Dita-dites po behet edhe me e qarte se jeta politike e stineve ne vazhdim, do te karakterizohet nga ai qe mund te quhet nguti socialist i rikthimit ne pushtet me tere komplikimet, konfliktet dhe sterlodhjen e opinionit qe nenkupton kjo. Ne nje fjalim te gjate, qe e dhane disa televizione, Sekretari i Pergjithshem i PS, Gramoz Ruci, tregoi se ish-pushtetaret tane, as duan t'ia dine, ashtu sikurse nuk kane dashur t'ia dine per ndryshimet qe u kerkoi votuesi shqiptar me voten e tij, por do te rileshohen me te njejtat metoda e bindje, turravrap drejt pushtetit.
Fjalimi programatik i Rucit, kishte dy pjese, qe aq sa jane ne kontradikte me njera-tjetren aq edhe jane, pikerisht per kete, treguesit e kesaj perspektive turravrapi, sepse vetem ne ngut dhe tym mund te bashkohen gjera, qe ne thelb jane te pabashkueshme. Ne pjesen e pare te fjalimit, Ruci permendi gabimet e shumta te PS, midis te cileve theksoi edhe "luften e pamjaftueshme kunder korrupsionit". Nderkaq, ne pjesen e dyte te fjalimit, ai deklaroi mosnjohjen e zgjedhjeve dhe jolegjitimitetin e mazhorances se dale prej tyre.
Tek e fundit, sipas shtjellimit te Rucit, megjithe korrupsionin e PS-se, sikur te kishte pasur zgjedhje te ndershme dhe LSI te mos kishte ikur per shkak te Nanos, fitorja do te ishte prape e tyre dhe cdo gje do te shkonte per mrekulli. Pra, ai qe quhet "korrupsion" apo edhe me keq, "shteti i kapur nga mafja", sipas Rucit, eshte nje fjale goje qe mund te korrigjohet shume lehte, duke hequr Nanon, dhe ja ku erdhi 2006, ku me zgjedhjet lokale mund te shkohet grushtbashkuar per ne fitoren e re, e cila do imponoje edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ruci na garantoi keshtu, nja dy vjet maratone fushate elektorale, deri ne fitoren perfundimtare te PS. E kuptohet se kur ka fushate elektorale, nuk mund te kete debate, konflikte e pastrim partie.
Ne sintoni me fjalimin e Rucit, ky turravrap duket (edhe me i pershpjetuar) tek kanditati per kryetar i PS, Edi Rama, i cili vrapon nga Bashkia ne PS, te shpalose gafat e Berishes, pa na shpjeguar nje gje te thjeshte, por shume te rendesishme per ata qe kerkojne nje opozite te ndershme dhe konstruktive: a do te mbaje edhe Bashkine, nese do te behet kryetar i PS? Nga sa duket, edhe nga deklarata e Kocit, se PS po behet prone e industrise se shesheve te ndertimit, ai kerkon t'i mbaje te dyja: edhe PS-ne, edhe te drejten e shesheve te ndertimit, dhe as can koken te mendoje se lufta kunder korrupsionit qe presin njerezit, qe nuk jane aq budallenj sa c'i mendon, - kerkon jo vetem te lere njeren pune, por deri aty, qe ai te jape llogari edhe per ate gjene e thjeshte, se cilen makine perdor kur shkon ne fushate per kryetar: makinen e Bashkise apo ndonje makine te PS-se.
Eshte mese e qarte, se projekti socialist i se ardhmes se afert te jetes politike shqiptare, eshte i ndertuar mbi idene, se ajo qe do te ndryshoje tek opozita e re jane disa kombinime lideresh, kurse gjithshka tjeter do te mbetet ashtu sic ka qene. Sepse perndryshe, nuk ta do mendja qe nje pune e rende, si pastrimi i haureve te PS dhe mbushja e tyre me njerez te rinj e te paster, te mund te behet brenda nje viti. Edhe pastrim, edhe bashkim brenda nje viti, mund te behet vetem duke mos pastruar asgje ose duke ndyre gjithshka.
I gjithe ky turravrap, deri tani pa pengesa, ka disa ceshtje/pengesa, te cilave opinioni kerkon t'u degjoje pergjigjen dhe qe nuk po ua degjon: Cfare kupton PS-ja me lufte kunder korrupsionit? Po per pastrimin e partise nga biznesmenet qe kane kapur partine, dhe deri dje shtetin, cfare mendon PS-ja dhe aleatet e saj te mundshem? A ka ndermend ajo te gjeje pergjegjesit per korrupsionin, dhe t'i vere para pergjegjesise? Duket se keto pyetje nuk i shqetesojne fare lideret e saj. Ata pandehin se njerezit e kane harruar katarsisin qe premtoi Nano, qe me 2001, ne emer te te cilit erdhi ne pushtet, dhe faktin se pas kater vjetesh ne vend te katarsisit, ne patem nje katranosje edhe me te madhe te PS nga korrupsioni. Aq me pak shqetesohen ata, te thone ndonje gje qe te mbaje pak era "e majte". Perkundrazi, kandidati per kryetar doli ne inaugurimin e nje udhekryqi rrugesh dhe tha se per ate pune, na paska dhene gratis goxha pare nje banke private (te pakten keshtu e dhane lajmin televizionet; askush prej tyre nuk permendi fjalen "kredi") dhe perseriti se do te vazhdoje praktika e partneritetit te pushtetit me biznesin. Kjo i beri klientet e bankes, qe e dine mire se cdo me thene ky partneritet, te ngrene me shqetesim, pyetjen se c'leverdi ka banka e tyre te beje akte filantropike me paret e tyre, kur ne shtetin gjerman, nga ajo vjen, rruget ndertohen me taksat qe paguan edhe nje biznes si ay i bankave. Dhe, po ashtu, cfare te majte ka ndermend te udheheqe ky kandidati i ri kur edhe bufi e di se shteti, edhe kur eshte ne dore te liberaleve, dmth te se djathtes, eshte arbiter midis paleve, jo partner i pales me te pasur, kurse ai i se majtes, eshte me prane shtreses me te pambrojtur.
Por keto gjera nuk i shqetesojne socialistet tane. E vetmja gje qe i shqeteson ata, eshte bashkimi kunder armikut dhe shumica mendojne se mund ta arrijne kete, duke u bere grusht rreth figures se Edi Rames, pasi Skender Gjinushi nuk ka gje me Edin, Meta ka dicka, por jo aq sa cka pasur me Nanon. E keshtu gjithshka do te shkoje ne vend.
Atyre qe mendojne se e keqja e PS ka qene aftesia percarese dhe konfliktuale e Nanos dhe shkaku i humbjes jane tekat e Fatos Nano, i cili nen influencen e Xhoit, u be krejtesisht i paafte per te degjuar e respektuar te tjeret, mund t'u them me bindje se, ose nuk e shohin realitetin pak me thelle ose duan te na e hedhin prape. Ne fakt figure me perbashkuese dhe me tolerante se Fatos Nano, e vetequajtura e majta shqiptare, zor se do te gjeje. Aq me pak tek Edi Rama, i cili kudo ku ka punuar ne institucione shteterore, ka zgjedhur te jete i vetmi gjel ne mes te pulave (sic i quan ai burrat dhe grate pa personalitet) dhe per te mos degjuar zerat kritike ndaj tij, ka tentuar te korruptoje tere mediat e gazetaret. E keqja e Nanos ka qene dicka tjeter: perdorimi i shtetit per qellime private, deri ne ate pike, saqe e beri shtetin inegzistent dhe nje nga metodat qe perdori per te arritur kete, ishte aftesia per te mbajtur bashke interesat private te shumices se lidereve te se majtes dhe jo vetem. Me me sukses se ai, kete pune te mbrapshte zorr se mund ta beje njeri. Askush nuk qe i afte si ai, per te ngare nje makine, ku pjeset e saj punonin secila per vete, ku njera rrote shkonte me nje ane dhe tjetra me anen e kundert. Mirepo erdhi nje moment, kur kjo makine nuk mbante me, u mbingarkua edhe ne peshe (mendoni vetem bodyguarde sa mbante) dhe u hallakat krejt. Ajo sot eshte nje gerdalle e shperbere dhe humbja e socialisteve e sherret midis tyre, e kane aty shkakun me te thelle. As Nano, as kushdo tjeter nuk mund t'i mbante me bashkuar, pjeset e asaj makine. Projekti i Rames per t'i ribashkuar edhe nje here ato e per t'u nderruar shoferin, me pretendimin se eshte me marifetci se Nano, ne ngarjen e kesaj makine (disa kete e quajne pragmatizem) eshte thjesht nje aventure e re dhe ka vetem nje shans te funksionoje, nese Berisha ne vend se ta hedhe ne koshin e plehrave kete makine, do te tentoje te behet vete shoferi i saj.
Ne kete kontekst, turravrapi socialist ka edhe nje te keqe shume te madhe. Ai mund te ndikoje fort, qe Berisha ne vend te reformave te verteta te cilat kerkojne kohen e tyre, te ndjehet i kercenuar e te perdore edhe ai me ngut, metodat e kundershtarit, ashtu sic beri me kunderDushkun, cka ne thelb do te thote, mbetje tek makina e vjeter. Atehere me heret ose me vone do te deshtoje, per t'ia lene vendin ndonje mashtruesi tjeter, per te vazhduar rrugen per ku kerkon te na ktheje PS-ja: atje ku kemi qene. (Korrieri, 20 Shtator 2005)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Një her ë e një koh ë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson tek m...
1 comment:
kam shume pak, ose aspka per te shtuar. Artikull mjaft interesant! Pergezimet e mija dhe per blog-un.
Post a Comment