Thursday, October 15, 2009

Nathalie Clayer: Në fillimet e nacionalizmit shqiptar

Më 21 tetor, ora 18, në Kafen „House of Arts“ Akademia e Arteve Tiranë, Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Aleanca Franceze e Tiranës kanë kënaqësine t’iu ftojnë në prezantimin e botimit në shqip të librit „Në fillimet e nacionalizmit shqiptar“ të Nathalie Clayer, Drejtuese Shkencore pranë EHESS, në prani të autores, botuesit dhe përkthyesit.


2 comments:

PILAFI said...

Cfare rastesie! Javen qe shkoi mbarova se lexuari kete liber. Ndodhesha ne nje darke me nje mikun tim italian qe shkroi tezen mbi kete liber.
Eshte shume interesant.
Do te thosha qe bibliografia qe permbledh Natalie me punimin e saj eshte e gjithanshme, qe nga autoret shqiptare, ne ata turq dhe sidomos ne ata te europes perendimore.

Tani qe lexoj qe ky lber paska terhequr vemendjen e disa rretheve edhe ne Shqiperi me behet qejfi. Historia Shqiptare permban shume interpretime jo gjithmone te sakta.
Ky liber jep nje kendveshtrim interesant mbi periudhen shek XIX - 1912.
Pershkrimi me nivele i shoqerise dhe sidomos analiza e feve dhe rrjedhojat socio-ekonomike te ndarjes fetare jane shume domethenese. Sherbejne per te kuptuar mire edhe disa fenomene te shoqerise se sotme shqiptare.

himara said...

Z. Lubonja , a mundet te me dergoni revisten tuaj "Perpjekja" kundrejt pageses?, Ne se po, si mund ta realizoj ate? Sic mund ta kuptoni edhe nga adresa e e-mail-it , ndodhem ne Greqi
Ju falemnderit paraprakisht
M. Gjoka