Më datë 15 në gazetën Tema kishte dy shkrime kryesore editoriale të Blendi Fevziut dhe të Andi Bushatit që i dedikoheshin një nga çështjeve më të nxehta të lufës politike të ditës në vend: debatit mbi një projektligj të qeverisë që synon ndryshimin e bordit të RTVSH dhe të KKRT.
Fevziu shprehte idenë se ky është një debat i kotë sepse bordet as nuk kanë qenë ndonjëherë të rëndësishëm as kanë për të qenë dhe se liria e mediave nuk mund të konsiderohet e kërcënuar nga ky projekt, mjafton të kesh parasysh numrin e tyre të madh.
Kurse Bushati hidhte dyshim mbi shpjegimet që ka dhënë Berisha mbi arsyet e këtyre ndryshimeve që atij nuk i duken bindëse sepse, kështu siç është bërë projektligji, i le mundësi mazhorancës të kontrollojë këto institucione dhe prandaj kërkonte që ai të tërhiqet për tu rishikuar.
Që të dy, pra, e përqëndronin debatin atje ku e ka përqendruar edhe opozita në shqetësimin për lirinë e mediave shqiptare, ku i pari thotë se kjo është një arritje që nuk mund të kthehet pas kurse i dyti sheh se ajo mund të rrezikohet e të bijem në kthimin të mediave në kohën e parë të Berishës.
Edhe pse shoh disa të vërteta në shkrimet e të dy analistëve: atë të kotësisë së bordeve të Fevziut, por edhe të rrezikut për të cilin flet Bushati, interpretimi i tyre më çon në konkluzione të tjera që nisen nga vlerësimi se nuk e konsideroj arritje dhe liri atë gjendje që kem sot në mediat dhe se, po ashtu, problemin kryesor që kërkon refromë nuk e shoh të lidhur me ndryshinin e numrit të përfaqësuesve në borde, as në atë se qeveria mund të kontrollojë mediat me metodat e vjetra autoritare, siç shprehet opozita. Problemi kryesor që ka media jonë është nevoja e ndryshimit të atij që Umberto Eco, duke iu referuar përvojës Berluskoni në Itali, e ka quajtur “regjimi mediatik”. Thelbi i këtij regjimi është ky: klasa apo shtresa që ka pushtetin duke pasur në dorë mediat mbron pushtetin e saj pa qenë nevoja të vendosë një “regjim ushtarak” sepse, nëpërmjet mediave, ajo jo vetëm manipulon, por edhe mbrohet edhe i bën shantazh politikës edhe futet e promovohet në politikë. Të diskriminuarit apo të shtypurit e këtij regjimi janë ata që nuk kanë zë në këto media apo nuk gjejnë në to ato informacine që duhet t’i kenë për mbrojtjen e interesave të tyre nga interesat e shtresës që mbron regjimi mediatik. Gazetarët shqiptarë e dinë më mirë se kushdo se janë të pafund lajmet që filtrohen, cenzurohen, interpretohen manipulohen në mënyrë të atillë që tu shërbejnë këtyre interesave. Prandaj kush flet sot për media të lirë ose është pjesë e regjimit mediatik, ose është nën presionin e këtij regjimi ose ka një koncept jo të qartë për lirinë. Rasti më flagrant, që flet për instalimin e këtij regjimi dhe dëmin e tij është bumi i një industrie si ajo e ndërtimit që ka sjellë pasoja të papara katastrofike në vend, por që shumë pak ka gjetur trajtim në media sepse ndërtuesit janë edhe pronarë mediash. Por ky nuk është rasti i vetëm. Ka shumë e shumë përfitime të tjera që dëmtojnë shumicën që mbrohen nga regjimi mediatik. Është e vërtetë se shpesh herë konkurrenca brenda kësaj shtrese ka krijuar, le të themi, një lloj lirie, por shpesh kjo liri është vetëm e kësaj shtrese, nuk është e kontrolluar nga ligji dhe nuk mbaron atje ku fillon liria e atyre që kanë të drejtë të informohen për interesat dhe bëmat e kësaj shtrese. Kjo ka bërë që mediat tona të kenë thjeshtë fytyrën e interesave të pronarit, dhe jo një identiet dhe koherencë që buron nga bindjet që ndajnë së bashku një grup i caktuar gazetarësh të cilët duan të përfaqësojnë edhe interesa të tjera nga ato të pronarëve dhe në përgjithësi që demokracia jonë të jetë reduktuar thjeshtë në lojën e interesave të kësaj shtrese.
Duke folur me një administrator gazete këto ditë i shtrova atij pyetjen: Nëse jemi dy vetë që duam të hapim një gazetë pak a shumë si gazeta që administron ti, me rrogat që paguan ti për gazetarët dhe me aq faqe sa ç’është gazeta jote dhe që të na sjellë një fitim midis 500 mijë dhe 1 milion lekëve (të reja) në muaj, - por fitim nga tregu jo nga trafiqet e influencave e më the të thashë, - si duhet të jetë kjo gazetë? Sipas tij duhet të shitej 50 lekët të reja, të kishte një numër shitjesh që i kalon 20 mijë kopjet, si dhe të siguronte 13-15 mijë euro në muaj reklama.
Kurse në vendin tonë ka afro 30 gazeta të përditëshme me një shitje midis 50 dhe 100 mijë kopje gjithsej me çmime që shumica i kanë 20-30 lekë.
Pra, duke patur parasysh këtë numër blerësish, po t’i referohesh shifrave që më dha administratori ne duhet të kishim rreth 4-5 gazeta të përditëshme që duhet të shiteshin 50 lekë. Pyetja që shtrohet është: pse kemi 30 që shiten nën kosto? Nuk do mend se ato janë një anomali sepse janë “ushtare” të “regjimit mediatik”. Dhe nuk do mend se ky regjim nuk siguron dot një shtyp të lirë, por shpesh bëhet shtypës i lirisë. E njëta gjë mund të huhet edhe për televizonet ku numri i tyre sot është afro 80.
Pra, nëse do të duhej të kishte një projekt reforme ky duhet të ishte një projekt se si të çlirojmë demokracinë dhe lirinë të kapur nga “regjimi mediatik”, çka, në thelbin e vet, do të thotë hartimi i një projekti që do të synonte ndarjen e pushtetit politik nga pushteti mediatik dhe ndarjen e parasë së fituar në mënyrë të paligjshme nga paraja e investuar pastër në media. Sipas mendimit tim, të shprehur edhe herë të tjera, ky projekt duhet të mbështetej mbi tre shtylla kryesore: mbi forcimin e televizonit publik, mbi futjen në ligjësinë e tregut të medias private dhe krijimin e gazetave me identiet, që i kanë, pra, të identifikueshme interesat e cilës shtresë shoqërore përfaqësojnë.
Ndërkaq, ajo që vihet re sot pas disa muajsh qeverisje të Berishës, është shtimi i numrit të gazetave të reja që po dalin me të njëjtën logjikë, atë të regjimit mediatik. Ajo që vihet re sot është se opozita, që e ka krijuar këtë regjim, flet për kërcënim të arritjes së saj. Nuk mohoet se Berisha e ka ngritur zërin, edhe së fundi, për transparencën e parasë së investuar në media, por ajo çka po ndodh tregon se Berisha ose është i pafuqishëm ndaj regjimit mediatik ose bën demagogji. (Korrieri, 17 shkurt 2006)

No comments:
Post a Comment