Dalja në Bild e krimit
elektoral të kryer nga Partia Socialiste në Dibër dhe reagimet e ditëve të
fundit të Ramës ndaj tij duhen parë ngushtësisht të lidhur me njëri tjetrin, për
të kuptuar se çfarë po ndodh dhe ku po shkon Shqipëria në këtë fazë të historisë
së shtetit të saj.
Përgjimet treguan se ata
që duhet të luftojnë krimin elektoral - që nga shefi i policisë deri tek
Ministri i Brendshëm, - janë shfaqur si autorët kryesorë të tij. Sëbashku me ta
kanë vepruar edhe deputetë edhe ministra të qeverisë. Si prapavijë të tyre kanë
vepruar edhe njerëz të krimit. Në krye të gjithë këtij organizmi qëndron
Kryeministri të cilit, në fund, këta i raportojnë që misioni është kryer.
"Tërmet!" - e quan ministri Gjiknuri suksesin e arritur në këtë mënyrë.
Për ata që e kanë harruar
kujtoj se në fjalimet që mbante asokohe përpara dibranëve deputeti i PS Sadri
Abazi thoshte se Edi Rama do të rrinte në pushtet edhe dhjetë vjet të tjera
prandaj ata kishin të gjithë interesat të votonin për të.
I gjithë ky kuadër flet
qartazi, pa ekuivokë, se
Edi Rama dhe partia e tij kanë vepruar si një organizatë kriminale; se kemi të bëjmë me një projekt të kësaj organizate për ta përjetësuar pushtetin duke kapur çdo pushtet. Ky projekt njohu si hap të dytë zgjedhjet e përgjithshme të 2017 - siç tregojnë edhe përgjimet e Durrësit.
Edi Rama dhe partia e tij kanë vepruar si një organizatë kriminale; se kemi të bëjmë me një projekt të kësaj organizate për ta përjetësuar pushtetin duke kapur çdo pushtet. Ky projekt njohu si hap të dytë zgjedhjet e përgjithshme të 2017 - siç tregojnë edhe përgjimet e Durrësit.
Kjo është njëra anë e
medaljes. Le të shohim tani anën tjetër: reagimin e Ramës dhe të PS-së ndaj këtyre
përgjimeve. Reagimi i tyre mund të sintetizohet në deklaratat e Ramës se përgjimet
dhe protestat kundër zgjedhjeve janë organizuar nga "anti-shteti" që
kërkon të përmbysë "shtetin", por se ata nuk do t'ia arrijnë kurrë ta
mundin shtetit dhe se në 30 qershor (me fitoren 100% të pushtetit lokal)
"Do t'i japim fund njëherë e mirë kësaj historie".
Vini re: një njeri në
krye të një organizate që ka kryer krim zgjedhor (dhe jo vetëm) guxon e thotë,
pa i bërë syri tërr, se kush i kundërvihet krimit të tij do të dënohet. Është njëlloj sikur një grabitës të vijë
të të grabisë në shtëpi dhe në momentin që ti fillon e bërtet "kapeni
hajdutin" ai thërret policinë dhe të
arrestojë. Nuk duhet shumë inteligjencë për të kuptuar se një grabitje të
tillë mund ta bëjë vetëm shteti. Mesazhi i qartë që po jep Rama përditë është që
sot e tutje krimin elektoral mund
ta bëjë e do ta bëjë vetëm shteti. Mjafton kaq për të kuptuar se këtu jemi përpara
instalimit të një regjmi që na sjell jehonën e atyre kohëve të diktaturës kur
njerëzit futeshin në burg pse ankoheshin për krimet që u kishte bërë regjimi.
Një diktaturë sui generis në Evropë pasi, siç provojnë edhe përgjimet, bazohet
mbi forcën ekonomike të bandave kriminale të trafikimit të drogës që ka kapur
shtetin.
Problemi që ngrihet sot është
se si rrëzohet një regjim i tillë?
- Me votë dhe në mënyrë
institucionale - thonë një pjesë, që nuk shikojnë se ajo që ka ndodhur në Dibër
e në Durrës e gjetkë tregon se kjo është e pamundur.
- Me dhunë thonë të tjerë
- që harrojnë se kur nis një luftë duhet të llogaritësh nëse ke forca të
mjaftueshme për ta fituar atë dhe raporti i forcave duket qartazi në favor të
narko-shtetit.
- Duke e lënë të
degjenerojë derisa të bjerë vetë - thonë të tjerë duke harruar se bashkë me
Rilindësit në këtë rast do të bjerë në humnerë edhe Shqipëria.
- Nga ndërkombëtarët që
s'mund të lejojnë një diktaturë të tillë në Evropë - shtojnë të tjerë që nuk hapin sytë për të parë se sa
diktatura kanë mbështetur dhe mbështesin, vende si SHBA dhe demokracitë perëndimore.
- Me një opozitë tjetër që
të mos ketë prapa të kaluarën e bashkëpunimit me të njëjtët njerëz - propozojnë të tjerë pa parë se me një
regjim të tillë shanset për të krijuar opozita vijnë duke u pakësuar.
Ajo që vihet re në këta
propozime (e të tjera që nuk i përmenda) është harresa më e rëndësishme nga një
pjesë e madhe e shqiptarëve, ajo e shtrimit të pyetjes: çfarë duhet të bëj unë
që të bjerë ky regjim? Një pjesë jo e vogël vazhdojnë të strehohen tek
argumenti i atyre që thonë se kështu ka qenë gjithmonë, se vota gjithmonë është
vjedhur në Shqipëri nëpërmjet të fortëve, prandaj s'kemi pse bërtasim as
protestojmë për grabitësit e radhës. Në fakt kjo është alibia e vetme e
organizatës dhe, po te vesh re, shumë nga ata që e shtrojnë këtë argument kanë
interesa të lidhura me organizatën. Përgjimet e Bild dhe reagimi i Ramës ndaj
tyre, duke shkuar i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit, flasin për një hap të
madh përpara të krimit në kapjen e shtetit. Sot krimi, me fjalët dhe veprat e
kryeministrit, po identifikohet haptazi me shtetin. Mjaft të kujtosh mburrjen që
i bëri para durrsakëve Dakos së bandës së Avdylajve të dosjes 339. Këto qëndrime
i bëjnë thirrje cilido që ka një minimum ndërgjegjeje demokratike që të
distancohet nga një organizatë kriminale kaq e rrezikshme. Plani i Ramës për 30
qershorin si "dhënie fund njëherë e mirë e historisë" me opozitarë e
kundërshtarë që ai i identifikon me anti-shtetin, për të instaluar regjimin ku
krimi elektoral i lejohet vetëm narko-shtetit rrezikon t'i ndajë për një kohë të
gjatë shqiptarët, si në kohën e komunizmit, në bashkëpunëtorë të regjimit dhe
viktima të tij. Kundër këtij plani
duhet vepruar sa nuk është vonë, duke filluar që nga refuzimi për të votuar në
30 qershor. (Panorama, 27 qershor 2019)