në këtë kontekst, veçanërisht për një njeri që njeh historinë. Edhe konvertimi që përshkruhet në kapitullin e parë është krejt i pabesusheshëm. Një shqiptar i krishterë shkon e vendos të bëhet musliman në një fshat ku të gjithë janë të krishterë, e t’i kundërvihet të gjithëve deri gruas, vetëm pse nuk i ecën pazari. Edhe personazhet në tërësi janë të pabesueshëm sepse më shumë sesa karaktere ngjajnë me konstruksionone mendore për të përcjellë traktate fetaro-nacionaliste të vendosura jashë kohës dhe vendit. Dhe as nuk mund të merret Kadareja si shembull për të provuar se historia dhe fictioni i kësaj historie mund t’i kundërvihen njëra tjetrës. Mos të harrojmë se ai ka shkruar në darën e regjimit komunist i cili ideologjinë nacionaliste e ka pasur pjesë integrale të vetën, madje e kultivoi dhe përpunoi deri në fund, edhe si instrument pushteti, duke e lene Shqiprinë të izoluar edhe nga pikpamja e njohjes së historiografisë moderne. Dmth. të shkruraje se shqiptarët e kanë çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë kundër të gjithë armiqve që nga Roma e deri tek turqit, se shqiptarët ishin të ndritur përpara sundimit osman e se erdhën turqit e na vunë fehrexhetë, se shqiptarët kanë qeverisur Perandorinë Osmane sepse ishin superiorë ndaj turqve etj. përralla si këto ishin pjesë e asaj ieologjie që i mbajti shqiptarët “midis lavdisë së një bote virtuale dhe mjerimit të një bote reale” (shih Përpjeka 15 – 16, “Mbi rolin e miteve në historinë e shqipërisë”; Përpjeka 23, “Identiteti ndryshe”). Dhe, po ashtu, për një lexues serioz, argumenti se nuk ka rëndësi që historia është shkruar gabim pasi i rëndësishme është arti, mesazhet e fshehta kundër regjimit nuk qëndron. Pasi bijem në kundërshtitë e interpretimit, për të cilat flet Eco, ku një pjesë e tekstit kundërshton pjesën tjetër duke prishur koherencën e veprës. Dhe, ndërsa Kadareja, siç thashë, mund të argumentojë se ka qenë i shtrënguar ta bëjë këtë, Blushi nuk ka asnjë argument përveç padijes së tij dhe padijes së publikut.
Pra përsa i përket raporti të librit me historinë mendimi im është se kemi të bëjmë me një libër me një vulë të fortë anakronizmi nacional romantik që, sëbashku me debatet, tregon për një vazhdim dramatik të izolimit kulturor në vendin tonë përsa i përket nevojës së shkrimit dhe leximit të historisë sonë me frymën e kohës që jetojmë. Mbi të keqen e kësaj, jo vetëm në aspektin e leximit të historisë të së djeshmes, por edhe në raport me konstruksionet e së tashmes dhe të së ardhmes, flet edhe një aspekt tjetër i librit. Në intentio operis të librit gjen qartazi një prirje neo-romantike të paskomunizmit përsa i përket ripërcaktimit të identitetit shqiptar që synon rilidhjen e shqiptarizmës me fenë, pra sipas së cilës identiteti fetar nuk ka qenë fare i parëndësishëm për identitetin shqiptar. Me të njëtat metoda anakronike të romantikës – ku konfondohet ajo që i përket një epoke me atë që i përket një epoke tjetër - edhe ky libër tenton të ngrerë mitin sipas së cilit konvertimi në islam i shqiptarëve ka qenë një fatkeqësi e detyruar, e se pikërisht për këtë, po t’ia krruash pak lëkurën shqiptarit musliman do të gjesh poshtë mishin e shqiptarit kristian. Jemi në frymën e një vetorientalizmi karakterisik të inteligjencës shqiptare postkomunite. Me vetorientalizim kam parasysh prirjen e vetë shqiptarëve për ta parë Perëndimin dhe Lindjen si dy botë të kundërta, bardhë e zi, dhe largimin apo mohimin e origjinës së tyre lindore si shpëtim nga e keqja, por edhe si prirje për t’i treguar Perëndimit se ne jemi të krishterë si ata, se ne po kthehemi në shtratin tonë natyror, nga ku u ndamë me dhunë para 600 vjetësh. Kjo jo vetëm thuhet me forcë në libër nga njëri prej personazheve kryesorë, Aranit Komneni, por lihet të kuptohet nga gjithë prëshkrimet cinike apo denigruese që i bëhen muslimanëve, riteve dhe sjelljes së tyre. Në këtë kontekst kemi të bëjmë me një qëndrim simetrik me një përpjekje tjetër romantizmi anakronik të fillimviteve 90, kur u tentua, nga një pjesë shqiptarësh muslimanë, të ndërtonin mitin se shqiptarë të vërtetë ishin vetëm muslimanët sepse, sipas tyre, vetëm në sajë të tyre jemi ruajtur nga asimilimi grekosllavoortodoks e që, në vend të Skënderbeut vendosnin në piedestal Hamza Kastriotin, që i qëndroi besnik fesë që i ruajti e madhoi shqitarët. Një shkrimtar nacional romantik musliman, në shembullin e Blushit, do të shkruante një roman ku Skënderbeu do të cilësohej tradhëtar, kurse heroi pozitiv do të ishte Hamza Kastrioti, i cili, në emër të shqiptarizmit, vendos të mbetet në fenë muslimane që të luftojë serbët dhe grekët
Këto janë marrëzi të injorancës që fatkeqësisht i dëgjomë edhe nga goja e njerëzve që kemi në krye të vendit ndër të cilat e fundit ishte ajo që tha Berisha se futja e Shqipërisë në Nato ishte vazhdim i projektit të Skënderbeut.
Por apektin e debatit që ka të bëjë me vendin dhe rolin e feve e të shqiptarizmës në raport me aktualitetin shqiptar i marr leje lexuesit ta shtjelloj në shkrimin pasardhës. (Korrieri, 12 maj 2008)

9 comments:

Anonymous said...

lubonje
Pa dashur tju mar shume kohe ne keto kohra po i futem duke thene qe pershtypja e ime e pare eshte qe ju e keni mbaruar se lexuari librin me veshtiresi dhe se komenti eshte nje perpjekje e pishmanshme dhe cilesisht me poshte se vete libri qe ju lexuat.
Ju pretendoni te komentoni dicka duke i hequr asaj pikerisht qellimin kryesor per te cilen u shkruajt kjo veper.
Miqesisht do desha tju Thoja disa gjera qe meduket se ju qellimisht nuk i kini shkruar .Dhe kjo se doni qe te terhiqni te tjeret te flasin ashpersisht per librin
ose te lini uren qe ju lidh me Blushin qofte dhe te varrur te ekzistoje.
Kaloj ne komentin tim per shkrimin tend
1 Ju harroni te na thoni qe Blushi eshte nje politikan dhe se libri eshte shkruAr ne nje kohe kur karriera e tij politike ka ne kurben e saj renie si e tille ajo domosdoshmerisht do pasqyrohet ne liber.
Blushi thota hapurse synon Kadarene dhe Kadareja vite me pare ka dhene qe dHimjen e tij ne vesh ja kaloi nje personazhi tek keshtjella.
Tinuk mund te na ethuash cili personazh ka marre dhimjen e Blushit per venitjen etij politike?
2.Blushi ka nje prejardhje shoqerore dhe nje botkuptim teresisht komunist te ngjyrosura me bojra socialiste por qe ne teresi keto bojra jane prodhuar nen kujdesin e babait te tij.
po te kesh ndjekur kicon do gjesh ne publicistiken etij nje morri shkimesh ku ai denigron(perpiqet) katunditarine gje qe i biri e ben ne nje shkalle me te larte dhe sigurisht me me estetike dhe per rjedhoje me me shume shanse per rezultat denigrimi.
Ju perseri e keni anash kaluar kete lidhje si te mos jetojne nen te njejten kupole.
3 ju gjate gjithe kohes hiqni nje paralele mes tij dhe kadarese dhe argumentoni se ata te dy jane thjesht paralele dhe nuktakohen kurkund
eedhe kete e beni qellimisht dhe mendoj per dy arsye.
-se pari per te na thene se Blushi eshte nje gje e vecante qe ngjet me fillimet e kadarese Ky per Benin eshte komliment qe ESHTE i barasvlefshem me tere pohimet e tjera negative per librin.
-se dyti vlereson nga nje kendveshtrim tjetr kadarene duke i bere dhe atij elozhe te pa nevojshme ne distance per arsye qe vetem ju i dine por qe nuk ja rrisin vleren komentit tuaj perkundrazi.
3. te vime tek idete tua te thena si rastesishtse cmund te ndoDhi neser me nje veper tjeter TE KETIJ ZHANRI dhe kjo eshte pikerisht pjesa me e dobet e komentit tuaj.
Nje liber i hedhur ne shitje lexohet nga gjithkush dhe secili asimilon ne ndergjegjn e tij dicka nga permbajtja
Blushi ben nje roman politik si i tille ai do dhe reAgim politik qe tek ju mungon. Perseri une them qellimisht. Nje analist politik gjeja e pare qe do beje do e leciste politisht te lidhur me kohen dhe ngjarjet e fundit personazhet dhe pekatesite fetare lubonja ketu shkruan pa dell thjesht nga zori
dhe se fundi pa dashur te futemne nen hollesira me duhet tju kujtoj vitet e tua ne burg dhe mbresat qe ju kane lene shperfytyrimet e njerzve te ndryshem perballe telave dhe brenda kaushve.
ju harroni qe kaq viTe ku themi tranzicion por qe demokracia ne fakt eshte e burgosur per nje morri arsyesh dhe nga nje grup njerzish qe riciklohen nen etikime te ndryshme ne karriget e pushtetit
ky liber seshte gje tjeter vecse nje klithme e nje njeriu qe ne denigrimin etij perpiqet te riciklohet me nje etikete te re ate te shkrimtarit novator
lubonje per te gjitha keto ju nuk na thoni azgje sikur nuk ju bene pershtypje apo thjesht shkrimin e bete mbasi kishit vjelle te gjitha mbresat duke i provokuar me futjen e gishtave ne dore atu ne banjen tuaj
e ndjej komenti juaj kish nevoje per komentin tim ashtu si nje i dehur qe mengjesit tjeter tek ngrihet me pak dhimje koke kerkon nje glenke alkoli qe ti kethehet normalitetit
Blushi ne librin etij eshte nje tregues normal i politikes ideologjise perkatesise fetare dhe vete shoqerise shqiptare sot thjesht eshte qorrsokaku qe te gJithe e dime KU BIE dhe prap drejt tij ecim
respekte
P.S.
GABIMET ORTOGRAFIKE NUK BESOJ SE DEMTOJNE MENDIMET E MIJA

Altin Goxhaj said...

NJË LEKSION I PËRBOTSHËM PËR BASHKËJETESËN FETARE

TË JETOSH NË ISHULL – NJË DORACAK I MËSIMIT TË BASHKËJETESËS

PJESA E PARË
e Komentarit të Romanit “Të jetosh në ishull” i Ben Blushit
botuar nga Shtëpia Botuese Toena, 2008

«E di që ka shumë njerëz që thonë se, në qoftë se unë do kisha zgjedhur luftën para paqes, Voskopoja do shpëtonte. Nuk do pendohem deri sa të vdes dhe sikur të kem njëqind jetë do të bëj prapë të njëjtën gjë. Voskopoja nuk do të shpëtonte siç nuk shpëton një libër që bie në fund të detit. Por turqit nuk janë një dimër i përjetshëm dhe ia vlen të durosh duke përsosur artin e të jetuarit në ishull. Kur ata të ikin ne do ta shkruajmë artin e të jetuarit në ishull. Kur ata të ikin ne do ta shkruajmë praprë librin që na humbi, por aty do të ketë edhe disa faqe për turqit që nuk do të vdesin më kurrë në kujtesën tonë.” (f. 404)
Ky është misioni i Blushit. Të shkruajë librin e vonuar por të premtuar të bashkëmbijetesës herë të dhimbshme dhe herë të harmonishme fetare në Ishull, si një doracak për vete dhe të tjerët. Një manual që përpiqet profesionalisht të shpjegojë në mënyrë simbolike dhe antropologjike se si shqiptarët praktikuan të parin krishterim dhe myslimanizëm të bashkëjetesës reale nëpërmjet trajtimit të tjetrit si të barabartë pavarësisht besimit. Dhe ngjarjet ishullore të Blushit ndodhin në të njëjtën kohë me Revolucionin Shekullarist Francez dhe atë Amerikan. Një doracak ku shpjegohet se si shqiptarët praktikuan ndoshta të parin dhe mbase fatkeqësisht të vetmin Islam të Vërtetë që mund t’i mbijetonte të gjitha kohërave në paqe dhe harmoni me Krishterimin. Islamin e PAQES ashtu siç dhe do të thotë dhe emri Islam që Blushi e shpjegon sapo hap librin (f.9) krejt ndryshe nga Islamizmi dhe Krishterimi që predikojnë kleriku turk dhe prifti grek me qëllim që të ndërsejnë shqiptarët kundër njëri-tjetrit në emër të Zotit. Siç ndodhi në Bosnjë 18 vjet më parë.

AKUZAT HAXHI QAMILISTE NDAJ BLUSHIT KËRKOJNË TË DEFORMOJNË TË VËRTETËN E MADHE TË LIBRIT

E njëjta gjë që po ndodh edhe këto ditë nga disa islamistë integristë mediatikë në Shqipëri. Sepse për ta, njësoj si predikimet e hoxhës së turqve në libër duke synuar përçarjen predikojnë se, «Në islam nuk ka ishuj. Islami është një det i gjerë dhe i qetë në të cilin nuk mbytet ai që hyn, por ai që del jashtë.» (f.272). Sepse për këta integresitë humbës përfundimtarë të së shkuarës (i fundmi i tyre ishte Myftiu haxhiqamilist i Tiranës Musa Qazimi 1913-1914) Shqipëria Europiane e Bashkëjetesës «nuk mund të jetë një ishull në detin» e tyre (f. 272). Shkrimet dhe akuzat e tyre të hedhura këto ditë në media të kujtojnë tespiet e Hoxhës së turqve që përshkruan Blushi në rrugët e Voskopojës. Kritikat absurde që po i bëhen Blushit këto ditë synojnë të gjëjnë përkrahës jolexues me qëllim që të “shpojnë gurët me plumb» f.263.
Uroj që akuzat e këtyre ditëve të burojnë nga paaftësia apo injoranca e kritikëve letrarë të vetëshpallur si të tillë, për të kuptuar të vërtetën e madhe filozofike që ky libër i sjell jo vetëm shqiptarëve. Të vërtetën e Blushit se bashkëjetesa nuk buron nga toleranca sepse Toleranca është jo vetëm e pamjaftueshme, por edhe e rrezikshme sepse kultivon pakënaqësinë e të Toleruarit ndaj Toleruesit! Sepse kështu krijojmë kategorinë e “Toleruesit” që i jep të drejtën vetes të gjykojë se ka pushtetin për të toleruar të tjerët. Sepse kështu i pakënaquri mund të djegë gjithë “Voskopojën”. Bashkëjetesa nuk është Tolerancë por BARAZI. Tjetri nuk tolerohet por trajtohet si i barabartë sepse ËSHTË i Barabartë. Dhe barazia buron nga sinqeriteti. Dhe sinqeriteti buron nga njohja dhe debati reciprok sepse përderisa jemi vëllezër dhe jetojmë në të njëjtin qytet, kemi po aq të drejtë edhe të njohim të vërtetën e njëri-tjetrit. Përderisa kemi dëshirë (siç kemi bërë në qindra vjet) t’i urojmë njëri-tjetrit festat fetare, të martohemi bashkë, të punojmë në të njëjtën zyrë dhe të shkollohemi në të njëjtat shkolla, të jetojmë në të njëjtin pallat dhe të blejmë në të njëjtin dyqan, që fëmijët tanë të luajnë bashkë në të njëjtat parqe ku dhe gjyshërit tanë të kuvendojnë në të njëjtët stola pranë tyre, na lind pra dhe e drejta për të komunikuar dhe debatuar për të vërtetat që përfaqësojmë. Këtë bën edhe ky libër. Na kujton se s’mund të bashkëjetojmë po nuk respektuam diversitetin e njëri-tjetrit si të barabartë, dhe respekti nuk është një e Dhënë Apriori sepse pastaj kthehet në Hipokrizi. Respekti i vërtetë buron nga njohja e thellë e të vërtetës së tjetrit dhe njohja e thellë prej mijëra vjetësh buron nga dialogu reciprok. Ky libër është një dialog që përpara se të etiketohet me lloj lloj frazash haxhiqamiliste duhet të analizohet në mënyrë profesionale dhe jo duke shkëputur batuta jashtë kontekstit konkret.

BLUSHI AKUZOHET PA TË DREJTË SIC U AKUZUA DIKUR EDHE PAPA BENEDIKTI

Akuzat e këtyre ditëve të kujtojnë akuzat e nxituara që shumë islamistë naivë i bënë 2 vjet më parë Papa Benediktit duke spekuluar me fjalë të shkëputura nga konteksti përkatës. Këto akuza qesharake u mohuan në mënyrë shumë simbolike nga Papa Benedikti i cili vetëm pak javë më pas u fal në xhaminë e Stambollit me fytyrë nga Meka, duke repsektuar kështu të gjithë botën islame ashtu siç kishte planifikuar kohë më parë. Sot Papa Benedikti është mik i madh i të gjithë elitave teologjike islamike botërore. Në atë kohë loja kundër Papës u kurdis nga korporatat antifetare të medias të cilat u hakmorrën ndaj qëndrimit të Papës kundër Fesë së Re të Konsumit dhe Egoizmit Materialist të shoqërisë postkapitaliste.
Edhe këto ditë, duket sulmin absurd ndaj Blushit: për fyerje të Islamit, për injorancë historike, apo edhe me teknikën e zhvlerësimit filozofik (sepse në fund të fundit trillium artistik është) po e promovojnë underground konkurentët e tij në politikë që shohin tek Libri i Blushit modelin e ardhshëm të kategorisë politike të bashkëjetesës së sinqertë midis të barabartësh përballë tolerancës hipokrite e cila ngjiz hap pas hapi pakënaqësinë reciproke të fshehur nga injoranca e mosnjohjes së tjetrit.

TË JETOSH NË ISHULL – NJË DORACAK I MËSIMIT TË BASHKËJETESËS

Ishulli i Blushit fillon aty ku mbaron dhe mbaron aty ku fillon si një rreth vicioz sizifian duke kryer një cikël të plotë të proçesit të riformimit të identitetit protonacional. Një rrethrrotullim rreth ishullit të premtuar që Zoti na ka dhënë.
Doracaku ishullor për bashkëjetesën është një leksion bashkëkohor për të mësuar se si fetë mund të transformohen nga një gjenerator i ndarjes në identitete të kundërta në një gjenerator të identiteteve të larmishme (sepse Zoti e do larminë e botës) apo deri edhe në identitete hibride çka është edhe cështja bazë e globalizimit kulturor kontemporan. Protoglabilizmi kulturor i shqiptarëve të 300 vjetëve të shkuara lindi në një fshat proto-global ku xhamia ndërtohej përballë kishës nga i njëjti arkitekt, me emigrantë afrikanë romë që vijnë të jetojnë në mes të një fshati ku ka myslimanë, të krishterë, jobesimtarë biles edhe hebrenj. Fshati ku tradita qindravjeçare hibridizohet me kulturën moderne të kohës së vet. Ishulli i Blushit është i pari fshat protoglobal në kontekstin e kohës së vet, është një Utopi sa e Vjetër dhe e Re, e ndryshme nga ishulli Utopia i Tomas Morit dhe për më tepër më aktuale se e tija.
Është Utopia Reale e bashkëjtesës së ishullarëve që kapërcen tejpërtej kufijtë ndarës për t’u bërë të gjithë anëtarë të së njëjtës familje ishullare sipas vullnetit të vetë Zotit! Sepse të gjithë janë bijë e bija të Abrahamit, stërgjyshit të vëllezërve Moisi, Jesuz (Isakut) dhe Muhamed, babait të gjithë njerëzisë! Të paktën kështu e kanë kuptuar shqiptarët sipas Blushit.

PSE APO SI?

Por si ndodhi që shqiptarët u bënë ishullarë? Ishin të tillë që nga fillimi? i bëri fati? U bënë apo i bënë? E dinin që ishin të tillë? Deshën të jenë të tillë? Duan? Po vetë ishulli, ishte i tillë që në fillim apo e bënë shqiptarët si utopianët e Tomas Morit? E bënë se u pëlqente të jetonin në ishull apo s’kishin alternativë tjetër mbijetese? Në fakt këto janë pyetje arkaike (aristoteliane), të kapërcyera nga dija postmoderne e cila pyetjen PSE determinuese të gjetjes së shkakut primar të pasojave sekondare e zëvendëson me pyetjen bashkëvepruese SI(?)! Dhe këtë kategori logjike e ka shpjeguar më së miri filozofi Artan Fuga në librin e tij të mrekullueshëm “Rrota e Mundimit”.
Dhe fatmirësisht Blushi nuk e bën këtë gabim, nuk pyet Pse(?). Blushi nuk paraqet shkakun fillestar! Blushi nuk paraqet si shkaqe fillestare dhunën apo vullnetin. Blushi zëvendëson pyetjet aristoteliane PSE me pyetjet postmoderne SI(?). Sepse Pse-të riprodhojnë artificialisht vetëm vetveten, dhe përdorimi i pyetjes SI është mënyra më e mirë për t’Ju shmangur të vërtetave gënjeshtare. Blushi “merr përsipër të shpjegojë sado pak MËNYRËN SE SI stërgjyshërit a katragjyshërit tanë kanë marrë vendime në atë kohë, vendime edhe për ne sot. Pasi mënyra se si ata rezistuan, iu adoptuan një pushtimi të caktuar, jep shumë nga logjika e gjërave, të cilat ne jetojmë sot.” (çitim i Blushit në promovimin e librit në 14 Prill 2008). Prandaj edhe Blushi nuk shpjegon shkakun pse u konvertuan shqiptarët në myslimanë, as pse bashkëjetuan shqiptarët, por nën logjikat e ndryshme dhe të kundërta të kohës ai jep perceptimet tona të ndryshme mbi mënyrën se si u konvertuan dhe si bashkëjetuan shqiptarët, si mësuan të jetojnë në të njëjtin ishull dhe në të njëjtin qytet, si u gabuan dhe si u korigjuan, si mësuan të jenë fqinj, miq, të martuar, vëllezër të një gjaku. Si u gënjyen nga misionarë të huaj grekë dhe turq që i ndërsyen në përçarje dhe vëllavrasje dhe si reflektuan dhe nxorrën mësime të mëdha që na vlejnë edhe sot.

PERSONAZHET MITIKO-SIMBOLIKË QË EFEKTOJNË ARKETIPIN ISHULLOR

Dhe për këtë Blushi përdor një teknikë shumë të shëndetshme si nxënës shembullor i filozofisë së ishullit të bashkëjetesës. Ai nuk flet vetë. Ai nuk jep gjykime mbi të tjerët por i jep shansin të tjerëve të japin gjykimet e tyre. Gjykimet Blushi ua ka lënë personazheve mitiko-simbolike që enden në formë rituale si Odieseja (Aranit Komneini nëpër Mesdhe dhe Europë), babai i Odisesë, Sizifi vetë (Araniti Komneini me arkivol në dorë), bashkëqytetari i tij Edipi Mbret i Plakur (Araniti i plakur me Sarën e vogël për dore), apo edhe si Noe, Abraham, Moisi, Krisht dhe Muhamed në shkretëtira (gjyshi i Arianitit, Ibrahimi, Arianiti, Isaku, Sali Benishi), dhe të gjitha këto ndodhin në një skenografi krejtësisht reale kohore dhe historike të 1000 vjetëve të fundit pa as më të voglin difekt apo gabim (duke përfshirë në simbolikën e vet historinë e mbarë botës, të Perandorisë Kozmopolite Bizantine, të vetë popullit shqiptar, dhe sidomos të dy poleve orientale dhe oksidentale të udhëheqësisë politike shqiptare të djeshme dhe të sotme). E vërteta e Blushit është një konspekt strukturor historik duke i dhënë librit kështu edhe dimensionin e njohjes historike.
Blushi nuk flet vetë por vetëm dëgjon zërat e së shkuarës për të kuptuar realitetin e sotëm. Dëgjon zëra që vijnë nga thellësia e kohërave në vetë nënshtresat e ndërgjegjes sonë kolektive të cilat nuk e konfuzojnë, dhe as e turbullojnë. Përkundrazi ai është i qartë sepse ka fatin të dëgjojë jo thjesht një kor unik për bëmat e heronjve zyrtarë por dëgjon dhe na përcjell edhe zërat e heronjve jozyrtarë! Ata të harruarit, të Mohuarit, të cilët Blushi falë formimit të tij kulturor personal dhe familjar është në gjëndje t’i veçojë, t’i ndajë, t’i zbardhë në këtë roman. Blushi na i sjell zërat e së shkuarës epike në formën që ne shqiptarët kemi ditur të bëjmë gjithmonë: në formë rrëfenjash dhe epikash historike por këtë herë Alternative, Jozyrtare.

TESTAMENTI ALTERNATIV I TË PARËVE TANË SIPAS BLUSHIT SHMANG KONFLIKTIN E PASHMANGSHËM

Ishulli i Blushit është një Testament Alternativ i ngjashëm me referencat mbi papiruset e Detit të Vdekur por jo sipas teknikës komerciale të Dan Broën (në spekulimin e tij fitimprurës “Kodi Da Vinci”). Blushi nuk ka qëllim të dekonstruktojë Besimin, përkundrazi. Tregon se sa i vërtetë ka qenë ai ndër shqiptarë. Jo në një kuptim të praktikimit sinkretik por si projektim i vetë historisë sonë unike të bashkëjetesës jetëgjatë.
«Të jetosh në ishull» është një Testament i të parëve tanë për ne vetë dhe vetë botën. Është një Testament Shqiptar Bibliko-Kuranor Alternativ, jo në kuptimin e një besimi tjetër apo miks por në kuptimin alternativ mbi mënyrën se si shqiptarët i lexuan Testamentet dhe e bënë historinë e tyre të Bashkë-Mbijetesës Fetare. Leximi i Blushit është një lexim kontemporan që sot po i bëjnë Testamenteve Bibliko-Kuroanore akademikët dhe teologët më të mëdhenj të planetit, që nga Papa Benedikti i Bashkëjetesës Ndërfetare e deri te teologu i madh Islamit, Imam Gazaliu (i çituar nga Arbën Xhaferri).
Testamenti i të parëve tanë që Blushi përpiqet të zbardhë artistikisht në formë Romani NUK është një Testament i profecive eskatologjike hegeliane të përplasjes finale dhe të fitores së njërit qytetërim mbi tjetrin. Nuk është një profeci distopike e tipit të Spenglerit, Fukujamës dhe të famëkeqit Hantigton mbi përplasjen e pashmangshme të qytetërimeve.

FATI DHE MITI SIZIFIAN

Sepse Blushi zbulon në të shkuarën tonë mitin edipo-sizifian të Kamysë të fatit të njeriut të unduar nga vetë njeriu dhe jo nga Perëndia e Fatit. Shqiptarët, qindra vjet para Kamysë, kishin zbuluar në mënyrë të ndërgjegjshme në ADNnë e fshehur të arketipit të tyre kulturor, bashkëautorësinë e miteve greke të Edipit dhe Sizifit, sipas të cilave njeriu duhet të bëjë të vetin, të njohë dhe të zotërojë, Fatin e pashmangshëm që Zoti kishte projektuar për ta. Përplasja përfundimtare përjashtuese, fitorja turqizuese e shqiptarëve apo humbja greqizuese predikohet vazhdimisht në libër nga dy polet e gjenerimit të përçarjes, si nga prifti grek ashtu edhe nga hoxha i turqve. Shqiptarët i besonin Zotit, por njëkohësisht mësuan të besojnë se Fatin e tyre duhet ta bëjnë ata vetë. Dhe sprova simbolike e rënies së Voskopojës i detyron më shumë të mësojnë.
Sepse tashmë Fati i tyre ishte projektuar nga ata vetë. Sepse kështu kishte vendosur Ibrahim-Abrahami Shqiptar i Blushit. “Fatin e djemve të vet e kishte përcaktuar ai vetë” dhe jo si Abrahami i Testamenteve Bibliko-Kuranore që fatin e djemtë e vet “ndoshta e kishte përcaktuar vetë Zoti” (f. 157).
Por po ashtu si në mitologjinë dhe tragjedinë greke (sipas Alfred Kamysë), si për Edipin edhe për Sizifin, kapërcimi përqafësues ndërgjegjësues që i bëjnë fatit, nuk i shmang dot ata edhe nga vuajtja e tij, po ashtu edhe personazhet e Blushit nuk i shmangen dot vuajtjes, përkundrazi, si heronj dhe si profetë të lashtë, ata vuajnë dhe prodhojnë historinë e tyre sizifiane, si në një rrotë mundimi fugiane, si mikrokozmos alternativ i vetë njerëzimit botëror.
Blushi duke folur me gojën e Hanës së krishterë që i referohet Muhamedit mysliman shqiptar (që i ka kërkuar dorën për grua), dekonstrukton mitin ekzistencialist sizifian shqiptar si shprehje e arketipit ishullor konservues të vetë qytetërimit njerëzor.
“Ne të gjithë jetojmë si heronj të fantazisë njerëzore... Unë jetoj si profet, Arianiti besonte se ishte Abraham, Isak Komneinit i dukej vetja si Jezu Krishti, Sali Benishi besonte se Aishja e tij i ngjante gruas së Muhamedit, Bilalit i dukej vetja si jevgu që vodhi gozhdën e kryqëzimit, Ana është e bindur se do të bëhet princeshë si Ana Komnena e vërtetë dhe Niko ndryshoi emrin që të jetojë si Paridi. Bota rri në vend sepse ne besojmë se shpirti i dikujt tjetër jeton në trupin tonë dhe kjo na bën dembelë. Bota ka mijëra vjet që nuk ndryshon sepse secili nga ne kujton se një shpirt më i ndritur do t’i tregojë rrugën e duhur. Na duket sikur ecim, por në fakt ndjekim hapat e dikujt që ka kaluar përpara nesh dhe kthehemi aty ku u nisëm.” (f.368)

SHQIPTARËT BASHKË-MBIJETUAN DUKE MBETUR SHQIPTARË SEPSE “I LIDHTE E NJËJTA VATËR”

Këtu qëndron edhe thelbi i kuptimit të shmangies së profecisë së përplasjes përfundimatre sipas misionarit të grekëve dhe të turqve, apo sipas banorëve të Kretës që prisnin me padurim ditën që të thernin të gjithë turqit e ishullit.
Përplasja “e pashmangshme” e shqiptarëve me besime “të kundërta” shmanget pikërisht sepse ata i përkisnin të njëjtës Vatër. Tek koncepti i Hajdegerit “i të qënit i lidhur me vatrën” duhet kërkuar fati që shqiptarët e bënë vetë. Në këtë koncept hajdegerian fshihet edhe fati unik i bashkëmbijetesës ndërfetare dhe kombëtare shqiptare. Tek të qënit të një vatre, pra të një gjaku, të një gjuhe, banorë të një ishulli, fshihet sipas Blushit edhe mbijetesa shqiptare që i mbijetoi fatit të përçarjes fetare alla bosnje, të projektuar nga misionarë të huaj grekë apo turq në qindra vjetë.
Vetë filozofi i madh i historisë Eric Habsbaum e ka marrë rastin shqiptar të bashkëekzistencës ndërfetare si shembull historik botëror të protonacionalizmit mbifetar. Shembull që ka detyruar në rivlerësimin e vetë konceptit akademik përgjithësues “protonacionalizëm” në nivel botëror si në origjinat e tij fetare ashtu edhe thjesht gjuhësore. Dhe Hosbaum i referohet pikërisht Sami Frashërit të 150 vjetëve më parë i cili çitohet të kenë thënë:
“Të gjithë ne jemi një fis i vetëm, një familje e vetme: jemi të një gjaku e të një gjuhe”. (“Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a”, Erik Hobsbaum, Sh.B.Toena, 1996, f.53)
Këtu e merr edhe origjinën metafora e familjes ishull të Ibrahimit sipas Blushit, që fsheh edhe alkiminë e formulës së bashkëmbijetesës ndërfetare shqiptare:
Shqiptarët vërtet kishin fe, emra dhe etikë fetare të ndryshme por ata në radhë të parë ishin vëllezër të një gjaku, ishin bij të të njëjtit atë, ishin rritur dhe ushqyer pranë të njëjtës vatër, dhe natyrisht që flisnin të njëjtën gjuhë. Ishulli i shqiptarëve të Blushit nuk fetishizoi dallimet fetare por përkundrazi të përbashkëtat e Testamenteve Bibliko-Kuranore duke projektuar që në gjenezë lindjen e një kombi me dy fe të ndryshme, me personalitet të dyfishtë, por me identitet të njëjtë të të parëve tanë.
“Shtëpia është bërë si ty, i kishte thënë Sara Ibrahimit…: ti ke dy fe, dy emra dhe dy gra në trup. (f.321)
Ndaj dhe bijtë e Ibrahim-Abrahamit Shqiptar e respektuan besimin e të vëllait duke e debatuar pafundësisht që në origjinë dhe njohën të ndryshmen dhe të njëjtën duke e ditur kështu përse duhet respektuar Tjetri. Jo thjesht sepse ky ishte mendimi i “Tjetrit”, por sepse arrinin të kuptonin arsyet se Pse tjetri besonte në fenë e tij. Këtë e kuptonin sipas Blushit në lojërat dhe debatet e moderuara nga gjysëm hebrenja Sara, përfaqësuese e origjinës së përbashkët të të gjitha besimeve monoteiste.

PARADIGMA E ISHULLIT BRENDA ISHULLIT

Metafora e ishullit të Blushit është një metaforë rrethore e cila i mbivendoset vetvetes si rrathët dantesk të Ferrit apo të Parajsës në varësi të ritualit të mësimit të bashkëmbijetesës dhe të evolucionit të vetë historisë blushiane. Ishujt i mbivendosen njëri tjetrit në një formë shumë artistike dhe antropologjike duke respektuar radhën e kalimit nga një ishull më i vogël drejt një ishulli më të madh. Nga ishulli i brendshëm i Ibrahimit kalohet në mënyrë projektuese drejt Familjes-Ishull dhe familja-ishull projekton rreth vetes një Fshat – Ishull brenda të cilit projektohet një mit që nuk është: Voskopoja e vërtetë. Ajo që ne nuk e njohim sepse nuk duam. Sepse i ikim si të ishte një ëndërr e frikshme duke harruar se aty fshihet mësimi i madh, final sipas autorit.

ISHULLI I BRENDSHËM I IBRAHIMIT-ABRAHAM

Ishulli i Blushit fillon tek harmonia e brendëshme e ishullarit të parë. Ibrahimit. Atij i pëlqen emri Ibrahim sepse Ibrahim do të thotë Abraham. Emri i tij i dyfishtë lexohet nga ai jo si një mur ndarës por si urë komunikimi me tjetrin: «ti mund të më thërrasësh Abraham» i thotë Anës, gruas së tij kristiane. Ky është një detaj thelbësor i vetë ishullit të tij të brendshëm që projektohet në të gjithë ishujt e tjerë që formohen rreth tij. Ai nuk fetishizon dallimin por përkundrazi: të përbashkëtën. Kjo është baza nga ku mund të fillojë bashkëjetesa e vështirë në shtëpi.
Dhe Blushi si në një udhëtim dantesk lëviz nga njëri rrath në tjetrin duke ndaluar sa herë del në breg të ishullit të radhës, nga ku tregon se si shqiptarët mësuan notin e mbijetesës.

ISHULLI I FAMILJES SË GRUAS SHQIPTARE

Familja ishullore e Ibrahimit mëson mbijetesën hap pas hapi. Dhe guri i themelit, dhe këtu qëndron një zbulim i madh i Blushit, është GRUAJA, NËNA SHQIPTARE. Në asnjë vlerësim të derisotëm nuk është përcaktuar kaq thellë dhe kaq fuqishëm kjo e vërtetë kaq e madhe dhe historikisht kaq e vërtetë. Nëna shqiptare “kishte vendosur barazi mes dy feve nën një çati, gjë që profetët, bashkë me gjithë të urtët e të fortët e botës, nuk ia kishin arritur dot akoma.” Këtu projektohet bashkëmbijetesa e shqiptarëve. Në familjen ishull. Një familje e përzier. Myslimane dhe e krishterë. Sipas standartit unik shqiptar në Ballkan, të sanksionuar edhe në të drejtën kanunore, burrat myslimanë martoheshin me gra të krishtera duke vendosur që fëmijët e paslindur të ndaheshin në djem myslimanë dhe vajza të krishtera, duke krijuar kështu një raport ndërfetar në radhë të parë brenda familjes. Martesat ndërfetare shqiptare janë mësimi i parë i madh i shqiptarëve për të gjithë. Aty u brumos bashkëjetesa. Nga Gruaja Shqiptare duke iu dhënë dashuri të gjithëve njësoj. Ky është mësimi që mëson Blushi nëpërmjet refektimit të Muhamedit shqiptar.
“Marin Kurilën do ta kisha detyruar të martohej me Aishen.
Kjo është e vetmja mënyrë që grindjet mes të krishterëve dhe myslimanëve të qetësohen sepse fëmijët janë të përbashkët dhe ata e ruajnë paqen brenda.
Fshati shpëtoi kur Arianiti iku, sepse ai nuk do të lejonte që vajzat e krishtera të martoheshin me burra myslimanë. Po të ishte ai në fshat, babai nuk do të ishte martuar me Sarën dhe nuk do të ishte zbutur. Ne, djemtë e tij, do ishim myslimanë të egërsuar dhe të gatshëm për t’u hakmarrë duke menduar se po jetojnë në një fshat ku na është ndaluar ajo që i lejohet të tjerëve, siç mendonte Sali Benishi. Shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: të martohen të krishterët me myslimanë që të shmangim Voskopojën.” (f.343 – 344)
Këtu dështojnë edhe misionari grek dhe ai turk sepse shqiptarët mësuan. Mësuan nga gruaja dhe nëna shqiptare.

FSHATI ISHULLOR

Dhe kështu asimilohen dhe riformohen njëkohësisht pak nga pak ishujt prej njëri tjetrit, Ibrahimi me familjen, familja me fshatin, duke e rikthyer përsëri fshatin pas shumë dhimbjesh, plagësh, sëmundjesh dhe braktisjesh në një komunitet plural normal krushqish, miqësish dhe mërish të reja, si dikur. Dikush vjen, një tjetër ikën, një tjetër lind. Kështu ndërtohet edhe xhamia përballë kishës nga e njëjta familje arkitektësh ku si kisha edhe xhamia janë si kostume të qepura sipas trupit të vetë shqiptarëve. Jo madhështore, sepse ashtu shqiptari do të ndihej i vogël para tyre, por aq sa është dhe ashtu siç është vetë besimtari shqiptar.
Blushi na e paraqet kulturën e fshatit të përzier mysliman dhe të krishterë si një kulturë hibride ku komuniteti bashkëvepron dhe ndërvepron në formë komplementare duke zbehur diferencat fetare dhe duke forcuar lidhjet familjare. Ibrahimi mysliman shkon në kishë dhe përpiqet të shërojë nga kolera të krishterët, Ana e krishterë kujdeset për mbarëvajtjet e riteve myslimane të të shoqit, i biri i krishterë i Naum Shytës nga Pleshishti ndërton xhami (siç ka ndërtuar në të vërtetë edhe kështjellat e bektashiut Ali Pasha i Tepelenës), etj. etj. Vetë shtëpia e myslimanit Abraham vendoset në një proçes të vazhdueshëm hibridizimi në formë dhe përmbajtje. Një shtëpi myslimane, ku myslimani ndërton me vështirësi tavolina dhe karrike europiane, ku gatimi është i përzier, oksidental dhe oriental, aty mësohet si lojë edhe mitologjia e lashtë ballkanase. Vetë Sara me origjinë ebrehe sjell kulturën e perëndimit e cila bashkëjeton me kulturën orientale. Muhamedi, bir i Abrahamit kërkon të martohet me Hanën e vjetër kristiane pa i kërkuar të ndërrojë fe por ndërkohë shtëpinë e krishterë ia kthen në xhami. Dhe ky hibridizim nuk bazohet mbi superioritetin e më të fortit apo dominimin e shumicës. Është një hibridizim në fillim i vështirë dhe i dhimbshëm (siç ishte edhe pushtimi) por pak nga pak pësimet bëhen mësime dhe proçesi bëhet i natyrshëm dhe ndodh hap pas hapi në mirëkuptim. Ky është leksioni i Blushit! Më i rëndësishëm se vetë hibridizimi është proçesi i hibridizimit që na kujton konceptin e Nestor Garcia Canclini, sociolog i famshëm kontemporan i cili e vlerëson vetë mënyrën se si realizohet proçesi i hibridizimit si më i rëndësishëm se vetë hibridizimi. Ky është leksioni mbi bashkëjetesën globale.

FILOZOFIA E ISHULLIT

Kështu u ribë vetë Shqipëria. Një komb-rrënojë (siç e quan Ismail Kadare në «Vizitë në Kështjellën Grac») i cili u ngrit me vështirësi mbi gërmadhat që vetë shkaktoi. Një komb që i lejoi vetes rrënimin për të mos i lejuar vetes përçarjen fetare, që me siguri do t’i sillte asimilimin nëpërmjet turqizimit dhe helenizimit. Shqiptarët zgjodhën “higjenën e injorancës” si profilaksi ndaj sëmundjes së asimilimit turqizues apo helenizues.
Dhe kush më mirë se vetë Blushi mund ta predikojë si profet filozofinë e vet në gojën e një Isaku shqiptar që i drejtohet shqiptarëve kristianë që prej qindravjetësh përpiqeshin pa sukses për pavarësi nga pushtimi turk duke mos bërë dot dallimin midis turqve dhe myslimanëve shqiptarë:

«Ju jetoni në ishull pa e ditur... Ishullarët janë njerëz të vetmuar dhe vetmia i ka bërë të mendojnë. Ata kanë vetëm një qëllim: se si të shpëtojnë ishullin e tyre nga stuhitë dhe pushtuesit. Për t’ia arritur kësaj, ata përdorin çdo dredhi dhe kur dredhitë nuk pijnë ujë përdorin luftën. Por lufta është arma e fundit që përdorin pasi i kanë ofruar të huajve paqen, qetësinë, strehimin dhe mënyrën e tyre të jetesës. Ka shumë udhëtarë që thonë se njerëzit e ishujve janë mikpritës. Në fakt, kjo është një dredhi që ata e kanë përsosur në mijëra vjet për të shpëtuar atë pak tokë që kanë nga piratët. Ishullarët kanë një rregull. Ata i pranojnë të huajt dhe njerëzit që vijnë nga deti vetëm në qoftë se këta mësojnë notin. Pas notit ata u mësojnë të huajve peshkimin, pastaj i tregojnë si të ndërtojnë barka dhe anije, pastaj se si të gatuajnë peshkun, pastaj se si të ngrenë diga për të zbutur egërsinë e detit që kafshon ishullin, pastaj se si të presin gjatë dimrit duke u ushqyer me durim dhe pastaj sesi gjatë verës të ruajnë ushqim edhe për dimrin tjetër. Kur i huaji i ka mësuar të gjitha këto, ai pa e kuptuar është bërë një ishullar. Dhe ky ishullari i ri, pa e kuptuar ka vetëm një qëllim: se si të ruajë të pavarur ishullin e vet duke përdorur mjeshtërinë që të tjerët i mësuan atij. Voskopoja është një ishull i krishterë, i cili i ka shpëtuar deri sot pushtimit duke përdorur këto dredhi.»

«E di që ju duket e pamundur dhe e padenjë, por unë shoh që tani ditën kur myslimanët do luftojnë për të mbrojtur kishat tona. Fëmijët e tyre do të jenë ngrohur si zogjtë nën lëvozhgën e vezëve të pashkës dhe në verë kryqet e kishave do t’u bëjnë hije pleqve të përvëluar nga vapa. Le të mendojnë se Islami i tyre i ngroh si një jorgan, por unë jam i bindur se krishterimi ynë i begatë do t’u duket si një jastëk, mbi të cilin koka çlodhet duke parë ëndërra të bukura me bollëk dhe lumturi. Myslimanët e Voskopojës janë akoma si të huajt në ishull. Janë të egër, janë të hutuar dhe të uritur. Vetëm një gjë nuk mund ta pranojnë ata: të kthehen prapa duke rrezikuar të zhyten në thellësitë dhe pabesitë e detit. Në qoftë se u jep për të ngrënë, i jep një strehë dhe i mëson notin, ata do të zbuten dhe do të punojnë për të pasur ato që ne i kemi dhe që ata nuk i kanë, sepse nuk mund t’i sillnin me vete nëpër det.»

«Por ka edhe diçka tjetër. Myslimanët e Voskopojës janë shqiptarë siç jemi edhe ne. … Ata janë myslimanë, por akoma nuk janë turq. Në qoftë se ne i zbojmë shqiptarët myslimanë nga qyteti ata do të shkojnë te turqit dhe të gjithë bashkë do të vijnë dhe do na zbojnë ne na nga Voskopoja. Kjo do të ishte një luftë e humbur. Kështu kanë gabuar shumë burra të mençur përpara nesh, pa e kuptuar se duke i quajtur turq shqiptarët myslimanë, në fakt, i kanë hedhur ata si armë në duart e turqve. Me ato duar turqit kanë luftuar dhe kanë pushtuar fshatrat dhe qytetet tona. Në të vërtetë shqiptarët kanë luftuar kundër shqiptarëve dhe njëra palë besonte se luftonte kundër turqve, ndërsa pala tjetër ngushëllohej se luftonte kundër grekëve. Kësisoj nuk ka mbetur asnjë pëllëmbë Shqipëri dhe kujtdo që fitonte i thuhej se fitoi si turk dhe kujtdo që humbte i thuhej se humbi ngaqë ishte grek. Voskopoja nuk është një ishull ku turqit luftojnë me grekët. Voskopoja është një tokë ku shqiptarët akoma nuk kanë arsye të luftojnë me shqiptarët.»

e paditur said...

Lubonja thekson me të drejtë tendencën e këtyre viteve të fundit për t'u dukur të krishterë, po dua të pyes nëse kjo është dhe një lloj refleksi vetëmbrojtës (ose reaksion i provokuar) ndaj mënyrës si sillet Perëndimi ndaj nesh, i cili është gati të mos na quajë europianë (megjithëse nga koordinatat gjeografike jemi shumë më tepër pjesë e Europës se shumë vende të BE), vetëm për shkak të fesë muslimane?

Nuk mund ta mohojmë që asnjë gazetar i huaj që shkruan për Shqipërinë, nuk harron kurrë të fusë atë shprehjen: "predominantly muslim", kur dihet që nënteksti që ka në epokën e pas-11/09/01 mbiemri mysliman në Perëndim është: i prapambetur + atentator i mundshëm. Ndërkohë që kryesisht harrohet të thuhet që gjatë diktaturës një pjesë e madhe e popullsisë (e gjitha?) u privua nga ushtrimi i fesë, ose u rrit tërësisht ateiste, dhe si rezultat i kësaj politike, identifikimi me fenë i shqiptarëve (të çfarëdo besimi) rezulton sot shumë i dobësuar. Ndaj pres me kuriozitet se çdo të thotë Lubonja mbi këtë çështje në shkrimin e ardhshëm.

Anonymous said...

Shkurtimisht

Javen qe kaloi, ne nje qytet te veriut te Italise ku jetoj prej vitesh, me ra rasti te ndiqja nje konference mbi Ballkanin. Konferenca trajtonte situaten aktuale nga pikepamja e marrdhenieve nderkombetare (si shkence) dhe ishte e perbere nga disa relacione.

Njeri prej tyre, ne vecanti me la mbresa.

Relatori, nje profesor slloven qe jeton dhe punon ne Trieste, paraqiti nje rezyme tridhjeteminuteshe te historise se Ballkanit dhe nder faktet qe vleresoi te nenvizonte ne nje periudhe kaq te shkurter kohore ishte izolimi i popujve ballkanike per periudha te tera historike me rendesi kardinale per trajtezimin e Europes se sotme. Ai i referohej kryesisht periudhes mesjetare (pasi trajtesa e periudhes komuniste u be nga nje relator tjeter).

Ai permendi shume "caste" kulmore me rendesi per shoqerine europjane, si reformen dhe kunderreformen, rilindjen (rinascimento), iluminizmin e keshtu me rradhe, "caste" qe sipas tij nuk jane perjetuar fare nga popullsite e izoluara te Ballkanit.

Ketu ama, ai specifikonte si me te prekura nga izolimi ata popuj qe jetuan ketek vijes se Teodosit, duke u perpjekur te perjashtonte Krotatet dhe Sllovenet, te cilet sipas tij, kane jetuar perhere nen nje ndikim te ndryshem (katoliko-perendimor).

Nga kendveshtrimi i tij pra, qofte popujt me fe ortodokse (me perjashtim te grekeve, te cilesuar "prodhues qyteterimi") qofte ata me fe myslymane ishin njelloj te goditur nga izolimi dhe pasojat e tij (mungesa e aftesise per te dialoguar me tjetrin) jane te dukshme edhe sot.

Nga kjo konference dola me ndjesine se ka shtete dhe popuj qe po perpiqen sot (dhe ndoshta prej vitesh) te "clirohen" nga identiteti i tyre ballkanas (Kroatet dhe Sllovenet), identitet imazhi i te cilit, mesa duket, eshte vleresur si i parekuperueshem.

Do te me pelqente qe autoret tane, te te gjitha gjinive, t'ju dedikoheshin edhe ketyre tematikave me seriozitetin qe ato meritojne.

respekt

Meteor said...

Nje gabim shume te rendesishem ke bere Lubonnja ose ka bere Lubonja (se nuk e besoj se e shikon ndonjehere se ca shkruajm ne gjithsesi eshte vendimi i tij) kur thua se Autori indentifikohet me personazhet e tij.

ViolaD said...

Me falni, mbase komenti im nuk do te ishte nje ilac i padiskutueshem per te shuar gazrat apo nausen, as te Anonymous, e aq me pak te Lubonjes!Megjithate....duke u munduar te shoh librin ne kontekstin e kohes....Lubonja ka te drejte dhe jo!E para, eshte prototipi i pare i nje lloji te ri, dhe si i tille....beh, edhe Google, nuk ishte i pari!Ndaj perdoret akoma!E dyta, eshte e pafalshme, nga ana e nje politikani me rendesi pastaj, mos njohja e sakte e historise, apo perdorimi si te na kapi era, e identitetit te nje Populli!Dhe kur them identitetit....brenda ka gjithcka!Megjithate, do ti lutesha Blushit te vazhdonte!Te dokumentohej me mire Apo te shpikte dicka tjeter artistikisht, por te vazhdonte!

Anonymous said...

Thank you amazing blog, do you have twitter, facebook or something similar where i can follow your blog

Sandro Heckler

Anonymous said...

The blog is as a page (Fatos Lubonja) in Facebook.

Anonymous said...

Zoti Lubonja,

Analiza juaj është cilësore e interesante. Jam dakord kur flisni për ndërtimin e nacionalismit shqiptar e mungesën e njohjes te hisorisë nga ana e shqiptarve (këtu nuk harroj te fus edhe veten). Mua me bezdis diçka tjetër në komentin tuaj, ju flisni për histori e jo për letërsi, kush na ndalon ne të jemi anakronikë romantik edhe pse s'jemi ne Romantizëm ? Në letërsi, për mua, duhet të jemi më të lire se kaq. Mua me pelqente ideja se një personazh shkon drejt një feje sepse është pre e një mërzitje ditore. Kjo ide me duket me poetike se një teori e gjatë historike apo etnologjike. Njeriu duhet te jetë një anarkist romantik ne këtë botë të rëndë. Të jetosh ne ishull është një roman, e unë, si lexuese, si te tille e lexoj. Më pelqen kur në një roman gjej aluzione historike por nuk i marr si fakte, përkundrazi shkoj e gërmoj ne tekste te mirfillta historike. Duhen ndare zhanret letrare, romanet historike egzistojne por as Blushi, as Kadareja nuk e vene këtë cilësor në romanet e tyre. Ata i kanë quajtur thjesht romane ata.