Ngjarjet e përshkruara në këtë libër fillojnë në fund të janarit dhe mbarojnë në fund të marsit. Janë dy muaj nga më tragjikët në historinë e popullit shqiptar për nga intensiteti dhe numri i viktimave që kanë prodhuar. Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.Ky libër është e vërteta e Fatos Lubonjës mbi tragjedinë e atij viti që ai e ka përjetuar si protagonist. Për të dhënë këtë të vërtetë autori e ka ndarë veten më dysh: në personazhin Fatos Qorri dhe në rrëfimtarin e ngjarjeve që flet në vetë të tretë. Herë herë këta të dy njehsohen por më të shumtën janë komplementarë. Të dy së bashku, Qorri duke përshkruar nëpërmjet ditarit që mban dramacitetin individual, kurse rrëfimtari duke e hedhur shikimin në përmasat kombëtare e ndërkombëtare të ngjarjes, plotësojnë tablonë e papërshkrueshme të asaj tragjedie.Duke lexuar këtë libër, ata që i kanë harruar emocionet e atyre viteve do t’i përjetojnë përsëri me intensitetin e atyre ditëve. Ata që s’i kanë përjetuar do të shohin se deri ku shkon fuqia dhe pafuqia e një populli në ditët e tij më të zeza.Fatos Lubonja i ka vënë si nëntitull këtij libri Apokalipsi i Rremë. Kush e ka jetuar Nëntëdhjeteshtatën do të thotë pse i rremë, ai ishte një apokalips i vërtetë. Duke e lexuar deri në fund, ashtu sikurse mësohet shumëçka për protagonistët dhe shkatarët e asaj tragjedie, sqarohet edhe arësyeja e këtij nëntitulli.
Thursday, February 10, 2011
Nëntëdhjeteshtata - Apokalipsi i rremë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Një her ë e një koh ë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson tek m...
1 comment:
Zoti Lubonja, mbase mund te shkruani dicka me teper ne lidhje me permbajtjen e ketij libri, ose te botoni ndonje pasazh a permbledhje?
Post a Comment