Ajo që po ndodh në Shqipëri këto ditë i ka ndarë njerëzit në dy kampe të mëdha. Në njërin kamp bëjnë pjesë ata që mendojnë se kjo që po ndodh është rezultat i dy burrave të këqij: Sali Berisha dhe Edi Rama. Për pjesëtarët e këtij kampi, - shumica militantë të partive në konflikt dhe mbështetës të tyre - e keqja do të zhduket kur njëri nga këta dy burra të këqij do të mposhtet përfundimisht. Ekziston edhe një kamp tjetër jo i vogël, ku bëjnë pjesë edhe simpatizantë e antarë të dy partive, madje, që gjithnjë e më shumë është i bindur se këta dy burra të këqij nuk janë tjetër veçse fytyra e një të keqeje shumë më të madhe dhe se ne do të hyjmë në një rrugë tjetër vetëm kur lufta jonë ndaj të keqes që përfaqësojnë këta dy burra do t’i fshijë nga skena politike këta të dy si simbole të asaj që përfaqësojnë.
Por përpara se të shprehem lidhur me këto dy qasje le të shohim dinamikën e ngjarjes tragjike të së premtes 21 janar.Trazirat e fundit filluan me publikimin e videos Meta - Prifti ku del qartë se dy njerëzit e rëndësishëm të politikës bëjnë pazare korruptive me një gjuhë që kuptohet se nuk e përdorin për herë të parë e që na zbulon se çfarë ndodh prapa fasadës së institucioneve të ashtuquajtura të shtetit në këtë vendin tonë. Ndërkaq, në kontekstin e konfliktit që u zhvillua, pyetja shtrohet: a ishte publikimi i kësaj videoje një ngjarje thjesht spontane mediatike apo ishte një lëvizje e përgatitur në tavolinë për të lançuar një seri lëvizjesh të tjera politike nga ana e opozitës? Gjykoj se fakti që ajo nuk u çua nga Prifti në Prokurori, por në një media mbështetëse të opozitës, fakti se ajo u bë publike tani dhe jo para shumë muajsh kur ishte regjistruar, prerja e saj në një pikë shumë delikate në mënyrë të atillë që në aferën korruptive të përfshihej edhe kryeministri Berisha, si dhe fakti më i rëndësishëm se aferat korruptive nuk mund të trondisin vërtet politikanë si Rama që qëndrojnë në pushtet mu nëpërmjet këtyre lloj aferash, të le të mendosh se kjo ishte diçka e përgatitur për të filluar lëvizjen. Edhe fakti se opozita paralajmëroi, fill pas videos, demostratën duke i lëshuar ultimatumin Berishës: ose jep dorëheqjen ose ne nuk mbajmë përgjegjësi për daljen jashtë kontrollit të njerëzve në demostratë, ishte provë e kësaj. Ndërkaq nga pala e Berishës erdhën si kundërpërgjigje një lumë sharjesh e kërcënimesh në Parlament, të cilat sa ç’ishin një gjuhë urrejtjeje pafund, një metaforë e dëshirës për t’i asgjësuar moralisht dhe politikisht kundërshtarët që e kishin akuzuar, qenë edhe një thirrje për moblilizim emocional të falangave të militantëve të tij. Po ashtu, dorëheqja e Metës nuk u trajtua nga ky dhe Berisha si shenjë përgjegjësie e fajësie, por u shoqërua me betime për hakmarrje ndaj atyre që i kishin manipuluar këtë padrejtësi të madhe. Beteja me fjalë, pra, po përgatiste kësisoj një betejë me vepra. Kjo erdhi ditën e demostratës.Le të ndjekim dinamikën e kësaj dite. Për ata që kanë ndjekur nga afër dhe nëpërmjet televizionit ngjarjet është e qartë se kjo demostratë ishte e përgatitur për të dalë jashtë kontrollit dhe se, për të shmangur përgjegjësinë ligjore ndaj pasojave të kësaj, gjetja e organizatorëve ishte shumë dinake: ata kishin paralajmëruar se njerëzit e revoltuar mund të dilnin jashtë kontrollit, por përgjegjësia nuk do të binte mbi ta, por mbi qeverinë që nuk jepte dorëheqjen. Për ata që i kanë jetuar nga afër këta njëzet vjet paskomunizëm shqiptar, ky është një skenar i njohur: destabilizim i vendit nëpërmjet turmave derisa qeveria të japë dorpëheqjen. Berisha i njeh mirë këto skenare, sepse i ka përdorur edhe vetë. Pra, nuk mendoj, siç deklaron maxhoranca, se opozita kishte ndërmend të kryente një grusht shteti, të pushtonte institucionet e të deklaronte të shkarkuar Berishën. Demostrata synonte ta detyronte këtë të jepte dorëheqjen e të pranonte zgjedhjet e parakohëshme, duke krijuar një klimë të tillë që, tek e fundit, do t’i detyronte edhe ndërkombëtarët ta kërkonin një gjë të tillë, e kështu, i dorëhequr, ai do të shkonte në zgjedhje sa për të dorëzuar pushtetin. Përdorimi i kësaj strategjie është i kushtëzuar edhe nga fakti se opozita tashmë ka krijuar bindjen – dhe jo krejtësisht pa të drejtë - se nuk mund ta fitojë pushtetin me votë të lirë pasi Berisha do t’ia vjedhë.Në momentin kur demostruesit u panë të lëshohen me hunj e bomba molotov kundër policisë, të djegin makina e të shkulin trotuarët, u duk se njeriu më i lumtur për ngjarjet e ditës së premte 21 janar do të ishte kryeministri. Dhuna e atyre demostruesve të sjellë nga anë e anës, që vetëm pamje demokratësh nuk kishin, do t’u vërtetonte kështu shqiptarëve e botës se çfarë opozite, ose më saktë, se çfarë liderësh opozite ka ky vend. Madje u krijua përshtypja se pati një moment kur ky i tërhoqi forcat e policisë në mënyrë që zyrat e Kryeministrisë të dhunoheshin vërtet, duke na bërë të kujtojmë se ishte pikërisht 14 shatori i 1998 ai që e fundosi Berishën mu pse njerëzit e tij sulmuan e dhunuan institucionin e kryeministrisë. Mirëpo, duket se këtë e dinin mirë edhe drejtuesit e protestës. Kuptohej se ata e kishin lëshuar turmën me synimin që kjo të bënte zullumet e mundëshme, por, nga ana tjetër, askush prej tyre nuk kishte ndërmend të merrte autorësinë dhe përgjegjësinë e këtyre zullumeve dhe as të merrte televizionin shtetëror dhe të dilte e të deklaronte fitoren përfndimtare, sikurse tha Berisha më pas. Interpretimi që ata kishin përgatitur të jepnin, e përsëris, ishte se kishim të bënim me shpërthimin e zëmërimit popullor për shkak të një qeverie të korruptuar, si dhe për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të policisë ndaj demostruesve, pa çka se kjo e fundit, sipas çka pamë, por edhe sipas dëshmitarëve të besueshëm që kanë qenë në vend, do të duhej të kishte kundërvepruar shumë më herët nga ç’kundërveproi.Kësisoj beteja tek Kryeminstria më shumë sesa një sulm serioz për ta detyruar Berishën të linte vendin sipas një shembulli tunizian dhe një mbrojtjeje serioze nga krahu tjetër, i shëmbëllente një demostrimi force - nën regjistrimin dhe transmetimin direkt të telekamerave – ku pa dyshim, kishte edhe spontanitet në kuptimin se një pjesë e të rinjve që sulmonin ato porta i kishte kapur një instinkt luftarak (ashtu sikurse i kapi edhe policët dhe gardistët nga krahu tjetër), por që kishte edhe regjisorët e vet në të dy krahët. Sipas meje ishte një diçka që nëpërmjet amplifikimit mediatik të trazirës synonte të arrinte maksimumin nëpërmjet minimumit, jo pse nuk do të donin të arrinin më shumë, por sepse pjesa më e madhe e popullsisë i njeh mirë regjizorët që tërheqin fijet e këtyre ngjarjeve dhe nuk përfshihet në to, siç edhe nuk u përfshi.Momentin kur filluan breshëritë e kallashnikovëve personalisht e përjetova me habi. Ç’po ndodhte me regjinë që vinte nga Kryeministria? Pata bindjen se këto ishin të shtëna në ajër paralajmëruese ose frikësuese ndaj grupit që u nxit për të disatën herë që të dhunonte kryeministrinë. Nuk e imagjonoja dot se ata mund të ishin plumba të vërtetë. Vërtet mund të imagjinohej se ajo turmë në atë pikë vlimi ku kishte mbrritur konflikti, sikur të mos kishte rezistencën nga brenda, do të hynte në Kryeministri dhe do të kryente akte vandalizmi duke bërtitur “fitore, fitore” pa e ditur se kjo do të ishte humbja më e madhe, por, megjithatë, pyetja që ngrihet është: a nuk kishte mënyrë tjetër për t’u bërë rezistencë atyre njerëzve përveç vrasjes së disave prej tyre? Edhe fakti që ata po qëllonin me gurë, të sigurtë se nuk do të qëlloheshin me armë zjarri, a nuk i bënte jo ashtu dhe aq të rrezikshëm? Sipas meje kishte mënyra të tjera më të buta për t’u bërë rezistencë atyre njerëzve; madje edhe mund të lejoheshin të hynin dhe të bënin vandalizma në Kryeminstri, por të mos vriteshin. Një mënyrë do të kishte qenës sikur të lëshoheshin mbi ta makinat me ujë, që pamë në një moment të demostratës. Mundet gjithashtu, që të përdoreshin plumba manovre, për t’i trembur apo plumba plastikë për t’i qëlluar, por jo për vdekje. Kishte po ashtu edhe një mënyrë tjetër për të ndalur vandalizmin e pritur: Edi Rama me shokë, që i frymëzonin këta njerëz, do të duhej të kishin kurajon në këtë moment të dilnin në ballë dhe t’i ndalnin e t’i vinin ata gjoksin derës së Kryeministrisë. Apo edhe të lidheshin me kryeminstrinë apo me shefat e gardës e t’u thonin të bënin edhe pak durim se do të ndërhynin për t’i ndalur. Por problemi është se sipas meje, të dy palët i donin ata të vrarë. Pala e qeverisë donte disa të vrarë për të treguar atë që tha kryeministri në Parlament, se do t’ua shtypte kokën neobllokmenëve dhe pala tjetër për t’i pasur këta të vrarë si instrument akuze dhe po ashtu si flamuj në betejat e ardhëshme. Ja pse gjykoj se të vrarët janë viktima të të dy palëve: se Edi Rama e të tijtë i çuan njerëzit e gjorë në pritë dhe Saliu me të vetët i vranë.Ajo që ndodhi thuajse menjëherë pas vrasjeve, kur të dy kampet shpërndanë akuza për njëri tjetrin pa pritur asnjë hetim, ishte një vazhdim i kësaj beteje të pamoralëshme në kurriz të njerëzve të vrarë e të instrumentalizuar. Qeveritarët, me Berishën në krye, ndonëse duhet ta dinin, madje kishin për detyrë ta dinin, se disa gardistë kishin qëlluar horizontalisht, nxituan të thonë se i kanë vrarë opozitarët prapa shpine për të akuzuar qeverinë. Ndërkaq opozitarët, me Edi Ramën në krye, nxituan të zgjedhin variantin më kriminal të vrasjeve, atë me snajper gjakftohtë, ndonëse duhet ta dinin se të vrarët ishin viktima të breshërive në momentin kur u sulmua kryeministria. As vdekja e njerëzve nuk i ndali këta njerëz në imoralitetin dhe papërgjegjshmëria e tyre, në manipulimet, shpifjet dhe gënjeshtrat reciproke.Ajo që po vazhdon pas të premtes është një thellim i kësaj lufte të pamoralëshme dhe të papërgjegjëshme, ku balanca e fajësisë dhe përgjegjësisë tashmë po rëndon gjithnjë e më shumë mbi qeverinë dhe Berishën personalisht, por pa përjashtuar se krahu tjetër mund ta kthejë balancën në krahun e vet shumë shpejt. Refuzimi i qeverisë për të ekzekutuar urdhër arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Tiranës për gjashtë drejtuesit e gardës që sipas saj rezultojnë përgjegjës për vrasjen e futi vendin në një krizë institucionale që të le të kuptosh se përdorimi i forcës dhe dhunës po merr gjithnjë e më shumë përparësi. Akuza e lëshuar mbi Prokuroren e Përgjithëshme, se ajo është pjesë e puçit si dhe inisiativa e Berishës për të ngritur një komision parlamentar, i cili sipas ligjit pezullon edhe kompetencat e prokurorisë për të hetuar mbi këtë tragjedi, de facto ka kuptimin se Sali Berisha po merr kështu kompetencat e një të gjithëpushtetëshmi, që kontrollon të tjerët, por që nuk pranon të kontrollohet, duke i dhënë demokracisë së brishtë shqiptare tiparet e një regjimi autoritar. Edhe shpërblimi që ai shpall ndaj atyre policëve të varfër, që u sakatuan nga të varfërit e tjerë të manipuluar, e manipulon dhe polarizon edhe më shumë situatën. Punonjësit e shtetit kanë bërë detyrën dhe nuk mund të shpërblehen si mercenarë të një force politike. Të paktën jo në këtë moment. Në këtë situatë opozita shpallet gati e paligjshme, e shtrënguar që ose të luftojë për jetë a vdekje me njerëzit e vet për të shtrënguar Berishën të dorëzohet, ose të dorëzohet vetë. Spiralja e këtij konflikti pa arbitër mund të na çojë kështu ose në kaosin e destabilizimin e një lloj lufte civile ose në instalimin e diktaturës së më të fortit.Në emër të kësaj perspektive, këto forca na bëjnë thirrje të dalim në miting këtë javë duke na thënë se po dalim për demokracinë dhe lirinë. Po a nuk e kemi parë tashmë se sa e duan ata vërtet demokracinë dhe lirinë dhe ndërshmërinë dhe drejtësinë dhe jetën e lumturinë e të tjerëve? Unë gjykoj se jo vetëm nuk duhet te dalim në mitingjet e tyre, por se këta duhen bojkotuar totalisht e denoncuar që të dy palët. Ka ardhur koha që Shqipëria të ngjizë një lëvizje që do të nxjerrë njerëzit në rrugë të demostrojnë paqësisht, por përditë dhe me shumë forcë, jo për të mbështetur këta, por për të dëbuar këta.Ja pse, për të ardhur në temën që preka në fillim të këtij shkrimi, gjykoj se ne na duhet të nxjerrim nga skena politike liderë si Sali Berisha dhe Edi Rama jo thjesht si persona, por si çfarë ata përfaqësojnë. Sepse në fakt, Sali Berisha dhe Edi Ramë nuk janë thjeshtë dhe vetëm etja e tyre për pushtet, patriarkalizmi dhe autoritarizmi i tyre. Janë edhe kultura e dhunës, e pamoralshmërisë, e dyfytyrësisë, e korrupsionit, e paligjshmërisë që këta nxisin në shoqëri. Janë edhe oligarkët që qëndrojnë prapa tyre me të cilët ndajnë e grabisin paranë publike, janë edhe mediat që këta kanë ndërtuar si instrumente luftënxitjeje, manipulimi dhe mashtrimi, janë edhe intelektualët e gazetarët që kanë blerë, janë edhe trafikantët e kriminelët me të cilët bashkpunojnë, janë edhe injorantët dhe mercenarët që paguajnë, që u duhen si vegla për të vrarë. Dënimi i tyre do të duhej të shoqërohej me lëvizje brenda dy partive për pastrimin e tyre nga gjithë këto e për inkurajimin e një drejtësie e cila i konsideron të gjithë të barabartë përpara ligjit.Dikujt ky propozim i duket jo realist, duke patur parasysh se sa mbizotërues janë në shoqëri personat dhe fenomenet që përmenda. Kjo është e vërtetë, por, nga ana tjetër, është edhe shumë realist përderisa e mendojnë shumë njerëz në këtë vend, sot më shumë se kurrë. Madje është mënçuria dhe vetëdija e këtyre njerëzve që nuk po lejon sot që të papërgjegjëshmit dhe të babëziturit për para dhe për pushtet na tërheqin në tragjedi më të mëdha. Prandaj u ndjeva shumë i lumtur kur, teksa shkruaja këtë artikull, më arriti në postën time elektroknike një e-mail nga njerëz që përfaqësojnë pikërisht këtë pjesë të shoqërisë “që refuzon te jete pjese e klientelizmit dhe militantizmit partiak” e që ka hartuar një peticion në të cilin kërkohet që të jepet dorëheqja e Sali Berishsë dhe Edi Ramës “TË GJYKUAR PUBLIKISHT SI FAJTORË POLITIKË PËR TRE TË PAFAJSHMIT E VRARË DHE QINDRA TË PLAGOSURIT”. E firmosa menjëherë dhe e shpërndava ku munda. (Panorama, 25 janar 2011)
Tuesday, January 25, 2011
Ku po shkojmë, ç’duhet të bëjmë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Një her ë e një koh ë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson tek m...
41 comments:
http://espresso.repubblica.it/dettaglio/perche-lalbania-si-ribella/2142865
Zoti Lubonja shkrimi juaj shpreh dhe mendimet e ndjenjat e mia njaftueshem. Ato qe degjoj jetoj dhe perceptoj jane shume tragjike. Vdesin 4 njerez dhe jeta e tyra eshte aq e pavlere per "liderat" e politikes dhe per vete shoqerine. Nuk pashe studentet, organizatat etj te bejne nje miting paqesor. Sa te papergatitur per demokracine jemi. Vdesin njerez, dhe politikanet kane fytyre e dalin ne publik. Duhet te ikin nga politika dhe prapaskena keta 2 personazh, por shoqeria shqiptare ende se ka kuptuar qe eshte me e bukur jeta pa nje diktator. Kur shoqeria te arrij te vetvleresohet ather dhe keta s`do kene me vend. Dhe ne qe jetojme jashte vime me nje kenaqesi e cila, pasi kemi kaluar token meme na kthehet ne nje arrogance per te "mbijetuar". Me ben pershtypje sesi nje shoqeri e tere shkelet, poshterohet dhe ul koken e thote ja ky na duhet neve... Peticioni eshte gjeja e fundit qe keta politikane do i japin rendesi, megjithate dhe une do e firmos. Me respekt Alba!
z. Lubonja ky shkrim me zhgenjen.
Pesonalisht konstatoj se tragjedia e Shqiperise eshte mungesa e alternatives se vertete demokratike dhe te ndershme. Rrezikojme te rrezojme bandit e te ngreme hajdut. Kjo eshte shoqeria shqiptare sot dhe keto do jene partite shqiptare sot. Thjesht nje pasqyre.
Te gjithe jemi dakort qe kemi nevoje per ndryshim. Ndahemi vetem tek menyra se si duhet te vij ky ndryshim. Te jeni i sigurte z. Lubonja qe idete (te paqarta) qe ju perfaqsoni per te dale nga kriza na lene ne vend numero. Kjo sepse ju nuk keni guxim per ndryshime te hap pas hapi por doni Big Bang-un e shoqerise dhe klases politike shqiptare. Harrojeni.
Nqs doni te ndryshoni realitetin filloni te beni hapa te vegjel.
Une cuditem qe ju nuk shikoni si problemin me akut vleren qe ka jeta e njeriut qofte ky edhe protestues i dhunshem. Deri dje ankoheshit qe ne shqiperi nuk revoltohen njerzit, nuk ka fryme "revolucionare", ska te rinj etj etj. Sot ju edhe "intelektual" te tjere percmojne protestuesit si injorante kokepalare e ku ta di une. A e kuptoni se sa te pandershem qe jeni dhe ju??? Pse ne vendet demokratike kush eshte ne balle te demostrates???
Ku e dini ju more se une u perlesha per Edi Ramen?? Une u perlesha me mburojen e nje pushteti banditesh dhe do perleshem edhe neser kunder policeve te Edi Rames.
A ka patur nje moment zoti Lubonja ku ju i keni dhene mbeshtetje Edi Rames ne shkrimet tuaja dhe na keni bere te mendojme se me te vertete ai eshte nje lider qe do ti ktheje Shqiperise Demokracine e vertete?????Kjo ka ndodhur me pare.....Ne kete moment ju na thoni qe edhe ai nuk ja vlen.....Cfare duhet te bejme ne populli thjesht ???te vazhdojme te ndjekim mendimet tuaja apo te mendojme se edhe kesaj rradhe po gaboni perseri????Ju analistet e nderuar keni kaq kohe qe me shkrimet tuaja mundoheni te orientoni opinionin se si gjerat duhet te shkojne po a nuk mendoni se ne vend te kesaj ka ardhur koha qe te merni ne dore vete frenat se sa te prisni deri ne vdekje se ku do te na cojne politikanet tane dhe ato qe do te vine mbas tyre......
shkrim me tfutme. megjithate jam per peticionin
Komenti me ngjan me keshillat e Doris Packut, me ndryshim se ajo thote qe politikanet duhet te merren vesh, kurse Lubonja thote se duhet te debohen te dy.
Ky artikull, qe i ve ne nje bange si ata qe vrane njerez ashtu dhe ata qe organizuan nje proteste, eshte shenje e sigurte qe Lubonja nuk arrin te dalloje me shkakun dhe pasojen.
Ka nje shkak themelor, qeveria jo legjitime rrefuzoi transparencen dhe madje dogji fletet e votimit, dmth provat e vjedhjes se vet. Skandalet e Ilir Metes dhe papepergjegjshmeria e shumices ndaj ketij skandali perbejne momentin e dyte te rendesishem.
Kurse detaje jo po e dha tani e jo e dha e jo se dha videon me pare nuk perbejne esencen. Ato jane krejt motive dytesore. Eshte apo kjo Dritan prifti i ndershem, ne keto momente kalon ne plan te trete, primare jane dokumentat e regjistruara me ze e figure te allishverisheve te Metes.
Nje shumice grabitese qe refuzon transparencen duhet nxjerre jashte loje. Kurse Edi Rama nuk ka qene ndonjehere kryeminister. Pra nuk mund te gjykohet sipas metrit te Lubonjes. Madje do te mund te thoshim se Edi Rama prishi ekuilibrin midis trashegusve te drejtperdrejte te sistemit socialit qe jane Fatosi dhe Saliu. Pikerisisht kjo u pa nepermjet prpaskenave qe u bene nga keto figura per te hequr qafe Edi Ramen
Prandaj duhet hequr dore nga logjika e Nastradinit qe te gjithe kane te drejte e te gjithe kane faj!
Stefani
Do vije nje dite te rrezojme njerez si edi rama dhe sali berisha me peticione por ate kam frike se sdo ta shoh as ti as une, ajo cfare na duhet tani, jane alternativa politike, institucione pertej berishes dhe rames, dhe me shume se nje opinionist qe nuk ha buken prej pushtetit, majtas apo djathtas qofte ky pushtet
Te japin doreheqjen . Kush do ti zevendesoj? ???
Problemi me i madh nuk na qenkerka nje jete normale, dhe prosperiteti personal dhe i shoqerise demokratike, por se kush do i zevendesoje keta dy horra?
Kush do t'i zevendesoje? Pse kaq te pazevendesueshem jane bere? Po edhe Enver Hoxhen te pazevendesueshem e kishim, apo jo?
Pershendetje z. Lubonja,
Besoj se ky shkrim perfaqeson mendimin e shumices derrmuese te qytetareve; sidomos gjate ketyre diteve i jane shtuar kesaj kategorie edhe ish-militante. Besoj se duhet qe te gjithe te organizojme nje manifestim qytetar, nga ato manifestime qe nuk jane pare kurre ne shtetin shqiptar. Nje manifestim qe te themi boll me me papergjegjshmerine politike, per te treguar se cdo te thote manifestim dhe cdo te thote tubim politik, me te cilat jemi mesuar deri tani. Duhet reagim qytetar dhe jo reagim militantesh. Duhet te tregojme se cdo te thote qe qytetaret te manifestojne, cka nuk ka ndodhur ndonjehere. Ndoshta, ju, mund te jeni nje iniciator; e sigurta eshte qe une dhe familja ime, qe kurre nuk kemi marre pjese ne ndonje miting politik, do te jemi ate dite aty, me lule ne dore, me parrulla, qe per here te pare do te jene vllazerore dhe mbi te gjitha me nje mesazh se ne kete vend nuk jane 20 mije militantet e pd dhe 20 mije militantet e ps qe shfaqen si perfaqesues te gjithe shqiptareve, por jemi edhe ne, shumica derrmuese qe deshiron nje vend ndryshe, te stabilizuar, te pergjegjshem, me respekt ndaj te drejtave te njeriut dhe kunder klientelizmit. Reagim qytetar eshte pergjigja, qe nuk eshte dhene deri tani, dhe qe per aq kohe sa nuk do te jepet, do te mbetemi ne vorbullen e politikes se dites qe ne shoqerine shqiptare eshte jonjerezore.
Zt. Anonim, a mund ta di se cila eshte idea jote ne lidhje me si mund te zgjidhet kriza e sotme ne Shqiperi. Deri tani po shoh se ti vetem po kritikon (deri ne qesendisje) gjithcka thuhet ketu, por nuk eshte se vet po jep ndonje ide te qarte se si mendon qe mund te kete zgjidhje problemi.
Nuk eshte vetem nje anonim, jane disa individe qe perdorin nikun anonim.
Bashkohem teresisht me idene dhe qellimin e shkrimit dhe me neveri distancohem nga marrja e paleve PD apo PS.
Por situata mendoj se eshte kritike dhe kerkon me shume aktivizem e sakrifice.
Ne jetojme ne nje demokraci dhe populli e ben te degjohet zerin e tij duke kundershtuar, ai mund te bashkohet me opoziten ne kundershtim te pushtetit, sepse ky eshte i vetmi mjet organizimi. Nese do te dilte nje levizje e re e sinqerte, aq me mire, por sic ka treguar historia keto gjera nuk ndodhin duke shtypur nje buton, dhe avancimin drejt vizionit te lirise e drejtesise do ta arrijne vetem me sakrifica, dashuri e ndergjegjesim te te gjitheve ne ...
Jam shume dakort me mendimin e hedhur nga personi Anonymous i fundit, i cili shprehet per nje manifestim paqesor kunder sistemit politik/mafjoz/korruptiv te ngritur. Nje tubim pa ngjyra, pa flamuje, pa pankarta (sa tragjikisht te verteta aq edhe te kthyera ne bajate nga perdorimi manipulativ i tyre si nga njeri krah ashtu dhe nga tjetri. Nje tubim i cili ne thelb te shprehe indinjaten e popullit, ose te nje pjese te popullit qe e konsideron veten jo-militante (ose te pakten qe ka fatin/mundesine/lirine per te qene e tille).
Deshiroj ti drejtoj nje pyetje Lubonjes: ne kushtet ne te cilat ndodhemi, ku ndergjgjia sociale dhe inisiativa per te kerkuar te drejten eshte thuajse inekzistente, ku roli i sindikatave eshte qesharak, ku rinia e vendit eshte shpirterisht e nenshtruar dhe e pafuqishme (vetem te mendosh se studentet e mjekesise, si forme proteste ndaj disa vendimeve te fakultetit zgjodhen GREVEN E URISE, dhe kjo sepse kur u be thirrje per proteste aktive vetem 5-6 vete kishin guximin te dilnin)....ne nje situate te tille pra, a do te ishte teresisht irracionale te kerkoja nga vete Lubonja, dhe pse jo intelektuale te tjere (Ardian Klosi, Mustafa Nano, Andi Bushati etj) qe te merrnin ata inisiativen e organizimit te nje tubimi te tille paqesor? A nuk do te ishte kjo levizje nje drite shprese per te gjithe shqiptaret. A nuk do te ishte nje hap sado i vogel perpara drejt ndergjegjesimit te shoqerise shqiptare?
Peticionet jane per ngordhalaqet dhe frikacaket, trimat i nxjerrin gjoksin te keqes perpara.
Faleminderit zoti Lubonja per qendrimin tuaj jokompromentues.
Edhe une e firmosa. Tani cfare? Te lejojme militantet te premten te rikthejne teatrin e protestes? Apo t'i bashkangjisim zerin pakenaqesise shoqerore, si Lubonje, si autoritet i njerzillekut, si ze i pavarur, por mbi te gjitha, me te njejtat pergjegjesi qe cdo intelektual duhet te marre, me bindjen se duke qene ne krye te protestes, Fatos Lubonjen, sigursiht nuk do e qellojne?
me demek "ne vend marsh"!
Serish nje artikull me argumenta spekullative barazon ramen dhe berishen. Gjykoj qe jane te dy njerez te korruptuar. Por kjo nuk i ben te barabarte ne menyren absolute. Pergjegjesite e tyre jane krejt asimetrike ne lidhje me protesten e javes se kaluar thjesht sepse pushteti qe secili prej tyre ka ne duart e tij eshte i nje natyre krejt te ndryshme. Kurthi qe lubonja ngre ne kete artikull eshte, nder te tjera, percimi i idese se ngjarja e se premtes ishte lufte mes dy formacionesh kundershtare (quajini parti politike quajini banda) dhe jo mes nje turme qytetaresh (qofte provokative dhe e manipuluar) sjellja e se ciles percaktohet nga faktore irracionale dhe ne pergjithesi nga mungesa e rregullave dhe shtetit sjellja e te cilit percaktohet nga rregulla dhe ligje te percaktuara mire. Ne entitetin e pare pergjegjesia mbi sjelljen eshte individuale per secilin kurse ne (multi)entitetin e dyte pergjegjesia ndahet ne total mbi gjithe pjeset e tij (serish sipas rregullave te percaktuara mire).
Se fundmi, dua te pergezoj serish Lubonjen per mbeshtetjen ndaj kolegeve te tij te rrahur dhe te fyer pa asnje arsye nga ana e policise. Ashtu si me rastin e rrahjes se Bazes (per te shmangur keqkuptimet, e konsideroj Bazen si nje nga njerezit me te peshtire te shoqerise shqiptare) e shoh shume te indinjuar nga menyra si u trajtuan. Dua gjithashtu ta pergezoj per indinjaten e tij te thelle per menyren si u trajtuan pabuksat e arrestuar dhe si u shkelen te drejta e tyre te percakuara me ligj. Jam i sigurt qe i ndjen te gjitha keto pavaresisht se nuk ka marre mundimin t'i permend ne shkrimin e tij.
Zoti Lubonja,jam shume i zhgenjyer nga menyra se si shkruani.Ju beni vetem teorira duke thene se te dy jane njesoj perderisa i komandon sistemi.Po kush i thote Berishes qe te behet faktor social dhe ti ndaje njerzit ne jug e veri,e cial do vazhdoje te pakten edhe 30 vjet.Kush i thote Berishes qe te beje lufte civile.Kush i tha Berishes te vriste 7 mije njerez ne 97???????Prandaj leri teorirat dhe shkruaj drejte.Mos mbaj anen e Berishes per inate personale me Ramen
Pershndetje Z Luvonja
Shof shume Anonymous e te tjere qe thone se ju ne kete shkrim keni gabuar e se jeni nje mendimtare qe nzisni drejt nje revolucioni qe nuk te con gjekundi vec ne nje kaos te ri dhe ne kotesi dhe se me demek po iku Rama e Berisha pastaj vjen erresira.
E para keta njerez o jane nje kategori zhurmuesish si ata gjeneratoret elektrike qe mbushin trotuaret ose jane ata qe ne fund te fundit skane kuptuar asgje nga ky mega mashtrim i politikes te ketyre 20 viteve e do te ishte me mire te shisnin fara luledielli sesa te shkruanin ne kete blog.
Jam shume dakorte per nje proteste masive paqesore kunder kesaj balte qe ka pushtuar vendin po eshte mjaft e veshire te organizohet. Ne vendin tone eshte e veshtire te organizohet dicka jashte kornizave politike dhe pa lider, nuk e kemi ende kete kulture e nese ne vendet perndimore kjo ndodh mjafton te kujtojme levizje e fundit ne Belgjike nje tubim masiv e krejt paqesor tek ne nuk eshte e lehte.
Jemi nje popull qe lexon shume pak e informojet keq
Per mendimin tim fillimi i nje levizje te vertet do te ishte denoncimi i korrupsonit nga te gjithe ne pak e nga pak e keshtu do te arrijme te mblidhemi te gjithe ne shesh, ti themi jo ketyre drejtoreve e te emeruarve politike se jane thjesht punonjes te shtetit dhe jane emruar aty te kryejne nje detyre publike dhe jo te bejne cfare te duan ne menyre te padiskutueshme ete gjithepushtetshme
Te gjithe ne te fillojme te protestojme per gjera me jetike e me konkrete psh ligji per kontrat e punes ato te jene me te qarta e boll me me idiotesira ku ndryshon partia ne pushtet te heqin nga puna pa motiv
te protestojme te kemi uje e drita 24 ore si ne gjithe europen e jo te permbytet Shkodra 4 here ne vite sa dhe Venezia e ka zili
Faleminderit
Z.LUBONJA!E lexova shkrim tuaj.Jam dakort me ate qe ju thoni,edhe me peticionin.Por teksa meditoja me pas po mendoja si...? A mjafton vetem nje peticion...? Me erdhi ndermend nje episod i jetes time ne pune.Sapo fillova pune,pa u njohur mire me te gjithe koleget,me propozon njeri te antaresohesha ne "sindikaten"e tij pasi shumica e kolegeve ishin me te.
Te nesermen tjetri me fton tek "e tija",pasi ajo do ishte me te ardhme.Pra nje kolektiv i vogel me dy "kryetare".Ky model eshte ne cdo qelize te shoqerise.PO une si natyre te e keqja perpiqem qe te shoh te miren.Ishim te "njeshi",20 vjet qendruam me"dyshin",dhe besoj se me ne fund po i vjen radha edhe "TRESHIT".Pra SHOQERISE CIVILE,zerit te vertete qytetar.
Anonimi i 9.56
Pergjegjesia per korrupsion eshte e njejte, por jo e barabarte. Cfare ndryshon kjo, pervecse mases se denimit?
Pergjegjesia e manipulimit te mllefit te mases per ty nuk eshte pergjegjesi, ta cosh kete mase sipaas nje skenari (te mireditur qe nje jave me perpara ngjarjes, qarkullonte ne facebook) drejt plumbit, mbasi e ke ndezur mire kundershtarin dhe e ke bere qe ta mbaj gishtin ke kembez - per ty nuk na qenkerka pergjegjesi. Te nxjerresh pensionistat dere me dere per ne proteste dhe te shkosh ta shohesh nga televizori se si keta vriten ne kurthin qe u ke ngritur, kjo per ty nuk eshte pergjegjesi. Ku u zhduken femrat socilaiste, me shalla fulardi e syze te zeza, qe nuk kane lene kortezh demonstrimi te PS pa e dekoruar mu ne balle te saj, duke na shitur life style? Ku ishin kur ato grate "pabukse" te sjella nga ane e anes, kerkonin, (hm, cfare kerkonin meqe ra fjala? se ata qe pyeta une me thane, ja se ky po e shan me liber shtepie Edin, a thua se kjo eshte kauze per t'u vrare)? Maskarrenj jane, te dyja palet, por edhe ju ju ka rene gjaku ne koke, gjaku i luftes. Nuk ju ben pershtypje fare se si jeni bere pre e nje personalizimi politik, politika eshte individi dhe jo politika vete.Berisha dhe Rama nuk duhet te kishin qene shqetesim i askujt: jeta jone duhet te jete shqetesimi yne, asgje me teper sesa jeta jone. keta horra paguhen me taksat tona qe te perkujdesen epr jeten tone, e jo ta vene ate ne rrezik ne skenare lufte pushteti. Keta horra paguhen nga taksat tona e mbjellin korrupsion qe te vjedhin cdo gje qe eshte e jona, e perbashket, per te pasuruar veten dhe klanet e tyre, klientelen e tyre. Shifi, te dyja partite: cfare perfaqesojne? Klane besnike te udheheqesve. Kush e ndryshoi kodin zgjedhor dhe e beri te tille qe te mos merrte fryme asnje alternative tjeter politike pervec PS dhe PD? Al Gore i humbi zgjedhjet ne fije te perit, por nuk ngriti popullin ne protesta te dhunshme e te provokonte destabilizimin e vendit te tij, edhe pse i humbi zgjedhjet me te padrejte, eprkundrejt dikujt qe eshte cilesuar njolla e zeze e historise amerikane, qe reduktoi demokracine dhe lirite ne amerike. E megjithate, e duruan 8 vjet, aq sac ja mundesonin ligjet e vendit. Kjo eshte demokraci, e jo te sillesh si nje maskara, pasi nuk do te pranosh rregullat e lojes qe i vendose vete por nuk te sollen fitoren sepse ai tjetri u tregua me dobic se sa ty.
te zhduken sa me pare!
More zotni si mund te krahasosh Edi ramen me Sali berishen!More por kur ishte Fatos Nano ne vakti a nuk thoshim qe te hikin te dy?Dhe ja Nano hiku dhe prap e njejta gje!Po ky Sali sher me I.Meten P.Majkon,sher me F.Nanon kur ishin Kryeministra.Sher meR.Mejdanin,sherr me Moisiun Presidenta.Konflikt me te gjithe prokuroret pa perjashtim,te zgjedhur vete apo konsesus me palen tjeter.Sher me gjykata me komisionet qendrore te votimit shukurt muhabeti ky eshte njeri konfliktual.Kryeminister qe merret me rrob e shtepise ne parlament!!!!!Kryeminister qe del ne dritaret e zyres dhe ja ben me gishta deputetve qe protestojne ne rruge!!!Kryeminister qe poshteron gjysmen e popullsis duke i djegur vletet e votimit ne lume !!!!!Nje kryeminister qe nuk njeh artin e komromisit e te tolerances ne politike, duhet te hike zoti Lubonja.Per mos thene per vitet 97'98'Me thoni cfare ka bere mire ky njeri qe te rije akom?!Berisha duhet te rrije ne pension dhe te shkraj kujtimet.Lubonja nuk te shkon ky pozicion.
Zoti Lubonja. Une jam nje nga ata qe mendoj se Berisha dhe Rama, si dhe ajo qe ata perfaqesojne, duhet te zhduken nga politika shqiptare, qe ne te bejme perpara si popull. Por shkrimit tuaj i shkeputet filli logjik ne nje pjese. Ju ketej thoni qe Rama skenoi shfaqjen e nje force qe mund te shtypej pa vrasje, ketej thoni qe garda vrau, dhe pastaj barazoni ate qe shfaqi force qe s'kishte te bente me vrasjen, me ate qe kreu vrasje me gjakftohtesi. Ky barazim nuk fajeson Edi Ramen, aq sa shfajeson Berishen per vrasje. Une sot nuk jam simpatizant i Edi Rames, por sot jam simpatizant i kujtdo qe del kunder nje vrasesi gjakftohte, qe mori kater jete njerezish. E quaj fajtor ate, quaj bashkefajtor te gjitha mediat qe vazhdojne ta mbrojne edhe pas vrasjes, (perpara vrasjes po e quaj normale qe e mbronin) quaj bashkefajtore te gjithe ata qe s'lejojne qe keta vrases te shkojne para drejtesise, por quaj bashkefajtore edhe ata qe perpiqen ta shfajesojne vrasesin, duke e barazuar me kundershtarin politik qe ne fakt nuk ka vrare. Vrasja e nje te pafajshmi, jeta e nje njeriu te pafajshem, eshte pertej cdo lloj debati politik, eshte pertej cdo korrupsioni, cdo vjedhjeje votash, cdo filmimi demaskues. Eshte faji me i patolerueshem, jo ne perendimin e zhvilluar apo ne vendet me demokraci te shtirur, si Shqiperia, por edhe ne fiset indigjene te xhunglave. Ndaj vrasesit nuk i duhet ulur niveli i fajit ne asnje lloj menyre.
A.Pepa
Dhe nje here mbeshtes fjalen e parakomentuesit, A.Pepa duke distancuar vrasjen e cdo njeriu te thjeshte ne proteste, mbi cdo ecejake ordinere politike apo partizane, si nje akt i paster antikombetar, diskriminues e totalitar, i nje klase pushtetare qe nuk asnje lidhje me popullin qe supozohet te drejtoje, dhe qe dridhet nga ideja e largimit nga pushteti pasi aq i lejon vizioni i saj per Shqiperine ...
Po marr shkas nga cfare thoni:"te ike Sali Berisha dhe Edi Rama dhe cfare ata perfaqesojne".Ata tani per tani jane perfaqesues te dy partive kryesore te Shqiperise dhe me cfare shikoj here pas here ne internet kane shume perkrahes ne te dy anet e Parlamentit.Pra nuk jane vetem ata te dy si persona por nje sistem i tere i ngritur gjate ketyre viteve.N.q.f. ikin ata duhet te ikin te gjithe dhe si perfundim duhet ta fillojme shqiperine nga e para dhe me 28 Nentor 2012 te ngreme Flamurin.Por nuk ndodh keshtu pasi teorikisht dhe praktikisht eshte e pamundur.Institucioni me i rendesishem ne nje sistem demokratik eshte opozita(cilado qofte ajo).Ne i kishim te gjitha institucionet ne diktature qe nga ktyeministria,prokuroria,gjykata,kuvendi dhe ministria e mrojtjes.E vetmja gje qe nuk kishim ishte opozita(e cila sic e di me mire F.LUBONJA ishte ne Burrel apo ne Spac).dhe kjo na bente qe te mos ishim nje vend demokratik.Duke goditur institucionin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme(dhe jo per here te pare)dhe tani dhe opoziten Sali Berisha nuk eshte shume larg diktatorit dhe si i tille ai nuk mund te jete njesoj me Edi Ramen(kushdo qofte ai pasi nuk ka bere gjerat qe Berisha ben ne menyre te vazhdueshme qe nga dita e pare e te qenit si kryetar i PD).Gjithashtu mendoj se vetem per faktin se Edi Rama doli aq trim sa te perballet me Berishen kur asnje nuk mund ta ndale dot i jep atij te drejten legjitime te qendroje dhe pse jo po qe se populli e voton edhe te behet kryeminister.E gjithe ideja e heqjes se te dyve nga cdo ane ta shikosh shpije uje ne mullirin Berishes, favorizon ate, nuk shkul rrenjet e se keqes qe kane mbirre ne Shqiperi.Vetem duke u ndershkuar njeri(dhe tani me komplet me zullumet eshte Berisha)do te behet nje hap para,do tiu tregoje te tjereve qe do te vine pas tij(edhe Edi Rames) se korupsioni ndershohet nga shteti demokratik qofte edhe kur je kryeminister i ketij shteti.Dhe populli shqiptar tani ka me teper nevoje per kete shembull se sa edhe per buken e gojes.
Vazhdim i komentit nga Vangjushi.Une mendoj se te gjithe intelektualet e njohur dhe sidomos ju Z.Lubonja duhet te perkrahin levizjen popullore te tanishme ne lufte kunder se keqes.Vetem keshtu populli e shikon se nga pozicionohen njerzit e mire,te mencur dhe te ndershem.sot P.S. eshte ne opozite me shtetin totalitar, neser mund te jete P.D. apo ndonje parti tjeter dhe perseri intelektualet e mencur dhe te ndershem duhet ta perkrahin ate per probleme te tjera qe mund te kene.Kjo nuk i ben ata partiakedhe nuk i politizon perkundrazi demilitantizon partite(cilatdo qofshin ato)i ben ato me te mencura dhe me te kujdesshme ne vendimet qe marrin.Sistemet demokratike jane te kontrolluara nga partite ne boten e qyteteruar(qofshin dy si ne Amerike apo me shume ne vendet e tjera)Per mire apo per keq keshtu eshte ndertuar ky sistem dhe duket se funksionon.Pra te duash te ndryshosh ndonje gje dhe sidomos gjera te medha si keto qe pretendojme ne ketu duhet qe te perkrahesh partite qe duan te njejten gje per momentin e dhene.Kjo nuk do te thote te behesh antar i njeres apo tjetres dhe gjithashtu nuk do te thote se je i pafytyre kur ne njerin rast perkrah njeren dhe per nje ceshtje tjeter, tjetren.Kjo te ben antar te nderuar te shoqerise civile.
Zoti Lubonja,
Edi Rama padyshim qe nuk eshte alternativa me e mire e politikes shqiptare por eshte me i pranueshmi ne moemntet qe flasim.
Personalisht mendoj se korrupsioni ne politike, per te cilin opozita mobilizoi njerezit ne proteste, NUK eshte halli me i madh qe ne kemi si komb. Ne jemi nje popull i korruptuar. Jo per fajin tone direkt, te kuptohemi.
Halli me i madh qe ne vuajme sot eshte ndjenja e mosperkatesise qe kemi ndaj vendit tone. Ne jemi shqiptare po Shqiperia eshte shume pak vendi yne.
Edi Rama, sot qe flasim, eshte i vetmi politikan shqiptare ne gjendje te na injektoje ndjenjen e perkatesise ne kete toke. Nuk e ve ne dyshim qe edhe ai ka interesat dhe ambiciet e tija politike ne rradhe te pare, por ja qe keto ambicije ai u sherben duke na mbushur nje boshllek te madh qe kemi si popull.
Kete Rama na e ka provuar si kryetare i bashkise se Tiranes. Edi Rama nuk pastroi Tiranen nga plehrat dhe kjoskat. Edi Rama ndryshoje menyren se si qytetaret e Tiranes filluan te konsiderojne qytetin e tyre. Aty brenda ndoshta ai vodhi e u pasurua. Le te themi qe e beri. Por nderkohe ne fituam dicka shume te rendesishme. Ajo qe fituam eshte te pretenduarit per nje qytet me te mire, me te paster, me te ndricuar etj etj. Kur te zgjedhim nje kryetar bashkie tjeter, ne do kerkojme me shume sepse Edi Rama na mesoi qe GJERAT NDRYSHOJNE NE KETE VEND.
Ne te kundert, Sali Berisha dhe lukunia e tije, nuk na bejne te pretendojme nje vend me te mire. Perkundrazi, na mesojne te pranojme kete qe kemi, te zvarritemi e te marrim fryme me idene se "ky vend nuk behet, ketu ka marre fund c'do gje"
Le te fillojme te nderrojme kete mentalitet ne fillim. Nese ja arrijme ketij qellimi, te rrini te sigurt se shume shpejt do luftojme edhe korrupsionin edhe Edi Ramen vet nese ka mbushur xhepat me parate e popullit.
Ne gjendjen qe jemi nuk mund te luftojme korrupsionin e shtetit sepse shteti me qellim na ka bere pjese te kesaj xhiroje qe po merr Shqiperine ne qafe. Po nuk u ndjeme qytetare te kerij vendi. Po nuk e pame kete vend si toka ku do jetojne femijet tane, dita qe ne do dime te zgjedhim ata qe do na drejtojne, do jete shume..... shume larg. Me Sali Berishen ne krye, ndoshta nuk do te vije ndonjehere.
Shoqeria e spektaklit: Zia si spektakel. Prandaj na duheshin 3 viktima te pafajshme!
Pershendetje zoti Lubonja!
E keni shpjeguar me shume qartesi dhe objektivitet ngjarjen e 21 dhjetorit. personalisht mendoj qe ndodhi pikerisht sic e shpalosni ju ne shkrimin tuaj.
Ne lidhje me peticionin, ju siguroj qe ne mentalitetin aktual te Shqiperise nuk do te jape asnje rezultat, ashtu sikunder nuk do te jape rezultat protesta paqesore me parrullat per te larguar lideret e dy partive. Ajo thjesht do ti beje te ditur ketyre dy partive qe njerzit kane nisur te kene neveri nga politika e tyre e pafre, por fatkeqsisht asnje gje me shume. Dhe nuk eshte se do ti ndaloje ata ne rrugen e tyre drejt gjithepushtetit ne Shqiperi.
Gjykoj qe vuajme ende efektet e diktatures, dhe qe duhet te kalojne shume breza, mbase te arrijme kohen qe femijet tane te rritur dhe te pashtypur, te marrin stafeten e politikes.
Deri atehere vetem do botojme shkrime dhe do firmosim peticione.
Bye nga Financa AL.
duhet te zhduket berisha pastaj jam e sigurt se gjiyhcka do te rregullohet.
Me listen me 30 emra per pergjim telefonatash, liste e nxjerre nga komisioni hetimor parlamentar i PD, dhe me mungesen e kundervenies se kesaj marrezie qofte nga nje deputet i vetem i PD, u vertetua qe PD eshte parti jodemokratike, nen diktaturen e nje njeriu te vetem. Mandatet qe i kane marre deputetet popullit, nuk jane kontrata midis tyre dhe popullit, por jane mandate ne sherbim te nje njeriu te vetem, Berishes. Me kete liste me 30 emrat e permendur, Berisha eshte nje hap larg te berit nje Enver Hoxhe i dyte. Madje, jo nje hap larg. E ka ngritur kemben per ta hedhur hapin. Po pritet te shkele. Beni dicka, z.Lubonja, dhe gjithe ju te tjeret qe keni fjale me pesh, para se ky hap te shkele mbi popullin.
Eshte per tu cuditur se si shume komentues e keqkuptojne Lubonjen kur ai flet per Ramen dhe nisin te argumentojne lidhur me ide qe Lubonja as qe i shpreh ne shkrimin e tij. Nuk kam nder mend te riktheksoje disa nga idete qe une kam marre nga ky shkrim dhe qe normalisht nuk shohe ndonje ekzagjerim nga lubonja apo gabim ne lidhje me barazimin e Rames me Berishen. Ne nuk jemi skllever te cilet atashohen me ate padron qe i keqtrajton me pak.
Duhet te shqetesohemi me teper per te ardhmen tone qe kerrcenohet cdo dite e me shume nga pushteti kriminal i Berishes dhe Rames, te cilet gjithmone e me shume nuk njohin me caqe ne kete lufte per pushtet se sa per te ardhmen politike te Rames apo Berishes.
Zoti Lubonja me te vertete nje shkrim interesants dhe qe me te vertete i pergjigjet realitetit shqiptar. Por puna eshe se me sa kuptova ne jemi te mallkuar me kta politikane qe si dhe te vjetrit por poa shtu dhe te rinjte jane pjese e kesaj maskarade .
Fabula e shkrimit(sic e perceptoj une) eshte pak a shume kjo:
Nje Zagar (Edi Rama) ka ndjekur gjahun (demonstruesit - te vraret ne kete rast) madje duke i perdorur, dhe ia ka nxjerre ne prite Gjahtarit te Madh (Sali Berishes).
Pra si Gjahtari i Madh, si Zagari jane njelloj fajtor e duhen sikterisur te dy sepse konflikti eshte thjesht lufte ne rruge per karrigen e kryeministrit.
Per mendimin tim z. Lubonja ose nuk ka kuptuar ende perse behet fjale ne Shqiperi, ose ben ate intelektualin e "paanshem" qe kritikon kedo.
Do te ishte mire te ishte kjo e fundit. Por njerezve u ka ardhur thika ne kocke, zemerimi kundrejt kesaj qeverie hajdutesh eshte shume me teper sa c'mendon z. Lubonja. Nga ana tjeter kemi nje opozite e cila eshte e penguar me te gjitha mjetet nga kjo qeveri per te gezuar te drejtat qe ia njeh kushtetuta. Edi Rama mund te jete horr, por mazhoranca nuk ka te drejte te shkele kushtetuten duke i mohuar cdo te drejte kushtetutese opozites.
Ne emisionin Opinion te dates 21.01.2011, ne momentin qe u ritransmetua vrasja e te ndjerit Ziver Veizit, reagimi i pare i z. Lubonja ne studion e z. Fevziu ishte pak a shume i tille: "Nese plumbat vrastare kane ardhur nga Kryeministria, qeveria duhet te jape doreheqje ... ". Nuk di nese z. Lubonja i qendron ketij mendimi, por ketu ne blog per fat te keq nuk shoh ndonje prononcim te z. Lubonja se c'mendon ai si intelektual ne kushtet kur tashme eshte bere i qarte roli i Gardes se Republikes ne vrasjen e atyre qyqareve te keputur.
Tung,
Blendi
Shkrim goxha interesant! Sa me bejne pershtypje komentet e disa personave , aq edhe me le te kuptoj pse ata lidera te politikes e kane aq te lehte te manipulojne nje shtet te tere. Njerezit ankohen pse Z. Lubonja nuk ju jep nje zgjedhje konkrete se kush duhet zgjedhur ne krye, apo kush e ka fajin i majti apo i djathti per tragjedine e atyre 3 personave te pafajshem qe u vrane atje. Shqiptaret jane mesuar ne nje menyre qe tu thuhet nga ata qe jane ne krye se cfare duhet te bejne dhe si duhet ta bejne;per kete arsye njerezit zgjedhin anet reciproke.Ka erdhur koha qe shqiptaret tju tregojne politikaneve se cfar duhet te bejne ata,ka erdhur koha qe politikanet te sherbejne vullnetin e popullit dhe jo te perdorin popullin per tju sherbyer arrogances dhe fodullekut te tyre. Prandaj edhe demonstratat e pavarura te popullit per te shprehur pakenaqesine ndaj menyres sesi politikanet sillen,apo ndaj gjendjes se mjeruar qe ne ndodhemi tani (papunesia apo punesia e varur nga qendrime politike).
ka rendesi te madhe.Ne kete menyre edhe nqs nuk ka politikane te tjere qe te vijne ne vend te Berishes apo Rames te pakten keta dy persona e marrin vesh se shqiperia nuk eshte thjesht nje vend i ndare ne te kuq apo blu, por eshte nje popull qe nuk eshte i kenaqur me politiken e tyre, dhe se kerkon ndryshim. Nqs cdo person del per pakenaqesite ndaj kesaj politike te korruptuar, atehere car do beje berisha apo rama me shoke?Do detyrohen te ndryshojne politiken e tyre dhe me kalimin e kohes do ju lene radhen personave te tjere me te ndershem apo me te zote.
Ne perfundim mendoj se ne si popull duhet te shprehim pakenaqesine tone ne menyre qe qofte keta qe jane ne krye apo ata qe do vijne ne te ardhmen ta dine se ku qendron populli dhe se cfare pret ai prej tyre. Vetem duke ndryshuar menyren sesi ne shqiptaret e shohim qeverine, dhe duke e shprehur ate paqesisht mund ti ndryshoje gjerat tani dhe ne te ardhmen.
Zoti Lubonja!
Nuk mund te kuptoj se si mund te ftoni njerezit te rrine ne shpi, kur jane vrare 3 njerez te pafajshem!!!!!!!!!!!!Perkundrazi njerezit duhet te kishin dale ne shesh qe nga data 22,cdo dite,me apo opoziten, me apo Edi Ramen. Kjo ngjarje nuk i perket me as Edi Rames, e as opozites, i perket te gjithe qytetareve te Shqiperise. Nuk ka ndodhur ndonjehere ne 20 vjet "Demokraci" qe Policia te qelloi mbi turmen e paarmatosur.
NUK MUND TE HESHTIM PERPARA KESAJ VRASJE SHTETERORE.Nuk mund te ndalemi pa nxjerre para pergjegjesise ata qe dhane urdher per te qelluar mbi turmen.
"prerja e saj në një pikë shumë delikate në mënyrë të atillë që në aferën korruptive të përfshihej edhe kryeministri Berisha"???!!!!
Po kjo eshte e habitshme Z. Lubonja! Qe kur "prerja" sillka perfshirje? Prerjet perdoren per te mbuluar perfshirjet dhe asnje prerje nuk mund t'ia heqe vertetesine asaj qe eshte transmetuar nga kaseta.Pjesa e prere te le akoma me shume pershtypjen se ka edhe me keq se sa eshte shfaqur.
Ekuivalentimi i Berishes me Ramen eshte kryekeput i pandershem. Mos harroni se i pari i ka duart te lyera me gjakun e mijra njerezve gjate viteve 1991-92, 1997 dhe se fundmi 2011. Ai eshte pergjegjes per shkaterrimin e Shqiperise me shume se nje here dhe per ndasite krahinore qe ka nxitur.
Qendrimi juaj eshte sa spekulativ aq edhe paralizues, pasi "te gjithe njelloj jane" dhe derisa te lindi "njeriu i ri" i sistemit as socoialist dhe as kapitalist (pasi ju nuk i pranoni te dy) le te rrime me Berishen se eshte mire. Te pakten ai nuk i ka lyer ndertesat e Tiranes me ngjyra te shemtuara per te cilat nuk ka votuar populli.
Perdorimi i simetrise morale atje ku ka diferenca vendimtare e te medha mes paleve te krahasuara, eshte thjesht pandershmeri.
Mendoj qe po i beni me kete nje sherbim te pamerituar Rames.Partia socialiste e hoqi nje drejtues te saj, Nanon, shume kohe me pare.Kur do te vije koha qe edhe PD te beje te njejten gje apo do te vazhdohet me grusht bashkuar rreth Partise, e cila po zbulon edhe puçet qe nuk i zbuloi sigurimi i shtetit?
He more ju te gjithe Anonim-et, a e lexuat shkrimin e fundit te lubonjes? e kam fjalen per shkrimin "Per nje ndryshim te vertete". eshte nje pergjigje teper korrekte dhe bindese per pyetjet tuaja dhe per shqetesimin e madh te barazimit te Rames me Berishen. Lexoeni dhe shpresoje te jeni aq te hapur per te rene dakort dhe pse jo per tu revoltuar te gjithe (ketu perfshije edhe veten) ndaj kastes qe na ka mberthyer.
Pasi lexova gjithe keto komente me vjen natyrshem nje deshire per te reflektuar sesa per te thene dicka .. ndoshta ky reflektim duhet te shtrihet te te gjithe ne per te krijuar pak qartesi ne keto momente qe po jetojme per te evituar keto "sulmet" ndaj mendimeve ndryshe te gjithsecilit ... megjithate duke e lene temen e trajtuar ne kete artikull, dua te inkurajoj me menyren time Zotin Lubonja per te vazhduar shprehjen e mendimit te tij, i cili mban (te pakten per mua) fytyren e nje paanesie qe na nevojitet te gjitheve, pertej ketyre modeleve te shemtuara politike ...
Post a Comment