Një nga dilemat që ka ngritur kriza e zgjedhjes së presidentit është ajo se çfarë përparësie duhet të ketë presidenti që duam të zgjedhim: atë të një figure që frenon konfliktualitetin midis partive apo të një presidenti që ndihmon e përshpejton reformat që ka premtuar se do të kryejë mazhoranca në pushtet.
Kjo ndan në retorikë mbështetësit e idesë se duhet një president i opozitës nga ata që mbrojnë idenë e një presidenti të mazhorancës. Po t’i referohemi apologjetëve të opozitës ne na duhet një president që të evitojë arrogancën e mazhorancës kundër saj dhe prandaj duhet një figurë që të jetë e opozitës. Po të kesh parasysh apologjetët e mazhorancën sipas tyre, përkundrazi, do të duhej të zgjidhej një president që të ndihmonte reformat dhe prandaj ky duhet të ishte i saj.
Problemi që shtrohet është: a mund të gjendet një kompromis midis këtyre dy kërkesave dhe sa e mundëson këtë kompromis Kushtetuta, por edhe pozicionimi aktual i forcave politike.
Nuk ka dyshim se konfliktualiteti mbetet (apo u bë këto kohët e fundit) problemi kryesor. Duhet thënë e përsëritur se ky, në thelb, vjen pasi të dy partitë kryesore kanë ende mendësinë e partisë-shtet në krye të të cilit është një lider i padiskutueshëm. Pra, vështirësia e zgjedhjes së presidentit vjen ngase dy liderët e partive kryesore e duan presidentin në modelin e Haxhi Lleshit në raport me Enver Hoxhën ndërkohë që presidenti duhet të jetë kryetar i një shteti të ndarë nga partitë e që është më i fortë se partitë, jo si individ, por mu pse vetë shteti është e duhet të jetë institucion më i fortë se partitë. Kjo mendësi e vjetër ka bërë që marrëdhëniet mazhorancë opozitë të zhvillojnë në skenën tonë politike një mimesis të një lufte civile e cila synon, tek e fundit, instalimin e shtetit të partisë fitimtare. Tek ne, kur një forcë politike vjen në pushtet, për tjetrën fillon epoka e së keqes, e persekutimit dhe duhet të presim që ajo të kthehet në pushtet që të fillojë për të epoka e së mirës, por edhe ferri për pjesën tjetër. Në kontekstin e kësaj lufte njëra palë kërkon të ndryshojë e reformojë shtetin që duhet të jetë i të gjithëve në emër të interesave të partisë-shtet të vet, kurse tjetra bllokon çdo ndryshim në emër të mbrojtjes së interesave të nënparti-shtetasve të vet po ashtu.
Parimisht, pra, për të eliminuar konfliktualitetin, por edhe për të ndërtuar një institucion që punon për shtetin jo për partitë-shtet duhet mbrojtur ideja se duhet një president që të jetë i zgjedhur nga më shumë se mazhoranca. Po ashtu duke patur parasysh se është mazhoranca ajo që sot për sot rrezikon më shumë opozitën, ky duhet të ketë miratimin e opozitës. Por nëse deri këtu zgjidhet problemi i konfliktualitetit mbetet problemi se si të arrijmë të kemi edhe reformë. Kur flas për reformë kam parasysh veçanërisht reformën në sistemin në drejtësi dhe prokurori të cilën presidenti aktual e ka penguar në emër të mbrojtjes së institucioneve (sipas opozitës), apo sepse është i implikuar me implikimet kriminale të opozitës (sipas mazhorancës). Fakti është se, duke mos u kryer kjo reformë, drejtësia jonë ka penguar mazhorancën të realizojë premtimin për të cilin i dha votën elektorati: luftën kundër korrupsionit, duke e bërë atë të konsiderohet e dështuar (ose nuk i dha shans për të na provuar se atë e kishte premtim të rremë).
Nëse duhen bërë të dyja, edhe reforma edhe frenimi i konfliktualitetit, atëhere formula do të ishte një president i mazhorancës (pasi kjo ka marrë mandatin për të reformuar), por për të cilin jep miratimin qoftë edhe një pjesë e opozitës (që të paktën të shkohet tek 3/5) në mënyrë që kjo të mbrohet nga përdorimi i presidentit kundër saj.
Nëse do të kërkojmë këtë kompromis i cili jo vetëm është kushtetues, por edhe i drejtë për sot dhe për nesër, mendoj se ky nuk mund të arrihet kurrsesi nëpërmjet konsensusit - nëse me konsensus do të nënkuptojmë votimin e presidentit nga i gjithë parlamenti. Sepse konsensusi, nëse do ta aplikojmë besnikërisht, nënkupton aprovimin e gjithkujt. Por aprovimi i gjithkujt nuk lejon kurrsesi pikërisht ato reforma që janë premtuar sepse ato domosdoshmërisht do të bijen kundër një pjese e cila, kështu, nuk do ta japë kurrsesi konsensusin. Çështja e reformës në sistemin e drejtësisë është drejtëpërdrejt kundër interesit të PS dhe opsioni për një president që duhet të dalë nga krahu i saj synon automatikisht përjashtimin e kësaj reforme për mazhorancën.
Prandaj përpara kësaj dileme mazhoranca ka pasur e ka përpara dy rrugë: ose të negociojë me një pjesë të opozitës për të kapur 3/5 mbi një emër që i premton këto reforma, por pa i lejuar abuzimin, ose, nëse nuk e arrin këtë, të heqë dorë nga këto reforma. Ja pse mendoj se formula me 3/5 është e qëlluar dhe mund të lejonte kompromisin midis bërjes së reformave dhe mbrojtjes (me të drejtë) të opozitës. Për ta ilustruar një mundësi kompromisi të tillë do të thoja se logjikisht partia opozitare me të cilën PD mund të kishte arritur 3/5 duhet të ishte LSI-ja e Iliri Metës, sepse ajo në programin e saj pati luftën kundër krimit e korrupsionit. Mirëpo kjo parti shumë shpejt e la këtë pozicion dhe u fut në koalicion me PS duke pretenduar se rreziku Berisha ishte më i madh sesa korrupsioni. Fakti që ajo sot kërkon president Moisiun, i cili e pengoi reformën në drejtësi tregon se ajo nuk mund të jetë negociuesja e PD. Por që ajo të bëhej negociuese me PD do të ishte dashur që PD të kishte ndjekur të tjera marrëdhënie me kohë me LSI. Dua të them se për këtë negocim të munguar përgjegjësi kanë të dy palët pasi, në thelb, sipas meje, të dy palët nuk kanë qenë të sinqerta në premtimin për luftën kundër korrupsionit pasi kanë vënë pushtetin mbi premtimet që i bënë elektoratit. Négociator i dytë i mundshëm duket Fatos Nano me grupin e tij të deputetëve. Mirëpo në një rast të tillë PD ka një handikap të madh psikologjik e besueshmërie, pasi ajo do të akuzohej se kërkon të bëjë president të reformave antikorrupsion një politikan të cilin gjatë gjithë fushatës elektorale që e solli në pushtet e ka cilësuar si kampionin e korrupsionit. E bën më të vështirë këtë lloj negocimi fakti se mazhoranca nuk e ka kurrsesi besueshmërinë që pati në krye të zgjedhjeve për luftën kundër korupsionit, për çka kanë ndikuar shumë edhe mjaft lëvizje e emërime që mbajnë era korrupsion në gjirin e saj e mbi të gjitha një psikologji që po bëhet gjithnjë e më mbizotëruese se duhet të rrëmbejmë ç’të mundim në këto dy vjet që na kanë mbetur. Pra duket se PD-ja nuk arrin dot këto negociata e për këtë ka përgjegjësitë e veta të mëdha që e ndëshkojnë. Ajo tashmë ka përballë një opozitë që nuk ia lejon arritjen e 3/5 për reformat në drejtësi. Atëhere asaj i imponohet që, për hir të stabilitetit, të kërkojë konsensusin me opozitën për një emër Presidenti që t’i thotë jo konfliktualitetit, por jo edhe reformës që ajo ka premtuar. Atëhere asaj i duhet të deklarojë ndershmërisht se kjo reformë është lënë për një mandat tjetër legjislativ e se ky president është zgjedhur vetëm për të ruajtur stabilitetin, për të zbutur konfliktualitetin e për të kryer ato reforma bazike si regjistrimi i popullsisë, sistemi zgjedhor etj., që kërkon opozita t’i bëjnë bashkarisht. Një konsensus i tillë për PD kuptohet se do të ishte diçka si koalicioni i qeverisë së Ylli Bufit para se socialistët t’ia dorëzonin pushtetin PD më 1992. Pra një shkallë drejt dorëzimit të pushtetit PS-së në mënyrë paqësore. Ky konsensus duket sikur na kthen në një gjendje të tejkaluar parademokratike, por, në fakt, kriza e presidentit tregon se atje jemi. E në shumë aspekte kjo krizë është edhe strategjia e opozitës. Ta paraqesë PD të paaftë për të qeverisur demokratikisht dhe të futet në “bashkëqeverisje” për të kryer reformat bazike, që, për hir të së vërtetës qeveria aktuale nuk është treguar e aftë t’i kryejë. Sepse në një demokraci normale reformat i kryen një forcë që vjen në pushtet dhe po ashtu ajo kryen reformat që ka premtuar e që e kanë sjellë në pushtet.
Të gjitha këto arsyetimie të çojnë në idenë se me presidentin konsensual që pengon konfliktualitetin, mund të kryhen (nëse kryhen) reformat bazike, por jo ato të premtuara nga PD-ja në drejtësi. Kështu me zgjedhjen e një presidenti të tillë kjo parti fillon ngjitjen drejt pushtetit, kapërcen rreziqet për ndëshkimin e liderëve të saj për korrupsion, kurse e PD fillon zbritjen. Këtë zbritje do ta përshpjetojë edhe zgjedhja e një presidenti socialist sepse mosrealizimi i reformës në drejtësi do ta ndëshkonte edhe më popullaritetin e mazhorancës e do ta bënte atë edhe më pak efikase në dy vjetët e ardhshëm. Pas dy vjetësh, pas shumë gjasash, ne do të ndodhemi me një president të opozitës dhe me një kryeministër të opozitës pra në atë situatë që sot PS kërkon me ngulm ta pengojë në emër të balancimit. Duket se megjithatë kjo është një lëvizje me detyrim dhe përcaktim për Berishën dhe kjo për shkak se ai nuk ka ditur të punojë për të fituar 3/5 e Parlamentit, për të rritur performancën e qeverisë së tij e kredibilitetin e saj gjatë këtyre dy vjetëve por edhe pse strategjia e Ramës dhe e oligarkisë që qëndron prapa tij “provoko kriza të njëpasnjëshme për të penguar ndryshimin deri në fitoren përfundimtare” duket se po del e suksesëshme. (Korrieri, 30 qershor 2007)

1 comment:
A e ka mandatin PD per te bere reforma rrenjesore( nder te tjerash dhe ne drejtesi)?
Duke lexuar shkrimin e z. Lubonja me beri pershtypje ajo qe shkruhej mbi dilemen e PD per zgjedhjen e presidentit: Zgjedhja e nje figure qe zbut konfliktualitetin midis partive apo te dikujt qe ndihmon reformat per te cilat mazhoranca aktuale ka marre mandatin.
Ne kete moment i shtrova vetes pyetjen nese PD ka me te vertete mandatin per te bere ndryshime te rendesishme ne sistemin e drejtesise apo gjetke.
Ne radhe te pare mendoj se reforma shume te rendesishme per nje vend mund te kryhen vetem nese mandati per ti bere keto lloj reformash eshte i qarte dhe i bollshem. Pra mandati i dhene per partine qe deshiron te ndermarre reformat ka diference te ndjeshme me pjesen tjeter. Ne Gjermani pershembull ne vitin 2005 u bene zgjedhje te parakohshme pikerisht per te pare nese popullsia ishte dakort me kursin relativisht te guximshem te socialdemokrateve per te bere liberalizime ne tregun e punes si dhe shkurtime ne sistemin social. Rezultati i atyre zgjedhjeve ishte i perzier dhe rrjedhimisht dhe reformat e qeverise aktuale gjermane e dale nga "Koalicioni i Madh" jane reforma gjysmake e nuk mund te quhen kurrsesi si reforma rrenjesore.
Une mendoj se PD nuk e ka mandatin per te bere ndryshime te rendesishme per dy arsye.
Se pari, megjithese ne korrik 2005 PD (dhe e djathta) pati perpara nje te majte krejtesisht te korruptuar e te percare (pra shume te dobet para elektoratit) ajo nuk arriti te fitonte me nje diference te ndjeshme ndaj te majtes. Pervec kesaj nuk duhet harruar qe efekti shtremberues i Dushkut te cilin PD diti ta shfrytezonte ne favor te saj te lejon te spekullosh mbi nje fitore qe realisht ka qene akoma me e ngushte se ajo qe ne njohim.
Arsyeja e dyte perse PD nuk e ka mandatin per ndryshime thelbesore eshte kaloresi i shpallur i PD per luften kunder korrupsionit, Berisha. Berisha i heq PD-se dhe ate pak legjitimitet qe ajo ka per luften kunder korrupsionit. Korrupsioni ne Shqiperi njihet vetem ne formen qe e perhapen socialistet gjate pushtetit te tyre, ne formen e blerjes me para te sherbimeve informale. Nese tek korrupsioni fusim abuzimin e pushtetit ne teresine e saj atehere dalim ne perfundim se niveli i korrupsionit te Berishes eshte i ngjashem me ate te eksponenteve me te korruptuar te se majtes. Si i tille lufta e shpallur e PD/Bersishes ndaj korrupsionit nuk mund te merret seriozisht.
Per te ardhur perseri tek zgjedhja e presidentit mendoj se PD eshte e detyruar te hyje ne kompromise me opoziten sado te embla apo te hidhura te jene keto kompromise per reformat e saj. Ky kompromis dhe balance pushteti eshte kerkuar qe me rezultatin e zgjedhjeve te korrikut 2005 dhe mandatin e manget qe PD mori tek ato zgjedhje.
Kursi kryesor i ketyre dy viteve i PD-se duhej te kishte qene forcimi ekonomik dhe reformat ekonomike. Forcimi i ekonomise do ti jepte PD-se legjitimitetin e duhur per te bere ndryshime dhe ne sistemin e drejtesise apo per te fituar me bindshem ne zgjedhjet e ardhshme. Jo debatet dhe prapaskenat e pafundme e shterpe ne parlament qe vetem shpenzojne energji e nuk nxjerrin asgje. Jo reforma per te cilat PD sot nuk ka mandatin e nevojshem. Ky ka qene gabimi strategjik i PD-se qe ka shume mundesi ti shkaktoje humbjen ne zgjedhjet e ardhshme.
veshtrime.blogspot.com
Post a Comment