Ngjarja me këshilltarin e Berishës që i ka sevrirur kryeministrit të njëjtin fjalim për energjitikën me atë që ka mbajtur Nano në kohën e tij, ka qenë çështja e ditës në opinionin publik, veçanërisht në kafenetë e qytetit, por edhe në shtyp.
Kuptohet se vetë fakti që zbulimin e bëri një televizion si Top Chanel, i angazhuar hapur kundër Berishës, tregon se ngjarja nuk qe në favor të tij. Ajo e ve kryeministrin e vendit në një pozitë qesharake. Dhe pjesa më e madhe ndalen deri këtu, tek aspekti tallës e qesharak i çështjes. Kundërshtarët qeshin e tallen duke theksuar edhe një herë paaftësinë e ekipit të Berishës e fillojnë e numërojnë me rradhë vështirësitë që po kalojmë për shkak të kësaj qeverie; kurse simpatizantët, si të zënë gafil, shajnë këshilltarin për poshtërsi apo televizionin në fjalë për lidhjet e tij të vjetra korruptive me socialistët, pa munguar të përmendin se programet e tij kryesore janë edhe ato kopje ekzakte të programeve italiane.
Kritikat më të hidhura e më provokuese i bënte Mero Baze në gazetën Tema i cili arrin deri atje sa të thotë se socialistët po vazhdojnë qeverisjen e tyre me administratën e Berishës; duke akuzuar thellë thellë Berishën, se, me shqetësimin e tij për të treguar moderacion (për shkak të kompleksit të së kaluarës) ka emëruar apo lënë në administratë njerëz të socialistëve që punojnë për ta e jo për Berishën. Shembulli i këshilltarit që, sipas Bazes, është vetë personi që ia ka çuar televizionit skandalin, jepet si më ekspliciti.
Nga ana tjetër këto kritika të Bazes nuk mund të mos të të sjellin ndërmend britmat e socialistëve për pastrim të administratës nga njerëz të aftë që janë vendosur në kohën e tyre dhe për mbushje të saj me militantë të PD-së.
Atëhere, cila është e vërteta, të lind natyrshëm pyetja. Kemi pastrime apo kemi lënie në vende kyçe të njerëzve të socialistëve. Apo mos çështja duhet parë nga një tjetër kënd vështrimi?
Sipas meje do t’i afroheshim më shumë të vërtetës nëse do ta shikonim çështjen nga një distancë prej së cilës duken të dyja partitë dhe jo vetëm njëra apo tjetra. Nga kjo distancë çështja në fjalë shfaqet si një çështje e atmosferës dhe mendësisë që mbizotëron në vend, e veçanërisht mes njerëzve që merren me çështjet publike.
Duke dashur të jesh mirëkuptues për këshilltarin e kryeministrit mund të thuash se problemi ynë nuk ka qenë guna e politikanëve, por puna e tyre. Pra ay mund të ketë këshilluar ide të drejta në letër edhe atëhere kur punonte për Nanon dhe s’është faji i tij se Nano të tjera thoshte e të tjera bënte. E në këtë aspekt qeveria duhet të gjykohet më shumë për ato që bën dhe jo për ato që thotë. Megjithatë, fakti që një këshilltar nuk merr as mundimin t’i parafrazojë ato që ka shkruar më parë flet keq; e mbi të gjitha flet keq mbi atmosferën që ekziston në rrethet e njerëzve që kanë premtuar të ndryshojnë vendin pasi PD-ja ka ardhur me premtimin e ndryshimit sepse vërtet vendi është në krizë dhe duhet të dalë nga kriza, kurse një fjalim i kopjuar fjalë për fjalë e tall ndryshimin.
Dhe ja ku vijmë në thelbin e çështjes që përmban, sipas meje, kjo ngjarje: një krizë dhe dalja prej saj nënkuptojnë reforma radikale. Dhe reformat radikale kërkojnë njerëz aktivë dhe me pasion për idetë e tyre e besim e këmbëngulje për realizimin e tyre. Dhe ky pasion u jep edhe guxim edhe krijimtari gjithashtu në ndjekjen e situatave hap pas hapi dhe jo prirjen për të imituar e kopjuar e ripësëritur.
Mungesën e këtij besimi, e të këtij pasioni duket se rrezaton më shumë se gjithshka akti i këshilltarit. Dhe këtu, pa dyshim, ka të drejtë Baze kur i akuzon këta njerëz se nuk punojnë për PD-në – do të doja të shtoja në kuptimin e premtimeve të PD për ndryshim për mirë. Sepse, si mund ta kenë këtë besim e pasion për ndryshim njerëz që kanë shërbyer pa ngritur një herë kokë nën thundrën e socialistëve apo që kanë ngritur kokë vetëm kur u janë prekur interesat e tyre? Por, megjithatë, pyetja më shqetësuese është: a ka vërtet Partia Demokratike dhe aleatët rreth saj njerëz që ushqejnë këtë besim e pasion e prandaj kanë edhe krijimtari e guxim? Dhe më gjerë akoma: a ka shoqëria shqiptare njerëz që ushqejnë këtë besim e pasion e guxim? Poende a le ky sistem i ekonomisë kriminale e të korrupsionit që është krijuar të ushqehen këto pasione apo i kastron ata pa lindur mirë? Sepse, më shumë sesa ashtu siç thotë Baze, se këta punojnë për PS-në të vjen të mendosh se ata punojnë për sistemin e korrupsionit, i cili, më shumë se për emrat e partnerëve të tij në krye të politikës i intereson që strukturat e tij të mos ndryshojnë. E frika ka qenë e mbetet që edhe njerëzit që do Baze të punojnë për të, pra pa besim e pasion për ndryshimin e Shqipërisë, por thjesht për pushtetin e PD në emër të partneritetit me sistemin e korrupsonit e të ndryshimit të mirëqënies së tyre personale.
Ajo çka mjerisht reflekton akti i këshilltarit është se në shoqërinë tonë ka pak njerëz me pasion dhe këmbëngulje për ndryshimin e vërtetë të vendit. Aq më tepër duke patur parasysh se ndryshimi i vërtetë nënkupton operacione të thella që do të shkaktojnë në krye edhe plagë të thella do do të kërkonin durim për tu mbyllur e për të filluar rigjenerimi i vërtetë. Mjafton të kesh parasysh se shumica e ekonomisë sonë është e zezë e se sikur ajo të futej në shinat e ligjit e në rregullat e tregut - sikurse do të duhej për të filluar shëndoshjen – do të përjetonin falimentime pa fund. E kjo mund të kryhet vetëm kur ekipi që merr përsipër operacionin rrezaton besim e pasion. Akti i këshilltarit rrezaton të kundërtën, në rastim më të mirë mendësinë e atyre njerëzve që, duke mos ndjerë besim, struken në atë që kanë e në punë rutinë pa inspirim e pa pasion. Njëlloj si një mjek që nga mosbesimi tek vetja apo tek ekipi preferon të zgjasë edhe ca jetën e pacientit e jo të marrë përsipër operacionin.
Mirëpo pa këtë besim e pasion dhe kurajon për të rrezikuar e marrë parasysh kostot vështirë se do të dalim nga gjendja e krizës. Më shumë gjasë ka që nesër të shohim këshilltarin e Berishës të shkruajë fjalime për një kryeministër socialist me të njëtat fraza e me të njëjtin mosfrymëzim.(Korrieri, 4 shkurt 2006)

No comments:
Post a Comment