Monday, November 12, 2007

Mbi bashkëkuvendimin e Edi Ramës

Edi Rama ka dalë nëpër Shqipëri dhe po bashkëkuvendon me shqiptarët për problemet e rënda që ka krijuar politika gjatë këtyre 17 vjetëve tranzicion. Denoncon pa rezerva sistemin e krijuar ku spikat, si metaforë vizuale e të gjitha problemeve, atyre materiale dhe atyre shpirtërore, degradimi i ambjentit ku shqiptarët jetojnë. Ja se ç’tha ai së fundi në një takim në fshatrat e Fierit: “17 vjet qeveritë nuk kanë mundur t'u japin zgjidhje problemeve pasi nuk kanë qenë të përgatitura për t’i zgjidhur problemet. Se çfarë kanë bërë këto qeveri (...) mjafton të shikosh majtas e djathtas kur ecën nëpër rrugë. Vetëm plehra, stacione karburantesh, tokë që pushtohet pa pikë turpi nga lloj-lloj nismash individuale jashtë çfarëdolloj programi, lumenj që shkatërrohen nga erozioni, nga prerja e pyjeve e shfrytëzimi i inerteve dhe sisteme kullimi që nuk funksionojnë. Një natyrë që po merr fund dita-ditës. Në vitin 2007, Shqipëria është vendi më qesharak e më i prapambetur i Ballkanit dhe Europës.”.(ZP 8 Nëntor 2007). Nuk ka se si të mos jesh dakort me konstatimet e kryetarit të PS dhe të Bashkisë së Tiranës. Sa mirë e ditka gjendjen! Por, duke ndjekur kuvendimin e tij me Shqipërinë, nuk mund të mos të të tërheqë vëmendjen ideja se qeveritë nuk paskan mundur t'u japin zgjidhje problemeve pasi nuk paskan qenë të përgatitura për t’i zgjidhur ato. Çdo me thënë: “nuk kanë qenë të përgatitura për t’i zgjidhur problemet”?
Ja se ç’thotë Makiavelit për problemet që duhet të zgjidhin qeveritarët: “Një problem mund të zgjidhet lehtë kur ai sapo lind, por për këtë duhet një sovran i aftë për ta njohur e identifikuar si problem. Pas një farë kohe, ky problem bëhet i dukshëm për të gjithë, por atëhere është shumë më i vështirë për tu zgjidhur.”
Ne që kemi ndjekur tranzicionin shqiptar e kemi Shqipërinë plot me shembuj që ilustrojnë këtë thënie të Makiavelit. Sa e lehtë do të kishte qenë për të gjithë sikur “sovrani” ynë i kohës së piramidave financiare, Berisha e të tijtë, ta kishin identifikuar që në fillim se çfarë po ndodhte me to dhe t’i kishin mbyllur. Sa e dhimbshme u bë mbyllja e tyre kur problemi që ekzistonte që në fillim u bë i dukshëm për të gjithë. E njëjta gjë mund të thuhet për zbritjen e pakontrolluar të njerëzve në bathoret e panumërta të Tiranës, për ndërtimet pa fund e pa kriter në bregdet e kudo me rradhë. Në fakt Edi Rama po u flet shqiptarëve për probleme të cilat ata nuk kanë nevojë t’ua tregojë ai pasi i shohin vetë. Puna është se tashmë shumë prej këtyre problemeve duken të pazgjidhshëm. E nuk mund të mos të të bjerë në sy se në vend të zgjidhjeve Rama kërkon të na thotë se fakti që ai i njeh problemet duhet të na mjaftojë që ne të besojmë se ai edhe do t’i zgjidhë. Mirëpo le të qëndrojmë pak në këtë mënyrë të të bërit politikë. Këta 17 vjet shqiptarët kanë mësuar një gjë me siguri: se nuk mjafton që një politikan të identifikojë problemet dhe të flasë me zjarr kundër tyre, duke krijuar kështu besimin se ai e ka seriozisht ose do ta ketë seriozisht përpjekjen për zgjidhjen e tyre. Shqiptarët kanë mësuar tashmë se politikanët tanë, pasi marrin pushtetin duke denoncuar me pasion problemet e tyre, kur venë bythët në karriken e pushtetit nuk bëjnë tjetër veçse vazhdojnë t’ua thellojnë këto probleme. Për të mos e ilustruar këtë me shembullin se si premtimet për luftë korrupsionit me emrat katarsis 1... 2... 3... 4 janë kthyer në ndotje edhe më të madhe le të kujtojmë për një çast një shembull tjetër emblematik të kësaj mënyre sjelljeje: se si janë sjellë me Vlorën dy partitë politike. Kur Nano ishte në pushtet ai bëri një plan monstruoz për ndërtimin e Tecit e të Petroliferës që i jep dërrmën Vlorën si zonë turistike. Berisha asokohe në opozitë, duke e njohur problemin dhe shqetësimin e vlonjatëve, hodhi parrullën “Vlora turistike” dhe fitoi votat e vlonjatëve me pretimin se do të ruante bregdetin e çmuar të Vlorës nga nafta dhe tymrat. Por sapo erdhi në pushtet edhe ky e ndryshoi planin. Tani në bregdetin e Vlorës kanë filluar të priten pishat për ndërtimin e Tecit e po planifikohet thellimi i një porti që do të sjellë naftë. Po çfarë ndodh ndërkaq me socialistët. Për të qeshur e për të qarë, por socialistët në opozitë kanë dalë përsëri në mbrojtje të Vlorës turistike, në mbështetje të referendumit që populli i Vlorës të vendosë vetë për çfarë do të bëhet në zonën e tij. Por le ta lemë Vlorën dhe t’i kthehmi Tiranës së Ramës. Nuk është nevoja të shkosh në fshatrat e Fierit për t’i gjetur plehërat sheshit. Mjafton të kthesh kokën « majtas e djathtas » në rrugët e qendrës së Tiranës për të parë edhe plehërat “sheshit” edhe truajt publikë e privatë të pushtuar e të përdhunuar « pa pikë turpi ». Dhe nuk mund të mos kujtosh se ishte Rama ai që tetë vjet më parë e ngriti fushatën elektorale duke denoncuar mungesën e planit urbanistik të Tiranës duke premtuar si gjë të parë kryerjen e tij. Problemet njiheshin që atëhere sepse kishin filluar t’i krijonin kryetarët demokratë të bashkive. Por me Ramën ato erdhën duke u shtuar. Tani që jemi ende pa plan urbanistik e na është bërë muti mullar, jo në kuptimin figurativ por real, ku jeta e kryeqytetasve po kancerizohet dita ditës, kryetari i Bashkisë, na këshilloi si zgjidhje të problemit të ndotjes të paparë të ajrit të ecim më këmbë. Mirëpo Rama na ka ndërtuar një qytet ku nuk mund të ecet më këmbë, mjafton të kesh parasysh se deri tani ka punuar për të zgjeruar rrugët e makinave e ngushtuar në maksimum trotuaret. Madje shumë shpejt si rrjedhim i thellimit të prishjes në përmasa të papara të raportit ndërtim gjelbërimi në favor të megandërtesave monstruoze që kanë zaptuar gjithshka në Tiranë (mjafton të imagjinosh sikur të realizohet i gjithi plani i tij francez) nuk do të mund të qarkullohet as me makina e do të duhen helikopterë për të lëvizur. Të na thuash, tani, ecni në këmbë, kjo do të thotë që në vend të zgjidhjes së problemit, tashmë thuajse të pamundur, të na ofrosh talljen. Çështja e ballafaqimit të politikës sonë me problemet tona është ndryshe dhe shumë më keq nga ç’sugjeron teza « papërgatitjes» së saj. Një problem mund të mos kesh sy ta shohësh e mund të jesh i justifikuar si miop, ndonëse as kjo s’të falet se për identifikimin e problemeve shoqëria demokratike ka shumë më tepër sensorë sesa ajo e Makiavelit dhe politikanëve tanë nuk u kanë munguar paralajmërimet për problemet që do të vinin duke u rritur. Një problem mund të mos kesh aftësi ta zgjidhësh e prap je i justifukuar, si i pazoti, ndonëse mund të kërkosh edhe dorëheqjen. Një problem mund të të befasojë dhe mund të thuash se u gjende i papërgatutur, ndonëse mund të kërkosh edhe ndihmën e atyre që e kanë përvojën. Deri këtu jemi gjithsesi tek shprehja “qeveri të papërgatitura”. Por tek ne nuk kemi të bëjmë me këto raste. Tek ne politikanët nuk i zgjidhin problemet jo pse nuk i njohin, as pse këta i gjejnë të papërgatitur, por sepse ata ndërtojnë me vetëdije mirëqënien e tyre personale mbi problemet e qytetarëve. Piramidat nuk u zbuluan si problem pasi paratë e tyre majmnin një grusht pushtetarësh. E njëjta gjë mund të thuhet për prerjen e pyjeve, shkatërrimin e lumenjve, çimentifikimin e bregdetit apo masakrën urbane të Tiranës. E gjithë kjo katrahurë që e shpërfaq Shqipërinë si “vendin më qesharak e më të prapambetur të Ballkanit dhe Europës” është thjeshtë punë njerëzish me vetëdije kriminale që kanë hyrë në krim e nuk tërhiqen dot më njëlloj si nomenklatura e regjimit të djeshëm. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdeshëm kur krijuesit e problemit denoncojnë problemin duke na premtuar se do ta zgjidhin kur të kthehen në pushtet. Cikli i politikave të denoncimit të problemit për të fituar besimin e qytetarëve me qëllim mashtrimin e tyre ka mbaruar. Të gjithë sot e dinë se problemi ynë është se politikanët tanë janë problemi ynë më i madh. (Korrieri 9 Nëntor 2007)

7 comments:

Meteor said...

Si gjithmone i paarrire nga analistat e tjere Shqiptar. Por une mendoj se nuk ia vlen temeresh me Edi Ramen, nje palaco si ai vetem politika Shqiptare dhe ne "delet" e mbajme si heroin e Tiranes.
Nje njeri si ai qe as homo-sapiens nuk eshte duhet perkrahur por jo ne politike por ne problemet e tije psikike dhe te unit te tij.

Meteor said...
This comment has been removed by the author.
eni said...

Pavaresisht se Rama mund te shihet si nje kontribues per shkaterrimin e ambjentit une e shoh pozitive qe ceshtjen e ambjentit ai po e ngre ne politikum dhe po e shfrytezon per platformen e tij elektorale. Kjo ne vetvete duhet pare pozitivisht sepse asnje politikan tjeter nuk flet per shkaterrimin e ambjentit. Fakti qe Rama po e ben kete ceshtje pjese te fushates se tij do te thote qe nese ai vjen ne pushtet do ti duhet te mbaje pergjegjesi direkte per gjetjen e zgjidhjeve per te. Per me teper qe hapja nga Rama e ceshtjes se ambjentit mund te nxisi dhe vete PD per ta pare seriozisht kete teme. Pra sido qe te jete eshte me mire sesa heshtja e te gjithe politikaneve te tjere.

Nuk dua te them qe autori me kritiken ndaj Rames tek artikulli i mesiperm nuk ka te drejte. Sidoqofte, per mendimin tim kritika eshte selektive pasi Rama edhe pse eshte pjese e problemit nuk eshte shkaktari i tij kryesor. Dhe ne mungese te alternativave te tjera hapja e temes se ambjentit ne fushate elektorale duhet pare si hap pergjithesisht pozitiv.

bledarbregasi said...

I dashur meteor,
njaft me keto kultet dhe denigrimet e personave. Perse kaq ekstremist...??
Nga njera ane na e ngre ne qiell Lubonjen, ndersa anga ana tjeter, Ramen e shvlereson sikur te ishte nje person pa asnje lloje vlere..edhe pse elektorati i Tiranes e zgjodhi per here te dyte. Nuk e kam me ty ne menyre te vecante, por shof shpesh ne kete blog, personat qe ne vend qe te sprehin mendime apo idera per problemet qe Lubonja ngre, fillojne dhe lavderojne Lubonjen apo shajne ndonje politikane..Nuk besoje se Lubonja ka nevoje per lajkat tona...perkundrazi besoj se Lubonja eshte me shume i interesuar per te konfrontuar idet me te tjeret...as edhe ideja jote personale mbi Lubonjen apo Ramen nuk besoje se un intresojne personave qe lezojne kete blog..perkundrazi ajo qe njerzit duan jan idet, mendinet, propozimet mbi ambjentit dhe mundesin qe ky problem ka per tu politizuar dhe spekulluar neper fushata elektorale, dhe per faktin qe eshte mire apo keqe qe megjithate ne shqiperi me ne fund nje politican ka filluar te flasi per kete problem, nuk ka rendesi se eshte Rama apo Berisha.

Nje dite ndiqja ne nje emision televiziv ku nje i ashtequajtur ekspert mbi energjine u pergjigjej disa mesazheve te telespektatoreve mbi energjine. Ao qe me beri pershtypje ishte se ky eksperti foli per gati dy ore duke u pergjigjur pyetjeve me lloj lloj shifrash mbi mundesin e ndertimeve ne shqiperi te hidro/termo centraleve por nuk arriti asnjehere te thoshte nje fjale mbi impaktin ambjentor qe keto apo ato centrale shkaketojne...por nuk harronte anjehere te niste fjaline e tije pa the "UNE SI EKSPERT....". Si ka mundesi qe ne shqiperi kemi akoma persona qe i thone vetes ekspert ne fushen e energjis dhe nuk arrine te thote dy fjale sot ne 2007 mbi raportin qe ekziston midis zfrytezimit te energjise dhe ambjentit???? Ky ishte nje shqiptare tjeter qe ne vend tja ngrinte kultin nga nje tjetri ja ngrinte vetvetes, duk u vetquajtur EKSPERT...per te erdhur keq ku jemi katandisur..
Kudo ne bote sot, kur flitet per energjine eshte e pa evitueshme te mos flitet per impaktet ambjentale qe kjo ka...sepse perdorim akoma energji jo te paster(edhe hidrocentralet kan pasoja ambjentale te forta dhe shkaketojne ndryshimet e flores, faunes, apo per shkak te permbytjeve, devijimeve apo tharjeve te lumenjeve modifikimin e ambjentit).

Fakti qe Lubonja dhe Rama kan mardhenie personale te keqija dhe qe ADOS ne menyre krejt pa vlere na e ve ne dukje ketu siper, nuk na hynne pune...Perse ti ados nuk na thua dicka per problemin qe Lubonja ngre, dhe i le menjane keto personalizimet e debateve....ne fund te fundit edhe ti thua qe jemi per kritikat dhe jo epshet personale....

Pershendetj te gjitheve, dhe heren tjeter idera dhe mjaft me lajka apo poshterime..sepse asnjera nuk hyne ne pune....perqendrohuni mbi punen dhe jo gunen e personave...se edhe Enveri na e tha per 50 vjete, por edhe ato pak gjera me vlere qe sistemi u mundua ti nguliste ne mendjen e personave nuk arritem ti beni per vete.

Meteor said...

Persa i perket "lajkave" qe une i thura Lubonjes eshte per fakti se per mua ishte hera e pare qe jepja nje koment ne kete blog. Ndersa per Ramen nuk leviz as edhe nje presje madje kisha per te shtuar por une e bera kete gje...
Nuk e dij se sa e njihni Ramen jashte kontureve politike por me duhet te them se nuk eshte Rama ai politikan qe duhet te "shfarosi demonat" e politikes aktuale (e kam fjalen per Nanon dhe Berishen dhe rrethin e tyre vicioz). Nuk kam asgje personale me Ramen por pewr mua eshte me diktator se Berisha. Persa i perket problemeve te tija psikike dhe me unin jam i sigur se edhe juve jeni ne dijeni. Privatisht mund te dergoj disa fakte qe e deshmojn haptazi kete (megjithse nuk besoj se do ti besosh sepse duket qe je komunis ne sensin pozitiv).

bledarbregasi said...

meteor,
une e perseris edhe njehere, le tua leme jeten private te politikaneve apo te personave qe ta jetojne si te duane...per ne duhet te jete e rendesishme se cfare bejene keta ne sferen publike, ne politike apo neper istitucionet qe keta persona drejtone....na ineresojne veprimet dhe idet e tyre qe kane impakte mbi shoqerine dhe jo mbi jeten e tyre personale...E di qe ne Shqiperi koncepti i ndarjes midis sferes publike dhe asaj private eshte i veshtire qe te arrihet dhe te kuptohet..sepse ne kemi nje formim shoqeror qe i shohim politikanet apo personat e tjere neper instituzione ne menyre paternalistae, ku gjithcka qe ata bejne ne sferen publike eshte pothuajse e lidhur ngushte me aspektet e jetes se tije personale, perkundrazi, shpesh suksesi ne sferen publike eshte i varur krejtesisht nga jeta dhe bindjet e tija private. Por nuk eshte keshtu, shume leader kane pasur aspekte te jetes se tyre personale negative por kjo nuk i ka penguar te jene te sukseshem ne profesionin e tyre...Se po te fillojme dhe te diskriminojme njerzit per aspekte te jetes se tyre personale, pergfundojme si ne kohen e Enverit, ku u behej biografia personave para se tu lejohesh te shkonin ne universistet apo ne ndonje pune drejtuese...Prandaj dhe keshilla qe te jap eshte te vleresoh idete dhe llogjiken e argumentave qe personat shprehin dhe jo bindjet apo jeten personale qe kane....Une per shembull, mund te jeme edhe komunist (positive) por pak rendesi ka per te tjeret...ketyre te fundit u interesojne argomentat qe un sjell ne nje debat dhe jo jeta apo bindjet e ime personale..Ne bot ka shume njerez qe ne jeten e tyre personale kane deshtuar por kan qene profesionist te vertet ne punen e tyre.
Te shkruajta per here te dyte per te theksuar faktin qe shoqeria ne Shqiperi duhet te filloj te beje dallimi midis sferes private dhe asaj publike dhe te filloje dhe ti respektoje apo ne menyre te qarte, sepse keshtu arrijme ti rregullojme me mire edhe raportete private midi njeri-tjetrit edhe ato me istituzionet publike (sferen publike). Sfera private fillon dhe mbaron aty ku fillon dhe cenohet sfera pubblike, dhe anasjelltas, sfera publike mbaron aty ku cenohet interesi i privatit. Ne kete rast ti me shkrimin tend ke cenuar jeten private te nje personi, i cili eshte nje person publik dhe si i tille duhet konsideruar, pa e cenuar jeten e tije private. Dhe nese ne arrijme te kuptojme mire keto raporte dhe ti respektojme, kam besim se edhe ndertimi i nje shoqerie dhe nje shteti te shendoshe qe respekojne njeri-tjetren, arrihet me lehte. Por mesa kam vene re, ne Shqiperi i behet akoma biografia e personave para se sa testimi i capacitetit te tije profesional apo ideve te tije. Edhe ne rastin e Rames, ai mund te jete edhe i cmendurne jeten e tije private(pak rndesi ka per mua) por problemet publiche qe ai ngre per publikun jane me interes, real dhe aktual.

Pershendetje te gjitheve.

Anonymous said...

Amerikanet ishin ata qe futen hundet ne nje flirt te presidentit te tyre?