"Eshtë e vërtetë se Shqipëria është një vend me shumicë popullsie myslimane, dhe gjate bisedimeve kemi trajtuar edhe këtë problematikë të ekseseve që po ndodhin në Botën Arabe ndaj këtyre botimeve (të profetit Muhamed)", tha shefi i diplomacise së Madridit kryediplomati spanjoll Miguel Angel Moratinos, i cili i ka kërkuar Shqipërisë që, si anëtare e Konferencës Islamike, të luajë një rol moderator në krizën e shkaktuar së fundmi me rastin e botimit të karikaturave të Muhametit nga një gazetë daneze.
Një deklarate të tillë dhe sugjerimi se Shqipëria mund të luante një rol moderator u kundërshtua menjëherë nga dy ish ministra të jashtëm socialistë, Meta dhe Milo, njëherësh edhe shefa të dy partive të majta, me pretekstin se Shqipëria nuk ka fuqi diplomatike për të ndërhyrë. Madje, sipas shtypit, ata veshën me përgjegjësi edhe ministrin aktual të jashtëm Mustafaj, që nuk ka sqaruar pozicionin e Shqipërisë në Konferencën Islamike. Jo vetëm, por në shtypin tonë nuk munguan edhe dyshime për qëllimet e mira të ministrit spanjoll. E me kaq propozimi i tij u hodh në pusin tonë të madh të heshtjes.
Me siguri spanjolli është çuditur nëse ka mësuar reagimet shqiptare – sepse për një vend një rol i tillë do të ishte rritje e prestigjit ndërkombëtar. Do të jetë çuditur edhe më shumë kur ka parë se janë ish ministra të majtë ata që e kanë kundërshtuar kërkesën e tij - duke patur parasysh se e majta evropiane ka qenë më shumë për dialogun dhe më pak për përdorimin e forcës në konfliktin me botën arabe sesa e djathta dhe, në përgjithësi, ka kundërshtuar shumë më me forcë politikat e ndeshjes së qytetërimeve.
Le të përpiqemi t’ia shpjegojmë këtë reagim atëhere spanjollit.
Në fakt ajo që meriton t’i shpjegohet atij dhe nëpërmjet atij edhe vetes sonë është pse ne nuk e pranuam propozimin e tij përtej argumenteve që dhanë dy ish ministrat.
Ky mosporanim nuk mund të mos na çojë edhe një herë prapa në kohën e qeverisjes së parë të Berishës kur Shqipëria u bë antare e Konferencës Islamike. Asohere brenda vendit pati reagime të forta për këtë pjesëmarrje, veçanërisht nga elita. U trajtua si një hap i gabuar sepse sikur binte ndesh me ëndrrën tonë evropiane drejt së cilës elita jonë kishte marrë rolin të na udhëhiqte. Ç’punë kishim ne me botën muslimane nga e cila ishim ndarë me kohë dhe në të cilën në fakt nuk kishim bërë pjesë asnjëherë seriozisht pavarësisht se jo pak, por 500 vjet?
Pjesëmarrja u trajtua si hap i gabuar edhe me idenë se mund ta përdornin armiqtë tanë serbët dhe grekët të cilët, duke qenë të krishterë, kështu mund të kishin një gur më shumë në favor të tyre për çështjen e Kosovës. Dhe në këtë kontekst u pa me shqetësim edhe një mbjellje artificaile me xhamija e vendit në ato vite.
Kurse mbështetësit e Berishës, të ndodhur nën këtë presion, e argumentuan pjesëmarrjen duke thënë (kuptohet jo zyrtarisht) se kështu do t’i bënim xhelozë të dy palët dhe do të thithnim qumështin e dy nënave.
I takon Berishës të shpjegohet se çfarë e shtyu ta bëjë Shqipërinë antare të Konferencës Islamike, por, sipas meje, gjatë këtyre dhjetë vjetëve kanë rrjedhur shumë ujra dhe kanë ndodhur shumë ngjarje që duhet të na bëjnë ta rivlerësojmë atë pjesëmarrje duke rivlerësuar edhe bojkotin që i kemi bërë për tetë vjet Konferencës Islamike. Dhe rastin na e dha ministri spanjoll, por ne as nuk e kuptuam dot si të tillë.
Kuptohet se, pavarësisht nga argumentet që paraqitëm, ne nuk e pranuam kërkesën e spanjollit nga frika se po të marrim përsipër atë rol do të thotë të pranojmë se jemi një vend me shumicë muslimane, siç pranoi “gabimisht” Berisha kur e antarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike, dhe, po pranuam këtë, kemi frikë se bota ne sheh me sy të keq. Në fakt dënimi i pjesëmarrjes në Konferencën Islamike ishte një çështje identiteti më shumë se gjithshka, më saktë i refuzimit të një identiteti, atij lindor dhe atij musliman, nga ana e shqiptarëve, veçanërisht nga ana e shumicës së elitës shqiptare që, pasi kishte tundur flamurin e një Shqipërie kështjellë graniti që ishte në luftë si me Lindjen dhe Perëndimin dhe që fetë i quante agjentë të tyre nuk u ndal një çast të mendonte, por filloi të tundte menjëherë flamurin e identitetit të krishterë perëndimor.
Shkurt, sipas mendimi tim, refuzmi i një roli të tillë bazohet mbi një perceptim të rremë të vetes sonë, të Perëndimit nga ana e jonë e po ashtu në një perceptim të rremë të asaj se çfarë mendon Perëndimi për ne - perceptime të rrejshme që i gjen par exellence në fjalën e famshme të presidentit në Oksford, por edhe në idenë, sipas meje dy herë të gabuar, të dërgimit të trupave shqiptare në Irak. Ka një numër kundërthëniesh që i demaskojnë këto perceptime duke zbuluar gjithashtu edhe dëmin e tyre.
Kundërthënia e parë është se çfarë do t’i konsiderojmë ne muslimanët që kemi në vendin tonë dhe jo vetëm, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni nëse ngulmojmë ta refuzojmë identitetin musliman si pjesë të identitetit tonë? A do t’i konsiderojmë ata qytetarë të dorës së dytë në krahasim me të krishterët që kemi në vendin tonë? Apo do tu themi që mundësisht ta ndërrojnë fenë ta bëjnë të krishterë? Ka edhe që e kanë bërë, por ndrrimi i përkatësisë dhe identitetit fetar ka rezultuar shumë më i vështirë sesa ndrrimi i ideve mu pse rrënjët e fesë janë më thellë njeriut sesa rrënjët e ideve racionale. Poende, çfarë do të bëjmë me ata që janë gjysëm muslimanë në origjinë dhe gjysëm të krishterë? Apo edhe ata do t’i seleksionojmë siç seleksioninin gjrmanët çifutët me gjak gjysëm të pastër. Mirë me ata po me ateistët çfarë do të bëjmë? Apo do t’u themi të gjithëve se meqë feja e shqiptarit është shqiptaria më mirë ta harrojnë fare besimin e tyre fetar apo ta lenë në plan të dytë? Mirëpo ndjenja fetare dhe ndjenja kombëtare janë dy gjëra të ndryshme. Feja është edhe një gjë shumë më individuale sesa ndjenja e përkatësisë kombëtare. Ajo me ritet e saj është një mënyrë jetese që e ndihmon besimtarin që nga lindja deri në vdekje në shumë forma që nuk ia plotëson dot ndjenja kombëtare. Prandaj nuk ka kuptim, veçanërisht në demokraci, që ndjenjën kombëtare dhe atë fetare t’i kundërvesh ndaj njëra tjetrës dhe as t’i sakrifikosh në emër të njëra tjetrës.
Kundërthënie tjetër është ajo se çfarë duhet të themi për tërë ato vende që janë me shumicë muslimanë e antarë të Konferencës Islamike, ndër të cilët edhe vende të tilla si Turqia, Algjeria, Bosnje Hercegovina, Maroku, Egjypti etj. A do të themi se ne jemi më të mirë se ata? Apo se bota muslimane është e do të jetë pandryshueshmërish inferiore ndaj botës së krishterë? Po të aplikojmë këtë princip (racist) a nuk do të duhet ta pranomin edhe për veten tonë ndëshkimin racor meqënëse shumica, duam s’duam, jemi muslimanë?
Problemi tjetër është: pse mendojmë se Perëndimi do të na donte e vlerësonte më shumë sikur të ishim të krishterë? Duke dalë në mbrojtje të Bosnjës dhe të Kosovës a nuk tregoi ai se nuk ishte përkatësia fetare pesha me të cilën i mat gjërat? Dhe, për më tepër, mos vallë ky (i muslimanit) ka qenë perceptimi që kanë pasur perëndimorët për ne? Aspak, në Perëndim perceptimi që kanë perëndimorët për ne është se jemi shqiptarë dhe për fat të keq na vënë në listën e popujve më të padëshiruar, shumë më poshtë se turqit, arabët, kurdët, iranianët, etj. jo për çështje të fesë, por për çështje të kriminalitetit që kemi çuar në Evropë. Madje, përkundazi, ndoshta do të fitonim pak më shumë respekt në këtë kohë duke treguar se muslimanët shqiptarë, pikërisht për shkaqe të caktuara historike, janë ndër ata muslimanë që kanë mësuar të jetojnë në harmoni me fetë e tjera dhe të respektojnë frymën laike të shteti të tyre.
Problemi tjetër është: pse duhet ta identifikojmë identitetin evropan me identitetin kristian? Nëse do të kërkonim ta përkufizonim me një fjalë të vetme identitetin evropian edhe si ëndërr evropiane duke thjeshtëzuar një gjë shumë më të komplikuar ky do të ishte laicizimi dhe dialogu i pluralitetit dhe jo dhe dominimi i një feje. E me laicizëm do të kuptojmë një shtet që respekton njëlloj të gjitha fetë ashtu sikurse edhe ata që nuk besojnë. E pikërisht ky princip demasokohet me qëndrimet islamofobe që shfaqim ne duke e treguar veten joevropianë mu në sajë të përjekjeve për tu treguar më katolik se Papa.
Që kur doli artikulli i Hungtingtonit i jam kundërvënë idesë së atyre që propagandojnë ndeshjen e qytetërimeve e të cilët sikur na thonë se nuk mund ta ndërtojmë shtëpinë mbi një humnerë, se duhet të hidhemi ose më këtë anë ose më atë anë. Kam mbrojtur idenë se ne jemi aty ku jemi e se, duke qenë në një udhëkryq qytetërimesh dhe duke patur në kulturën tonë ndikimin e tre qytetërimeve nuk duhet kurrsesi të eliminojmë dy prej tyre për të mbajtur njërin, por t’i hapim ato ndaj njëri tjetrit dhe kështu mund të shërbejmë edhe si urë.(Shih Përpjekja 1, 1994). Pra ajo që shumëkush e ka quajtur një disavatazh në fakt mund të ishte një avantazh nëse ne do të dimin ta shfrytëzonim. Ashtu siç është një avantzh për një njeri që rrethana të caktuara e detyrojnë që qysh në vegjëli të mësojë tre gjuhë. Dhe të kthyerit në avantazh apo disavantazh të rrethanve ku ndodhemi është një çështje diturie dhe mënçurie. Për fat të keq ne nuk po tregohemi, siç nuk jemi treguar edhe më parë, ashtu dhe aq të ditur e të mençur në gjetjen e rrugës sonë, çka e treguam edhe me reagimet e fundit ndaj minstrit spanjoll. (Korrieri, 14 shkurt 2006)

No comments:
Post a Comment