I dashur Artan Lame,
Lexova letrën publike që më drejtoje dhe e pata të vështirë të kuptoj se çfarë të kishte shtyrë ta shkruaje, ose më saktë se cila ishte “thë point” e asaj letre publike. Kjo sepse gjeta në të shumë konfuzion dhe shumë gjëra që kundërshtonin njëra tjetrën. Por pastaj mendova se pikërisht ky konfuzion ishte thelbi i asaj letre dhe se, prandaj, meritonte një përgjigje.
Po ta them, pra, që në fillim shkakun që më shtyn të të shkruaj publikisht: është konfuzioni moral i asaj letre që sikur më ndriçoi më mirë një kategori të rëndësishme njerëzish në shoqërinë shqiptare që përbëjnë një fenomen nga ata pa të cilët nuk mund të kuptohet se pse jemi në atë gjendjen që ti e pikturon jo keq kur thua se jetojmë në një shoqëri ”…ku djali vjedh të atin; ku kushëriri vret kushëririn; […] ku malësori që na nguliti në shekuj fjalën "besë" vret sot murgesha; ku të gjithë kërkojnë që ministri të jetë i ndershëm, por edhe varrmihësi shet varre nën dorë; ku myslymanët vënë emra kaurrë, e kaurrët bëhen grekë; ku studentët blejnë provimet, e profesorët shesin tezat” (Mund të kishe thënë edhe ku kryeministri bashkë me një ministër shkelin me makinë një njeri në rrugë, e hedhin në kanal dhe ikin tutje si kriminelë ordinerë.)
Çfarë më tërhoqi vëmendjen posaçërisht tek letra jote për ta trajtuar atë si fenomen është fakti se ti, ndonëse ke qenë njeri me përgjegjësi - po të kemi parasysh se ke qenë zv/kryebashkiak i Tiranës dhe pastaj zv/ministër e kandidat për deputet i PS, - në tërë atë letër të gjatë nuk shfaq as hijen e përgjegjësisë vetiake për gjendjen e mjeruar që përshkruan, përkundrazi shpreh vetëm krenarinë për punët e mira që paske bërë, zotësinë që ndonëse të ka ardhur të japësh dorëheqjen je përmbajtur dhe dëshpërimin e thellë se tani në krye të vendit paskan ardhur ca barbarë që po shkatërrojnë tërë ato të mira që na keni lënë trashëgim. (Mos ndoshta kjo ishte “the point” e letrës tënde?)
Kjo puna e projektimit të së keqes gjithnjë jashtë vetes veç tjerash nuk është as inteligjente, i dashur Artan, sepse, po qe se ju, që u kishim në krye të vendit gjatë 8 prej këtyre 14 vjetëve tranzicion, do të na kishit dhënë me punën tuaj shembullin se udhëhiqeni nga të tjera vlera nga ato të kriminelëve, bukëshkalëve dhe besëbjerrurve që përshkruan, ne nuk do të ishim assesi në këtë gjendje që të zgjidhnim më mirë “barbarët” sesa ju. Diçka ka këtu që nuk shkon, apo jo?
Jam i sigurt që në këtë moment të letrës do të nënqeshësh e do të thuash: po ky pse më ngatërron mua me liderët? unë nuk jam as antar i PS. Sikurse të thashë nuk do të kisha marrë mundimin të të shkruaja sikur mos të të shihja si fenomen, si antropologji e një kategorie shumë të përhapur që e gjej, ndryshe nga ç’mendon ti, shumë përgjegjëse për gjendjen e vendit ndonëse jo në rolin dhe përgjegjësinë e liderve. E kam fjalën për kategorinë e atyre të rinjve teknicienë si ti, që u rekrutuan në administratën socialiste gjatë këtyre tetë vjetëve, që nuk arritën të dalin kurrë në rradhët e para të betejave politike, por që kanë qëndruar në prapavijë në sajë të disa atësive teknike apo thuaj po deshe intelektuale. Ajo që më ka bërë përshtypje, i dashur Artan, është gjakftohtësia kriminale me të cilën këta të rinj u janë nënshtruar dhe u kanë shërbyer epsheve dhe mbrapshtirave të shefavce të tyre politikë, mungesa e çdo personaliteti dhe e çdo kurajoje për tu thënë një herë të vetme “jo”, pale pastaj për të dhënë dorëheqjen e për t’i denoncuar publikisht. Aq sa gjithherë më janë dukur si njerëz që në vend të zemrës kanë një kuletë dhe në vend të mendjes një manjetofon ku regjistrojnë fjalët dhe batutat e shefave. Indirekt e përshkruan edhe ti vetë këtë kategori kur më thua se dikur paske dashur të japësh dorëheqjen “për çështje parimi”, por një mik ta paska prishur mendjen duke të thënë se “në Shqipërinë e sotme, dorëheqja ka vetëm një efekt, i bën të tjerët të thonë: U lirua një vend, o burra kush ta kapë". Dhe e keqja është se ti as nuk e kupton se sa e rëndë është kjo që thua. Vazhdon të mbetesh konfuz, kërkon një alibi për nënshtrimin, mungesën e personalitetit, kurajos (kuptohet, edhe për përfitimet që ke nxjerrë prej këtyre dobësive), dhe thua me një gjuhë që jo rastësisht të kujton kohën kur klasa punëtore konsiderohej si superiore ndaj intelektualëve: “Asnjë makinë nuk riparohet duke debatuar për të nga lulishtja përballë. Jo, është e domosdoshme që mëngëpërveshur t'i hapësh motorrin, të llangosesh me vaj e naftë, të bësh edhe gabime, paçka se nga lulishtja përballë do të të akuzojnë edhe se e prishe makinën.” Dhe shton se tërë ato punë të mira që na qënkan bërë janë bërë pse njerëz si ti paskan qëndruar brenda sistemit, paçka se u kanë bërë naftën parimeve. Të them të drejtën kur arrita në këtë pikë të letrës mu duk se e kapa “the point” pse e ke bërë letrën publike: të miklosh kryetarin e ri të PSsë, sepse këto janë pikërisht idetë e tija të stërpërsëritura. Mirëpo, sipas meje, ky është shkaku pse jemi katandisur në këtë gjendje i dashur Artan. Fakti se njerëz si ti nuk arrijnë të kuptojnë se në fakt ne jemi të tërë brenda një sistemi të madh që quhet demokraci dhe brenda këtij sistemi, quaje po deshe makinë, ka shumë pjesë e shumë lloj specialistësh. Kurse sipas asaj që ke ti parasysh me “sistem” ne, që bëjmë kritikën se si po rregullohet makina, nuk kemi asnjë vlerë pasi qënkemi jashtë sistemit, në lulishte apo në kafene. Po a nuk e kupton kaq gjë, i dashur Artan, se të tjerët nuk kanë vlerë për ata që janë duke riparuar makinën ose pse këta nuk kanë veshë për të dëgjuar ose pse nuk kanë hallin të rregullojnë makinën, por të fusin në xhepat e veta paratë që u janë dhënë për të regulluar makinën. E në këtë rastin e dytë, pjesët e tjera të makinës së sistemit (të demokracisë) si psh. gazetarët kanë për detyrë t’i investigojnë e denoncojnë kurse pjesë të tjera, prokurorët apo gjykatat, duhet t’i dënojnë e tu heqin të drejtën e punës së mëtejshme në makinë.
To do të më thuash se kur fole për qëndrim brenda sistemit e kishe fjalën për kompromisin e detyruar me të keqen për të çuar të mirën përpara. Por sipas meje ky nuk është kompromis, sepse kompromisi nënkupton dy palë, dy zëra që dëgjohen respektivisht, kurse në rastin e sistemit ku u fute ti bëhet fjalë për nënshtrim që degradon në shkrirje të gjithshkaje në një palë, atë të së keqes. Sepse unë nuk të kam dëgjuar asnjëherë ty dhe sivëllezërit e tu, o Artan, të thoni qoftë edhe një herë të vetme diçka që e mendoni ndryshe nga shefi i rradhës të së keqes – derisa ju kanë flakur jashtë zyrës.
I dashur Artan,
Ti shkruan në letër goxha fjalë të mira për punën time si gazetar, por çuditem se si paske harruar se jo më larg se disa vjet më parë, kur ishe pjesë e “sistemit”, nënkryetar Bashkie, iu përgjigje një kritikës sime (nga lulishtja) duke e quajtur punën time si ajo e atij që “ka marrë çiften dhe ka dalë për gjah” madje kërkoje gjeneralin e ushtar Lubonjës që t’i jepte këtij urdhërin “qetësohu!”. (Mos ki merak se ka edhe më keq se ti. Ka nga ata në ato zyra që edhe më kanë kërcënuar duke më thënë se siguresa e çiftes më ka mbaruar dhe kështu ajo do të më plasë në dorë.)
Çfarë të besoj se janë vlerësimet e tua për mua, i dashur Artan, ato që thua tani apo ato që thoje kur ishe në “sistem”? Nuk se s’i besoj ato që thua tani, edhe pasi, kur ike nga Bashkia, erdhe më dhe të drejtë në kritikat e mija madje më paralajmërove se Tiranës po i përgatitej një masakër urbane edhe më e madhe nga ajo që përfytyroja unë. Madje, besoj, siç të kam shkruar edhe atëhere, se nuk ishte pene jote, por ajo e kryetarit tënd që i kishte shkruar ato rradhë e i kishte sajuar ato figurat me çifte. Por, për fat të keq, i besoj po njëlloj edhe ato që thoje atëhere, sepse, kjo është çështja: ne jemi ajo çka bëjmë në kontekste të caktuar dhe jo ajo çka duam të bëjmë, por nuk kemi fuqi ta bëjmë apo mendojmë se do ta bëjmë kur të kemi më shumë mundësi e fuqi. Ti, që sot në papunësi më quan mua shembull që duhet të frymëzojë të tjerët dhe që dje në pushtet më ke quajtur njeri që i duhet mbyllur goja flet nga dy kontekste të ndryshme duke mos qenë, për fat të keq, i besueshëm në asnjërin. Unë do t’i kisha respektuar fjalët që thua sot në papunësi sikur dje në pushtet të kishe treguar se je i aftë të kesh e mbrosh mendimet e tua të ndryshme nga shefat. Kurse ti ke treguar se je në gjendje vetëm t’i nështrohesh e shërbesh shefit. Dhe kur them “ti” kam parasysh një kategori pafundësisht të gjerë që japin shembullin e keq kësaj shoqërie dhe që kanë përgjegjësi të madhe për katandisjen e saj në katastrofën morale që përshkruan edhe ti. Ja pse nuk më vjen të të falenderoj për fjalët e mira që më thua me rastin e marrjes së çmimit për integritet. Do t’i kisha vlerësuar shumë sikur të vinin nga një njeri që kur ishte në pushtet, në vend se të rreshtohej, kundër bindjeve të tija, me ata që kërkonin të ma mbyllnin gojën, të kishte mbrojtur publikisht ato mendime që i ndante me mua.
Një burrë i mënçur, i dashur Artan, ka thënë se nuk duhet të themi “Poshtë tiranët!” por “Poshtë skllevërit!” Po të thellohesh do të vesh re se ka ka pasur dy herë të drejtë pasi tirani dhe skllavi nuk janë tjetër veçse dy anë të së njëjtës medalje.
Duke të uruar më shumë mosbindje
Fatos Lubonja
(Korrieri, 18 dhjetor 2005)

No comments:
Post a Comment