Sunday, February 28, 2010

Revolucionarë pa ideal

“Provoko trazira dështo, provoko  trazira dështo, provoko trazira deri në fitoren përfundimtare. Kjo është psikologjia e revolucionarit”. Ky është një nga citatet e Kryetarit Mao që qarkullonte në kapërcyell të viteve ‘60 sëbashku me libërthin e tij që e tundnin në erë gardistët e kuq. Më ka ardhur shpesh këto kohë ndërmend  për të karakterizuar lëvizjen e Edi Ramës për bojkotimin e Parlamentit me parrullën “hap kutitë ose ik”. Sepse kam qenë dhe mbetem i bindur se çështja e hapjes së kutive është thjesht një pretekst për trazira dhe se kështu do të vazhdojë kjo histori, me trazira të herëpasherëshme që nuk do të kenë të sosur. Hyrja dhe dalja menjëherë nga Parlamenti e opozitës ditën e enjte është pjesë e kësaj filozofie veprimi. Dhe, kur gjykoj pak më historikisht, pra, duke patur parasysh jo vetëm këto trazirat e fundit, por tërë periudhën e post komunizmit shqiptar, më del se jeta jonë politike nuk ka qenë gjë tjetër veçse një refleks që na vjen nga koha kur edukoheshim me parullat e kryetarit Mao për revolucionarët, e vënë në përdorim herë nga njëra palë e herë nga pala tjetër. Madje do të thoja se Berisha është treguar një revolucionar ndoshta edhe më i madh sepse ka udhëhequr më shumë se një trazirë, kurse Rama këtë e ka të parën trazirë serioze që po provokon.
Po a ka ndonjë dallim kjo lëvizje me psikologjinë e revolucionarit të Maos? Ka edhe dallime, sigurisht. Por përpara se të shkruaj për dallimet midis revolucionarëve të Maos dhe këtyre tanëve dua të them se ne kemi ndërtuar një sistem që meriton në shumë aspekte të përmbyset sepse është një sistem i bazuar mbi një shpërndarje katërcipërisht të padrejtë dhe të paligjëshme të pasurive; një sistem ku pjesa më e madhe e popullsisë punon për të pasuruar një grusht njerëzish që kanë kapur shtetin. Dikush do të thotë se ky është kapitalizmi. Pjesërisht mund të jem dakort se ky është kapitalizmi, por duke shtuar dy gjëra: së pari se kapitalizmi nuk është një sistem i përsosur dhe, së dyti, se rasti ynë është modeli më i keq i një kapitalizmi që sot po shfaq krizën e tij edhe në botë. Në një farë kuptimi mund të thuhet fare mirë se ky model i kapitalizmit tonë, që ndryshe e kemi quajtur edhe sistemi i korrupsionit, i klientelizmit, i tregut dhe shtetit të kapur, i informalitetit dhe krimit të organizuar, e meriton një revolucion qoftë edhe në emër të një kapitalizmi me fytyrë njerëzore dhe ligjore. Për të ilustruar çka thashë më lart do ta ftoja lexuesin të shihte Greqinë ku njerëzit, ndonëse në kushte shumë herë më njerëzore dhe ligjore se këto tonat, janë ngritur më këmbë mu pse sistemi ka akumuluar të keqen e tij strukturore.
Le të flasim tani për dallimet midis revolucionarëve tanë dhe atyre për të cilët flet Mao. Timonieri i Madh, kur fliste për psikologjinë e revolucionarit, nënkuptonte një ideal që e frymëzonte lëvizjen e tij jashtë institucionale për përmbysjen e institucioneve të sistemit të vjetër. Dhe për të “fitorja përfundimtare”  nënkuptonte jo vetëm ardhjen e tij në pushtet, por edhe instalimin e një sistemi tjetër. Kurse kjo e fundit e Ramës, por edhe ato pararendëset e Berishës, kanë qenë dhe mbeten trazira revolucionarësh pa ideal dhe pa synim ndryshimi sistemi. Tek ne askush nuk beson se trazirat po shkaktohen në emër të një ndryshimi të madh që do të evitojë vjedhjen (edhe të votës)  mu pse të gjithë jemi të bindur se modeli i kapitalizmit që kanë ngritur të dy partitë kryesore ka në thelbin e filozofisë së tij padrejtësinë dhe vjedhjen e qytetarit dhe se vjedhja e votës është rrjedhim logjik i këtij sistemi. Mjaft të kesh parasysh se me ligjin zgjedhor të dy palët vendosën se votat do t’i kontrollojnë vetë, me militantët e tyre,  duke përjashtuar çdo numërues tjetër, qoftë të pavarur, qoftë të partive të tjera, apo mjaft të kesh parasysh se ato bëjnë kaq zhurmë për hapjen e kutive, por nuk thonë asnjë fjalë për hapjen e kutive të transparencës së financimit të fushatave të tyre elektorale. Po ende, askush nuk mund të besojë se Edi Rama lufton për ligjin dhe kundër vjedhjes së qytetarit kur sheh një Tiranë, që ai e ka qeverisur tash dhjetë vjet, ku çdo pëllëmbë ka shkelje ligji dhe grabitje të publikes nga njerëzit e tij. Askush nuk mund ta besojë kur e sheh se e ka mbushur partinë me biznesmenë që janë protagonistët e këtyre shkeljeve. Zor ta besonin edhe sikur të kërkonte ndjesë publike për ato që ka bërë bashkë me të tjerët apo në krye të të tjerëve dhe të na paraqiste një projekt alternativ, si shenjë pendese, e jo më që as i shkon ndërmend një gjë e tillë.
Dikush do të thotë: po edhe kryetari Mao dëngla i kishte ato idealet, se për pushtetin e vet dhe të të tijve luftonte. Kështu ka rezultuar, por përsëri, sipas meje, ka disa dallime të vogla, por të rëndësishme. Së pari kryetari Mao ka qenë idealist përpara se të vinte në pushtet dhe pastaj e ka korruptuar pushteti. Kurse revolucionarët tanë kanë kohë që kanë shijuar shijen e korruptimit nga pushteti madje Edi Rama deri më sot është politikani më jetëgjatë në pushtet (qysh nga viti 1998) dhe në pjesën  më të gjatë të kohës në krye të një pushteti tejet të rëndësishëm, që shumica e ve në vend të dytë pas atij të kryeministrit. Së dyti, sikurse e thashë, revolucionarët e Maos premtonin ndryshimin e sistemit kurse Rama është bash një nga hartuesit kryesorë të sistemit në fjalë me të cilin po na qeveris në shkallë kombëtare rivali i tij Berisha. E këtu, duke folur për dallimet, duhet shtuar edhe se revolucionarët si Mao, pasi kanë marrë pushteti me “fitoren përfundimtare” nuk e kanë lënë atë derisa kanë vdekur me pretekstin se po mbronin idealet e revolucionit, që nuk mund të mbaronte pa u zhdukur edhe mbeturina e fundit e armikut. Kurse këta revolucionarët tanë vërtet e aspirojnë këtë, vërtet janë me një psikologji ravolucionari permanent, por jo në emër të ndonjë ideali sepse ideali i demokracisë për të cilin flasin ditë e natë se punojnë, nuk njeh as fitore përfundimtare dhe as fitimtarë të përjeteshëm, përkundrazi nënkupton alternim të pushteteve. Dikush do të thotë: po transparenca e zgjedhjeve këtë synon, krijimin e kushteve për të pasur nesër zgjedhje të lira që do të siguronin rotacionin. E përsëris, nuk është e besueshme kjo gjë pasi transparenca e zgjedhjeve nuk sigurohet dot vetëm me hapje kutish, siç e kanë reduktuar luftën revolucionarët tanë, pasi kjo u lejon të marrin pushtetin pa ndryshuar sistemin, por me ndërtimin e një alternative që synon ndryshimin e këtij  sistemi të  bazuar mbi vjedhjen, paligjshmërinë dhe kapjen e institucioneve me metoda revolucionarësh pa ideal.
  Personalisht gjykoj se revolucionarët tanë pa ideal duhet, më në fund, të shtrëngohen të heqin dorë nga obsesioni i fitores përfundimtare dhe i instalimit të një pushteti të përhershëm; duhet të heqin dorë nga zëvendësimit të institucioneve me revolucionin, dhe të futen në hullinë e instucionalizimit të konfliteve politike si një përballje përmanente interesash të palëve që përfaqësojnë ku fitimtarët kanë vetëdijen se janë të përkohshëm, dhe se janë të kontrolluar nga pushtetet që nuk varen prej tyre. Me fjalë të tjera të fitojnë psikologjinë e demokratit. Dyshoj se hopin drejt kësaj psikologjie, nevojën e të cilit po e ve në mënyrë dramatike në dukje kjo krizë, mund ta bëjnë njerëz si Berisha dhe Rama, por, nga ana tjetër, dyshoj se ardhja e liderve me një tjetër psikologji mund të vijë pa ndryshim nga poshtë të shoqërisë dhe të bazës së partive. Por, për të ruajtur shpresëm dhe optimizmin, më duhet të them se Partia Socialiste, për shkak të faktit se është në opozitë dhe për shkak se gjatë këtyre afro njëzet vjetëve, ndryshe nga PD-ja, ka ditur të krijojë më shumë debat të brendshëm e më shumë hapësira demokratike, që kanë çuar edhe tek ndërrimi i liderve, ka shansin historik ta bëjë këtë hop e para. (Korrieri, 28 shkurt 2010)

8 comments:

Anonymous said...

Analize shume e sakte e politikes shqiptare,por duhet te shtoj qe fatkeqesisht faji eshte i popullit qe i voton keto politikane.Tani berisha dhe rama jane si vellezer siameze ne drejtim te psiqikes qe duan te marrin dhe te ruajne pushtetin.
une nuk shikoj ndonje ndryshim midis te dhjathtes dhe te majtes z.lubonja.
une nuk votoj sepse mendoj qe si njera parti me satelitet e saj ashtu dhe tjetra kane te njejten menyre drejtimi te shtetit e nuk ka kuptim me i dhene voten e jam i qete dhe per ato qe me afrojne institucionet e nje shteti qe une nuk e votoj.duan te fitojne para e fame,le ti fitojne do edi rama me u be kryeministri i ballkanit as me intereson.
si qytetar i tiranes nuk me intereson fare se cben bashkia me plehrat e me rruget ,eshte menyra me te cilen une i sfidoj maskarenjte ne pushtet e ne opozite
Ne jemi popull shume shume primitiv, veten gjethja para na mungon.
Mburremi me gjera qe nuk ekzistojne.Te vjen turp te thuash qe jam shqiptar

redi said...

Ne fund te ketij shkrimi, me nderrim te lidereve, eshte e qarte se Lubonja i referohet Ben Blushit, i cili duhet thene se ka mbajtur nje qendrim dinjitoz menjehere pas zgjedhjeve dhe gjerat i ka thene hapur dhe ashtu sic jane ne te vertete (gje e rralle kjo per politikanet shqiptare). Me kasten politike qe kemi, Blushi eshte i vetmi qe te krijon nje fare shprese per nje ndryshim gradual te sistemit kapitalisto-korruptiv qe mbahet ne kembe nga dy (tre) partite kryesore, megjithese gjithmone mbetet per tu provuar ajo shprehja se pushteti te korrupton dhe provat per kete Blushi mund ti japi vetem nqs merr drejtimin e PS-se.

Nga gjithe shkrimet/bisedat qe kam ndjekur lidhur me ceshtjen e kutive dhe te bojkotit, me ka ngelur nje pyetje e pashpjeguar.

Nese PS do te vendoste te hynte ne parlament, pra ti jepte fund krizes politike, a nuk ekziston mundesia qe karrikja e Rames ne krye te PS te legjitimohet gradualisht, pa ia prishur terezine as Berishes?

Pra, a nuk ka mundesi qe Rama te prishi bojkotin, nderkohe qe vazhdon te pretendoje se i kane vjedhur voten dhe vazhdon ato "protestat popullore ne emer te votes" (pra legjitimon mbajtjen e postit ne krye te PS), nderkohe qe Berisha mban te njejtin qendrim qe ka mbajtur qe ne fillim, dhe keshtu situata vazhdon deri sa te ndodhi "cudia" e rradhes e cila do ta devijoje vemendjen e shtypit dhe te opinionit nga kutite.

E them kete sepse ne situaten aktuale Rama duke bojkotuar parlamentin ka krijuar krizen politike, e cila ka detyruar nderkombetaret te angazhohen per ti dhene nje zgjidhje (qe mund te arrihet edhe me zgjedhje te parakohshme, nese gjendja mbetet kjo qe eshte). Kjo do te thote se te pakten njeri nga dy "diktatoret" do ti haje koken tjetrit.

Por nese PS futet ne parlament, nderkombetaret nuk kane pse ndihen (s'ka krize politike), Rama vazhdon histotine e votes se vjedhur per ca kohe (duke hedhur poshte zerat e Blushit & CO per largim nga posti i kryetarit) dhe Berisha vazhdon pretendimin e "gjykates", dhe kjo situate vazhdon deri ne zgjedhjet lokale...dhe perfundimi: Berisha ne pushtet dhe Rama ne PS. Nderkohe zeri i Blushit eshte fikur ose tanime po i flet nje veshi shurdh.

Glen Llaçi said...

Dhe une bashkohem pak a shume me mendimin e Redit, nuk mund te them ne menyre kategorike se z Blushi ka mbajtur qendrim dinjitoz.
Mund te them me teper qendrim korrekt se sa dinjitoz. Jam me teper me idene qe me mire ti jepet nje shanc Blushit ta drejtoje PS-ne dhe pse jo nje PS qe vjen ne pushtet dhe ndoshta mund te ndryshoje sistemin korruptiv apo klientelist. Por gjithesesi kjo nuk na heq te drejten mua dhe shume te tjereve qe te shtrojme pyetjen nese do te jete aq i forte Blushi te ndryshoje PS-ne nga nje parti Klienteliste ne nje te majte te vertete, a do te jete ai i vendosur per te luftuar ekonomine informale e cila sa vjen e behet me agresive? Eshte me mire ti shtrojme keto pyetje tani per vete faktin qe Blushi te jete perballe nje opinioni i cili ta jete sa me kerkues ndaj keture pikave kryesore dhe ndoshta pse jo nje opinione i tille i shfaqur nga Lubonja dhe shume te tjere te jete aq i fuqishem sa ta detyroje ate dhe pjesen tjeter te mendimit ndryshe qe te angazhohen seriozisht ndaj ketyre ceshtieve kaq problematike te shoqerise Shqiptrare.

miri said...

jam dakort me mendimin e Lubonjes

Anonymous said...

Citim: Ky sistem meriton te permbyset...
...me ndërtimin e një alternative që synon ndryshimin e këtij sistemi të bazuar mbi vjedhjen, paligjshmërinë dhe kapjen e institucioneve me metoda revolucionarësh pa ideal.
___________________________________

Zoti Lubonja, e dime qe politikanet tane s'jane revolucionare idealiste. E dime qe s'ka nje te lig dhe nje hero ne perrallen e shtetit shqiptar.
E dime qe duhet permbysur sa me shpejt, r dime qe na duhet nje alternative. Te gjithe shqiptaret kete thone, kudo qe te shkosh. Madje kane filluar ta pranojne edhe ata qe varen financiarisht nga filan parti.
Puna eshte se cila eshte kjo alternative? Cfare do te sugjeronte nje analist per permbysjen e ketij sistemi? Te ngrihet populli me gure e shishe benzine? Te bojkotoje zgjedhjet? Ata qe nuk u rrahin shpatullat politikaneve te cohen e te rrahin ata qe u rrahin shpatullat politikaneve? Te emigrojme e te shpetojme koken tone? T'i kerkojme ndonje shteti tjeter te na qeverise? Te zgjedhim ca njerez me ideale, te vrasim keta qe kemi dhe njerezit me ideale t'i leme te na qeverisin per 50 vjet e te na sherojne plaget, dhe t'i lejojme te shtypin kedo qe tenton t'i rrezoje nga pushteti keta njerez me ideale te forta?
Cfare? Si? Qysh? Ku? Kur?!

Nuk kemi nevoje per identifikim problemesh. Kemi nevoje per zgjidhje problemesh.

Anonymous said...

Z. Lubonja ne rrall te pare ju pergezoj per shkrimet teper te veçanta qe beni.

Duke pa se mundesia per te mbrojtur te drejatat tona nuk egziston ne kete vend dhe mundesia per lirin e shprehjes te njerzve te thjesht eshte e pa mundur nuk me mbetet tjeter vetem se te te shprehi ty shqetesim ketu duke pa se dhe ju si ne njerezit e thjesht ju dhemb ne brendesi per kete vend ku jetojm.
Nje nga shqetesimet e ketij vendi jan dhe njerez si puna e nje prifti te quajtur anton kcira i cili mund te perfaqsoj ate pjes te shqiptareve te cilet hapin gropa rreth e per qark vendit ton me urrejtje dhe ofendime te pa tolerueshme dhe teper te renda.
Un po jua nisi nje video ku shikohet me qart urrejtja ndaj vendit dhe atdhetareve te ketij njeriu te ulet.

http://www.mesazhi.com/artikuj/prifti-don-anton-kcira-fyen-shqiptaret-video

Shpresoj qe racionaliteti yt te prek dhe kete pik ne mediat shqiptare.

Ju faliminderit dhe ju uroj suksese ne punen tuaj...

Senadi.

miri said...

po dihet ajo qe tek ne feja vetem rol perçares ka bere, por me vjen keq qe shqitaret atje edhe pse katolik nuk kane reagur ti thoshin ketij pseudopriftit qe i vetmi qen je ti! mor qen. Por ai duket qe seshte shqiptare qe ne future se kur e pash ne fillim mu duke si ai i shumekerkuari gjenerali serb qe eshte tani ne Hage (ja harrova emrin).

Anonymous said...

Qe problemi te behet me i kuptueshem duhet te shtrojme thjesht nje pyetje:
Cfare eshe Edi Rama(por edhe te tjeret) pa pushtet.Me se do te jetoje ai, me piktura apo me kritike ndaj pikturave te te tjereve?
Kjo me sjell ndermend nje koment te bere dikur,kur Arta Dade u be Minister i Jashtem.Dikush shkruajti ne gazete :"Ministres se Jashteme,po ti heqesh anglishten del se ka mbaruar vetem shkollen 8 vjecare".
Persa i takon Pr.Dr.Saliut,punimi i tij Infarkti akut i Miokardit i botuar ne 1986,vetem punim shkencor nuk mund te quhet.

Meqe dikush kerkon zgjidhje,kjo eshte e thjeshte.Vleresoni vetem kaq: C'eshte filani qe kerkon te votat tona, pa pushtet.Nese pergjigja ju del zero atehere mos votoni per te.Per te tjeret,veproni sipas rezultatit.

Ju qytetare te interesuar per ndryshim,organizohuni ne komitete dhe grupime qytetare,e si te tilla, padyshim paqesore.Ketu zhvilloni dialog dhe debat qytetar se si mund te ndreqen problemet dhe dilni ne zgjedhje.Percaktoni individet e te mire qe do te jene te zgjedhurit tuaj.Keta gjejini me zanate te vertete jo me brrockulla.Votoni per ata qe jane te zgjedhurit tuaj dhe kaq.

Me metoda revolucionare punohej ne 1917 jo ne 2017.