Wednesday, April 29, 2020

Lajme të këqija nga Kosova (mbi sulmet ndaj Shkëlzen Gashit)


Në këtë kohë të trishtë pandemie Kosova po bëhet teatër shfaqjesh të tjera të trishta që po nxjerrin në pah kufizime kulturore shqiptare që historikisht mbeten të pa kapërcyera,  si këtej dhe andej kufirit, duke na mbajtur larg vendeve ku ka cilësisht më tepër demokraci, liri, humanizëm, tolerancë, shtet të së drejtës, barazi përpara ligjit, ndarje të pushteteve e të tjera si këto. Janë kufizime që do t’i quaja paradoksale pasi ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të braktisin në masë vendin e tyre për vendet demokratike,  kulturalisht dhe gjuhësisht ngulmojnë të qëndrojnë në “vendin” e tyre (sepse, në fakt, është dhe kultura e gjuha jonë “vendi” ku banojmë realisht si qenie).
Shfaqja e parë ishte ajo e disa partive që u bashkuan me njëra-tjetrën, - dhe me interesa të dyshimta lobesh serbo-amerikane - për të rrëzuar  qeverinë Kurti në kohë pandemije. Historikisht kështu ka ndodhur deri më tani: për interesin e vet të ngushtë shqiptari bashkohet pa problem edhe me armikun e vet më të egër të djeshëm kundër armikut të sotëm pa pyetur fare për pasojat e këtyre manovrave ndaj të tretëve. Kjo ka bërë që deri më sot shqiptarët të mos arrijnë të ndërtojnë diçka më shumë se një shtet personash që, me sy verbësinë e interesit të tyre, shkelin keq interesat e njerëzve që duhet të mire qeverisin.
***
Para dy-tre ditësh pamë një dramë tjetër me disa akte që na shfaqi disa tipare të tjera të kufizimeve kulturore që na mbajnë tek shteti i personave të keqqeverisjes. E kam fjalën për dramën me dy akte që u luajt kundër Shkëlzen Gashit, studiuesit, intelektualit, aktivistit të të drejtave të njeriut që së fundi u thirr nga Albin Kurti në grupin e këshilltarëve të tij.
Akti i parë ishte thirrja e Shkëlzen Gashit nga policia  për veprën e kanosjes vetëm për shkak se në facebookun e tij kishte shkruar “do të rezistojmë”. Ndonëse ky incident u mbyll shpejt, ai flet shumë sa për kulturën e respektimit të fjalës së lirë në Kosovë aq edhe për kulturën e një policie e prokurorie që duhet të punojë për mbrojtjen dhe jo për dhunimin e saj. (Nuk ka nevojë të jap shembuj se si e njëjta kulturë sundon edhe në Shqipëri.)
***
Akti i dytë ishte ai që u zhvillua në televizionin T7 ku Gashi u ballafaqua me një gazetar që dukej sikur të kishte dalë nga ndonjë shkollë hetuesie nga ato të diktaturës dhe jo nga shkollë gazetarie ku mësohet të mendosh si njeri i lirë. Gjatë gjithë intervistës ky jo vetëm nuk shfaqi asnjë ndjenjë solidariteti për dhunimin e lirisë së shprehjes që i ishte bërë Gashit, por, përkundrazi, dukej sikur synonte të kryente hetimin që s’kishte arritur ta bënte Prokuroria. Objektivi i tij i vetëm ishte si ta demaskonte intelektualin që kishte pranuar të bëhej këshilltar i Kurtit, - në emër të interesave të atyre që rrëzuan qeverinë, - duke i nxjerrë sa më shumë prova “krimi”. Në fillim “krimet” që shpalosi ishin  disa deklarata të mëhershme të Gashit gjatë viteve ku kishte kritikuar Vetëvendosjen dhe Kurtin. Megjithëse Gashi e përsëriti disa herë se ai ka pasur edhe kritika edhe mbështetje ndaj VV dhe Albin Kurtit, se ai nuk kishte shkuar atje si servil, por si këshilltar i Kryeministrit, se nuk ishte as anëtar i VV, por se, edhe sikur të ishte, kjo s’do të thotë se do të duhej të mendonte njëlloj si Kryetari për çdo gjë, gazetari nuk shfaqi asnjë ndjeshmëri ndaj këtyre pohimeve. Ideja se shqiptarët mund të rrinë bashkë në një parti apo qeveri pa qenë të gjithë ushtarë të kryetarit apo ideja se një këshilltar nuk thirret nga një lider për të shtuar numrin e ushtarëve, por për t’i dhënë atij mendime e këshilla në fusha ku këshilltari është më kompetent, u trajtua sikur hyri në atë studio, me gojën e Gashit, për të bërë diversion ndaj kulturës së besës së shqiptarit ndaj partisë dhe udhëheqësit të saj të madh. (E tepër edhe këtu të jap shembuj se në Shqipëri mbretëron po ky raport i liderit me anëtarët e partisë së tij.)
Por shfaqja nuk u mbyll këtu. Pasi mbaroi me “krimet” e Gashit ndaj Vetëvendosjes gazetari filloi t’i nxjerrë atij disa “krime” edhe më të rënda: se ai paskësh shkruar e thënë se edhe shefat e UCK-së kanë bërë krime gjatë Luftës. Ndërkohë që Gashi i përgjigjej se këto gjëra nuk i ka thënë vetëm ai, por se ato vijnë nga burime organizatash serioze si Amnisty International apo Human Right Watch; se ne shqiptarët nuk duhet ta lexojmë librin e serbes Natasha Kandiç vetëm në kapitujt ku ajo flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, por edhe kur flet për krimet e kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve; se Kosova është i vetmi vend i ish Jugosllavisë që nuk arriti të ngrejë gjykatë të vetën të krimeve të luftës (për çka bota u detyrua të ngrejë Gjykatën Speciale në Hagë) e çka e ka ulur prestigjin e Kosovës ndër vite, gazetarit nuk i interesonin fare këto të vërteta të rëndësishme që duhet t’i bëjnë shqiptarët të reflektojnë. Ai ngulmonte t’i përçonte publikut idenë se kishte përballë një tradhtar të kombit.
Dhe duket se ai e bëri punën bukur mirë pasi Gashin të nesërmen e linçuan nëpër media sociale duke e thirru “antishqiptar”, “bir shkjau”, “qen bir qeni që duhet pushkatuar”  etj.

Por drama nuk mbaron as me kaq. Akti tjetër i saj pati për protagonist Albin Kurtin vetë. Ndërkohë që unë si spektator i saj prisja që Albin Kurti të dilte në mbrojtje të Gashit lexova të nesërmen një lajm se e kishte shkarkua Gashin pasi konsideronte se: “debatin në të cilin është përfshirë të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.”
Dy janë interpretimet që e shpjegojnë këtë shkarkim. E para: Kurtin e ka shtyrë ta bëjë këtë kultura e atyre që linçuan Gashin, që duket se, në këtë rast, e ka të shtrirë edhe në partinë e tij; e dyta, se ai nuk e paska thirrur Gashin si këshilltar për kompetencat në fushën me të cilën është marrë aq mirë (e që do t’i vlente edhe në negociatat me serbët), por për t’i dhënë këshilla.
  Nuk di të them se sa në kulturën e masës që linçoi apo lejoi të linçohet Gashi qëndron frika atavike e shqiptarëve ndaj të fortëve, sa konformizmi i atyre që s’duan të shqetësojnë ndërgjegjen duke i bërë asaj pyetje të sikletshme dhe sa ai kufizimi i kulturës tribale të gjakmarrjes që disa nuk i le të kuptojmë se krimet ndaj të pafajshme nuk kanë kombësi dhe se të justifikosh këto  krime  është të fyesh edhe viktimat e tua. Për mua janë të treja, por jam i bindur se shumica e shqiptarëve nuk i duan mujsharët që kryejnë krime ndaj të pafajshmëve, prandaj mendoj se janë mujsharët e të padrejtët, dhe frika e konformizmi ndaj kulturës së tyre dhunës, ajo që mbizotëron në këtë histori. Po a nuk erdhi Kurti me premtimin e një çlirimtari nga këta; e një emancipuesi nga kultura e tyre? E pra me aktin e shkarkimit të Gashit ai iu bashkua linçuesve duke legjitimuar e përforcuar këtë kulturë. Dikush mund të ngulmojë se shkarkimi i Gashit i duhej për të mos humbur mbështetjen në betejat politike që e presin me kundërshtarët e tij shumë më të këqij. Nuk e di, ndoshta ai mund t’i fitojë kështu ato beteja për pushtet,  por them se nuk është kjo fitorja e madhe që presim, por fitorja me kulturën që na mban nën thundrën e mujsharëve dhe injorantëve. Dhe për ta fituar atë bota shqiptare ka nevojë për njerëz si Shkëlzen Gashi dhe jo për turmën e linçuesve të tij. (Panorama, 27 prill 2020)

Friday, April 24, 2020

Disa pyetje për juristët e Presidentit

Juristët e Presidentit Meta, të cilët para disa kohësh kanë kthyer mbrapsht, me argumentime mjaft të detajuara dhe bindëse, një pjesë të mirë ligjesh të hartuara nga juristët rilindës, nuk u shfaqën kësaj here kur Presidenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal të aprovuara në situatë të jashtëzakonshme, megjithë kritikat e shumta për këtë edhe nga Avokati i Popullit.
Shpjegimi politik që na erdhi është se jemi në gjendje të jashtëzakonshme, që kërkon një pozicion sa më të përgjegjshëm ndaj qeverisë; shpjegimi juridik: se maxhoranca i mori parasysh vërejtjet e Presidentit lidhur me këto amendamente. Por ne nuk mund të kemi kujtesë aq të shkurtër, sa të harrojmë se në fazën e parë të kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, Meta i bëri karshillëk të hapur Ramës. Po ashtu, ne dimë se procedura kërkon që ligjet t’i shkojnë Presidentit pasi aprovohen nga Parlamenti, kurse në këtë rast Presidenti u soll sikur të ishte këshilltar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndoshta e kam gabim, kur bashkohem me ata që mendojnë se (edhe) miratimi kësisoj i këtyre ndryshimeve në Kodin Penal na çon te dyshimet e përfolura për një pakt jotransparent Rama–Meta, por gjithsesi, do të doja t’u drejtoja disa pyetje juristëve të Presidentit me shpresë se do të m’i davarisnin këto dyshime.
Kodit Penal i janë shtuar dy nene: ai 242/1 dhe ai 89/b). Për sqarim të lexuesit, neni 242 i Kodit Penal ka të bëjë me mosbindjen ndaj urdhrit të ligjshëm të Policisë, kurse neni 242/1 është për: “Moszbatimin e masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Neni 89 ka të bëjë me plagosjen me dashje, ndërsa 89/b ka të bëjë me “Përhapjen e sëmundjeve infektive”.

Një vërejtje është se, nga sa e njoh Kodin Penal, fraksionet zakonisht kanë një lidhje organike me nenin që ka po atë numër bazë, kurse këto fraksione më duken pak si një trup i futur jo në vendin e duhur. Por nuk është kjo më e rëndësishmja. E vura në dukje, sepse për mua kjo flet për ngutshmëri dhe mungesë profesionalizmi, ndërkohë që Kodet Penale nuk janë gjëra që bëhen sot për nesër, por dokumente që mbeten e flasin për seriozitetin e një shteti.
Por le të kaloj te problemet kryesore që shoh tek këto amendamente.
Në paragrafin e parë të nenit 242/1 thuhet: “Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj”.
Kushdo që ka një minimum arsyeje, nënkupton se në “aktet ligjore apo nënligjore […] në funksion të gjendjes së epidemisë” duhet të hyjnë edhe karantina, edhe ndalimi i ushtrimit të aktiviteteve të ndryshme e shumë të tjera si këto. Mirëpo, ligjvënësit tanë nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë shtuar një paragraf të dytë që thotë:
“Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vjet”.

I pyes juristët e Presidencës: Pse duhet veçuar aktiviteti tregtar në këtë nen? Ka edhe aktivitete të tjera që nuk lidhen me tregtinë, që mund të vënë në rrezik jetët e njerëzve në një gjendje epidemie: p.sh. kur dikush mund të bëjë një festë ditëlindjeje dhe të mbledhë të gjithë miqtë, të organizojë një ndeshje futbolli, të bëjë një meshë apo predikim në xhami, të vazhdojë të mbajë hapur një aktivitet jofitimprurës etj., si këto? Megjithatë, edhe kjo vërejtje mbetet tek ato, që për mua tregojnë mungesë serioziteti. Ajo që më godet për qëllimshmëri të mbrapshtë dhe antiligjore është ballafaqimi i këtyre dy paragrafëve me paragrafin e tretë, ku kanë futur karantinimin:
“Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet”.
Dy gjëra vihen re kur bën këtë ballafaqim:
Së pari, a nuk kemi këtu një kontradiktë brenda të njëjtit ligj? Imagjinoni një person që ka dalë nga shtëpia për të hedhur plehrat jashtë orës që i ka përcaktuar Policia për të dalë nga shtëpia. Për këtë krim, të parashikuar nga i njëjti nen 242/1, ai mund të dënohet me dy mënyra të ndryshme. Nëse gjyqtari vlerëson se karantinimi hyn në aktet ligjore dhe joligjore, duhet ta pyesë personin nëse ndaj tij është marrë më parë një masë administrative. Nëse përgjigjja është “jo”, duhet ta lërë të lirë dhe nëse është “po”, duhet t’i përcaktojë një masë dënimi nga gjobë, deri në 6 muaj burg. Kurse, nëse i referohet pjesës së fundit të ligjit, duhet ta dënojë direkt nga 2 deri në 3 vjet, pa pasur nevojë të dijë nëse ka marrë ndonjë masë administrative.
Së dyti: vini re mungesën e proporcionalitetit. Gjynahqarit, që kapet duke hedhur plehrat në kazanin e bashkisë jashtë orarit, i fillon dënimi minimal atje ku i mbaron maksimali (2 vjet) një personi apo grupi personash, të cilët hapin kundër një akti ligjor që ka të bëjë me epideminë restorantin apo kinemanë, duke rrezikuar jetën e shumë njerëzve.
Por ka edhe më keq për sa i përket mungesës së proporcionalitetit te këto amendamente.

Në paragrafin e parë të 89/b thuhet: “Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes, apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet”.
Vini re: gjynahqari që ka hedhur në kazanin e bashkisë plehrat në orën e gabuar, mund të marrë gati të njëjtin dënim (2-3 vjet) me një person që vë në jetë planin makabër për të infektuar një grup njerëzish në një restorant, kinema a ku di unë (2–5 vjet).

Presidenti dhe juristët e tij kanë të drejtë kur na thonë se kanë miratuar një ligj (atë 89/b) në norma europiane për sa i përket masës së dënimit për krimin e përhapjes së epidemisë me dashje. Po ku qëndron lepuri në këtë histori, që Presidenti nuk e përmend? Sipas meje, kjo paçavure juridike është bërë për të futur sa më shpejt në Kodin Penal atë pjesën e nenit 242/1, që dënon nga 2 deri në 3 vjet qytetarët që dalin pa lejen e Policisë nga arresti shtëpiak i imponuar pa asnjë vendim gjykate, i cili, sipas meje, është edhe në shkelje të Kushtetutës. Mos harroni se një mendje e sëmurë rilindëse propozoi që ky dënim të shkonte deri në 15 vjet. Edhe kërkesa e Shqipërisë për dalje nga detyrimet që i përcakton Këshilli i Europës, për mua ka të bëjë me ligje, akte ligjore e nënligjore kësisoj, që po miratohen duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme.
Uroj që juristët e Presidentit të më bindin se kam gabuar, por deri tani vazhdoj të mendoj se këto vërejtje që bëra nuk vijnë nga mungesa e profesionalitetit në mbrojtje të Kushtetutës, por nga vullnete politike jotransparente ndaj publikut. (Panorama, 24 prill 2020)

Wednesday, April 22, 2020

Covid 19 - rreziku i menaxhimit të epidemisë me propagandë

Krahasimi që kam përdorur për të përshkruar momentin ku ndodhemi me epideminë Covid 19, është ai i kalimit të anijes sonë përmes Shillës dhe Karridbës, ku më një anë ajo rrezikon të përplaset me rrezikun e Shillës (epidemia), kurse më anë tjetër, duke u ruajtur prej saj, të përplaset me Karridbën (rrënimi ekonomik). Por nëse do t’i paraqisja me animacion këta dy shkëmbinj, nuk do t’i paraqisja si të ngurtë, por si të gjallë, që lëvizin, që dalin apo tërhiqen, shkurtohen apo zgjaten, zvogëlohen apo zmadhohen duke u bërë, kësisoj, edhe më të rrezikshëm. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën e kapitanerisë, çka më së pari do të thotë: të arrijë të dallojë mirë jo vetëm pamjet e mbiujshme e të nënujshme të këtyre shkëmbinjve, por edhe lëvizjet e tyre.
***
A duhet të hapemi, sa duhet të hapemi, si duhet të hapemi, kur duhet të hapemi, janë pikëpyetjet që ngrihen sot, duke pasur parasysh se “rreziku ekonomi” po na afrohet e bëhet gjithnjë e më i madh. Por, që t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve duhet të dimë nëse e kemi rrugën të lirë në krahun tjetër ku qëndron kërcënueshëm rreziku epidemi.
E këtu vijmë në një nga problemet më të mëdha që paraqit, sipas meje, menaxhimi që po i bëhet krizës së pandemisë në Shqipëri, si pasojë e metodës së qeverisjes që ka aplikuar Edi Rama në këtë vend: ajo, sipas së cilës propaganda synon të mbulojë, manipulojë realitetin.
Në një shkrim të mëparshëm jam shprehur kundër përdorimit të fjalës “luftë” dhe të fjalëve “tradhtarë”, “armiq”, “sabotatorë” për arsyet që lidhen sa me klimën psikologjike që kjo gjuhë mund të krijojë në raportet e shqiptarëve me njëri- tjetrin e të shtetit me njerëzit, aq edhe në emër të kalimit të kësaj krize nëpërmjet metodave të ndërgjegjësimit e përgjegjësimit dhe jo të frikësimit.
Por kjo fjalë, e përdorur aq shumë nga propaganda komuniste, që synonte unitetin e popullit rreth partisë, paraqet edhe rreziqe të tjera, që lidhen pikërisht me mbulimin e së vërtetës nëpërmjet mbytjes së zërave ndryshe, me pasojat që i dimë.
Një deputet rilindës, që, për ironi, ka pasur profesionin gazetar, na e paraqiti Ramën në këtë “luftë”, si një Odise që jo vetëm u ka dyllosur veshët shokëve të tij rilindës, por ka dyllosur edhe veshët e vet për të mos dëgjuar zërat e “sirenave” që kërkojnë t’i tërheqin në rrugën e gabuar. Me fjalët të tjera, mesazhi është se në gjendje lufte zërat opozitarë kritikë janë jo vetëm të panevojshëm, por edhe të dëmshëm. (Ky shkrim mua më kujtoi një fakt që tregojnë historianët: arriti një pikë gjatë Luftës II kur një pjesë gjeneralësh nuk guxonin t’i thoshin Hitlerit se sa çelik prodhonin SHBA-të, e heshtnin, por kishte edhe një pjesë që i thoshin me patos atë që donte të dëgjonte.)
Problemi është se kur në të gjithë botën flitet për gabime të shumta, duke filluar që nga OBSH, te qeveri shtetesh, pushtete lokale, e këshillime ekspertësh- për shkak se u gjendën përballë një krize të papritur e me shumë të panjohura- Edi Rama dhe Këshilli i tij Teknik na thonë se nuk kanë bërë asnjë gabim. Ky, sipas meje, është një qëndrim ku nevoja për të fituar luftën virtuale të propagandës mund të na çojë në mos shikimin real të gjendjes, që do të thotë në rrezikun e përplasjes rëndë të anijes jo vetëm me njërën, por me të dyja rreziqet kryesore.
Po e ilustroj këtë vetëm me një shembull që vjen nga vendi fqinj, Italia, së cilës i kemi kopjuar edhe termin “Këshilli Teknik”:
Sot, në Itali ka një debat të hapur mbi atë se ku ka gabuar Lombardia, që pati atë numër aq të madh njerëzish të infektuar e të vdekur, duke sjellë, si krahasim, rastin e Venetos, ku këta numra janë shumë më të reduktuar.
Sipas një virologu që bën pjesë në Këshillin Teknik të Venetos, suksesi i tyre shpjegohet me faktin se ata nuk dëgjuan këshillat dhe udhëzimet që erdhën nga Këshilli Teknik i qeverisë qendrore, i cili, në fazën e parë, nuk rekomandonte tamponimin në një masë sa më të gjerë të popullsisë. Në Veneto, ata e aplikuan tamponimin masiv (për çka gati u linçuan në fillim) dhe u rezultoi se kishte një numër shumë të madh personash të infektuar jo simptomatikë, të cilët, gjithsesi, paraqisnin rrezik për infektimin e të tjerëve. Duke u nisur nga kjo, morën masa për izolimin e këtyre nga pjesa e painfektuar. Kurse Lombardia nuk e bëri një gjë të tillë, por vazhdoi me tamponimin selektiv të rekomanduar në atë kohë. (Këtë shembull po e jap jo aq për të shpjeguar diferencën, sesa për të evidentuar se të gjithë flasin për gabime.)
* * *
Për t’u kthyer te vendi ynë: para disa ditësh, një i ri që u plagos nga Policia, kur u çua në spital për plagën rezultoi i infektuar me Covid-19. E njëjta gjë ka ndodhur me dy vetë që pësuan aksident me motor. Sikur të mos u kishin ndodhur këto ngjarje, ata do të kishin vazhduar të infektonin njerëz. Rastet në fjalë tregojnë qartë se ne nuk kemi asnjë ide të përafërt se sa e kemi numrin e të infektuarve asimptomatikë apo me simptoma të lehta dhe ky është një rrezik i madh potencial. 
Tashmë, të gjithë thonë se për të evituar këtë rrezik, duhen bërë sa më shumë tamponë dhe sa më shumë teste të gjakut, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një strategji hapjeje. Mirëpo, Edi Rama dhe specialistët e Këshillit Teknik të qeverisë po bëjnë një vesh të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje, sepse kanë vendosur t’i dyllosin ata. Vështirë të mendosh se kjo dyllosje ka të bëjë me atë se janë të bindur se e tyrja është rruga e vetme e duhur. Shkaqet kam frikë se janë të tjera. 
I pari që të vjen në mendje është se nuk ka tamponë dhe teste; ose nuk ka personel mjaftueshëm. Deri këtu e marrim me mend edhe pa na e thënë. Por ka një akuzë edhe më të rëndë: qeveria ka frikë të bëjë tamponime në masë pasi kërkon të kontrollojë numrin e të infektuarve e të të vdekurve nga Covid-19, pasi nuk ka mjaftueshëm shtretër të terapisë intensive e si rrugëdalje ka zgjedhur ta mbulojë këtë realitet me propagandën se gjithçka po shkon mirë. Se ku mund të na çojë një metodë e tillë menaxhimi, që nesër mund të na diktojë edhe hapjen pa njohur gjendjen e vërtetë të përhapjes së virusit,- por të mbuluar me propagandën e fitores ndaj “luftës” dhe “armiqve”- merret me mend lehtë. (Panorama, 20 prill 2020)

Friday, April 10, 2020

Lettera agli amici italiani

Cari amici italiani,
mentre in quasi tutti i media italiani si glorificava il gesto albanese dei trenta medici ed infermieri portati dal loro Primo Ministro, Edi Rama, in Italia - considerato come “la lezione albanese” (all’Europa), “un miracolo di Dio” - nei social media albanesi, invece, circolava questa battuta:
IMPORTANTE ANNUNCIO DEL MINISTERO DELLA SALUTE:
per la mancanza dei termometri nelle farmacie, a causa della crisi del coronavirus, il Ministero della Salute avvisa: 
se sospettate di avere temperatura procedete come segue: prendete tre semi di mais, metteteli nel retto, se saltano fuori a breve come popcorn, avvisate immediatamente il numero di emergenza 127.”
È una battuta tra le tante che circolano e che a molti ricorda l’umorismo nero durante il regime comunista anche perché l’atmosfera che regna oggi in Albania ha molto il sapore di quel tempo.

Vivendo tra l’Albania e l’Italia, visto che da circa 20 anni sono parte di una famiglia italo-albanese e avendo forti legami affettivi ed umani con il vostro fantastico paese, capisco le emozioni che ha suscitato tra gli italiani il gesto del nostro Primo Ministro, come anche l’interesse politico italiano che c’era dietro, ma vi invito ad approfondire il significato e lo scopo di questo gesto considerandolo anche dal punto di vista degli albanesi che vivono in Albania.
Secondo recenti dati dell’ONU sull’Indice della felicità, l’Albania di Edi Rama è il tredicesimo paese più corrotto nel mondo. Secondo Gallup 2017, il 56% degli albanesi vuole lasciare il paese. Se continua questo trend, l’Albania, che con la caduta del comunismo ha perso 1 milione di abitanti (rimanendo  circa 2,8 milioni di abitanti), nel 2100 rimarrà con solo 512.000 persone (anche questo secondo ultimi dati ONU).

Tutto questo perché l'Albania rappresenta l'esempio più drammatico fra i paesi ex comunisti che hanno subito un rapido passaggio dalla dittatura comunista al capitalismo selvaggio dove, in un breve tempo, pochi oligarchi - qui in gran parte esponenti del crimine organizzato - hanno sequestrato lo Stato, rendendo le sue istituzioni nient'altro che strumenti per espandere il loro potere economico lasciando la maggior parte della popolazione in estrema povertà.
Edi Rama, come gestore degli interessi di questi pochi, sta portando il paese verso un sistema sempre più autoritario con spazi democratici sempre più ridotti. Dopo aver derubato i voti delle elezioni del 2017 con l'aiuto del crimine organizzato (confermato dalle intercettazioni della magistratura pubblicate anche nel quotidiano tedesco Bild), ha spinto l'opposizione a lasciare il parlamento dichiarando che non poteva più servire da facciata democratica a un Narco – Stato definito da The Independent “La Colombia di Europa”. Il governo locale è al 100% nelle mani del suo unico partito al potere. L'ingresso in Parlamento negli ultimi anni di trafficanti e assassini è un fenomeno che neanche si poteva immaginare negli anni ’90. I media nazionali e locali sono quasi tutti controllati dall'oligarchia che lo circonda. La magistratura e il sistema giudiziario sono completamente asserviti al potere. 


Di tutto ciò il pubblico italiano sembra poco informato visto che la Repubblica ha presentato Rama come uno che ha pulito Tirana “dal degrado”, “dalla malavita”. Per noi qui questo è raccontare favole agli italiani che devono sapere che gran parte dell'attività criminale del narco-traffico albanese, che ricicla i soldi tramite le costruzioni nella costa e nel capitale, si svolge in Italia. Paradossalmente le critiche vengono dalla politica e dai media di paesi molto più lontani mentre la politica italiana e i media più importanti dimostrano di avere un debole per tali personaggi il che, in fondo, secondo me, e anche segno di disprezzo per gli albanesi. Perché dico questo? Perché il modo in cui è stato presentato questo gesto, mettendo in luce la figura di Edi Rama e non il sacrificio di un popolo, a molti in Albania ha fatto ricordare il modo in cui in Italia veniva ricevuto Gheddafi qualche anno fa, facendoci così sentire trattati come membri di una tribù guidata da un capotribù e non persone che aspirano a vivere in una reale democrazia. Lo dico perché non posso immaginare che voi accettereste nel vostro paese un Parlamento monopartitico, o che tutti i sindaci d'Italia fossero dello stesso colore.
Anche l’emergenza sanitaria del coronavirus in Albania è gestita con i metodi di un regime. Usando Edi Rama il linguaggio del vecchio regime, la parola d’ordine adesso è: “Siamo in guerra e chi non segue le regole è un nemico, un traditore, un sabotatore”. Una settimana prima del “miracolo di Dio” verso gli italiani, ha diffuso tramite il suo Facebook un video che mostrava la polizia algerina massacrare i manifestanti con i manganelli ma facendolo passare come un video realizzato in Spagna dove i poliziotti portavano con la forza le persone dentro casa avertendoci che avremmo ricevuto lo stesso trattamento se non avessimo rispettato gli orari di chiusura imposti. Anche l’isolamento non ha precedenti in Europa. Solo un membro della famiglia può uscire di casa e solo un'ora nella fascia oraria dalle 5:30AM alle 13:00PM e deve ottenere per questa uscita l'autorizzazione della polizia 24 ore prima. Nemmeno con i cani si può uscire. Nel frattempo le indennità di disoccupazione fornite dal governo albanese rappresentano solo un terzo dell'aiuto fornito invece dal nuovo, due volte più piccolo, Stato di Kosovo, (60 milioni contro 170 milioni).
Dopo la patina di legittimità che ha ricevuto in Italia, visto che anche Corriere della Sera ha apprezzato il suo metodo di gestire la quarantena, Rama ha mandato al Parlamento un ammendamento del  Codice Penale dove si prevede una condanna dalla multa fino a 15 anni di prigione per quelli che violano la quarantena, il che risulta un record mondiale.




Cari amici,
Come voi in Italia anche noi in Albania, stiamo attraversando un periodo in cui, come direbbe il vostro filosofo Giorgio Agamben, ci appare lo spettro dell'”uomo nudo”; dell’uomo ridotto ad essere biologico che pensa solo a sopravvivere. In questo momento ci siamo tutti privati di molti diritti fondamentali, siamo quasi svestiti da quelle dimensioni che ci rendono esseri umani, quella politica, quella sociale quella religiosa, avendo il Parlamento vuoto, i luoghi di assembramento vuoti, le chiese e le moschee vuote, le scuole e le università vuote. L'essere umano ridotto a questo è molto fragile di fronte a tutti coloro che sono assetati di dominio e sopraffazione. Io temo, e non sono il solo, che alcuni metodi repressivi della gestione dell’emergenza sanitaria rimangano anche quando l’emergenza sanitaria non ci sarà più. E i paesi più a rischio sono quelli più poveri di anticorpi democratici come l’Albania.
Io non apprezzo affatto questa Unione Europa che ha fallito nel mostrare il senso più profondo della sua esistenza in questo momento. Le dure controversie intraeuropee che ha suscitato questa drammatica situazione, e che vi hanno spinto alla ricerca di gesti simbolici di amicizia e sollievo altrove,  hanno le loro origini in questa Europa che purtroppo è anche opera della classe politica italiana. Ma detto questo, insieme alla riflessione su un’Europa da ricostruire, penso che gli aiuti che vengono da regimi che opprimono il loro popolo vi devono far riflettere di più sulle vere intenzioni di questi “nobili” gesti, se siano davvero nobili o se non siano, invece, operazioni mirate a coprire la miseria e il maltrattamento dei loro cittadini con la propaganda; se non sono gesti fatti per guadagnare appoggio e legittimità dal governo italiano per poter continuare a regnare indisturbati a casa propria. 


Inizio aprile, 2020

Un sincero affettuoso saluto da Tirana
Fatos Lubonja





Fatos Lubonja, ex-prigioniero politico, scrittore, giornalista. Nel 1994 ha fondato la rivista trimestrale “Perpjekja” (“Sforzo”), - un sforzo di introdurre lo spirito critico nella cultura albanese.
E’ autore di diversi libri di literatura e sagistica di cui due pubblicati in Italia. Ha ricevuto diversi premi in Italia e nel mondo tra cui il Premio Moravia per la literatura nell 2002.