Në shtyp po komentohet shumë marrëveshja Berisha - Rama ose PD - PS kundër partive të vogla, "të tretëve", që u vu në jetë kryesisht nëpërmjet dy ndryshimesh të rëndësishme në ligji. I pari është ligji zgjedhor i cili nga mazhoritar i përzjerë me proporcional kalon në proporcional rajonal. I dyti është ndryshimi i ligjit kushtetues që zgjedh presidentin i cili kalon nga zgjedhja me 3/5 në zgjedhjen me mazhoritar të thjeshtë.
Le të marim t'i analizojmë këto ndryshime se çfarë përfaqësojnë në raport me vështirësitë që kanë paraqitur ligjet paraardhëse, për të kuptuar më mirë se nga çfarë qëllimesh janë nisur ndryshuesit e tij dhe ku mund të na çojnë ndryshimet.
Normalsht një ndryshim ligji kryhet kur lehtëson apo zgjidh një vështirësi të krijuar nga ligji paraardhës që prek interesin e të gjithëve apo plotëson një mangësi. Çfarë problemi kemi pasur ne me ligjin për zgjedhjet? Problemi kryesor ka qenë se duke shfrytëzuar ligjin paraardhës forcat politike kanë shtrembëruar përfaqësueshmërinë e drejtë për shkak të fenomenit të Dushkut që ka nxjerrë në Parlament parti pa elektorat, që kanë marrë votat e partive të mëdha pastaj kanë tradhëtuar këto parti për interesa të liderve. Këtyre u duhet shtuar edhe fenomenin demokristian dmth. i deputetëve që pasi kanë marr vota nga elektorati i një partie të madhe shkëputen perj tyre e krijojnë parti parlamentare për të shantazhuar mazhorancën apo edhe opozitën. Gjithkush i ka konsideruar këto anomali që duhet të korrigjohen në emër të moralitetit të politikës dhe përfaqsueshmërisë së drejtë. Por a synon ky ndryshim zgjedhor këtë korrigjim? Së pari duhet thënë se më shumë sesa problem i ligjit ky fenomen ka qenë problem i moralitetit të politikanëve tanë dhe i mungesës së lidhjeve reale parti elektorat sepse me parti që nuk pranojnë ta përdorin elektoratit si turmë të telekomanduar votuesish dhe me elektorat që e ndëshkon partinë e vet kur kjo, pasi i merr votën majtas, shkon e futet në qeveri djathtas, ky fenomen nuk do të ndodhte edhe me ligjin paraardhës zgjedhor. Nëse ligji i ri do të synonte korrigjimin e problemit të përfaqsueshmërisë së drejtë, me synimin që çdo parti të merrte aq sa i takon, korrigjimi më i drejtë do të ishte proporcionali në nivel kombëtar duke vënë një prag le të themi prej 3-4 përqind. Kjo do të ishte e nevojëshme që shqiptarët edhe të mos paguanin parti kot, edhe të mund të shprehnin diversitetin e zgjedhjeve të tyre, por mbi të gjitha të kishin hapësira lirie zgjedhjeje përtej darës së krijuar nga dy partitë. Kurse proporcionali rajonal, kështu siç është bërë, përsëri e deformon përfaqsueshmërinë sepse ai e ngre pragun për partitë e vogla deri në 15% duke bërë që gjithë votat nën këto shifra të shkojnë për dy partitë e mëdha. Me këtë sistem kalojmë nga mundësia për dushk në një dush(k) të detyruar. A kishte vendi nevojë për këtë reduktim apo kishin më shumë këto dy parti? Sipas mendimi tim kjo është dukshëm në përfitim të dy partive dhe jo të vendit. Sepse vendi, megjithë shumësinë e partive, të fenomenti dushk e demokristian nuke ka vuajtur më shumë nga këto sesa nga diktati i mazhorancave që kanë ardhur duke qeverisur gjithnjë e më keq dhe, për të ndëshkuar ato, ka qenë e dobishme edhe ekzistenca e partive të tjera më të vogla që në momente të caktuara janë ndarë prej tyre. Ndërsa ky ligji e shton rrezikun e diktatit të mazhorancës dhe të pashkulshmërisë së tyre nga pushteti. Dhe, tek e fundit, nuk i pengon fenomenet e imoralitetit në politikë të tipit dushk apo demokristian sepse këto dy parti po tregojnë me këtë ndryshim të dhunshëm dhe të pamoralshëm ligji të njëjtin moral që ka bërë dushkun dhe fenomenin demokristian.
Së dyti kemi problemin e Presidentit. Le të nisemi edhe një herë nga problematika që ka pasur vendi lidhur me institucione si ai i Presidentit. Problematika kryesore që ka pasur vendi, sëbashku me diktatin e mazhorancës dhe kontrollin prej saj të institucioneve, ndër ta edhe të Presidentit, ka qenë mungesa e arbitrit midis dy forcave kryesore konfliktuese, mungesa e institucioneve të tilla që do të mund të zbusnin do të kundërballanconin pushtetin e dy partive të mëdha; që do të vendosnin për të drejtën në rastin e konflikteve midis tyre apo të akuzave që ato i bëjnë njëra tjetrës. Zgjedhja e presidenti ashtu siç ishte qe vërtet e vështirë, paraqiste rrezikun e destabilizimit të vendit nëpërmjet zgjedhjesh pa fund, por impononte zgjedhjen e një figure më të moderuar e të pranueshme nga palët. Dhe duke patur parasysh edhe faktin se nga ky president sot varen institucione të tjera shumë të rëndësishme për ekuilibrimin e pushteti të partive si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria, SHIK një president i zgjedhur me mazhorancë të thjeshtë e bën edhe më të vështirë ekzistencën e institucioneve të pavarura nga pushteti i partive aq të nevojshëm për vendin.
Është përsëri mëse e qartë se edhe kjo zgjedhje nuk bëhet duke patur parasysh problemet e vendit dhe interesat e tij, por interesat e pushteti të dy partive dhe liderve të tyre.
Për më tepër vendosja e këtyre dy ndryshimeve së bashku tregon edhe më qartë se, në thelbin e vet, këto dy ndryshime janë bërë me synim monoplozimin e pushtetit nga dy partitë e mëdha. Vendi me këtë zgjedhje rrezikon më shumë nga ç'ka rrezikuar deri më sot të vuajë diktatin e mazhorancës dhe, po ashtu, të mbesë viktimë e dy partive sepse këto dy parti, nëse nuk do të mbeten të vetme, do të bëhen kështu më të pakontrollueshme nga partitë e tjera më të vogla, nga mundësia e lindjes së forcave të reja politike dhe nga institucione të tjera garantuese të demokracisë. Mungesa e dukshme e hetimeve për Gërdecin dhe në përgjithësi mungesa e luftës kundër korrupsionit të penguar deri dje, sipas Berishës, për shkak të Sollakut, ndërkohë që tani po kemi një kryeprokuror që jep shenjat se nuk ndryshon asfare nga Sollaku përsa i përket nënshtrimit ndaj pushtetit të dy partive, janë shenjat më të dukshme se këtu kemi të bëjmë me një marrëveshje që ka në prapaskenë bashkëfajësinë dhe mbrojtjen e njëra tjetrës.
Por duke e parë këtë marrëveshje në një nivel pak më të thellë do të thoja se kjo është një marëveshje që ka ekzistuar prej kohësh. Është e kotë të fshihemi pas gishtit. Ka shumë vjet tashmë që këto parti nuk tregojnë ndonjë diferencë kulturore apo iedeologjike dhe as në moral. Ka shumë vjet që këto parti u drejtohen shqiptarëve vetëm me pretendimin se mund t'i përfaqësojnë më mirë interesat e tyre sesa kundërshtari. Ka kaq kohë që flasin vetëm për reforma standart, për mungesë të majte dhe të djathte. Nëse do të flasim për diferenca midis tyre këto kryesisht i përkasin historisë. PD lindi si një parti antikomuniste që denoncoi të kaluarën e PS dhe nxorri një kategori të re politikanësh që la pa punë shumë ish komunistë. Në fakt Berisha në vitet 1992 - 1997 nuk luftoi të mbrojoë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri. Ai tentoi praktikisht ta zhdukë opozitën. Kjo rezistoi sepse Berisha bëri shumë gabime më së pari, sepse kishin mbetur shumë ishkomunistë që nuk pranonin tu përbaltej Lufta Nac - Çl së dyti dhe sepse njerëzit e PD zaptuan thuajse tërë administratën duke lënë pa punë shumë njerëz të socialistëve.
Sot këto diferenca vijnë gjithnjë e më shumë duke u zbehur. Historia komuniste apo antikomuniste e dy partive nuk i intereson shumicës aq më tepër që të dyja palët e kanë pasur të rrejshme këtë retorikë. Mjafton të kesh parasysh faktin se partia antikomuniste ka ende në krye një ish komunist fanatik kurse ajo ish komuniste ka në krye një individ që e ka filluar aktivitetin e tij politik me parrullat e ekstremistit antikomunist. Përsa u përket gabimeve të dy palët janë zhytur tashmë në aq shumë mëkate sa që e bëjnë të pakthyeshme për mirë karrierën e liderve kryesorë që kanë prej kohësh një pabesueshmëri në rritje në popoull. E vetmja diferencë që mbetet është ajo e interesave të përkundërta të militantëve dhe të oligarkëve që mbështesin njërën parti apo tjetrën. Por edhe këto janë zbutur mjaft tashmë sepse gjatë këtyre vjetëve të fundit ato kanë ndarë pushtetet (lokal dhe qendror) sepse shumë oligarkë kanë bërë kujdes t'i sponsorizojnë të dyja palët dhe sepse politikanët kryesorë të të dy palëve kanë krijuar tashmë pasurinë e tyre dhe më shumë synojnë t'i sigurojnë e mbrojnë ato ngase shumica janë vënë me korrupsion. Dhe rreziku i vetëm që ua kërcënon është kundërshtari politik. Ja një arësye më shumë pse duhet marrëveshja. Ja dhe një arsye më shumë pse duhen hequr qafe ambiciet e partive të vogla apo duhet evituar ekzistenca e institucioneve të pakontrolluara nga pushteti i tyre. Kësisoj e ardhmja duket drejt një kapitalizmi autoritar të tipit Putin ku s'përjashtohet edhe mbetja nesër e një partie të vetme të madhe që siguron 70 - 80 përqind të votave. Realisht ne jemi në një gjendje të tillë përsa i përket përfaqsueshmërisë së partive politike. Është gjendja jone e pluralizmit partiak që nuk i përgjigjet këtij realiteti, i cili ende na ofron parti "të tepërta". Ndoshta edhe fakti se ndryshe nga në Rusi, ajo që mund ta hedhë shumë shpejt në erë këtë ëndërr të keqe të putinëve tanë është fakti se ekonomija e ngritur nga oligarkët tanë është shumë e brishtë, shumë aventureske dhe spekulative për të hedhur themele të qëndrueshme të një kapitalizmi autoritar. (Korrieri, 24 prill 2008)
Monday, April 28, 2008
Ku po na çon marrëveshja PD - PS
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Ajo që po ndodh në Shqipëri këto ditë i ka ndarë njerëzit në dy kampe të mëdha. Në njërin kamp bëjnë pjesë ata që mendojnë se kjo që po ndod...
1 comment:
Eshte si drita e diellit qarte se; Politika e te gjitha llojeve te vendit s'krijon elektorat politik, ato (partite) e kane gjetur ate te gatshem krijuar para viteve nentedhejete.
Pas viteve nentedhjet jane mbushur me hormone artificiale te gjitha perfaqesit e partive politike. Sasia ndryshon, krahasuar me para nentedhjeten, por jo substanca (per te gjitha partite).
Nuk ka zgjidhje te llojit te shpejt, n.q.s. shpresohet per ate cilesor. Arsyet jane te kushtezuara nga vet investimi baraktarllik i pushtetit qe krijon ligje, ligje qe justifikojne pushtetin e tyre si justifikohej pushteti i paranentedhjetes me ligjet e tij monstruoze.
Shpresa e vetme eshte dhe ka ngelur ne vetintegrimin ne ligje te nji politike me te perparuar te te gjitha partive ekzistuese apo te ardheshme, sigurisht te medhat parti, ne krye te pirgut me pleh.
N.q.s eshte investimi i ligjit ndryshe nga ai i para nentedhjetes, atehere ky eshte objektivi qe dikush i interesuar per ndryshim politik, duhet te vazhdoj te ndjek.
Partia komuniste u integrua ne parti te punes (popullit), dhe me vone ne socialiste-demokrate-socdemo-aleanc-republikane-etj-etj.
Perbindeshi politik 50-te vjecar asimilon cdo gje ndryshe ne fushen e betejes politike.
Zgjidhja e vetme do vij dhe vjene nga vete brenda ketyre partive. Reduktimi i partive te vogla brenda te medhave do te shtoj trustnin e llojeve brenda tyre. Pra do te behet lufte individesh ne nji front me te thjeshtuar politik, se sa anarshi e kaos qe mban figura te demoduara ne loje, vetem se veteasgjesohet qellimi kur cdo divergjenc brenda te njejtit lloj shpallet si parti me vete.
Po behet ajo qe mund te behet ne ate terren me imunitet per korrupsionin.
Aspirata per emancipim eshte me e larte se aspirata per pushtet. Ne jemi ne fazen e pushtetit si zhvillim politik, e cila do vazhdoj edhe disa vjet (edhe dhjet vjet, po them) pastaj do vij nje periudhe tjeter dhjete vjecare, me e mire ne lidhje me ligjin, por pa karakter te theksuar partiak, vazhduar me nje tjeter dhjetevjecar, ku partia do jete akoma me si zyre pune ku ligji zbatohet me shume se pasioni militant.
E vetmja thirrje qe mund te bej dikush sot dhe ne vazhdim eshte Liggi mbi c'do gje. Oligarkia e krijuar pas 90-es duhet sulmuar dhe privuar prej pushteti te trashiguar.
Post a Comment