Sot një nga pyetjet që shtrohet është: a duhet më Ilir Meta dhe partia e tij LSI në politikën shqiptare? Në prag të zgjedhjeve kjo pyetje shtrohet edhe në formën: pse duhet votuar Ilir Meta?Duhet ta pranojmë se Ilir Meta e ka pasur një karizëm si politikan që e ka veçuar disi prej shumë të tjerëve. Po ku qëndronte kjo karizëm? Shpejt e shpejt do të thoja se antropologjikisht ishte më i ngjashëm me liderët karizmatikë Berisha, Nano, Rama: ambicioz për të qenë i parë si ata, i aftë për të bërë njerëz pranë vetes si ata, i aftë për të korruptuar si ata, energjik dhe kurajoz për të ndërmarrë veprime si ata, ndoshta edhe më realist edhe më i aftë për të dëgjuar të tjerët se ata, autoritar më me lezet se ata gjithashtu. Tek e fundit “burrë shteti” sipas një modeli që ne kemi trashëguar nga regjimi autoritar i Hoxhës. (Së fundi kam lexuar me dhe pa çmeri se ish presidentit Moisu ka thënë se kryeministri më i sukseshëm që ka pasur Shqipëria ishte Mehmet Shehu!)
Ilir Metën, edhe pse i ngjizur sipas këtij modeli autoritar, e kanë mbështetur jo pak njerëz për disa arsye ku do të rendisja tre më kryesoret: së pari, mu pse qe një më shumë si Berisha e Rama ai krijonte shpresën se do të qëndronte dhe do të krijonte ca hapësira më të mëdha lirie me ambicien e tij për të thënë se është edhe ai në politikë si gjeneral dhe jo si ushtar. Së dyti, në krye të herës Ilir Meta mblodhi rreth LSI ata politikanë të PS që, për shkak të rritjes së autoritarizmit dhe delirit të Nanos më herët dhe të Ramës më pas, ndjenë se në Partinë Socialiste do të depersonalizoheshin gjithnjë e më shumë, dhe kjo krijoi përshtypjen e një partie me personalitete, gjithsesi. Së treti, Ilir Metën, me meritë apo pa meritë, e kanë mbështetur të gjithë ata socialistë dhe jo që u zhgënjyen me socialistët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm, por që kurrsesi nuk mund të shkonin tek Berisha. Këto tre arsye bënin që ai të shihej si një mundësi ekuilibrimi dhe moderimi në politikën shqiptare, duke patur parasysh konfliktualitetin e fortë PD – PS.
Pyetja që shtrohej që në fillim ishte: a mjaftonte kaq për të krijuar një parti të re që do të mund të konkuronte me dy partitë e mëdha? Koha provoi se jo. Pyetja që shtrohet sot është: a ishte i qartë Ilir Meta që në fillim, duke patur parasysh edhe përvojën e ish Aleancës Demokratike të Cekës e Imamit apo të Social Demokrates së Gjinushit e Milos se kaq nuk mjaftonte? Ndoshta edhe jo, por një gjë është e sigurt: se tashmë ai duket se e ka mësuar mirë se me kaq mund të krijosh një grup shokësh e miqsh e klientësh e të rrish për një kohë të mjaftueshme në pushtet sa për të zgjidhur problemet e pasurimit personal e të klientëve të grupit; se Ilir Metën dhe partinë e tij do ta votojnë sot vetëm ata që kanë përfituar apo presin të përfitojnë direkt, duke gjetur punë e mbështetje. Nuk di të them se sa janë këta, por di të them se, ndonëse nuk duhet ta mohojmë se partitë janë edhe në vende demokratike një mundësi karriere dhe punësimi për militantët e vet, ato duhet të kenë edhe diçka më shumë për t’u quajtur parti e për të mbijetuar si parti. Sepse ndjenja e përkatësisë në një parti nuk mund të jetë e barabartë me atë të përkatësisë në një ndërmarrje biznesi aq më pak kur ky merr edhe forma kriminale. Një parti, që të mos falimentojë si një biznes i pasuksesshëm dhe kriminal, duhet të krijojë edhe një aureolë besimi dhe shprese tek ajo. Kjo u mungon të gjitha partive tona dmth. edhe atyre të mëdhave, por mbi të gjitha i mungon partisë së Ilir Metës. Sepse Partia Socialiste, përtej asaj që mund të quhet bërthama e saj e pushtetit, që është ajo e biznesmenëve të lidhur me Ramën, ruan sadokudo një aureolë në të cilën vazhdojnë të notojnë shumë nga ata ish komunistë që shohin tek ajo kush Enver Hoxhën, kush të kaluarën, kush të vetmen forcë që mund t'i kundërvihet Berishës që kërkon t’u shkatërrojë edhe çfarë u ka mbetur. Po ashtu PD, përveç asaj bërthame që gjeneron politikën e saj, që është edhe ajo e lidhur me bizneset e fuqishme dhe shpërndarjen e punëve të shtetit për njerëzit e saj, ruan edhe ajo një aureolë që ia ka krijuar lëvizja antikomuniste e viteve 90 - 91 që e bën ta votojnë të gjithë ata që tek Partia Socialiste shohin persekutorët e tyre të djeshëm.
Ilir Meta dhe LSI nuk e ka këtë aureolë dhe as nuk e ka krijuar dot. Ai kishte një hapësirë për krijimin e saj nëpërmjet krijimit të një të majte të re shqiptare, evropiane, antienveriste, me ndjeshmëri ndaj ambjentit, ndaj politikave sociale, barazisë së mundësve, publikes, por ky është një projekt që s’ka kuptim të diskutohet me Ilir Metën dhe LSI e tij.
Problemi është se Ilir Meta ka humbur sot edhe shansin e fundit pse mund ta votonin: atë që të qëndronte si balancues për të mos lejuar dy partitë e mëdha të kalonin në ekstreme me polarizimin shkatërrues që po përjetojmë. Pas publikimit të videos ai po sillet si një kamikaxe i gjeneral Brishës duke mos llogaritur as atë se, në rast të një fitoreje, këtij do t’i leverdiste ta hiqte qafe sa më shpejt. Por edhe rrugë kthimi për tek PS-ja Ilir Meta nuk ka përveçse si një mercenar i Ramës.
Duke patur parasysh se Ilir Meta iku nga Ministër i Jashtëm i Nanos me ambicien për të ruajtur pavarësinë dhe personalitetin e tij të nëpërkëmbur nga ish kryeministri pyetja që shtrohet sot është: në ç’qafë doli Meta pas këtij rrugëtimi të shkurtër pa lavdi? Për mua ai është ilustrimi më i mirë i asaj se ku të çon konceptimi i politikës thjesht si një mundësi për të zgjidhur problemet e pasurimit personal e të klientëve të grupit në të cilin bën pjesë. (Panorama, 26 mars 2011)
Thursday, March 31, 2011
Rrugëtimi pa lavdi i Ilir Metës
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Një her ë e një koh ë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson tek m...
5 comments:
zoti lubonja pershendetje edhe njehere per qendrimin tuaj relativisht objektive e te ndershem ne jeten politiko-sociale te vendit!! jam dakort se z. meta eshte 1 person medioker dhe teresisht i korruptuar dhe bile i kapur ne flagrance. mesazhin moral mendoj se e mori, mbetet organet perkatese me shkase videon flagrante te kryejne detyren e tyre ne drejtim te verifikimit te pasurise qe ai duket se ka pervetesuar me menyra te tilla dhe se kryerja e kesaj detyre eshte nje detyrim ligjor dhe moral ne emer te popullit (dhe te shtetit ligjor) qe institucionet perfaqesojne dhe nese duam te besojme dhe te ndertojme shtetin ligjore (si rregullator-mekanizem ne jeten e vendit), ne te kundert do te jete nje fitore tjeter e antivlerave dhe do te forcoj mentalitetin-rrenje te se keqes ANTIVLERE E SUKSESSHME = ZOTESI (qe ne nivele te larta personave me kesisoj "zotesie" u kemi dhene shume here titullin "burre shteti" te shtetasve qe kerkojne fatin gjetke!!!).
OK me kete qe shkruan Lubonja.
Po une do shtoja kush eshte Meta?
Cfare ka bere ky njeri ne jeten e tij? Cfare vlerash ka ky njeri?
Ne dallim nga Berisha qe perpara se te hynte ne politike njeihej si nga mjeket me te mire te vendit ose Nano qe njihej si ekonomist i zoti apo dhe si Rama qe shquhej per shkrimet e tij, me falni po Meta nuk ka bere absolutisht asgje. Ky njeri nuk ka punuar asnje dite jashte partise. E vetmja gje qe di te beje ky eshte partia! Meta eshte komplet i paprovuar ne gjera te tjera.
E kam njohur personalisht kur ishte i vogel. Donte te behej peshengrites, u sterviti per 3 ose 6 muaj por nuk u pranua se deshtoi ne marjen e provave. Shume te tjere kaluan ky deshtoi.
Personalisht nuk shikoje asnje vlere te Meta. Edhe kur beheshin zgjedhjet ne PS kur ky ishte kryetar i FRESH cdo gje ishte e manipuluar. Mblidhte njerezit e vete qe votonin ate. Meta eshte tipiku i njeriut qe egzistencen e vet e shikon te lidhur me nje parti pavaresisht kush mund te jete kjo. Jashte partise ai do ishte thjesht askushi. Ky njeri nuk di te beje asgje tjeter. Eshte thjesht nje shushunje qe vegjeton ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. Jo vetem i paafte por dhe hajdut ordiner. Ky e ka vendin ne burg. Perderisa ne Shqiperi njerezit qe merren me partite do shperblehen per kete gje, problemet do te vazhdojne, keqqeverisja nuk do te mbaroje. Duhet te mare fund sa me shpejt praktika e shperblimit te militanteve. Duhet ligj i posacem ta denoje kete gje. Eshte e keqja me e madhe qe ka vendi. Partite duhet te votohen per programet e tyre dhe per njerezit qe ato kane.
Partia e Metes nuk ka as njeren as tjetren. Kjo parti (ose bande) eshte nje grupim hajdutesh qe u perzune nga PS (nga hajdutet e PS)
Edhe ata pak qe mund te ishin njerez me karakter e lane LSI pas aleances qe beri me Berishen. Me njerez si Meta nuk ia vlen te merresh me. Ajo qe me cudit mua eshte si ka mundesi qe njerez me nivel ti Meta jane akoma ne njefare menyre akoma ne jeten politike shqiptare? Kaq i ulet eshte akoma niveli i Shqiperise?
LSi u krijua si klan brenda PS kundra Fatos Nanos. Duke qene se tani LSi ka maredhine te shkelyera me Nanon, per cudi te te gjitheve, del se partia e Metes eshte parti qe e ka humbur kauzen pasi shume nanoiste si Luan Rama apo te tjere kane ardhur tek LSI. Ne te vertete LSi nuk qe parri por 'levizje" njerzish qe donin te perfitonin pushtet me cdo kusht, duke trafikuar edhe vota elektrorale te majta si me 2009. Video Meta Pifti tregoi se LSI ishte nje cerdhe hajdutesh te paskrupullt dhe aapak parti.
Zoti Lubonja, mendoj se ne fakt orbita e LSI vertetoi me se miri edhe idene e formimit te saj. LSI u formua si nje levizje e njerezve te PS te cilet ne nje moment kritik te qeverisjes disavjecare socialiste u shkeputen nga kjo parti thjesht e vetem nga pakenaqesia personale ndaj Nanos. LSI ne fillimet e saj perbehej ne pjesen derrmuese nga ish ministra, ish drejtore te larte te administrates publike per shume vite te cilet humben postet. Te veshur nga parime shume te ndershme, ky grup batakcinjsh ne fakt perbente pjesen me te pangishme te partise socialiste. Mos te harrojme se Ilir Meta gjate kohes si kryeminister perflitej si nje njeri i forte qe kishte grumbulluar cdo pushtet ne dore te tij dhe te bashkeshortes se vet. Fakti qe aktualisht LSI mbron me me shume gaz se PD teza te kesaj te fundit eshte jo vetem absurd e qesharak po edhe tragjik se sa lehte mashtrohet elektorati shqiptar ne rastin me te mire apo sa lehte shitet ne rastin me te keq.
Ajo qe me shqeteson mua mbi te gjitha eshte se kur Saliu te shikoje pas 8 majit se LSI nuk do kape me shume se 1 perqind te votave me siguri do ta kuptoje se rrezikon seriozisht te humbase zgjedhjet e 2013.Duke u mbeshtetur tek pervoja jam shume i shqetesuar se cdo ndodhe me pas sepse Saliu do perdore te gjitha format edhe me barbarizem,force dhe krim me shume se tani per te mbajtur pushtetin.Do fillojne kercenimet,vrasjet dhe aferat me te ulta me krimin e organizuar shqiptar-Prandaj ne menyre spontane duhet pyetur vetja se ne nje rast te tille cfare duhet bere.Sipas mendimit tim vetem prokuroria ose presidenti mund te bejne dicka ne ate rast.
Post a Comment