Tuesday, June 8, 2010

Berisha, Rama dhe ne

Gjatë kohëve të fundit, që e kanë polarizuar shoqërinë shqiptare në ekstrem, në debatet midis njerëzve kam hasur, gjithnjë e më shpesh, polemika të mbërthyera tek binomi Berisha-Rama. Ndërkohë që fanatikët, militantët e servilët e të dy palëve i kam parë të verbuar edhe më në dashuri-servilizmin për liderin e tyre karizmatik, ata më racionalët e të zhgënjyerit jo rrallë i kam parë të debatojnë edhe ata me emocione të polarizuara mbi këta dy personazhe, rreth temës se cili prej të dyve është më i rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë, madje duke u shtyrë deri edhe në peshimet se cili ndër të dy është më delirant, paranojak, mitoman e megaloman.
Argumentet që jepen në favor të Berishës në këtë lloj polemike janë pak a shumë ato se ai është diktator, por është diktator i vjetër që ka rënë një herë nga kali dhe ka mësuar, kurse ky i PS është diktator i ri që s’ka mësuar ende nga humbja; se Berisha mund të jetë i përfshirë në korrupsion, por nuk ulet në tryeza me lloj-lloj banditësh si ky i PS; se ai bëri një koalicion më të gjerë dhe u tregua i gatshëm të bashkëpunonte me Ilir Metën kurse Rama donte me një palë zgjedhje të bëhej absolut: të mbante Bashkinë, të kapte Kryeministrinë, të eliminonte edhe Berishën, edhe Metën e liderët e partive të vogla si Gjinushi, Milo etj. Gazetarët pro Berisha u shtojnë këtyre argumenteve edhe faktin se ai, gjithsesi, nuk ka obsesionin që ka Rama për të kontrolluar mediat.
Ata që mbrojnë Ramën, edhe pse nuk ia mohojnë deliret e autoritarizmin, përqendrohen në sulmet kundër Berishës. Me etjen e tij të shfrenuar për pushtet – thonë - po merr një nga një të gjitha institucionet. Shihni ç’po bën për pushtimin e gjyqësorit, po shkatërron mediat e bizneset që nuk janë në krahun e tij, punon në mënyrë të paturpshme kur i duhet të eliminojë ose shantazhojë kundërshtarët, kurse Rama gjithsesi është më qytetar se Berisha, nuk merret me familjet e tjetrit apo me jetën private, më i azhurnuar me zhvillimet e sotme botërore dhe, megjithëse autoritar, ka afër tij njerëz më demokratë.
Duke u nisur nga fakti se Rama citoi një nga ligjëratat e Nolit kundër Zogut dhe bëri të vetën parullën se ne nuk duam të na vendoset këtu një mbretëri, u bë edhe një lloj prapaprojektimi i problemeve të sotme në vitet ‘20. Polemika shkoi deri në identifikimin e Ramës me Nolin dhe të Berishës me Zogun e te diskutimi se cili prej të dyve ishte më diktator dhe cili më pak. Duke iu referuar bojkotit e grevës së socialistëve dhe në përgjithësi luftës jashtëparlamentare të PS, u shkrua edhe për fanolizmin anakronik të Ramës duke nënkuptuar me këtë grushtin e shtetit të 1924-ës së kryer nga Noli. (Shih për këtë edhe dy shkrime të Aurel Plasarit).
Ngulmoj, siç kam bërë edhe herë tjetër, se qasja që e redukton gjithçka në antropologjinë e Berishës apo Ramës si rrezik më i madh i njërit apo i tjetrit për demokracinë është jo vetëm sempliste, por edhe e gabuar. Madje do të thosha se, ta shtrosh çështjen se njëri i vjen hakut tjetrit është bash ta shtosh rrezikun e autoritarizmit.
Nëse do të më lejohej të hiqja edhe unë një paralelizëm me vitet ‘20, kur thuhet se Noli dhe Zogu u ndeshën me njëri-tjetrin se cili do të bëhej diktatori i Shqipërisë, gjykoj se duhet të shohim më së pari diferencat e mëdha me atë kohë dhe pastaj edhe ngjashmëritë. Diferenca më e madhe qëndron në kontekstin ndërkombëtar. Po ta vëmë re hartën e Evropës së asaj kohe - e pas Luftës së Parë, e shpërbërjes së katër perandorive të mëdha austro-hungareze, otomane, ruse e gjermane dhe e lindjes së shumë shteteve të reja kombe - do të shohim se pjesa e saj me hapësira demokratike u zvogëlua shumë në favor të pjesës me shtete në krye të të cilëve u vunë diktatorë (disa prej tyre i quanin të ndritur). Mjaft të kesh parasysh se kjo ndodhi në Gjermani, Itali, Spanjë, Rusi, Turqi, por edhe në Hungari Rumani etj. Madje, madje mund të thuhet se, në këtë kontekst, të imagjinoje që një diktator i ndritur apo i pandritur të vinte në krye të shtetit të ri shqiptar ishte një gjë gati-gati normale. Po ashtu nuk duhet të harrojmë se edhe fashizmi edhe komunizmi, si ideologji që prodhuan diktatorë, ishin në periudhën e lulëzimit të tyre në atë kohë. Dhe kush është marrë seriozisht dhe thellë me ngjitjen e diktatorëve të asaj kohe nuk e ka shpjeguar këtë kurrsesi thjesht dhe vetëm me etjen për pushtet të individëve si Musolini, Hitleri, Stalini, Franko etj. por me kontekstin e ri social, politik, kulturor të shoqërive ku ata kanë mbirë.
Kurse konteksti ndërkombëtar që na rrethon sot mund, pa frikë, të konsiderohet si i përkundërt me kontekstin e viteve ’20. Sot kemi një hartë të Europës që, qysh prej rënies së Murit të Berlinit, është zgjeruar në favor të demokracive. Mjafton kaq për të kuptuar se e ardhmja e aspirantëve për diktatorë është në kundërrrymë me kohën.
Megjithatë, për t’u kthyer tek ngjashmëritë me atë kohë, “fashizmi brenda nesh” siç e quan Foucault, në forma të tjera mbetet një rrezik që kurrsesi nuk mund të konsiderohet i kapërcyer edhe në vende me demokraci të pjekur e jo më në vende që nuk kanë shumë që kanë dalë nga koha e diktatorëve absolutë. Por ndërkaq përvoja na ka mësuar se lufta kundër këtij rreziku nuk është aspak një luftë midis pak individësh më të mirë a më të këqij në krye të vendit, madje as punë shprese se po dalin liderë më demokratë apo libertarë, por një rrugë që ka të bëjë me ndryshimin e bazës prej nga dalin diktatorët. Dhe, në këtë kontekst, të shpresosh se Rama do të na shpëtojë nga rreziku Berisha ose anasjelltas është shprehje e kulturës së vjetër të “fashizmit brenda nesh”. Ngritja e këtyre individëve në rolin e liderit absolut në partitë e tyre është bash shprehje e kësaj kulture fashiste dhe, po të vazhdohet me këtë prirje, pa dyshim që nesër, me eliminimin e njërit prej të dyve, do të mbetemi edhe më të rrezikuar. Por ama edhe sikur të ikin të dy, siç kërkojnë disa, po nuk ndryshoi kultura e partive që ata drejtojnë, do të vijnë të tjerë t’i zëvendësojnë duke marrë tabiatet e tyre. Prandaj gjykoj se ndryshimi duhet të vijë nga një emancipim i bazës së partive që i kanë në krye dhe më gjerë akoma i tërë shoqërisë, nga përpjekja morale e kulturore e secilit për të refuzuar liderë si Berisha e Rama si mjet shpëtimi dhe për të marrë në dorë fatet tona nëpërmjet emancipimit të vetvetes dhe ndërtimit të institucioneve demokratike. Sepse, tek e fundit, këta lloj liderësh nuk janë tjetër veçse modeli i liderit që kanë sot për sot shumica e shqiptarëve në kokë dhe me sjelljen e tyre publike s’bëjnë tjetër veçse përpiqen të luajnë rolin e liderit që i pëlqen kësaj shumice.
Ja çfarë shkruante Elsa Morante për Musolinin në vitin 1945:
“Shefi i Qeverisë u njollos në mënyrë të vazhdueshme gjatë karrierës së tij me krime që, sikur të kishte pasur të bënte me një popull të ndershëm, do t’i kishte dhënë dënimin e merituar, do ta kishte njollosur me turp dhe do t’i kishte hequr çdo lloj autoriteti për të qeverisur. Po përse populli ia lejoi, madje edhe ia duartrokiti këto krime? Një pjesë për pandjeshmëri morale, një pjesë për rrufjanllëk, një pjesë për interesa dhe hesape personale. Pjesa më e madhe natyrisht i kuptonte aktivitetet e tij kriminale, por preferonte t’ia jepte votën më mirë të fortit sesa të drejtit. Për fat të keq populli italian, nëse i duhet të zgjedhë midis detyrës dhe hesapit personal, ndonëse e di se cila është detyra, zgjedh gjithmonë hesapin personal.
Kështu, ky njeri mediokër, i fryrë, me një oratori vulgare, por që krijonte efekt të shpejtë, nuk qe tjetër veçse ekzemplari perfekt i bashkëkohësve të tij. Tek një popull i ndershëm ai nuk do të kishte qenë më shumë sesa lideri i një partie të vogël, një personazh qesharak për mënyrat e tij të sjelljes, qëndrimet, manitë e madhështisë: ai do të ishte fyes për bonsensin e njerëzve e atij populli për shkak të stilit të tij enfatik dhe të paturp. Kurse në Itali u bë shefi i Qeverisë. Dhe është e vështirë të gjesh një shembull italiani më komplet. Admirues i forcës, i parasë, i korruptueshëm dhe korruptonjës, katolik pa besuar në Zot, mendjemadh, vanitoz, me një mirësi të shtirë, baba i mirë, por me shumë dashnore, përdorues i atyre që i përçmon, që e rrethon veten me njerëz të pandershëm, gënjeshtarë, të padrejtë, përfitonjës; një imitator i aftë, që mund të bëjë efekt mbi një publik vulgar, por, si çdo imitator, pa karakterin e vet, ai e imagjinon gjithmonë vetveten në rolin e personazhin që kërkon të përfaqësojë.”
Çdokush që do të lexojë këto radhë të Elsa Morantes besoj se do të bëhet disi më i qartë për atë se pa shqiptarët kështu siç janë, vështirë se do të kishte një Berishë dhe Ramë kështu siç janë dhe se, nëse duam një Berishë dhe Ramë tjetërsoj, duhet të ndërtojmë një shqiptar tjetërsoj; se vërtet shumëkush e sheh të padurueshëm njërin prej tyre varësisht nga afiliacioni, por kaq nuk mjafton, madje as sikur t’i shohësh të dy si të padurueshëm dhe jashtë skenës, pasi ai që duhet të na bëhet i padurueshëm e të dalë jashtë skenës është Berisha dhe Rama brenda nesh, në trajtën e diktatorit apo servilit të tij si dy faqe të së njëjtës medalje. (Panorama, 7 qershor 2010)

2 comments:

xhik said...

DITA 1

I Dashur Ditar,

Kisha kohe pa shku ne Shqiperi, dhe keshtu Shqipja ime ishte bo si ato hedlajnet e Lajmeve te Best Channelit. Isha ne avjonin e kompanise ajrore “Euro Albair” tu arrit per ne Rinas, kur pa pritmas ilaci im I shkret I gjumit Gjerman, humbi efektet e tij nga i debat Shqipetaresh qe jehonte nga fundi I avjonit:

Dy burra pesedhjete e kusur vjec po I bertisnin njeri tjetrit:

“Po mire si mendon ti se Ledi Gaga o mo e mire se Madona?”
“Ej thirre icik ate bucen te me sjell ca kikirika, se kom pagu 200 Euro per kete bilet…”
“Eh mor plak kom degju qe Madona ja bo konget Ladi Gages…”

Ato puntoret e avjonit, te shkretat, ishin te huaja, dhe I buzeqeshte fytyra, por syte ishin mbush me frike, sikur avjoni te qe mbushur me I bande uqerish, qe ne cdo cast do i hanin te gjalle.
Sapo u ule avjoni, katundari I avjonit qe qe vesh me xhakete te bardh, kepuce te bardha, dhe I kemishe te zeze (Skarfejs)u cu ne kembe dhe filloj te mblidhte rraqet e tij. Ishin nja shtate qese pazari qe ky I kishte marre me vete nga Shqiperia, ca te cara, ca I kishte dale boja, te mbushura me gjera nga me te ndryshmet si veze te zjera dhe kadaif, ose cerape leshi te perzjera me cokollota ferrero rocher. Ne tarmak na prisnin dy polica, nje barkederre I shkurter, dhe nje I holle por I gjate. Qe te dy kishin vesh ca syze djelli kineze, dhe veshtronin ne ca djagonale hapesirash vuoto te cudicme duke bo sikur skishin nje avjon para syve.

Kur arrita tek kontrolli I pashaportave me ben te paguaja ca taksa absurde qe skishin lidhje fare me aktin e fluturimit, aeroportin, ose thjesht, hyrja ne atedhe:

“Te lutem zoteri 10 mije lek taks”
“Ca takse?”
“Taksa e te varferve”
“Skam 10 mije lek, jam I varfer, po pate mundesi te mi japesh ti 10 mije leket e ketij zoterise ketu qe po me rri mbas bythe tu prit ne rradhe.”
“Shiko, mos bej numra, se pastaj…”

Une nuk thashe asgje, dhe goca e shkrete ma vulosi pashaporten duke me hedh I veshtrim Meduze nga ana ime. Ajo dukej si I striper, se e kishin vesh ne nje uniform te bukur, dhe vet qe ly si ndonje kengetare kantri. Nderkohe tu hec per tek dalja pash I plak te shkret tek cepi I dhomes qe ishte ul mbi nja 12 valixhe, dhe veshtronte cdo njeri si nje kalama I humbur ne Disniland. Me keq akoma ishin ca prototipa te ulur ne barin e aeroportit, qe te veshtronin ne koker te syrrit si ato dokumentaret me luan e gazele te disoverit. Po me keq akoma qe turma qe te priste jasht aeroportit plot ankth. Midis kesaj turme ambasade, ishin dhe ca taksixhi qe kishin ankthet e tyre; Mos gjenin ndonje te shkrete qe do e priste 30 minuta torture ne nje furre me rrota ku ai do verbohej, dihadrohej, dhe do thithte pluhre duke degjuar muzike popullore.

Pa pritmas mu afru I plak tjeter:

“Ej, nga je ti?”
“Nga Amerika.”
“Shiko” me tha plaku, “Jeta eshte e thjeshte, o e bo, o se bo, e kupto?!” Dhe me kaq e mbylli duke u larguar sikur te mos kishte ndodhur asgje.

Une te pakten isha goxha I qetesuar se ne darke me priste I nate e bukur me ca shoke ne diskon “Dhe Xhoker.” Disko ose Pubi, Klubi, ca dreqin I quajn te rijnt sot-e-kesaj-dite, me ri qe kishte hap cuni I tezes se nje mafjozi. Aty do me prisnin ca femra qe dhe feministet me te rrepta nuk do I ndreqnin dot, do ju duhej I rregjim I fort 20-vjecar fashit-feminist qe te pakten te arrinin te kuptonin identitetin e tyre.

***

xhik said...

E di qe po abuzoj por aman po vdes te di se cfare mendon per kete shkrim ose thelbin e mbytyr ne mes te gabimeve dhe shpejtesise. Me bej nje email tek xhikbariu@gmail.com po pate kohe mundesi dhe deshire.

Thank You