1. Në Kosovë ka nje polarizim te madh dhe janë ne pritje te nje vendimi te Gjykates Kushtetuese se kush ka te drejte te formoje Qeverine e re pas rrezimit te Qeverise se Albin Kurtit. Ndryshimi i pushtetit po duket se sjell traume te madhe, sidomos te shqiptaret, pasi parite s'po pajtohen lehte me verditktin e votuesve. Si e shihni ju nje zgjidhje qe do te ishte me e mira per qytetarin kosovar?
Kjo situate më evokon situata te ngjashme si ne Kosove dhe Shqiperi ku partite (pjeset sipas kuptimit te fjales) nuk dine te bashkjetojne as te dialogojne por kerkojne te eliminojne pjesen tjeter per tu bere e tera. Idealisht do te doja nje zgjidhje qe te hapte nje epoke te re ne boten shqiptare ku sejcila “pjese” të respektonte tjetrën ne interesin e se tërës dhe ku Gjykata Kushtetuese të luante rolin e arbitrit që qëndron mbi pjesët me busull.
Realisht e kam të vështirë ta formuloj një propozom konkret qe do ti afrohej këtij ideali por po hedh një ide. Gjykoj se minimalisht Gjykata Kushtetuese duhet t’i qëndrojë precendentit të vitit 2014 ku ka deklaruar se nuk mund të anashkalohet partia e parë nga formimi i qeverisë – çka pashë që e ka thënë së fundmi edhe ish kreu i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani - sepse përndryshe do të delegjitimonte veten dhe rendin kushtetues ekzistues. Mirëpo këtu ka një problem qeverisshmërie pasi mund të ndodhë rregullisht që një parti të dalë gjithmonë e para por të mos krijojë asnjëherë maxhorancë qeverisëse. E këtu vijmë tek vërejtja që i ka bërë Albin Kurti më 2014 këtij vendimi duke thënë se qeverinë duhet ta krijojë kush krijon maxhorancën.
Duke patur parasysh gjithë kontekstin politik se si u rrëzua kjo qeveri në kohë pandemie dhe konfliktualitetin që mund të sjellë në vazhdim ky veprim duke rënduar klimën politike të Kosovës, gjykoj se duhet një marrëveshje politike ku sejcila palë të sakrifikonte diçka. Kjo marrëveshje do të ishte pranimi nga të gjitha partitë i një ndryshimi Kushtetues që do ta riformulonte më qartë faktin se qeverinë e krijon maxhoranca dhe pastaj të shkohet në zgjedhje. Kështu do të mund të respektohej vullneti i të gjithë popullit të Kosovës dhe të gjitha palët do të merrnin atë që meritojnë.
2. Cili duhet te jete pozicioni i Kurtit si fitues i zgjedhjeve te fundit?
Kurti ka të drejtë të reagojë për mënyrën se si u rrëzua, por mendoj se, - duke patur parasysh edhe propozimin që bëra më sipër - ai duhet ta ndërtojë veprimin e tij politik duke patur më shumë parsysh parimin se politika është arti i të mundëshmes dhe se ndryshimi që ai premton të sjellë në Kosovë – çka më duket se ka një mbështetje të gjerë në popull - kërkon bashkëpunim me sa më shumë aktorë dhe se kërkon gjithashtu kohë e durim. Përndryshe vetëm ai dhe Vetvendosja zor se do të mund ta sillnin këtë ndryshim, përkundrazi, ngulmimi në një lloj radilalizmi përjashtues mund të bëjë që Kosova të dobësohet edhe më duke humbur energji në luftrat për pushtet midis partive.
3. Kemi edhe nje raport te acaruar ndermjet dy Qeverive, asaj te Kosoves dhe te Shqiperise, pas shembjes se teatrit ne Shqiperi. E shihni normale nje acarim te tille apo Qeverite s`ben te perzihen ne punet e shtetit tjeter?
Si pjestar aktiv në përpjekjen për mbrotjen e Teatrit e kam pritur një reagim nga Kosova dhe fakti që Kurti u deklarua sëbashku me shoqërinë civile kosovare e kam konsideruar si një mbështetje që do të doja të na kishte ardhur nga e gjithë Kosova pasi nuk shoh arsye që partitë në Kosovë të rreshtohen si pro Edi Rama dhe kundër tij në këtë çështje. Ky ishte një akt i qartë banditesk, i paligjshëm, një akt grabitjeje i pronës publike, i shkatërrimit të një monumenti historik nga të paktët që i kanë mbetur tashmë kryeqytetit dhe nëse në Kosovë ka njerëz që e kanë besuar apo edhe dashur sinqerisht Edi Ramën sipas meje do do të duhet të kishin qenë ata të parët që do të duhej të reagonin. (Express, 24 maj 2020)
No comments:
Post a Comment