Të më falë lexuesi për titullin, por s’mund të mos ndaj me të një histori që mu kujtua duke ndjekur çfarë ndodhi me Ylli Pangon të mërkurën në mbrëmje. Është historia e një ish udhëheqësi, ish partizan, që u dënua nga partia për punë pak a shumë si ajo e Pangos. Duke qarë hallin me një shokun e tij, edhe ai i goditur për të tilla hynere, i tha një ditë: “Atë që nuk na e bëri topi, na e bëri gopi.” E bukura është se Pango nesër do të thotë: ”Ma bëri Topi dhe gopi.”
Kaq sa për humor, por kjo ngjarje më duket shumë interesante për t’u komentuar, sepse e mbarsur me intriga dhe domethënie të hapura dhe të fshehta. Po përpiqem t’i bëj ndonjë koment.
Përtej dënimit të Pangos, që besoj se nuk ka nevojë për koment, e para gjë që mund të komentohet ka të bëjë me pyetjen: pse ia bëri Topi Pangos këtë? Dhe pse tamam në atë ditë? Çfarë intrigash mediatiko - politike po luhen? Apo kemi të bëjmë me mllefe personale të gazetarëve të Topit ndaj Pangos?
Një përpjekje për shpjegim nuk mund të mos të të çojë tek emisioni Opinion i një dite më parë ku pamë ministrin Pango përballë regjisorit Kujtim Çashku. Aty ai doli si mbrojtësi i shtetit ligjor dhe, për hir të së vërtetës, vështirë të mos i jepje të drejtë në argumentet që sillte. Por atje mësuam, gjithashtu, se sulmi që po i bëhej ambjenteve të Kujtim Çashkut vinte për shkak të Topit, të cilit i qënkësh ofruar ky vend në këmbim të lirimit të Piramidës, gjë që publiku i gjerë nuk e kishte ditur. Ata që ndoqën emisionin nuk mund të mos shtronin, të nesërmen, pyetjen: si ka mundësi që ndodhi kjo kur Pango po punonte për Topin?
Jam në fushën e supozimeve të mija, të kuptohemi. Sipas meje mesazhet që na dha Topi, të nesërmen e atij debati, mund të jenë disa. Mund të hamendësojmë se Topi ose nuk është i kënaqur nga lëvizja nga Piramida dhe mezi po pret zgjedhjet që të mbesë atje ku është, nëse fiton Rama; ose se ka mbetur i zhgënjyer nga debati sepse ndoshta priste që Pango t’i lëshonte edhe ambjentet e shkollës së Çashkut, kurse ky ia la këtij shtegun hapur; ose ky ka qenë një akt i mbështetësve të fortë të Ramës tek Topi që kanë dashur të japin sinalin se Topi nuk i ha karamelet e Berishës.
Në fakt, nga i gjithë debati i Pangos me Çashkun mesazhi që mora unë, si qytetar, që ma përforcoi edhe zallamahia që krijoi Topi të nesërmen me videon, është se, pa mbaruar procesi i plaçkitjes së këtij vendi nga ish komunistët që mburren se kanë bërë historinë e këtij vendi, nuk ka burrë nëne të guxojë të flasë për shtet ligjor. E dëgjova Çashkun të fliste për ullinj njëqind vjeçarë që po u pritkan në Kinostudio, por nuk dëgjova as regjizorin, as ministrin madje as Fevziun, që i përket kategorisë së ish pronarëve, të përmendin qoftë edhe një herë të vetme nëse kanë ish pronarë këta ullinj dhe ajo tokë apo jo. Them “ish komunistë” edhe sepse më tronditi pohimi i Çashkut, kur tha se është krenar për filmat “Ballë për ballë” e “Dora e ngrohtë”, ndërkohë që pretendon se ka ngritur një shkollë ku po edukon të rinjtë. Por edhe ministri me msorreagimin ndaj kësaj deklarate, ndonëse deputet i një partie që, medemek, po na pretendon të bëjë dekomunistizimin.
Duke parë gjithë këtë zallamahi të vjen të thuash: të mjerët ish pronarë dhe ish të persekutuar në dorë të kujt kanë rënë, të mjerët shqiptarë!
Komenti tjetër lidhet me linçimin e menjëhershëm që i bëri Berisha dhe PD-ja Pangos, pa i dhënë as mundësinë e dorëheqjes, vazhduar kjo, të nesërmen, nga tërë Parlamenti. Topi, pa dashje, sipas meje, i dha një farë ndihme Berishës dhe PD. Ai u dha rastin të tregojnë moralin e kulluar të PD, mit ky primatin e të cilit e ka Berisha dhe që i kishte rënë shumë kohët e fundit. Reagimi i menjëherëshëm i Berishës, duke e shkarkuar brenda katër minutash Pangon, sikur ia rivendos atij reputacionin në vend. PD-istët që kanë mbi shpinë Gërdecin duket sikur mezi pritën një rast të tillë për të gjetur te Pango alibinë e ndershmërisë së tyre të munguar. Megjithatë nuk ka se si të mos ngremë disa pyetje: Si ka mundësi që për Mediun Berisha nuk dekretoi shkarkimin, kështu si për Pangon, ndërkohë që dy gjërat nuk kanë të krahasuar për nga pasojat? Si ka mundësi që po pate vrarë njerëz e i ke hedhur në kanal në Parlamentin tonë je shumë, po, shumë i respektuar kurse po të bijesh pre e ngasjeve seksuale të linçojnë? Të më falin shqiparët e ndershëm, por kjo histeri ndershmërie me rastin Pango në emër të fëmijëve për mua është një hipokrizi e madhe. Këta njerëz kanë 18 vjet që po ndërtojnë një shoqëri ku po nuk prostituove me ta mbetesh në mes të katër rrugëve dhe tani po na u trondiskan kaq shumë nga ky skandal seksual i njërit prej kolegëve të tyre. Dhe po të doni mendimin tim shitja që i bëjnë femrat hireve të tyre seksuale është shumë më e ndershme sesa shumë shitje që u bëjnë vetes shumë burra të pushtetshëm.
Edhe një koment i fundit. Nuk e di pse, por, duke tentuar të imagjinoj atë femrën që ka provokuar Pangon, mendja më thotë se duhet të ketë qënë ndonjë bukuri si ato të velinave të Fiksit. Dhe, të them të drejtën, - mos më kekqkuptoni o njerëz, por njerëz jemi - më erdhi ta justifikoj sadopak të gjorin Pango. Pse na i nxjerrin ne ata në ekran në orën më të shikuar të mbrëmjes? A nuk e bëjnë që t’i mbajmë sytë mbërthyer mbi to që të na lindë tundimi i djallit? Kush është ai që nuk ngaset të ëndërrojë t’i prekë sadopak me dorë ato bythë e gjokse të kërcyeme e barqe të zhveshura. Le më pastaj sikur një ditë të të trokasë në derën e zyrës një bukuri e tillë! Larg qoftë, e përsëris, mos më merrni për mbrojtës të Pangos, ai maskara është, por pak mirëkuptim të dashur njerëz. Jemi në vendin e Topit dhe gopit ku sikur të mos ndodhnin ngjarje të tila do të ishte skandal, jo kur ndodhin. Shqipëria është e mbushur me raste femrash që punën e sigurojnë dhe mbrojnë vetëm në sajë të hireve seksuale dhe me burra që shfrytëzojnë paratë dhe pushtetin e tyre për të shijuar hiret e tyre. Harruan ata të Topit… lere se nuk po e them.
Gjithsesi Shqipëria po ecën përpara. Së shpejti do të hyjë në NATO. Shenjë e këtij përparimi, madje, po të doni mendimin tim, ishte edhe videoja që na tregoi Topi. A e patë ministrin se me sa mirësjellje iu qas asaj femrës? Vetëm sa e çkopsiti pak dhe i tha: mos ki frikë se nuk jam nga ajo kategori që përdor dhunën. Çfarë doni më tepër ju xhanëm, deri dje hanit dru shpinës? Shikoni sa i duruar është bërë i pushtetshmi sot, nuk t’i heq brekët me dhunë, por pret t’i heqësh vetë. (Korrieri, 6 mars 2009)
Friday, March 6, 2009
Topi dhe gopi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Një her ë e një koh ë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson tek m...
18 comments:
Edhe njehere, pergezime!
Ne nje det me hipokrizi e me lloj lloj sharlatanatash, me ne fund nje opinion i goditur.
Dhe per qeshur :) (x te mos qare)
Z. Lubonja,
Te me falni por nuk arrij t'ju ndjek ne arsyetimin tuaj. Per mua, eshte e pakuptimte qe te rreshqitet ne hamendesime te tilla si : po te me vinte dhe mua nje femer tuleshume, ndoshat do te isha joshur. Ju lutem, keto gjera jane pa berthame dhe e ulin shume nivelin e diskutimit.
Nuk ka kurrfare MIREKUPTIMI ndaj veprimeve te Ylli Pangos, dhe kjo duhet thene papushim, me ze te larte dhe hapur. As hiret e asaj femres, dhe as kurrfare hiri mbi kete toke, nuk duhet te dale aty si justifikim i vockel i ketyre veprimeve te jashteligjshme. Pango mund te gjeje nga nje dashnore ne dite, dhe kjo eshte jeta e tij dhe e dashnoreve te veta. Por qe dashnoret e tij te futen ne JETEN PUBLIKE SHTETERORE (dmth te paguar nga taksapaguesit shqiptare), ketu nuk ka asnje miss bota qe te shpeton. Sepse, Z. Lubonja, ju ketu rreshqisni ne lemin e subjektivitetit : cfare ju shtyn te mendoni se ato femrat e Fiksit tundojne gjithkend ? Po sikur une te kem shije krejt te tjera nga te tuajat dhe ato femra te me duken shkarravina ? Atehere, ku ngelet argumenti ? Ne tulet e nje femre qe jane bota vete per dike dhe asgjeja per dike tjeter ?
Nje ngaterrese tjeter qe nuk e kuptoj pse eshte rreshqitur brenda ne kete artikull eshte dhe paralelja qe ju ngrini me rastin Gerdec. Sic e dini dhe ju, ne kesi lloj rastesh, asnje kryeminister nuk shkarkon nje minister thjesht se diku plasi dicka. Ka hetime, ka ekspertiza, dhe pergjegjesite dalin. Si mendoni ju, mos valle ministri i transporteve te USA duhej shkarkuar nga George Bush pese minuta pas renies se Kullave ? Edhe ky argument juaji nuk mban rruge. Ne rastin e Pangos, gjeja eshte krejt ndryshe : ne marrim pjese ne vetepushkatimin "live" te dikujt qe, siç duket, jetonte thjesht per diten e pushkatimit.
Keto jane pak a shume çeshtjet qe munda te kap.
Ju uroj gjithe te mirat.
UN
Ju kerkoj ndjese, iu ktheva perseri artikullit tuaj dhe ne leximin e dyte vura re njefare ironie ne argumentin e pare ne lidhje "me hiret e femrave qe tundojne meshkujt". Ka mundesi qe te jem nxituar dhe te kem gabuar ne interpretimin e aluzioneve tuaja ndaj nje shoqerie te cakerdisur moralisht.
Gjithsesi, e di fort mire qe ka plot te tjere qe e mendojne pa ironi kete gje. Dhe le te jete diskutimi im per ta.
Kurse ne lidhje me piken e dyte, vazhdoj te mendoj se paralelja Mediu-Pango, nuk ka udhe. Te pakten persa i perket reagimit "à chaud" te Berishes.
UN
Dua te le menjane Pangon sepse per te kane folur te gjithe dhe gjitheçka.
Ligji Shqiptare thote qe nuk mund te pergjohet nje deputet pa marre leje nga Kryetarja e Parlamentit, madje edhe vete prokuroria.
Ketu kemi te bejme me nje pergjim privat.
Topi ka shkelur ligjin duke vene ne gijotinen mediatike Pangon dhe askush nuk shprehet rreth kesaj çeshtjeje.
Kush e ka radhen pas Pangos?
Po Ylli Pango nuk eshte 20 vjec qe te mos ishmanget tundimit te mishit bardh!
Ai eshte nje plak 56 vjec ,dhe ky lloje tundimi( justifikim i Pangos)nuk duhet te meret ne konsiderate si nje "gabim i moshes" !Per mua ky eshte pversitet i nje plaku !
Keshtu qe yllin e hengri gopi ,se ashtu sic e kishte nisur ai se luante as Topi!
Keshtu qe Ylli Tani te ferkoje gopin ,se nuk i ka ngelur gje per Top Man,ne qeveri apo ne shoqeri .
Do ta quajne Ylli i Gopit
Mua sinqerisht ne kete rast me dhimbset Pango!
Tundimit te tille nuk i rreziston asnje mashkull pos nese eshte "peder" ...
Aq me pare kur Pango nuk eshte i martuar.
Sot me ra ta diskutoj kete pune mes afro 10 shokesh dhe sinqerisht ju them qe te gjithe ishin pro-Pangos ne kete rast.
Fiksi nuk eshte asgje tjeter pos nje dore e zgjatur e mafias e cila nuk zgjedhe metoda vetem e vetem qe ta arrij qellimin e keq.
Kurvari qe iku, u pushua per 5 minuta, kurvari qe e zevendesoi u emerua per 5 minuta. Edhe metoda e testimit te femrave per pune ne kete ministri eshte njelloj si ajo kenga: "Vetem 5 minuta e jo me shume, plotsoma deshiren po deshe te punosh per mu"
Zoti Lubonja faleminderit!
Ju falenderoj per faktin se me beni te kuptoj se ka njerez tek te cilet ka fituar fisnikeria dhe arsyeja mbi instiktet e pasionet.
Jeni e vetmja pend e fuqishme qe i sherbeni fisnikeris e arsyes.
E vetmja pend e lire vertet.
Po ju tregoj dicka per te qeshur.
Dje u dha ritransmetim i daljes se pangos ne opinjon dhe une duke e degjuar e humba aq sa cova nje sms ku shkruaja:Hiqeni ate rrugac nga TV.
I vetmi reagim i pranueshem per nje njeri do ishte te heshtete e mos te mbrohej si heroi i librit "I huaji",edhe pse rastet ndryshojne tersisht.Por me sa duket dhe ne fund te humneres ku ra ai nuk kupton cili eshte.
Faleminderit dhe ju qe shkruani esht e rendesishme tju lexoj.
Me beri kureshtar ky postimi i fundit. Thjesht ngaqe u turbullova nga permendja e mbrojtjes se z. Meursault tek "I huaji" i Camus. Vertete enigme. Z. Meursault as qe mori mundimin ndonjehere te mbrohej, as ne gjyq, as para se dashures se vet, e as para priftit apo Zotit. Dhe kjo krejt ne te kundert me veprimet e cmendura te Pangos, me perzierje gjithfarelloj votimesh, derdhjesh gjak dhe djerse per fitimin e karrikes se deputetit e bllabllablla.
Gjithsesi, perqindja e atyre qe nuk i vene faj Pangos, ashtu siç kam shkruar ne postimin e pare, do te shkoje duke u rritur. Kjo sepse ne truret e kesaj shumice jane zhdukur te gjitha llojet e pengesave per te mos shkalluar ne gjepura.
un
Me pelqen humori i perdorur ne kete artikull. Keto gjera qe po dalin keto dite jane denoncuar me kohe ne shkrimet e Lubonjes por edhe te Artan Lames ne rubriken e tij ne gazeten Shqip.
Dhe meqe ra fjala tek gazeta Shqip po ju sjell pjesen e fundit te shkrimit te sotem nga Jonida Azizaj. Nje shkrim i madh e i bukur me te cilin jam plotesisht dakord.
Jam shumë e pështirosur nga
i gjithë sistemi që ne kemi ngritur këtu në vendin tonë.
Jam e pështirosur nga njerëzit e ministrisë dhe të ministrive,
që i dinë shumë mirë se çfarë ndodh gjithë kohës
dhe bëhen palë me këto fenomene. Jam e pështirosur
nga shumë femra, të cilat deri tani i janë servirur
këtij ministri dhe të gjithë shefave, që u kanë dalë përpara,
për të mbajtur një vend pune, apo duke u bërë
shefe e drejtoresha, duke hapur këmbët. Jam e pështirosur
nga të gjitha ato femra dhe meshkuj, që bëjmë
rolin e kodoshëve, sot sekserëve, duke i çuar ministrave
“femra” për dhuratë. Jam e pështirosur nga thashethemet
e administratës, e cila nuk ka punë dhe nuk ka
jetë, dhe merret me jetën e të tjerëve. Jam e pështirosur
me zyrën e kryeministrit tonë, që bëri të pafajshmen,
sikur nuk e dinin se çfarë ka ndodhur deri tani
(janë me qindra mesazhet që i kanë shkuar numrit të
Kryeministrit lidhur me këtë çështje). Jam e pështirosur
edhe me ata që e shpalosën një akt të tillë, shumë
të turpshëm, për qëllime që nuk dihen akoma. Jam e
pështirosur me sistemin e vlerësimit në punë, ku sot
nuk gjendet askush që të të vlerësojë apo të të dënojë,
për mënyrën si punon, por merren vetëm me: “Kush
të ka sjellë në punë? I cilës partie je? Cilit fraksion,
brenda partisë i takon? Dhe nëse je femër e bukur,
ose edhe pak e mirë, kujt ia ke dhënë? Pse ja ke
dhënë?” Jam e pështirosur me paburrërinë e meshkujve
shqiptarë, që kanë zënë karriget e pushtetit
politik, ekonomik edhe më tej. Çfarë bën më të keqe
se kaq, një prostitutë dhe tutori i saj në rrugë? Jo, ajo
çfarë bëjnë është shumë e ndershme. Tutori i gjen
klientë femrës, e cila shet trupin e saj për para. Është
shumë më e ndershme, sesa t’i shitesh një ministri
apo një shefi për një rrogë shteti. Është e turpshme
që këto ndodhin në administratën e lartë shtetërore.
Është akoma më e turpshme që njerëzit u kënaqën
me atë që panë. Unë personalisht, ndjeva mëshirë.
Ai njeri, mashkull nëse mund të quhet kështu, ka
marrë dënimin më të madh që mund të ekzistojë. Zoti
e ka dënuar me paaftësi për të bërë një femër për vete,
për ta tërhequr drejt tij me anë të inteligjencës apo
bukurisë së mendjes e të shpirtit. Zoti e ka dënuar atë
njeri me “padashuri të përjetshme”.
Dhe nuk ka dënim më të madh se kaq. Ndërsa ne
njerëzit që punojmë, “intelektualët” që përplasemi
çdo ditë, duhet të merremi më shumë me jetët tona
dhe jo me jetën e të tjerëve. Duhet të përpiqemi të krijojmë
një sistem të ri jete, ku vlerat kryesore të jenë: e
vërteta, puna, aftësia, progresi dhe morali njerëzor.
Pershendetje,
Mua me shume se klasa jone politike, me cuditi ajo civile, e cila asgje te vertet nuk fitoj pervecse shau e shau nje individ qe shfrytezoj postin e tij.
Asnjerin nuk e shqetesoj fjalori anti ligjor(bie ndesh me te drejten e dinjitetit, nderit,respektit per nje qenie humane), anti moral i Ylli Pangos si qytetar i thjeshte apo
- petagog shekencas sociale (shkenca sociale eshte shkenca e cila studion aspektet sociale te realiteteve te ndryshme humane, qe ka si qellim ti kuptoj pa ti evoluoj ato), e ai si petagog i kesaj dege e degjeneron jo vetem ne fjalor kundrejt nje individi por dhe kundrejt nje femije qe mund te kishte moshen e nipit (se dhe femijet duhet ti kete me te medhenj), sot sociologet, psikologet, individet e shkenacave sociale shkruajne texte, artikuj edukativ, e percjellin mesazhe dhe nepermjet kengeve qe << jo maredhenie me te madhin, se ai ka fjalet e moshen, e jo realen qe mund te kujtohet se eshte >>.
Dhe pika e dyte ku me shqetesoj klasa jone civile eshte mor reflektimi fare se si ne kerkojme te punesohemi edhe kur e meritojme, edhe kur na takon apo jo .... tek ne sot punesimi (ne rastet me te shumta) s'eshte rrjedhoje e rruges normale qe ndjek cdo individ ne bote qe do te punesohet. Dhe ky rast nje lloj derivati punesimi qe ekzistojne tek ne eshte.(edhe pse eshte shume anormal me qe u kerkua maredhenie e jo para )
Flm
Eri
Rrjeshtat e marra nga gazeta shqip,te shkruara nga Jonida Hazizaj,me bene te kujtoj dhjetra mjeran me xhepat plot me para qe shoh e njoh ne qytetin tim.
Ne kerkim te aventures e parave ata kane humbur gjithcka te vyer per njeriun.
Kane humbur familjet,femijet dhe me kryesorja unin.Ai un qe ka klithur fort kur ata kane filluar te rendin pas instiktit e pasionit,qofshin keto para apo femra,vjen nje cast dhe hesht.
E kur njeriu ka humbur veten, ngjan me nje te cmendur.
A nuk eshte i tille pango kur edhe sot,perpiqet ta quaj veten "djamant"i ketij vendi.
Cfar mund ti keshillonte pango psikologu ne nje rast si ky dikujt tjeter?
Vertet ne e ndjejme se ai nuk ka vlejtur kurr as si profesionist.
Si arriti te behet minister
??????????
Une edhe pse nuk jame psikologe do e keshilloja te heshtete dhe te pranonte pa u mbrojtur cdo lloj denimi e goditje,ashtu sic thash,si heroi i
Kamus.
Dhe kur te kishte perfunduar se marri cdo goditje qe do ti jepnin njerzit e ketij vendi,te kerkonte te rigjente veten.
Do doja te guxoja e te shpresoja qe pas kesaj te dilte ne tribuna e tu mesonte "djamanteve" te tjere se cilat jane gjerat e verteta ne jete.
Nuk besoj as une qe fiksi e investigoj rastin pango per qellime fisnike,por kjo nuk ka rendesi,pasi shpesh ndodh qe grupet mafioze lajne hesapet me njeri tjetrin.
Ne nje shoqeri indiferente si e jona duhet te kemi fat qe "djamantet "si pango te qerrojne njeri tjetrin.
Jehona qe po i jepet veprimit te Pangos eshte 1 hipokrizi kolektive. Shume nga ata qe bertasin tani mund te jene edhe me keq se Pango.
Kulmi i hipokrizise arriti me kolegjin e Rektoreve, te cilet reaguan direkt duke e perjashtuar nga pedagogjia dhe per me teper duke e deklaruar ne media. OK mbase edhe ata s'kishin çbenin ishte normale ta perjashtonin, por jo te dilnin ne media a thua se bene ndo1 pne te mire. Turpin e tyre shfaqen ne media, sepse denoncimet per keto gjera pango i ka patur perhere, pse nuk bene asgje me pare, por krekosen tani?
I nderuar
Fakti i te mos berurit pale e askujt te ben te jesh opinionisti im i parapelqyer.
Je nje antikonformist i vertete.Me pelqeu edhe sarkazma e perdorur ne shkrim.
SUKSESE
Urimet e mija profesor nje artikull i jashtzakonshem ,i qendisur nga ana letrare do thoja.
Jam plotesisht dakord me Lubonjen persa i perkete mungeses totale te proporcionalitet ne denimin dhe reagimin ndaj Pangos dhe dukurive te tjera si Gerdeci, Fazlliç, etj. Imoraliteti i vertete qendron pikerisht ketu. Dhe nuk jam dakord fare qe Gerdeci kerkoka akoma hetime dhe pret fjalen e fundit se cilet jane fajtoret.Dhe kemi degjuar shume per keta personazhe dhe nga ata qe u turren te denojne Pangon, qe kane edhe gra edhe mantenuta njekohesisht, te mbajtura sigurisht me paarte e tatimpaguesve si une, por aty ne parlament flasin si shenjter. Kjo eshte pjesa tjeter e hipokrizise.
Sa per Pangon, hipokrizia e fundit eshte qe nuk shkarkohet per ndertimet dhe rryshfetet ne Durres por per "imoralitetin seksual".Per vjedhje e korrupsion nuk ka problem, por, po ishe imoral seksual ..."une te vras, te pres...te...".
Pergezime!
Ne fund te fundit eshte portretizuar sakte ajo qe ndodhi.
Te pamoralshmit denojne nje koleg te tyre. Jo se ajo qe beri ishte e pamoralshme, por se u evidentua. Reagimi i kolegeve ishte krejtesish jo propocional.
A ka vertet te tille qe nuk e gjejne paralelen me "Gerdecin"? Per fat te keq kjo eshte hipokrizia e vertete e shoqerise sone, qe edhe kur e shohim zduam ta mesojme. Ka shume paralele te tilla qe mund te behen me "Pango-koleget". Puna eshte se edhe sa kohe do te na perfaqesojne ata?
nje histori qe mu kujtua pikerisht tani tregon per nje profesor qe ne momentin e takimeve me studentet (ricevimento) nje studente e veshur ne menyre teper provokuese shkon ne zyren e tij gjoja per sqarime. sikur te mos mjaftone veshja, studentja fillon dhe preket etj etj duke i bere shume te qarte qe kundrejt per kalimin e atij provimi do kish qene e gatshme per nje prestacion seksual. gjithcka qe pane studentet e tjere ish qe profesori e shoqeroi deri tek dera duke e ofenduar e duke i thene te zhdukej nga syte.
Ajo qe doja te thoja me kete histori eshte qe eshte e vertete qe eshte shume tunduese te kesh nje femer te bukur perballeetj etj por... nje burre i vertete ( qe tregon qe pervec hormoneve ka edhe intelekt)tregon superioritetin e tij pikerisht ne keto raste.
Post a Comment