Politika dhe mediat shqiptare shpalosën ndaj raportit të Dik Marti, mbi akuzat për krime në Kosovë dhe Shqipëri nga njerëzit e UÇK, me në krye Hashim Thaçin; një refuzim me një nivel të tillë iracionaliteti, i cili habiti edhe shqiptarët, që sadokudo, e njohin klimën në vend, e le më pastaj të huajt. Do të thosha se po aq sa raporti vetë, edhe ky refuzim përbën një ngjarje që duhet analizuar.Para së gjithash, le të shtjelloj pse më duket kaq iracionale mënyra sesi u refuzua raporti.Së pari, ndërkohë që duket qartë se kemi të bëjmë me një raport të shkruar nga një ekip, (madje ka aty edhe një falënderim për ekipin), ai u trajtua sikur të ishte puna e një njeriu të vetëm, i cili pastaj u diskreditua duke u quajtur i sëmurë mendërisht, apo i blerë nga serbët e me radhë. Jo vetëm kaq, por kjo çmenduri vazhdoi edhe kur u pa se raporti u votua me unanimitet nga deputetët e Parlamentit Europian. Gjykoj, se qoftë puna e një ekipi, qoftë votimi nga një parlament i tërë, duhet të mjaftonte për ta ndaluar sadopak turra-vrapin absurd me akuza kundër “armikut të jashtëm”, në bashkëpunim me “armikun e brendshëm”.Së dyti, paksa të njohësh ato çka shkruhen e thuhen në Shqipëri dhe Kosovë për politikën dhe politikanët, si andej dhe këtej kufirit (madje ato që thonë ata vetë për njëri-tjetrin) del qartë një situatë ku nuk mund të dallohet se ku mbaron aktiviteti kriminal dhe ku fillon shteti. Mjaft të kujtojmë ato çka thoshte vetë Sali Berisha në vitin 2005 për qeverinë paraardhëse, apo ç’thotë opozita shqiptare për Sali Berishën. Apo mjaft të dëgjoje akuzat elektorale në Kosovë ku flitej jo vetëm për korrupsionin e sotëm e krimet e sotme, por edhe për vrasje politike që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë, ndaj personash që janë konsideruar si rivalë të UÇK. Edhe kjo vetëdije besoj se duhet të kishte përftuar një lloj reflektimi ndaj akuzave të raportit.Së treti, nuk do shumë mend për të kuptuar se ky raport nuk është një vendim gjyqësor, por një raport që kërkon të hetohen një sërë akuzash, për të cilat ka disa të dhëna shqetësuese. Për shembull: rezultojnë të zhdukur pas luftës afro katërqind persona, ndër të cilët edhe shqiptarë, por shumica serbë, një pjesë prej të cilëve thuhet se kjo u ka ndodhur në territorin shqiptar. A mund të jemi ne të pandjeshëm ndaj këtij fakti, e të mos kërkojmë të hetohet se pse janë vrarë, cilët janë vrasësit dhe ku mund të ndodhen varret e tyre? Disa nga patriotët tanë mund të thonë: Jo, s’kemi pse të jemi të ndjeshëm, pasi ata kanë qenë armiq që na kanë vrarë apo bashkëpunëtorë të tyre. E megjithatë, edhe atyre mund t’u thuhet se fakti ekziston dhe s’mund të quhet fantazi e Martit. Dhe po ashtu, se s’ka vend në botë që i le pa varr njerëzit e vdekur, cilëtdo qofshin ata (përjashto për fat të keq ndonjë vend si ky i yni që në kohën e Hoxhës i linte pa varr armiqtë e pushkatuar) e se politikanët tanë të sotëm, si këtej dhe andej kufirit, thonë se po na çojnë në Europën e të drejtave të njeriut, që nuk njeh as dënimin me vdekje, e jo më lënien e të vdekurit pa varr.Së katërti, në raport thuhet se një pjesë prej të humburve dyshohet se u janë hequr organet dhe u janë tregtuar, pasi janë vrarë me plumb pas koke. E kjo, sipas raportit, mund të jetë kryer nga njerëzit e Thaçit në Shqipëri. Akuza është e tmerrshme, sigurisht, gati e pabesueshme, por përsëri një mendje e shëndoshë të thotë që nuk mund të refuzohet mundësia e hetimeve për këtë. Aq më tepër nëse autoritetet dhe ekspertët shqiptarë, së bashku me ata kosovarë, janë të bindur se është krejtësisht e pabazë. Përkundrazi, arsyeja e shëndoshë do që duhet bërë çmos që kjo akuzë të sqarohet një sahat e më parë, pasi, përndryshe, kush thotë se kjo akuzë nuk duhet hetuar, merr mbi shpinë dyshimin se e ka mizën nën kësulë.Personalisht nuk di se si t’u kundërvihem këtyre katër argumenteve, prandaj e quaj reagimin ndaj raportit krejtësisht iracional.
* * *
Thënë këto, pyetja që ngrihet është se prej nga buron ky iracionalitet, sepse, sikurse thuhet, edhe iracionaliteti ka racionalitetin e vet. Gjykoj, se megjithë kufizimet mendore të njohura të politikanëve tanë dhe servilizmin e nënshtrimin e mediave tona ndaj tyre, ata nuk janë kaq iracionalë sa të mos kuptojnë katër argumentet që kam shtjelluar më sipër. Po atëherë?E këtu nuk mund të mos ndalesh tek ajo pikë e raportit, që e bën kaq të papranueshëm raportin për shqiptarët. Dhe kjo, afërmendsh është akuza për trafikim organesh, pasi për fat të keq, akuza se vendet e Ballkanit qeverisen nga mafiozë e trafikantë, tashmë është një gjë që s’përbën as lajm. Shih për këtë reagimin e mediave të huaja, të cilat u përqendruan vetëm tek trafikimi.Pyetja e parë që ngrihet lidhur me këtë akuzë është: nëse janë të bindur se nuk është e vërtetë, pse e pengojnë mundësinë e hetimit shqiptarët e akuzuar, apo mos vallë ka ndonjë mundësi të jetë e vërtetë? Pyetja e dytë është: mos vallë, ndonëse janë të bindur se akuza e organeve nuk është e vërtetë, kanë frikë se hetimi mund të çojë në zbulime krimesh të tjera, që gjithsesi janë të rënda dhe, tek e fundit, do t’i ngarkonte me përgjegjësi penale? E pastaj vijnë disa pyetje të tjera: mirë ata në Kosovë që akuzohen si autorët, po këta në Shqipëri ku e kanë hallin?: se janë lidhur tashmë me klasën politike në Kosovë edhe me interesa, se janë në një farë mënyre të përfshirë edhe vetë në ndonjë nga krimet, apo mos e kanë hallin të tregojnë sesa e duan Kosovën, meqenëse kjo është një nga kartat e vetme që u ka mbetur për ta quajtur veten burra të mirë përpara shqiptarëve - sigurisht me kutin e tyre? Janë pyetje që mbeten të hapura e që do ta mbajnë hapur këtë çështje sipas mendimit tim.Por analiza e këtij refuzimi nuk mund të ndalet këtu.Ka një pjesë njerëzish racionalë, shqiptarë dhe të huaj, që kërkojnë ta shpjegojnë këtë refuzim iracional me rrezikimin e mitit të UÇK. Me fjalë të tjera, kemi të bëjmë me skizofreninë shqiptare (dhe jo vetëm) të të jetuarit midis lavdisë së një bote virtuale plot me heronj e trima të lavdishëm dhe mjerimit të botës reale të mbushur me maskarenj. Të tjerë e shpjegojnë me faktin më prozaik, sipas të cilit Hashim Thaçi dhe të tijtë, meqenëse kanë pushtetin, kanë arritur, duke i ngritur edhe monumente vetes, t’u imponojnë njerëzve në Kosovë mitin e tyre, i cili pastaj i shërben pushteti të tyre. Nuk mungon për të shpjeguar këtë refuzim edhe argumenti se kjo akuzë, po të dalë e vërtetë, u delegjitimon shqiptarëve të drejtën për të pasur shtetin e tyre në Kosovë, prandaj duhet hedhur poshtë pa hezitim.Personalisht, dyshoj se miti i liderëve të UÇK-së, i ndjerë apo i vetëpromovuar, të jetë kaq i fortë midis shqiptarëve në Kosovë, saqë ruajtja e tij të jetë arsyeja pse refuzohet në mënyrë kaq iracionale raporti i Martit. Hashim Thaçi e drenicarët dihet se kanë edhe shumë kundërshtarë në Kosovë, që do të donin t’i shihnin të rrëzuar nga pushteti së bashku me mitin e tyre; kam parasysh LDK-istët, p.sh., që i kanë akuzuar për vrasje të njerëzve të tyre, por edhe të tjerë. Dhe ky argument është në favor të idesë se nuk do të bëhej ‘qameti’ në Kosovë, sikur disa udhëheqës të UÇK të hetoheshin nga EULEX. E për këto janë të vetëdijshëm edhe shqiptarët e Shqipërisë.Gjykoj, se ndonëse tërë këto argumente shpjegues kanë peshën e tyre, gjithsesi ka një element më të rëndësishëm mitik sesa miti i UÇK, për shpjegimin e refuzimit iracional të shqiptarëve, për të hetuar mbi këtë akuzë. Sipas meje, ky refuzim ka të bëjë kryesisht me frikën e një njolle në identitet, që do të merrnin shqiptarët sikur kjo akuzë të provohej. Pra, akuza nuk përjetohet si një sulm kundër mitit të UÇK, por kundër imazhit të shqiptarit në përgjithësi, si mit identifikues. Të vrasësh dikë mund të quhet “krim” sipas një kodi njerëzor, mund të quhet “nevojë” sipas një kodi mafioz, mund të quhet edhe “shërbim ndaj atdheut” sipas një kodi nacionalist; kurse t’i heqësh organet këtij të vrari dhe t’ia tregtosh, kjo sikur i kalon caqet dhe i fut autorët në kategorinë e atyre që quhen “monstra”, të cilët dalin jashtë çdo kodi. Me këtë akt, sikur arrihet “e keqja absolute” siç quhet Holokausti, ajo që të ndan nga raca njerëzore. Këtu është problemi kryesor që hap raporti “Marti”, do të thosha unë. Mbas serbëve që identifikohen me Srebrenicën do të dilnin disa monstra edhe më të këqij se këta, shqiptarët, që jo vetëm vrasin njerëz të pafajshëm, por edhe u tregtojnë organet. Në fakt, është një krim që nuk e kemi dëgjuar të bëjë pjesë në historinë tonë dhe të popujve të tjerë të Ballkanit, e prandaj na frikëson si identitet. Reagimi ndaj tij është i njëjtë me atë që kemi kur dëgjojmë për dikë të bëjë një krim të paparë, autorit të të cilit menjëherë i vëmë epitetin “monstër”, si për të thënë se ne, si njerëz, s’kemi asgjë të përbashkët me të. E këtu s’bëhet fjalë për ndonjë monstër dosido, por për njerëz që i kemi përfaqësues të të tërëve. Atëherë, më mirë të mos lejojmë të hetohet kjo, sepse po të dilte e vërtetë, do të njolloseshim të gjithë. Dhe kështu, ata që e pengojnë hetimin automatikisht bëhen mbrojtësit tanë, kurse kush e kërkon hetimin, armiku ynë.Për mua, pa mohuar faktorët e tjerë, është ky faktor që e bën kaq iracional dhe njëherësh kaq përbashkues mes shqiptarëve refuzimin e raportit “Marti”. Dhe ndonëse e kuptoj, nuk mund ta pranoj një iracionalitet të tillë. Gjykoj se kjo frikë për të njohur përbindëshin brenda nesh është iracionale dhe tregon papjekuri. Dihet se lufta e kthen njeriun në një përbindësh. Dihet se edhe etja e shfrenuar për para, e kombinuar me injorancën, e kthen atë në një përbindësh. Mendo pastaj bashkimin e të dyjave. Madje, kemi dëgjuar se në kushte “normale”, në vende “normale” janë zbuluar klinika, ku njerëzve u bëhen operacione të panevojshme për para. Kemi dëgjuar edhe se rrëmbehen fëmijë për trafikim organesh dhe është e vështirë të përcaktosh se cili është më monstër: rrëmbyesi barbar që e sheh njeriun si një copë mishi për ta shitur, apo i qytetëruari, që paguan e pranon të transplantojë organe, burimi i të cilëve është i paidentifikuar. Këto nuk i them për lehtësim përgjegjësie, por për të ndihmuar racionalitetin. Akuza është e rëndë sigurisht, por refuzimi për hetimin e saj është edhe më e rëndë, pasi është njëlloj sikur ta mbajmë përbindëshin brenda nesh, në vend që ta nxjerrim jashtë e dënojmë. Ky refuzim na bën bashkëfajtorë të gjithëve dhe besoj se shumica e shqiptarëve nuk duan të ndihen të tillë në këta krime. E jo vetëm, por të jetosh me dyshimin se ke në krye të vendit kriminelë të këtij kalibri, do të thotë për çdo shqiptar të jetojë i kërcënuar, pasi sikurse ka thënë Davidi dhjetëmijë vjet para Krishtit “Abyssus abyssum invocat” (humnera ndjell humnerën). (Panorama, 22 dhjetor 2010)
Wednesday, December 22, 2010
Pse refuzohet raporti i Dick Martit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Një her ë e një koh ë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson tek m...
7 comments:
1+1=2
Por njekohesisht une ndjeje te nevojshme te ritheksoje rolin jo pozitiv qe po luan ne pergjithsi media shqiptare. Pervec gjysem te vertetave te Travalglios po na shfaqet edhe nje fenomen gjoja me "korrekt" ndaj publikut. Per te shpjeguar kete fenomen do perpiqem ta lidh me nje nga perqasjet e Karl Popperit ne librin "Njohja Objektive". Popper pasi thote qe e verteta eshte absolute dhe ne nuk jemi pronare te saje ilustron dicka interesante. 1+1=2 eshte nje e vertete thote ai, por kjo gje edhe pse eshte e vertete ne vetvete nuk perben ndonje qartesim dmth nuk eshte se na afrom me teper ke te vertetat me te medha sic mund te beje nje teoreme shume here me e sofistikuar (teorema e Ainshtainit psh). Ne lidhje me raportin e Dick Martyt shume media dhe gazetare kam vene re qe ose perdorin gjysem te verteta ose te verteta te tipit 1+1=2 si psh qe Hetimet per kete ceshtie jane bere nje here tashme, transplanti i organeve nuk mund te behet ne kushte te atilla, Dick Marty ka qene kundra pavaresise se Kosoves, i gjithe parlamenti shqiptar i'u kundervu ne unanim ketij raporti, etj, etj, etj.
Eshte e vertete qe nuk mund te pretendojme qe mediat te na zhvillojne ekuacione me 3 apo 4 ndryshore si shkrimi i Lubonjes, por te pakten nje ekuacion te thjeshte duhet ta bejne se tek e fundit nuk eshte thjesht informacioni ai qe do ta zhvilloje mendien e publikut.
Mediat ne te njejten kohe duhet ta shtronin pytien se a duhej qe klasa politike te reagonte kaq ashper. Ose a duhej te shqetesohen drejtuesit kosovare dhe shqiptare nese e kane ndergjegjen te paster. A nuk jane keto media qe citojne raportet e BE-se ne lidhje me nivelin e korrupsionit, trafikun e droges dhe qenieve njerezore ne shqiperi e kosove, mos valle i harruan tani qe doli raporti i Martyt?!
Ne fakt gazetaret dhe mediat din te bejne llogari me te nderlikuara se sa 1+1, por problemi eshte se edhe ato vete kan hedhur jo pak valle te tjera me politikanet tane te korruptuar dhe duan s'duan do detyrohen ti mbajne ison edhe kenges se radhes te parlamentareve tane (sidomos tani qe ato kendojne ne kor).
E di qe z Lubonja e sqaron qarte irracionalitetin e plitikes dhe mediave. Por personalisht gjate kesaj periudhe me ka shqetesuar tej mase reagimi i mediave (ndoshta nga qe politikanet nuk na shokojne me) A mund ti hidhet hi syve njerezve ne kete menyre?! Pak femra shqiptare jane rrembyer me dhune e cuar ne prostitucion, a nuk ishin policet tane qe perdhunuan ne rajon vajzat moldave qe dyshoheshin per prostitucion? Dhe ministria e rendit ragoi sikur mos kishte ndodhur asgje. Po gerdeci dhe trafiku i armeve fare prane kryeqytetit.
Te arrihet deri ketu a thua se shqiptaret dhe kosovaret jetojne te qete ne atdhe dhe mediat nuk i kane perfolur asnjehere drejtuesit e tyre per lloj-lloj te zezash.
Gjithesesi kur e mendoje tani dal ne perfundim se mediat duke qene te molepsura fund e krye me kete kaste mafiozesh i intereson me mire qe gjerat te jene te fshehura dhe keshtu mund te vazhdojne te qete te pasurohen pa u trazuar nga europa apo drejtesia te cilen ashtu si atdhedashia i permendin kur i duhet jo kur na duhet.
Jo gjithcka kundra Shqiperise duhet mbeshtetur Fatos. Pse u refuzua?
1. Ai i prezantoi si fakte, me ton akuzues: 'Serbet jane vrare per organe dhe Thaci etj e kane ditur'. Lexo gazetat dhe titujt po s'me besove, dhe s'tha qe gazetat e kane gabim.
2. ASNJE prove, vec akuza dhe thashetheme nga nje qe eshte /ishte 100% kundra pavaresise te Kosoves. Koicidence? Si ka mundesi qe shkruajti per dhimbjen qe gjoja viktimat kane ndjere po si pati detajet e "ku, kush, si"? I paskan prure ne F Kruje dhe vrare me plumb ne mjedis te qytetit?
3. Thote kam imunitet, s'mundesh as te me hedhish ne gjygj. Si eshte kjo pune?
Te gjithe e dime se Thaci etj jane te korruptuar, se jane vrare shume vete gjate /pas lufte po vrare per organe??? Pra ka dallim.
Si te duket nje raport qe thote qe "Filani ka perdhunuar vajzen, s'ka paguar taksat dhe ka vjedhur nga shteti" pa asnje prove (per te paren) , vec disa thashetheme qe jane perhapur nga dashakeqet? O, dhe s'mund as ta hedhish ne gjygj ate qe e prononcon para gjithe botes.
Serbia akuzon per kot c'do dite, edhe Croatet, Boshnjaket etc. Pardje thane qe organet ishin hequr ne 'compound'in e Sali Berishes ne Tirane ne 1999 dhe ne Tropoje, 'afer shtepise se verdhe' Ku e ka patur vilen me ate oborr Sala ne Tirane? Dhe sa afer ka qene Tropoja me Burrelin ne 1999 me makine? Dje thane qe 75 vete kane marre transplante ne Spitalin nene Tereza Tirane ne 1999, qe as drita e uje s'ka patur. Pra jane 100% rrena. Po jane thashetheme, ose balte qe hidhet mbi mure, per ta baltosur sadopak. Ky raport nuk duhet te ishte bere nga ky maskara, se s'eshte i paanshem, dhe e dyta o provoje, ose mos thuaj se ka ndodhur.
Si thuhet "ka ndodhur, gjeni provat"?? C'eshte kjo. Per ate u refuzua, te pakten nga une. Korrupsioni dhe vrasjet i din gjithkush dhe kane ndodhur ne c'do vend te Ballkanit, dhe COE nuk u nis te investigoje ate, po tregtine e organeve (we eshte e pamundur te ndhodhte me kushte qe ishin ne 1999, dhe s'ja vlen as nga ana e $$ sepse duhen paguar shume vete, vecanerisht kur Thaci na qenka aq mafioz droge)
Pra se'eshte aq e thjeshte, dhe habitem qe e ke bere ves qe c'do gje kundra Shqiperise ta adoptosh. Nga nje ekstrem ne nje tjeter.
Mendo vetem kete: So do ndiheshe po doli Sali Berisha ne Top Channel dhe tha "F Lubonja beri kete dhe ate," gjerat me te poshtra qe mund ti beje nje njeri dhe qe c'do shoqeri ne bote shpifet nga keto. S'ke se si ti provosh se s'kane ndodhur (nuk provohet nje negative; akuzuesi duke ta provoje, jo i akuzuari) dhe as mund ta hedhish ne gjygj veten ne ate te Leke Dukagjinit? A te duket e drejte kjo? Per ate eshte refuzuar nga 99%.
Sot lexova nje koment ne gazeten Shqip. Autori i saj shprehte neveri per Lubonjen me "mbiememer slav" dhe stili i plakave llafazane i ketij artikulli tregon nivelin e shkruesve ne kete gazete (Shqip). Meqe kjo gazete nuk ka ne profilin e saj te prese kritika nga lexuesit per pallavrat qe e artikujshkruesve te saj, detyrohem qe opinionin tim time ta publikoj ne kete site-in e Perpjekja.
Lubonja ka nje mendim racional, nqs ka nje akuze qe paraqitet nga instanta europiane, nuk hidhen poshte keto akuza duke e quajtur Dick Marty-n si armik te shqiptareve por duke investiguar ligjerisht te tilla akuza.Ketu behet fjale per ata qe perdorin aspiratat e shqiptareve per te mbuluar krimet e tyre te mundeshme. Askush nuk eshte i amnistuar nga krime te ketij lloji dhe demaskimi i tyre nuk rrezon aspirat e shqiptareve por idhujt e reme. Idhujt e rreme dhe mashtrues ka kohe qe nuk jane me te pakritikueshem nga opininioni publik. Ne mos u vertetofshin akuza te tilla, aq me mire dhe me lart do ngrihet personaliteti i njerezve te akuzuar.
Ne Shqiperi vazhdon per inerci barazimi i termit i akuzuar me fajtor, ashtu sic ishte ne periudhen e monizmit. Kur Gjykatesi i drejtohej personit qe gjykohej me fjaline "I akuzuar, trego...", toni i tij ishte sikur gjykimi i personit kishte mbaruar.
Kurse ne vendet demokratike prezumimi i pafajesise eshte kusht themelor, dhe deri sa te mos jete provuar akuza, personi i akuzuar vazhdon te jete i pafajshem.
A ka kuptim te krijohen parti pro Thac dhe anti Thac rreth kesaj teme?
Lereni drejtesine te thote fjalen e saj...
Z. Lubonja, do tju lutesha te me dergoni artikullin tuaj "Skanderbeg, le héros des Albanais, avait une mère slave" botuar ne Le courrier international ne 99.
Jam duke lexuar mosmarreveshjen e kadarese dhe aty u ndesha me kete artikull tuajin.
Ju falemnderit paraprakisht.
Zoti Herodot,
ju lutem lini nje adrese emaili.
Faleminderit
Si eshte e mundur qe te nisin hetimet mbi nje ceshtje te tille kaq te mprehte duke u bazuar thjesht ne hamendesime, supozime, dyshime dhe jo fakte te mirefillta....
A thua hetimet fillojne edhe ne baze dyshimesh? A thua kete standart te kete Europa?
Sa cudi se ne na duket e pranueshme qe te niset e ti shkohet deri ne fund edhe nje hetimi te tille kaq absurd vetem mbi baze dyshimesh, ndersa nga ana tjeter nje gje e tille na duket e pamundur per ca kuti te pista votimi...Si do tia vinim emrin nje logjike te tille?
" Te pafajshmeve" u qenkan hequr organet?? Serbet qe luftonin ne Kosove ne 1999, ishin te pafajshem?
Do ishte mire qe ne keto diskutime te perfshihej ndonje mjek, por me aq njohuri sa kam kjo puna e organeve te trafikuara neper shtepi apo stalla lopesh te verdha ne Mat dhe nga njerez te vrare me plumb pas koke ne Fushe-Kruje, tingellon aq sharlataneri nga ana mjeksore sa çdo gjykim i karakterit politik ose ideologjik i çeshtjes qa anashkalon aspektin mjekesor, duket i kote.
Transplantet e organeve mund te behen vetem ne kushte shume specifike teknike qe sigurojne mbijetesen ne forme te mire te organeve ne kushte te rrepta te temperatures, lageshtise, dhe sterilitetit.Nuk mund te vrasesh nje njeri me plumb mbas koke dhe pastaj ta shpiesh per t'i hequr organet. Keto te fundit do te vdisnin plotesisht brenda 10 minutave. Madje edhe transporti i organeve behet ne konteinere te veçante dhe nen kushte shume strikte. Trafiku i organeve do te kerkonte nje rrjet shume efikas dhe te plote, me te gjitha hallkat deri te perdoruesi i fundit, qe nuk eshte aq e lehte te realizohet.Neqoftese keni ndopak idene, pergjithesisht perdoruesit e ketyre organeve, ose ata qe mund t'i perballojne me çmimet e larta te tregut te zi, jane njerez te pasur nga vendet perendimore.Nese ky rast per Kosoven dhe Shqiperine eshte i vertete, atehere ai perfshin dhe turperon edhe vete vende te tilla. Ka nje kerkese prandaj ka edhe nje oferte, nje situate e ngjashme me prostitucionin per te cilin vendet e varfra si Shiqperia jane quajtur gabimisht vende origjine, dhe shume veprimtare te fushes jane mundur ta kthejne emertimin ashtu si i takon: origjina dhe burimi i prostitucionit jane vendet qe e perdorin ate, aty ku jane klientet/kerkesa dhe jo vendet nga nisen prostitutat.
Nuk kam asgje kundra hetimit, por te besosh a priori çdo akuze te hedhur edhe kur perben absurditet, ne emer te katarsisit dhe te purifikimit te shqiptareve, nuk duket dhe aq gje e holle.
Ndoshta akuza se organet u jane hedhur derrave per ushqim, ndonese makabre, do te ishte me e besueshme, qofte larg mendjes se qoftelargut.
Personalisht mendoj se ka shume trupa shqiptaresh dhe kombesish te tjera qe jane vrare nga serbet dhe nuk u jane kthyer kurre familjeve, qe duhet te perbejne shqetesimin kryesor te autoriteteve serbe, ne qoftese ata jane te interesuar per pastrimin e identitetit te tyre ne rardhe te pare, se sa marrja me nje numer shume me te vogel serbesh te trajtuar si pushtues ne vendet e tjera.
Nese kjo akuze e vertetuar do t'i hiqte siç thoni ju legjitimitetin pavaresise se Kosoves, ndoshta e njejta gje do duhej te ndodhte edhe me Shqiperine si bashkepunetore ne te, me Serbine po e po, Gjermania nuk duhej te ekzistonte me fare si shtet pas Hitlerit, e keshtu me rardhe. Dhe kjo ne nje kohe kur ju pohoni se krime makabre te organizuara te aferta ne natyre me kete ndodhin fshehurazi (por ndodhin) edhe ne vendet me demokratike e te qyteteruara. Pak me shume koherence dhe konsistence ne mendim e gjykim do t'i shtonte vlera çdo artikulli dhe autori.
Nderkohe Saliu dhe Hashimi (por jo vetem ata) kane aq shume kusure mbi veten, sa do te mjaftonin 100 here per t'i fshire nga fusha politike dhe per t'i vene para drejtesise, pa patur nevoje per te prodhuar histori dhe akuza ekstravagante qe tingellojne me pak bindese se akuzat reale qe ata i meritojne dhe per te cilat duhet te pergjigjen. Neqoftese ky ka qene qellimi i fundit i raportit, atehere ai i ka bere nje sherbim te keq vetes.
Post a Comment