Monday, November 27, 2006

Enver Hoxhë dhe rrokenrroll

“Si shpjegohet që numrin më të madhe të simpatizantëve ti e ke tek moshat e treta dhe rinia?”. Kjo është pyetja që një gazetar i huaj i ka shtruar para tre vjetësh kandidatit për herë të dytë për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, pasi kishte bërë një shëtitje nëpër tendat e tij elektorale duke intervistuar njerëzit aty. Përgjigja që i kishte dhënë kryetari ishte se këto janë moshat më të pastra, më idealiste, më të ç’interesuara për gjërat materiale të jetës, kurse moshat midis tyre janë bërë pis tashmë nga paraja. Gazetarit i ishte dukur interesante kjo përgjigje, por edhe pak e dyshimtë dhe kur më takoi më kërkoi t’i jepja mendimin tim nëse ishte apo nuk ishte kështu dhe ta thelloja kuptimin e saj po të qe e mundur.
Duke parë organizimin e Pezës mu kujtua biseda me atë gazetar dhe thashë me vete se për ta gjetur të vërtetën e përgjigjes së kryesocialistit të sotëm gazetari nuk do të kishte pasur rast më të mirë sesa të merrte pjesë në festimet e Pezës më 16 shtator organizuar nga Bashkia e Tiranës. Paradite ai do të gjente atje kryetarin e Bashkisë dhe liderët e tjerë të së ashtuquajturës e majtë së bashku me moshat e treta duke brohoritur për Enver Hoxhën, pasdite do të gjente boshllëk, kurse në mbrëmje dhe natën vonë do të gjente kryetarin e Bashkisë së bashku me rininë duke kënduar e kërcyer rrok. Pra aty do të kuptonte më mirë se kudo se “ideali” dhe “pastërtia” e atyre moshave të treta që ai ka parë në tendat e kryebashkiakut socialist është Enver Hoxha kurse ai i rinisë është rroku. Sigurisht do ta kishte ca të vështirë t’i bashkonte të dyja. Si ka mundësi që kjo rini që duhet të adhurojë lirinë dhe demokracinë shkon e feston të njëjtën festë me të atyre që adhurojnë diktatorin e kanë ndërtuar diktaturën? Do të duhej t’i jepej pak shpjegim për atë se ne kemi më një anë një kategori politikanësh si kryebashkiaku që nuk e ka për gjë që, për interesat e veta, t’i ulë në një tryezë të hanë e të pinë edhe djajtë edhe ëngjëjt e, më anë tjetër, një popull të vuajtur e të mbajtur në padituri nga kjo kategori politikanësh. Sidoqoftë besoj se do ta kuptonte më shpjet se bashkimi paradoksal i dy kategorive të përkundërta të simpaztizantëve të kryebashkiakut do të shpjegohej jo me idealizmën dhe pastërtinë e tyre, por me manipulueshmërinë e tyre më të lehtë.
Problemi është se cilat janë pasojat jashtelektorale dhe afatgjata të këtij manipulimi. E kur flas për pasojat sigurisht e kam fjalën për të rinjtë sepse për ata që brohorasin edhe sot për diktatorin Enver Hoxha nuk mund të them tjetër veçse thënien popullore: “Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri.” Dikujt mund t’i duket e rëndë kjo që thashë, por po të rikujtoj ata mijëra që ka çuar në varr në moshë të re Enver Hoxha me shokë besoj se do t’i duket më e lehtë.
E pra problemi kryesor që nxjerr në pah kjo dritëshkurtësi e politikanëve tanë që, për të fituar një votë, janë gati të bashkëpunojnë edhe me kriminelë, është rinia, është fakti se në vend se ta edukojmë e diturojmë rininë kërkojmë që asaj t’i shpëlajmë trutë. Sepse nuk do shumë mend për të kuptuar se bashkimi i rrokut me Enver Hoxhën kryhet nëpërmjet një operacioni manipulimi. Ditë festa e ish Partisë së Punës të Enver Hoshës mbahet gjallë dhe festohet nga partitë bija socialiste të Nanos, Metës, Milos dhe Ramës sepse nëpërmjet saj bashkohen votuesit veteranë shumica e të cilëve adhurojnë Enver Hoxhë. Por, meqënëse votat e tyre nuk na mjaftojnë, atëhere duhet të bëjmë çmos që kjo festë të jetë tërheqëse edhe për rininë e prandaj në darkë ta kthejmë në koncert rroku. Pra në mëngjes u flasim veteranëve për Babë Myslimin dhe Enver Hoxhën kurse në darkë i japim rinisë koncert rrok. Dhe sa për artistë nga ata që i kanë kënduar dhe diktaturës dhe demokracisë kemi me bollëk. Ndonëse të dy grupet e festuesve as nuk takohen me njëri tjetrin, rëndësi ka që lidhësit e tyre, liderët e sotëm politikë, të ndodhen në të dy grupimet. Pastaj kemi edhe televizionet që na bëjnë jehonë.
Ndërkaq, po t’i marrësh e t’i intervistosh ata të rinj që kanë kërcyer rrok në mbrëmjen dhe menatën e 16 shtatorit në Pezë nën thirrjen e një ftese për të cilën Bashkia kishte paguar tërë televizonet e mundshme që ta raklamonin pareshtur, shumica do të të thonë se nuk dinë gjë fare se ç’ishte Konferenca e Pezës, as do të dinë të të flasin për Luftën, madje, po t’i besojmë një anketimi të fundit të një shoqate. një pjesë e tyre nuk dinë as se cili ka qenë Enver Hoxha. Megjithatë ata mësojnë këtu aq sa u duhet liderëve tanë: se kjo është festa jonë me të cilën identifikohemi ne socialistët, që e duam aq shumë rrokun, që e doni edhe ju, që ju bëjmë të kërceni e të dëfreheni; e se rrënjët tona kaq të vyera i kemi tek Lufta dhe tek Bab Myslimi dhe Enver Hoxha që u mblodhën në këtë ditë të shënuar para 64 vjetësh. Kurse të tjerët që nuk vijnë këtu janë kundërshtarët tanë, por ne jemi shumica reale e vendit.
E di që në këtë moment, duke lexuar këto rradhë, të gjithë enveristë dhe socialistë do të më gërmushen: po çdo të thuash ti, kërkon të mohosh luftën? Kërkon të mohosh konferencën e Pezës ku ka qenë edhe yt atë? Lufta dhe Peza janë të të gjithë shqiptarëve jo vetëm të socialistëve. Dhe unë do të përgjigjem: po dua të mohoj Luftën dhe Konferencën e Pezës të trajtuar ashtu siç e ka trajtuar historiografia e Enver Hoxhës - që ishte mënyra se si e trajtuan liderët socialistë në festimin e fundit - e për pasojë edhe faktin se ajo kërkohet të na shitet si festë e të gjithë shqiptarëve. Dhe do të vazhdoja me pyetjet: përse kur përmendin Pezën ata zenë në gojë vetëm Muslimin dhe Enver Hoxhën e nuk përmendin Abaz Kupin psh.? Përse i cilësojnë tradhëtarë me gjuhën e Enver Hoxhës ata që u ndanë nga Fronti e nuk kujtonë se tradhëtia më e madhe ishte ajo ndaj idesë themelore të Pezës: bashkimi pa dallim feje, krahine dhe ideje, të cilën e tradhëtuan komunistët për shkak të ideologjisë totalitare që e ushtruan edhe gjatë luftës - me të vetët më së pari (kujtoni dënimet e eliminimet e Sadik Premtes, Anastas Lulos Zef Malës, Mustafa Gjinishit e shumë të tjera) - por në mënyrën më tragjke me kundërshtarët veçanërisht pasi morën pushtetin. Mjafton kjo mënyrë trajtimi e Luftës dhe e Konferencës së Pezës për të kuptuar se socialistët me të njëjtën mendësi totalitare, përjashtuese dhe manipuluese kërkojnë ta shesin si të të gjithëve një festë që në të vërtet e duan, e trajtojnë dhe e festojnë si të vetën.
Nuk mund t’ua ndalosh veteranëve të luftës të mblidhen e të festojnë Pezën. Nuk mund t’ua ndalosh me ligj që të brohorasin për Enver Hoxhën, ndonëse nuk duhet të harrojmë se propaganda naziste dënohet me ligj në Gjermani. Nuk mund t’ia ndalosh historianit Paskal Milo të bëjë ndonjë seminar mbi Konferencën e Pezës e të përmendë atje edhe rolin e Enver Hoxhës. Por të çosh të rinjtë të festojnë të njëjtën festë ku ekzaltohet diktatori e ta sponsorizosh këtë si festë të të gjithë shqiptarëve kjo më duket se do të bënte të lëviznin nga varri ata mijëra të vrarë me gjyq e pa gjyq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe e veteranëve që ende e brohorasin atë.

15 comments:

Anonymous said...

O Lubonja si i ke syte ..?

Anonymous said...

Ikur para tetë vjetësh nga atdheu, e ngelur idealste dhe për me shumë duke jetuar në një vënd si Fraca (e majtë në çdo hap të jetës publike), edhe unë nuk arrij ta kuptoj këtë ringjadje të xhaxhit pas asnjë bilanc historik. Kur do ta rishkruajmë historinë për ti dhënë çdo aktori vendit dhe rolin e vërtetë që ka patur dhe që ka luajtur ?

Agobooks said...

...ndonëse nuk duhet të harrojmë se propaganda naziste dënohet me ligj në Gjermani...
Zoti Lubonja, pa asnjë hezitim, mund t'iu përgëzoj për guximin dhe qartësinë(mbi të gjitha) me të cilën analizoni idetë dhe reagimin tuaj për temën në fjalë.
Ajo që personalisht më duket disi e tepëruar dhe që, nuk besoj se edhe juve u bën të ndiheni krenar, është njësimi i komunizmit me fashizmin.Nuk isha dhe nuk jam komunist.Në të kundërt, familja ime dhe unë(gjithsesi, jo sa personalisht ju dhe familja juaj)u përndoq dhe u diskriminua nga sistemi totalitar i Enver Hoxhës mirëpo, kam mendimin se është shtrembërim historik, të njësosh viktimën me shkaktarin e saj.
Përshëndetjet e mia.

Anonymous said...

te lumte por kur do te vij dita qe vertete te pergjigjen disa qe ende po mendojne te hane ne kurriz te komunizmit kur vetem pse kan qene anetare partie kan shfrytezuar dhe denuar njerez te pafajshem dhe sot perseri mendojne se do tiu vij dita atyre djajve komuniste te kuq e te pafytyre qe ende nuk dine se qfar ju bene patrioteve te tjere dhe asnjeher nuk mendojne te bine pishmon

Anonymous said...

Ky shkrim ka kapur thelbin e problemit qe per ne qe e jetuam ate periudhe eshte me te vertete real.
Cfar fytyre o me mire cfar morali ka ai qe sot binjakezon keto dy grupe qe jane si uji me vajin.
Ne qe denoheshim per floket e gjata, ne qe denoheshim se guzonim te shihnim Sanremon, ne qe denoheshim se i shkruanim dashurise dhe jo partise, sot ndihemi keq kur rinia e sotme e lene ne injorance keq perdoret per qellime te ulta elektorale.
Fatekeqesisht memoria historike e ketij populli qenka shume e shkuter, fatekeqesisht politika e sotme jo vetem qe nuk nderon historine tone te dhimbeshme por e shperdoron ate.
Ky brez i ri qe kercen sot rok dhe nuk mer mundimin te kuptoje se ne cfar loje te piset beht pjese, te trishto shpirtin.

Anonymous said...

Ky shkrim ka kapur thelbin e problemit qe per ne qe e jetuam ate periudhe eshte me te vertete real.
Cfar fytyre o me mire cfar morali ka ai qe sot binjakezon keto dy grupe qe jane si uji me vajin.
Ne qe denoheshim per floket e gjata, ne qe denoheshim se guzonim te shihnim Sanremon, ne qe denoheshim se i shkruanim dashurise dhe jo partise, sot ndihemi keq kur rinia e sotme e lene ne injorance keq perdoret per qellime te ulta elektorale.
Fatekeqesisht memoria historike e ketij populli qenka shume e shkuter, fatekeqesisht politika e sotme jo vetem qe nuk nderon historine tone te dhimbeshme por e shperdoron ate.
Ky brez i ri qe kercen sot rok dhe nuk mer mundimin te kuptoje se ne cfar loje te piset beht pjese, te trishto shpirtin.

Agobooks said...

Ç'pret zotëri kur, në krye të qeverisë është një ish militant i PPSH-së dhe ka demonizuar çdo kundërshtar kur fare lehtë, pas 97-ës, mund të tërhiqej përderisa qeveria që e pasoi, nuk deshi ta mbyllte për pak kohë në Bënçë? Sigurisht, rinia e sotme, nuk jetoi në kurriz, të gjitha këto që përmendni dhe jetuam ne por, mendimi im është se, kur kokën e mbajmë prapa, me siguri do pengohemi dikur.

Anonymous said...

keto gjera jane shume te qarta zoti Lubonja. Ajo cka te shqeteson eshte pyetja "keto nuk kuptohen, njerezit nuk duan ti kuptojne, u jane prishur instrumentat per ti kuptuar, apo jane te manipuluar deri ne ate pike sa ke frike ti japesh pergjigjen pyetjes.". Nje pyetje zoti Lubonja, A e konsideroni ju nje kontribut tjeter ndaj shoqerise shqiptare, te llojit te Chomsky. (kam per qellim takime me studente neper universitete, duke i ofruar atyre nje kendveshtrim tjeter te veshtrimit dhe kuptimit te realitetit aktual dhe ne vazhdim.).

Anonymous said...

Eshte e papranueshme qe komentetuesit janeanonim. Per mua eshte e papranueshme.
Nderkohe doja ti beja nje propozim blogeshkruesit qe nese nuk do t'ju pergjigjet komenteve ka mundesine te na heqi kete mundesi
p.s. autorit i kerkoje falje per mungesen e ë-ve

Anonymous said...

Ti ke të drejtë z. Lubonja kur flet me egërsi e urrejtje për Enver Hoxhën e diktaturën komuniste shqiptare, sepse të kalbi në burg për 17 vite. Mirëpo me këtë rast ti shkon aq larg sa propagandën komuniste e quan një ekuivalencë fashiste që duhet ndaluar me ligj.

Së pari, në Gjermani, ashtu si dhe në Zvicër e Austri, askush nuk dënohet për asnjë lloj propagande. Dënohen vetëm ekstremet politike të djathta e të majta në rastet kur manifestimet e tyre degjenerojnë në dhunë. Ndërkaq, përsa i përket propagandës, dënohen vetëm ata që mohojnë holokaustin ndaj hebrenjve nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Së dyti, Enver Hoxha dhe diktatura e tij, për kohën sa qe gjallë ai dhe në periudhën pas tij, nuk përjetoi ndonjë sanksion ekonomik apo politik ndërkombëtar në formë zyrtare për shkak fondamentalizmi ideologjik a rrezikshmërie globale. Përkundrazi, ai gëzonte respekt, duke përfaqësuar madje për një kohë në OKB një gjigand si Kina, ndërsa regjimit të tij i bëheshin ftesa nga të gjitha anët për t’u kyçur në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë të cilat ai i hidhte poshtë me vendosmëri (siç i thoshin atëherë) apo me arrogancë (siç i thonë sot). Me rastin e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, ndaj tij shfaqi respekt edhe ndonjë kundërshtar politik e ideologjik i skajshëm nga diplomacia ndërkombëtare, siç ishte rasti me udhëheqësen britanike Margaret Thaçer.

Së treti, po qe se në dy vende të mëdha spanjishtfolëse, si Spanja dhe Kili, që për një kohë të gjatë kanë qenë të sunduara nga diktaturat fashiste, nuk bëhet fjalë për ndalimin e propagandës frankiste apo shkrimeve të tilla që diktatorin e ndjerë fashist, Pinoçetin, e cilësojnë (përkundër dëshmive të shkrimtares së shquar Isabell Alende, si dhe të shumë viktimave nga Kili), si baba të kombiti kilian, atëherë si mund të kërkohet një gjë e tillë për një diktator të parëndësishëm të një populli tremilionësh nga Ballkani? A mos nuk ju duket një pretendim paksa qesharak ky i juaji z. Lubonja? A mos po i jepni kështu Enver Hoxhës një vlerë më të madhe globale seç e kishin Franko e Pinoçeti, me gjithë faktin se s’qe veçse një diktator i vogël i një vendi të vogël e pa ndonjë ndikim në përmasat globale? Poqe se ai s’paskësh qenë i këtillë, atëherë a mos po ia pranoni ju atij indirekt dimensionet globale, qoftë dhe në kuptimin negativ? (shpeshherë negativen dhe pozitiven s’i ndan veçse një fije floku).

Së katërti, duke u nisur nga parime të thjeshta demokratike, a nuk duhet të respektohet në këtë rast edhe fakti që një pjesë e madhe e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë vazhdojnë të kenë respekt për Enver Hoxhën, pa përfaqësuar ndonjë rrezik për rendin dhe demokracinë. Apo mos ndoshta në këtë rast edhe ju do të pajtoheshit me Kadarenë, që gjithë të tillët do t’i dërgonte nëpër klinika psikiatrike?

Së pesti, ju harroni faktin e thjeshtë, se për shkak të integrimit politik e ekonomik europian, sot nuk ekziston asnjë shans për ringjallejn e diktaturave komuniste në Ballkan e Europë. Ajo që u duhen frikësuar shqiptarët është lindja e diktaturave në sensin e kundërt ideologjik, po me efekt të njëjtë përsa i përket individit dhe lirive të tij. Këtë fenomen Kadare e ka ilustruar tek novela e tij “Piramida” me antipiramidën, dmth. me gropën. A nuk është koha t’i frigohemi më parë gropës fashiste se sa ndonjë piramide të re komuniste?

Anonymous said...

Enver Hoxha tashme as me ngroh dhe as me ftoh,mire apo keq,i dashur apo i urryer,me bindje apo me diktature(dhe fatkeqesisht,s'keni qene te vetmit qe e keni vuajtur diktaturen e proletariatit)ai,per 50 vjet ndenji ne krye te vendit.

Po sot,c'fare alternativash i afrohen rinise shqipetare Z.Lubonja??
Te rrisesh nje brez me urrejtjen ndaj nje personi qe ka kohe qe eshte kalbur??
Kjo eshte alternativa??
Do ta pranoja "mbajtjen ndezur" te kesaj flake(d.m th urrejtjen ndaj enverit),nese rinise shqipetare ,DEMOKRACIA,per te cilen Ju,dhe shume te tjere vuajten,punuan dhe luftuan,do ti krijonte nje perspektive,nje te ardhme,nje siguri per te studiuar,punuar,besuar dhe krijuar nje familje te qete dhe te lumtur.

Pas 16 vitesh,a mund te bejme nje bilanç??
Ku jemi?
Jemi akoma:anes lumit te palare,dhe anes drites se papare(pa drita dhe uje :()

besoj se keto jane argumente ku duhet drejtuar PERPJEKJA sot,sepse s'ma ha mendja se vuajne me shume se s'shikojne SanRemon se sa vuajne mungesen e dritave.

Me respekt:eduart Rustemaj

Agobooks said...

Gëzuar vitin e Ri, 2007-të! Përpjekja u kurorëzoftë me sukses, në të mirë të Atdheut.

Anonymous said...

lubonja gjithnje i ka fryre luges se serbeve, cfare pret ng aky njeri qe shkruan gjithnje kudnra cdo gjeje shqiptare?

Anonymous said...

O anonim c'jan keto teori i ka fryre luges se serbeve. Me nxjerr mallin e kohes se dulles qe kur nuk gjenin argument per te te kundeshtuar thoshin gjera prej UFO-sh si puna jote tani.
Shkruan kundra cdo gjeje shqiptare sepse shqiptaret ruajne te njejtin falsitet qe kishin gjate regjimit te dulles. 3 milion fytyra qe shfaqnin "PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERE" "RROFSH SA MALET TONA" dhe fshihnin, personalisht nuk e kam kuptuar akoma cfare.

Anonymous said...

Te gjithe e kane nje BABE. I mire, i keq ai ishte BABA! 50 vjet udheheqje pa dyshim qe do te te lene gjurme ne ecjen e nje kombi.