Wednesday, March 31, 2010

Vdekja e shoqërisë

"Dëshpërimi më i rëndë që mund t'i bjerë një shoqërie është kur atë e kap dyshimi se të jetosh ndershmërisht është një punë e padobishme. Dhe ky dëshpërim e ka kapluar vendin tim prej shumë kohësh." Ky është një reflektim që e ka bërë nga fundi i jetës së tij shkrimtarit kalabrez Corrado Alvar, që e citon Roberto Saviano në një shkrim të kohëve të fundit botuar në La Republica.
Duke e lexuar nuk mund të mos më shkonte ndërmend krahasimi me realitetin shqiptar ku ndjenjën e dëshpërimit, si humbje shprese, e gjen të përhapur në masë, si një epidemi. Dhe, duke u thelluar në krahasimin midis dy realiteteve, personalisht nuk mund të mos nxirrja një përfundim edhe më të rëndë. S’kisha se si të mos rëndohesha duke patur parasysh faktin se tek ne nuk mund të flitet për “dyshimin” se “të jetosh ndershmërisht është e padobishme”, por për “bindjen” se “të jetosh ndershmërisht është e pamundur.” Dhe, midis të dyjave, ka një diferencë të madhe.
Nuk ka shumë nevojë për ta provuar se kjo që them s’është thjesht një shprehje retorike. Sa për ilustrim le të kemi për shembull parasysh rrogat e ligjshme të asaj kategorie që përbën atë që në çdo vend quhet pjesa më intelektuale (shtylla kurrizore) e shtresës së mesme të shoqërisë, siç janë punonjësit e administratës shtetërore, mësuesit e shkollave dhe të universiteteve, gjykatësit, prokurorët, mjekët dhe le t’i ballafaqojmë këto me shpenzimet që duhen për të pasur një jetë “normale”. E kam fjalën pra për shpenzimet që i duhen një familjeje që përbëhet, le të themi, nga dy të rritur dhe dy fëmijë  për të paguar ushqimin e përditshëm, elektrikun dhe ngrohjen, shërbimin telefonik shtëpiak dhe celular, veshmbathjen për veten dhe fëmijët, këstin e një makine si dhe karburantin e saj, një dy kafe në ditë e ndonjëherë edhe ndonjë restorant e ndonjë pushim turistik apo fundjavë jashtë qytetit, ndonjë këst shtëpie për të mos përmendur pastaj shpenzime shëndetësore që kërkojnë operacione apo kura të ndryshme. (Sikurse do të verë re lexuesi as nuk begenisa të shtoj zërin e shpenzimeve kulturore). Nëse dikush do të më thotë se të gjitha keto mund të paguhen me 250 deri ne 450 euro në muaj, sa ç’është rroga mesatare e kategorisë qe permenda (besoj se duke e shtuar ca), atëhere kerkoj ndjese, por mua më del se edhe sikur të dy të rriturit në familje të kenë këto rroga, çka është më e rrallë, prap nuk del hesapi. Ja pse, sipas meje, dëgjon për administratorë që marrin rrushfete, për prokurorët e gjykatësit që pasurohen duke bashkëpunuar me krimin dhe kriminelët, për pedagogë shkollash e universitetesh që marrin lekë nga studentët për t'i kaluar, për mjekë që marrin rryshfete, për gazetarë që në vend se  të jenë qeni roje i interesave të publikut, bëjnë qenin e rojes së padronit etj. etj. (Jam i bindur se nuk janë të gjithë njëlloj dhe se ka edhe nga ata që jetojnë me privime për të ruajtur nderin, por jam po aq i bindur se në një mënyrë apo në një tjetër i gjithë ambjenti ku ata mbijetojnë është i helmuar me pandershmëri.)
Le të ngjitemi pastaj pak më lart tek ata që janë udhëheqësit e kësaj shtresa apo edhe punëdhënësit e tyre: kryesisht politikanët e lartë. Për nivelin e tyre të jetës sot të flet çdo shqiptar, por pakush di të të thotë se si mund të arrihet ky me rrogat e tyre që normalisht, edhe pse më të mëdha se të të parëve, nuk arrijnë as të ardhurat e një  punëtori normal në Perëndim ndërkohë që çmimet në Shqipëri, në mos të krahasueshme me Perëndimin, janë për disa shërbime bazë si telefonat celularë, elektriku, ngrohja, por edhe mjaft ushqime, edhe më të larta. Si ka mundësi që këta njerëz kanë vila e pasurira që kalojnë miliona dhe bëjnë shpenzime që mund t’ua kalojnë edhe atyre të politikanëve në Perëndim? E di që një pjesë do të më akuzojnë se po flas pa të dhëna, me thashetheme, dhe, e përsëris, nuk them se janë të gjithë njëlloj. Por Shqipëria një pëllëmbë vend është dhe informacioni herët ose vonë mbrrin rëndom nëpër tryeza njerëzish që janë afër kësaj kategorie. Dhe, pavarësisht saktësisë së këtyre që thashë, një gjë është e sigurt: sot është normale të dëgjosh të flitet për paturpësinë me të cilën aksh ministër kërkon llokmën e tij për firmat që vendos në tendera e më the të thashë, për aksh kryetar bashkie që jep leje ndërtimi duke kërkuar lekë ose apartamente, për mënyrën se si shpërndahen rryshfetet në piramidën e atyre që kanë pushtetin e se si abuzohet me paranë publike.
Ata të pakët që mund ta justifikojnë lluksin e tyre të jetës, makinat 4x4 që kushtojnë sa një shtëpi, pushimet turistike jashtë shtetit, deri edhe jahtet  janë biznesmenët e pasur. Por nuk di a gjen dot një biznesmen që të të thotë se është e mundur ta çosh përpara biznesin pa lyer pandershmërisht rrotat e pushtetit. Dhe ata që ta thonë këtë hapur janë më të mirët. Sepse ka një mori nga ata që s’mund tua shpjegosh pasurinë pa patur parasysh trafiqet njerëzore, të drogës dhe të prostitucionit. Poende, sot dëgjon rëndom për borxhe milionëshe të papaguara bankave nga një pjesë që konsiderohen njerëzit më të pasur të vendit. Dëgjon deri edhe për zhvillimin e një “mafjeje financiare” që është ajo që pastron paratë e drogës duke marrë përqindje të larta interesi nga biznesmenët e falimentuar .
Ky është realiteti në kokën e Shqipërisë që  pastaj zbret poshtë tek njerëzit e thjeshtë si shembull jete dhe vepre për shumicën, si ambicie apo si zili tek të tjerë, dhe si nënshtrim ndaj këtij realiteti tek ata pak që dje mund të kenë pasur edhe ndjenja revolte ndaj kësaj padrejtësie. Pyetja që shtrohet është se çfarë realiteti është ky dhe se çfarë lloj dëshpërimi mund që quhet ai që ngjall ky në krahasim me një vend si Italia ku, siç thotë Saviano, duke cituar Corrado Alvaron, shoqëria jeton me dyshimin se "të jetosh ndershmërisht është e padobishme", duke e quajtur këtë "dëshpërimin më të madh për një shoqëri". Besoj se midis situatës që përshkruan Saviano dhe situatës sonë ka një ndryshim jo të vogël. Dëshpërimi nënkupton të paktën dy gjëra; e para ekzistencën ende të një ndjeshmërie dhe, e dyta, ekzistencën e një shprese që, si të thuash, ka ardhur duke u fikur apo sapo  është fikur. Kurse duke përshkruar situatën tonë do të thoja se fjala "dëshpërim" duhet zëvendësuar me diçka tjetër dhe kjo tjetra duhet të jetë një fjalë që nënkupton edhe humbjen e ndjeshmërisë edhe humbjen prej kohësh të shpresës. Duke kërkuar ndonjë fjalë nuk gjeta më të mirë sesa fjalën "vdekje". Duke e perifrazuar citimin e Savjanos do të thoja: "Vdekja e një shoqërie vjen atëhere kur ajo nuk ka më asnjë shpresë se mund të jetohet ndershmërisht.” Dikush mund ta gjejë shumë të rëndë dhe të më thotë se fjala "vdekje" mund të përdoret ndoshta vetëm metaforikisht sepse një shoqëri gjithsesi jeton. Po, por këtu nuk bëhet fjalë për vdekjen fizike të individëve, por për vdekjen e asaj që bën që një numër i madh individësh të quhet shoqëri. Kjo është e vdekur në Shqipëri dhe nuk thashë kot “është e vdekur” dhe jo “ka vdekur” sepse personalisht gjykoj se duhet të flitet për një vdekje që ka ndodhur prej shumë shumë kohësh. Problemi i shoqërisë sonë është se ajo është vrarë prej kohësh nga diktatura dhe nuk ka mundur dot të ringjallet. Ka patur pa dyshim disa momente shprese, ringjalljeje, 1991, 1997, 2005, por larg së merituari këtë fjalë.  Ato kanë qenë vetëm përpëlitje sysh që janë mbyllur përsëri. Saviano, duke folur për realitetin italian, në shkrimin që përmenda thotë: “Padrejtësia tek ne ka një shije që nuk të neverit më, nuk ta pështjellon stomakun dhe as krenarinë.” Dhe pastaj vazhdon: “Sikur vetëm dyshimi se çdo përpjekje është e padobishme, se të shprehësh opinionin tënd është e kotë, mbyt dhe varros të drejtën. Të drejtën që është në themel të jetës civile, por ky dyshim mbyt edhe një të drejtë tjetër që e tejkalon këtë: të drejtën për të qenë i lumtur.” Nuk di nëse mund të flitet tek ne për ekzistencën ndonjëherë të së drejtës, prandaj dhe për ekzistencën e lumturisë shoqërore.
Jam i vetëdijshëm se një numër lexuesish do të më thonë se po përsëris gjëra që tashmë i kam thënë, se ata nuk duan denoncime, por rrugëzgjidhje. Dhe u jap edhe të drejtë, sepse edhe këtë kërkesë e shoh si pjesë të sëmundjes. Sa për rrugëzgjidhjen mund të them se Savjano, duke folur për Italinë, thotë se ajo nuk mund t’ia  dalë vetëm dhe kërkon ndihmën e pjesë më të qytetëruar të botës. “Të dalësh nga kriza do të thotë të kërkosh alternativa ndaj ekonomisë kriminale.” – thotë Savjano. Dhe ndihma e botës duhet, sipas tij, edhe për arësye se ekonomia kriminale, ajo e ndragetës dhe e camorras, është e shtrirë ndërkombëtarisht.
Edhe ringjallja e shoqërisë shqiptare mendoj se kërkon alternativa ndaj ekonomisë kriminale. Alternativa shumëplanëshe që duhet të fillojnë që nga edukimi i fëmijëve me vlera shpirtërore e principe morale e deri tek riformatimi i sistemit që krijon hapësirat për lulëzimin e krimit dhe pandershmërisë si forma të të padrejtës dhe palumturisë. Dhe kjo nuk është punë e një gazetari. Kjo duhet të jetë punë e të gjithë atyre që duke u ngritur nga kjo ndjenjë vdekjeje shoqërore  do të punojnë për altarnativat e ringjalljes. (Korrieri, 31 mars 2010)

8 comments:

Fatosi said...

Do doja ta filloja komentin tim me nje thenie te Karlajdit ne te cilen citohet, pak a shume, se themelet e botes se qyteteruar qendrojne mbi karakterin. Eshte per tu habitur qe divat e inteligjences Shqiptare,historikisht, edhe pse shume produktiv ne fillimet e tyre, degjenerojne gjithmone kur vjeterohen. Kjo ka ndodhur si pasoj e prishjes se karakterit te tyre. Dyshoja se shoqeria Shqiptare po rrezikohej per vdekje prej shume vitesh, por u ndjeva i tallur kur e degjova kete mandat nga ju zoti Lubonja. Per cfar vdekje beni fjale dhe si e konceptoni ju vdekjen e nje shoqerie? Problemet qe ngrini ju ne artikullin tuaj jane te paperfillshme perpara demit qe po i bie shoqerise Shqiptare homoseksualizmi. Perpara 5-6 vjetesh kam patur nje bisede telefonike me ju ne te cilen kam kerkuar tju falenderoj dhe kam qene paksa teper i ngazellyer me punen tuaj prej editori dhe u ngazelleva akoma me shume me pergjigjen tuaj modeste se perpiqeni me aq sa mundeni. Qe nga ajo kohe shkrimet tuaja kane justifikuar ne menyre te persosur emrin tuaj dhe per kete une ndihesha krenar. Si nje intelektual i mirefillt, ju e njihni mire raportin qe ekziston ndermjet autorit e lexuesit dhe pergjegjesine qe duhet te tregoni mbi kete raport. Populli Shqiptar ne te gjithe historine e tij ka njohur pushtime te panumerta, por asnje prej pushtuesve nuk ka arritur ndonjehere ti kerkoj nje cmim kaq te larte qe prek nderin dhe karakterin e burrit. Shqiptaret kurre nuk kane qene te pasur por ata kane qene krenar dhe e gjithe kjo krenari mbeshtetej mbi moralin e tyre. Kjo ishte deshmi e gjalle e nje shoqerie qe nuk kishte vdekur. Pyetja ime per ju zoti Lubonja eshte: Sa vlere ka nje burre qe q... ne b.... ndaj nje tjetri qe nuk e pranon kete qje? Cili nga keta te dy eshte i vdekur? Edhe pse ju deklaruat qe jeni homoseksual une ende nuk dua ta pranoj si nje realitet kete gje por me duhet te pranoj qe ju keni vdekur dhe per nje te vdekur domosdo qe gjithcka ka vdekur. Si rrjedhoje, vdiq edhe krenaria ime dhe e lexuesve te tu per ju.

Anonymous said...

Z. Lubonja
E lexova me kesheri shkrimin tuaj dhe me krijohet pershtypja qe ju donio te qaheni qe ..ore une dhe ata njerez si une qe jane te ndershem nuk kane pozite ne shoqeri nuk kane mirqenie e kushte te kohes.
Une mendoj qe te jetuarit i ndershem nuk ak lidhje me shoqerine shqiptare apo kushdo qofte.Te jetuarit"i ndershem " ka lidhje me standartin qe zgjedh z.lubonja.
Te paturit e lluksit , e makines e viles etj. do te thotew te pranosh ate jete te jesh pjese e jetes publike .
sa per politikanet mendoj qe ata e kane zgjedhur jeten publike per perfitime vetjake ose si problem te nxjerrjes se unit.
si mendoni perse rama berisha ruci dalin e shahen me liber familje sepse ju vjen merak per popullin ?une medoj qe ne pozita publike nese vendosim dhe njerezit me idealiste do te cedojne.
eshte me e mire jeta private jashte publikes apo jeta publike?
kjo eshte ceshtje qe gjithkush e zgjedh vete.
Kur nje kohe isha pa pune dhe une mendonja qe si ka mundesi qe une qe isha i ndershem saqe i ruaja pronen pronarit italian si pronen time u pushova nga puna dhe ai qe e vidhte hashiqari dhe njehere u pushua nga puna , u rikthye si administrator i plotfuqishem dhe e tejkaloi ndjeshem zullumin.une kisha faktuar vjedhjet e tij e u pushova , kurse hajduti u rikthye??
Konkluzioni im eshte qe keto lloj njerezish jane njerezit e suksesshem te shoqerise njerezore dhe ne jemi nje miniature e kesaj shoqerie.nuk eshte se ne perendim eshte me mire por vetem se hipokrizia eshte me e madhe .
nje njeri i ndershem mund te jetoje dhe pa makine ,dhe pa shkuar ne restorante lubonja.Nje makine ka nje kosto mujore rreth 200 euro e natyrisht nuk del rroga.
nje celular minimumi i do 10 euro ne muaj e keshtu me rradhe .Nese zgjedh njue jete qe mund te perballohet me pak leke dhe nuk behesh pjese e publikes e jeton jeten ne menyre te shkelqyer.
Une nuk preferoj nje jete luksi e me probleme te medha(grindje ne familje ,secili me te dashurin apo te dashuren sic ndodh ne familjet e pasura , pastaj vjen droga e jeta boshe etj,)

NA said...

Para se te shpreh pelqimin tim mbi shkrimin ne fjale, dua te them dy fjale per komentuesin paraardhes. Eshte e qarte qe ky zoteria perfaqeson opinionin e "burrave" maskiliste e raciste te shoqerise shqiptare, qe nuk jane pak fatkeqesisht, per te mos thone 90% a me shume, por dua te them qe nuk ka asnje te drejte te flase ne emer te lexuesve te Z. Lubonja, sepse krenaria ime dhe jo vetem e imja por edhe e shume lexuesve te tjere te hapur e me logjike, nuk vdes per nje analist te madh sic eshte Z. Lubonja, nder me te miret ne ata dy a tre kokrra qe ka shqiperia. Sa per homoseksualitetin ti Zoteri, ka nje teori ne psikanalize qe thote keshtu: Ata burra qe e refuzojne me neveritje homoseksualitetin, a gjasa qe thelle thelle ne subkoshience te jene homoseksuale. Prandaj, analizoje njehere veten dhe shiko se mos je dhe vete gay. Mos ki merak, se ka plot qe te mbeshtesin, e para do jem une.
Sa per shkrimin mbi vdekjen e shoqerise, Lubonja ka aq te drejte sa nuk ka ku te shkoje me. Ka ardhur ajo dite o njerez, kur nenat shqetesohen per femijet e tyre qe jane shume te drejte e kane frike se ne kete bote te eger nuk do te mbijetojne dot. Kjo padyshim qe nuk eshte karakteristike e shoqerise shqiptare vetem. Filozofja Onora O'Neill flet per 'krizen e besimit" ne shoqerite perendimore si pasoje e kapitalizmit etj.

Ajo qe dua te them eshte, qe nuk

ele said...

Komentuesit: Fatosi

Homofobia ju ka prishur aq shume trurin, saqe nuk jeni ne gjendje te kuptoni gjuhen simbolike qe perdor Z. Lubonja per te percjelle problematiken e tij rreth frustracioneve kolektive "te gjumit te arsyes qe pjell perbindesha" dhe histerive katile te turmes per te syrgjynosur cdo heretik homoseksual. Problemi nuk eshte homoseksualizmi aty per aty. Te jeni i sigurt qe zoti Lubonja do mbroje me te njejtin zell dhe me te njejtin "vetmohim", cdo "pakice" njerezish qe bie pre e lakmive vrastare te turmave, cdo "pakice" njerezish ku maniakeria kolektive e tejkalon maniakerine homoseksuale.

Anonymous said...

Po c'te duhet ty Fatos se kush eshte homoseksual e kush nuk eshte?
Nje dite isha duke pare nje film pornografik nga ata qe quhen "hard core".Kamera ishte perqendruar aty ku i takonte dhe duke pare me vemendje mendova qe te gjitha sharjet kryesore te shqipes lidheshin me ate zone qe fokusonte kamera.
Dua te them se shqiptaret jane shume te lidhur jo vetem fiziologjikisht(si shume te tjere) por edhe psikologjikisht(si pak kush).
Mendoj se duhet ti vleresojme njerezit nga koka dhe jo nga te tjera rajone trupore.
Sa per homoseksualizmin,une nuk e perkrah.Jam kunder tij si fenomen ne perhapje.Mendoj se me shume njerezit hiqen ose duan te hiqen sesa ne fakt jane homoseksuale.Eshte edhe kjo nje lloj terbimi nga rehati,qe do te kaloje.Pak a shume eshte si pune droge.
Problemet qe ngre z.Lubonja ne kete shkrim jane teper serioze dhe ato mund te cojne ne shperberjen e Shqiperise si vend.Duhet patur parasysh se ne si shqipare vetem diktaturat na kane detyruar te punonjme per vendin.Ne liri shqiptaret shthuren(por jo vetem shqiptaret).Punojne per "oborin personal" dhe nuk pyesin per te tjerat.Por duke humbur ndjenjen qytetare(qe ne shqiptaret e kemi me pakice dhe teper te brishte),njerezit behen te painteresuar,te shkrehur,te lodhur dhe si pasoje vdesin shoqerisht.
Atehere vendi i tyre shperbehet se askush nuk ka deshire ti dale per zot.

ai said...

Zoti Lubonja une bej pjese te lexuesit qe sikurse thoni edhe ju, kerkojne rrugedaljen pasi konstatimi per gjendjen e pergjithshme ku jemi eshte bere e sterbere prej vitesh.

Megjithate une vete duke ju lexuar periodikisht por edhe duke ju ndjekur ne "Opinion", mendoj gjithashtu se ka nje vlere te madhe qe njerezve tu transmetohet mesazhi se jane duke jetuar ne nje habitad ku cdo sekonde e me shume vlerat po inflacionohen.

Kam vene re se edhe gjate emisionit televiziv "Opinion" shpesh here pasi perfundoni argumentet tuaja ju thoni se "Idealja nuk mund te arrihet megjithese i ben mire te gjitheve qe ajo te trumpetohet qe prirja e shoqerise te jete drejt saj".

Ndonese ne kontekstin e realitetit tone kendveshtrimi juaj ne debate apo shkrime mund te perngjaje si nje qendrim idealist, une mendoj se ketu idealizmi(ne kuptimin e tij te njemendte) ska lidhje fare, sepse degradimi i vlerave te shoqerise tone ka shenuar rekorde aq spektakolare, aq sa opinionet per kthimin ne normalitet shpesh here na duken utopike dhe idilike.

Ftesa per te hyre ne normalitet dhe per te dale nga cikli vicioz i emergjencave nuk ka lidhje me idealizmin por me racionalitetin dhe garantimin e dinjitetit dhe te drejtave minimale te pjesetareve te shoqerise.

Do te doja qe zera profesionale te kulturuar dhe me akses ne debate televizive ti kushtonin pak me teper vemendje Ekonomise dhe Shtetit te se Drejtes sepse sipas meje ato jane thelbi i ceshtjes.

Fakti qe ne sot jemi nje vend extra-importues duhet ti beje te mendohen opinionistet dhe te kerkojne shpjegime logjike nga qeveritaret dhe kreret e opozites mbi daljen nga kjo gjendje varesie totale te ekonomise sone.

Fale zotit njerez te mencur si Adam Smith prej shekujsh na kane pohuar dhe vertetuar se ka tri faza te zhvillimit ekonomik te nje vendi; Stadi bujqesor, stadi bujqesor-industrial dhe stadi post-industrial.

Madje edhe debati lidhur me "te majten" dhe "te djathten" ne vendin tone mundet te filloje vetem e vetem pasi ne te kemi garantuar stadin minimal, ate bujqesor(NDARJA IDEOLOGJIKE MES SE MAJTES DHE SE DJATHTES LIDHET KRYEKEPUT ME EKONOMINE)

Po ku jemi ne aktualisht?

Une mendoj se jemii ne nen-stadin e nje shoqerie kaotike qe karakterizohet vetem nga konsumatori(i produkteve te importit) ne emergjence.

Po si mund te diskutohet per zhvillimin, e aq me teper per politika te majta e te djathta kur tabani dhe themeli mbi te cilin qendrojne keto rryma ne vendin tone nuk ekziston?!

Si mundet dikush te flase per ngjyrat e ballkonit dhe bukurine e abazhurit te nje apartamenti ne katin e trete, ndersa themelet e gjithe godines kercasin dhe dridhen ore e minute?!

Per te mos e zgjatur me tej mendoj se qeveritareve por sidomos opozitareve(si garanci per te nesermen)u duhen bere pyetje te thjeshta, logjike (Si do nderhyjne? Si do maksimalizojne kapitalin dhe prodhimin vendas)dhe u duhen kerkuar shpjegime logjike mbi ceshtje themelore pa qene nevoja ne allakatje shifrash fiskale apo citime raportesh te institucioneve nderkombetare qe nuk kane asnje kontrate me ne per begatizimin e shoqerise tone.

Anonymous said...

Noli thoshte: Shqiperia eshte nje anarki e vertete, askush nuk shikon punen e tij por te tjetrit dhe askush nuk merret me punen e tij, dhe aq me keq te te gjitheve, lirine.
Nolit besoj i jane tretur heshtrat, fjalet ende jo, do te ngelen besoj une sa te kemi ende njerez pa vetedije.
Ju Z. Lubonja me duket se paskeni lexuar Saviano-n, nje nga pikat kunder rryme te nje deti me emrin itali.
Eshte mire te mesosh nga gabimet e tua, me mire te mesosh nga ato te te tjereve.
Shoqeria italiane se ciles po i ngjasojme me se tepermi koheve te fundit aq sa kur hap TV me duket sikur shikoj lajmet shqip, a thua se te gjithe gazetaret jane italiane qe sapo kane mesuar shqipen: "Miresevini ne EDICIONIN INFORMATIV te lajmeve" dhe aty une e mbyll TV.
Te mos hallakatem e te hyj ne teme:
Nuk ka vdekur shoqeria Z. Lubonja, por ka vdekur njeriu aftesia e tij per tu ndjere pjese e shoqeise ne mardhenie me te tjeret, ne mardheniet me trajten e organizimit te shoqerise dhe brenda zyrave te saj.
Ka vdekur njeriu sepse ka vdekur bashkevendosja (demokracia, te drejtat, detyrat, liria dhe kufizimet e ligjit.
Tani kur po mendoja te shkruaja me duket vetja sikur po i futesha nje vorbulle, shkruaj letra e beji si arne te nje letre me te madhe.
Kesaj vorbulle te shoqerise ( ne pergjithesi e jo vetem asaj shqiptare ) nuk i dihet fillimi as fundi, i dihen vetem pjesmarresit.
Une mendoj se i dihet fillimi, ai eshte njeriu, njeriu ne qender te familjes, familja ne qender te shoqerise.
Njeriu zbaton ligjin e merr hakun qe i takon per punen qe ka bere, por kundershembulli eshte pushtetari i zgjedhur nga ky i fundit qe i hipen mbi krye e nga nje rroge 1500 € mujore ai deklaron ne pasuri 100-fishin e saj.
Atehere njeriu shikon shembullin dhe pse jo mos beje dhe ai, duke iu shmangur ngercit te vertete, dhe duke u bere pjese e vorbulles.
Si zgjidhje e ketij lemshi une kam shprese ne nje revolucion te ri, jo prerje kokash "alla franceze" por ringjallje e vetedijes e nxitur kjo nga materiale te reja, qe ndryshojne ndertimin, menyren e jeteses, trajten e qyteteve, hapin pune te reja, dhe celin mendesi te hapura e pjesmarrje te gjere.
Kjo mund te sjelle edhe nje trajte qeverisje te re, meqe ne shekullin e celikut nuk mund te futeshin brenda ne kuvend 3 milion njerez ne shekullin e informatikes mjafton te fusesh brenda nje kompjuter e ne vend te bankomateve te ku nuk te jepen por te merren leket me deshiren tende, te jete edhe mundesia per te votuar per gjithcka qe shqeteson lagjen, fhsatin, qytetin, apo shtetin ku jeton, te mos perfaqesohesh me, e te perfaqesuar e deritanishem te mos kene kaq "pergjegjesira" mbi kurriz.
Le te jete populli te vendose fatin e vete, fale hedhjes ne qyp te dy gureve deti nje te bardhe e nje te zi greket e lashte lane gjurme te perjetshme qe ata te sotshmit pak e nga pak po i fundosin kur shqypin protestat e njerezve pa rroga prej me shume se nje viti.
E fundit, kujt do ti interesonte ky revolucion, patjeter njeriut, atij siper, atij poshte, atij ne mes fale "tejperfaqesimit" teknologjik ne mund te ndihemi pjese e vendimarrjes e te mos na vinte keq kur shumica te vendoste se sheshi mund apo nuk mund te behet....

A

PS. thashe e fundit por harrova, Z. Lubonja, do t'Ju kerkoja te benit nje kerkim mendimesh nga arkitekte shqiptare te sapo dale nga shkollat e huaja edhe nga ato vendase per mendimet e tyre kundrejt sheshit te ri. Une si arkitekt e gjej shume shqetesuese, eshte nje VETEVRASJE E SHUMEFISHTE qe po i behet qytetit. Ndonjeri thote se une jam i cmendur se vrasja eshte nje e ndodh njehere... por kjo e kryetarit te bashkise eshte e shumefishte.1. leket qe po jane "hedhur "e po "hidhen".2.koha e humbur.3. nese behet kjo do te kemi edhe harxhe te tjera si koha qe e kemi pasur mbi kurriz e koha per tu prishur...
Qyteti i takon qytetarit, jo kryetarit.

dhimiter said...

ju shkruani qe keni “bindjen” se “të jetosh ndershmërisht (ne Shqiperi) është e pamundur.” dhe megjithate ju vazhdoni te jetoni akoma ne Shqiperi dhe me duket se jetoni mire.