Vdekja e Rugovës ka pushtuar vemendjen e botës shqiptare, diplomacise ndërkombëtatare dhe medias shqiptare. Nje aspekt pak i rrahur rreth Rugovës, edhe pse i prekur si episod, eshte "konvertimi i tij ne katolik", ndonse nje akt jo zyrtar. Disa kohe me pare ai vendosi gurin e parë të një katedraleje katolike në Prishtine, edhe pse në Prishtine ka një prani simbolike katolike, dhe ka patur kishë katolike. Po t’i shtojmë këtyre edhe ligjerimin e tij pro – oksidental çfarë mund të themi nen kete drite: se kemi nje Rugove "viktime te orientalizmit" apo me shume një politikan që thjesht punon me Perëndimin dhe për hir të kësaj ai përdor shenja dhe simbole që i pëlqejne atij?
Të dy variantet që parashtroni ju nuk e përjashtojnë njëri tjetrin, përkundrazi mund ta shpjegojnë njëri tjetrin. Psikanaliza trajton një fenomen që e quan “uni tjetër”. Eshtë fjala për ato raste kur një individ merr në mënyrë të pavetëdijshme tiparet e një superiori të vet që mund të jetë një udhëheqës apo edhe një frymë mbizotëruese dhe fillon e flet, e mendon dhe krijon në mënyrë që t’i pëlqejë atij duke ndrydhur unin e tij të vërtetë. Përmendet psh. rasti i arkitektit të Reich-ut të III, i cili nga një arkitekt me një stil të përkorë dhe elegant filloi të projektojë një arkitekturë që rrezatonte madhështi dhe pushtet në mënyrë që t’i pëlqente asaj që mendonte e kërkonte Hitleri të ndërtohej. Përgjithësisht kjo ndodh në njerëz me individualitet dhe personalitet të dobët, por edhe kur presioni i të fortit është i madh apo shumë jetik për mbijetesën, le pastaj në shoqëritë me struktura patriarkale ku individualiteti i personit është në shpërbim të identitetit të klanit.
Ne shqiptarët e kemi përjetuar këtë fenomen në mënyrën më tragjike në kohën e komunizmit, Vetëm ky fenomen mund të shpjegojë psh. atë frymëzim, që na tingëllon i sinqertë, të shumë poetëve që i këndonin partisë dhe socializmit me figura emocionante. Dhe them se po e përjetojmë ende, si vazhdimësi kulturore e psikologjie. Ajo që ndryshon janë udhëheqësit e rinj. Nuk mund të them me bindje se ky është edhe rasti i Rugovës, pa harruar se edhe ai ka jetuar në një regjim të ngjashëm, sepse nuk kam pasur rastin as ta njoh nga afër dhe as të bisedoj për këtë me intelektualë kosovarë që e njohin. Por, përsa i përket qëndrimeve të inteligjencës shqiptare të adoptimit të qëndrimeve orientaliste ndaj Lindjes, duke qenë vetë me origjinë dhe identiet lindor, mund të them se sigurisht kemi të bëjmë me fenomenin e krijimit të “unit tjetër”. Dhe nëse në kohën e rilindasve kjo ishte më e kuptueshme sepse bëhej fjalë për krijimin e një identiteti të ri në kohën tonë nuk është një punë intelektuale. Aq më pak intelektuale bëhet tek ata që Perëndimin e identifikojnë me fenë e krishterë dhe edhe më pak kur ai reduktohet në fenë katolike duke patur parasysh edhe rolin e protestantizmit në prurjen e kohëve moderne. Orientalizmi në fakt është një mënyrë e të parit të Lindjes nga perëndimorë që venë në dukje epërsinë e tyre ndaj lindorëve. Por në epërsinë e pretenduar theksi nuk vihet tek epërsia e fesë, por në zhvillimin e qytetërimit perëndimor të bazuar në arsye, shkencë, teknologji, tolerancë, laicizëm, demokraci, të drejtat e njeriut, etj. te cilat shihen si rezultat i aftësisë së Perëndimit për të përparauar (kjo edhe si atribut i një vështrimi teleologjik të historisë që ka rrënjë fetare, por mbi të gjitha në sajë të Iluminizmit) ndërkohë që Lindja shihet si e palëvizshme dhe nën injorancë e despotizëm, pasi e bazuar në fanatizëm fetar, bestytni, misticizëm,.
Krijimi i “unin tjetër” duke inhibuar/ndrydhur unin e vërtetë është problematik sepse, po të flas me terma psikanalize, pikërisht se është i inhibuar uni i vërtetë “hedh shkelma” dhe e demaskon unin tjetër si artificial. Emancipimi i vërtetë nuk bëhet duke inhibuar të kaluarën tënde, duke e ndryshuar apo “harruar”, por duke e integruar atë në vetëdije si pjesë e historisë tënde. Kjo vlen si për individët edhe për një shoqëri.
Në Itali përgatiten zgjedhjet e reja këtë pranverë. Zgjedhjet në Itali janë një temë shumë e gjerë, por, përmes krahasimit, ato na kujtojnë edhe një debat politik në Shqipëri. A ju ben përshtypje se të paktën në tre palë zgjedhje në Itali, të paktën që nga 1994- 1995 kemi të njejtat figura që dominojnë jetën politike Berluskoni, Prodi apo në një plan të dytë Fini, Kazini, D'Alema, Fasino apo Rutelli? Ndoshta nuk është kaq e pazakonte as në Perëndim "Nano- Berishizmi" nëse me këtë term do të quajme domiminin e jetës politike prej të njejtave figura.
Jo më larg se dy ditë më parë duke folur me një intelektual italian lidhur me këtë fenomen ai u ankua se klasa politike italiane ka ngritur një mur ndaj “prurjeve” të reja në politikë jo vetëm në kuptimin e njerëzve të rinj, por edhe në kuptimin e formave të reja të të bërit politikë, veçanërisht të integrimit psh. të lëvizjeve të ndryshme. Italia është një vend ku mbizotëron partitokracia me prirje për krijim oligarkish çka shoqërohet me humbjen e rrënjëve që duhet të lidhin një parti me terrenin. Po ashtu identitetet e partive më shumë sesa mbi programe dhe ide ndërtohen mbi personalitetete dhe karizma individësh të cilët kuptohet se nuk para i kanë qejf ata që i venë në diskutim. Edhe e majta që historikisht konsiderohet me rrënjë të forta në terren akuzohet se po i humbet këto kurse e djathta, veçanërisht partia më e madhe Forca Italia, ka rrënjë shumë më të dobëta dhe është e mbështetur kryesish në figurën paratë dhe mediat e Berluskonit. Eshtë një vend që pikërisht për këtë krijimtari jo fort të spikatur në politikë të kombinuar me faktin se Berluskoni ka hyrë në politikë për të shpëtuar bizneset e tij dhe jo për të shërbyer, duke hartuar deri ligje ad personam, po përjeton edhe një krizë jo të lehtë ekonomike gjithashtu. Prandaj them se nuk është për tu marrë për shembull sikurse bëjmë ne shpesh duke justifikuar të metat tona duke iu referuar asaj se “këto ndodhin edhe në Perëndim”, përkundrazi ajo çka duhet të marrim si shembull është reagimi shumë më i fortë i shoqërisë italiane dhe format e këtij reagimi ndaj të këqijave që i përmenda e të tjera, siç është psh. lidhja e politikës me mafjen në Jug – që ne i kemi të ngjashme, por shumë shumë herë më të mëdha.
Në këtë kontekst, lidhur me pyetjen për kohëzgjatjen e qëndrimit në politikë të liderve do të thoja se përgjithësish shoqëritë ku politikanët qëndrojnë gjatë në skenën politike janë shoqëri që ecin më ngadalë drejt demokracisë dhe lirisë sesa shoqëritë ku këta ndrrohen më shpejt. Pa harruar se nuk është e lehtë të nxjerrësh figura, them se më e rëndësishme se kjo është të kesh institucione, pjesëmarrje aktive të shoqërisë në politikë çka rrit, tek e fundit, edhe aftësinë për të nxjerrë figura.
Akademia e Shkencave eshte duke i rezistuar nje projekti qe ka qeveria per ta shndërruar këtë akademi ne nje akademi honorifike kurse institutet për t'i dërguar në universitete. Nga njera ana kemi nje prirje për të kërkuar më shumë investim të shtetit ne shkence, sic pretendojnë akademiket, nga ana tjeter kemi një përpjekje për ta "efikasizuar kërkimin shkencor", gjë që është qëllimi i shpallur i qeverisë në këtë reformë? Shihni një objekt konflikti në këtë mes Lubonja?
Sipas meje Akademija e Shkencave ka kohë që funksionon si një akademi honorifike pa shumë honor do të thoja sepse shumica e figurave që qëndrojnë aty i kanë nderet për shkak të aktivitetit të tyre në kohën e regjimit komunist kur kjo akademi u konceptua dhe funksionoi si instrument që duhet t’i shërbente dhe i shërbeu ideologjisë së pushtetit. Kam parasysh mbi të gjitha punët në lëmin e historisë dhe të gjuhësisë apo të ekonomisë e legjislacionit ku dhe kontributi ka qenë më i madh dhe më i lidhur me ideologjinë e pushtetit. Në tetevjeçarin postkomunist të socialistëve Akademija ka shërbyer, sipas meje, më shumë se gjithshka për të ruajtur mitin e kulturës dhe figurave të krijuara në kohën e komunizmit, si mite në shërbim të vazhdimësisë së pushtetit, kombinuar kjo me politika klienteliste dhe korruptimi të intelektualëve. Për këtë ndikoi shumë, do të thoja, edhe fakti se një pjesë “akademikësh” që tentoi të promovojë Berisha në periudhën e pushtetit të tij të viteve 92 - 97 u shfaqën me të njëjtën frymë, por të një niveli edhe më të dobët shkencor sesa akademikët e komunizmit dhe po ashtu me një prirje të fortë për t’i shërbyer politikës dhe jo shkencës. Ikja e truve gjithashtu e ka bërë edhe më të pafuqishme punën shkencore në Shqipëri. Tani do të thoja se ka ardhur vërtet koha për ndryshim jo thjeshtë në kuptimin e ndryshimit të formës së organizmit të punës shkencore në vend, - e në këtë kontekst më duket pozitive ideja e transferimit të instituteve pranë universiteteve përkatese sepse kjo mund t’i rivitalizonte ato e njëherësh do të çonte pak më shumë stimul në universitetet që janë në gjendje të mjerë - por mbi të gjitha në ndryshimin e frymës dhe metodave të punës shkencore, çka kërkon edhe njerëz të rinj që vijnë nga shkolla të reja. Kjo nënkupton edhe çlirimin nga megallomania e kohës kur u krijua Akademia, apo nga veshja e saj me atribute projektuesish të politikave zyrtare të së ardhmes së kombit. Do të ishte mirë që inisiativa të tilla të lindnin nga rrethet shkencore të vendit, nën presionin e kërkuesve të rinj. Por edhe vetë fakti që ato nuk lindin kështu tregon për sterilitetin e institucioneve ekzistuese, duke bërë që reforma kështu të bartë rrezikun që në vend të rritjes së efikasitetit të punës shkencore të përfundojë thjesht në pastrimin e një foleje të rehatëshme e të sklerotizuar mbështetësisht të PS për të ndërtuar fole të rehatëshme e të sklerotizuar mbështetësish të PD-së. (Standart 28 janar 2006)

No comments:
Post a Comment