Deklarata e Rames "nuk jam politikan" eshte nje deklarate qe vlen te merret ne analize pertej trajtimit te saj thjesht si nje lajthitje e rradhes se kryetarit te disekuilibruar te PS, sic e trajton shtypi pro mazhorances, apo si nje lapsus a keqkuptim, sic e trajton shtypi pro opozitar. Kjo deklarate shpreh jo pak nga kriza ne te cilen ndodhet klasa jone politike, madje jo vetem ajo, por edhe shtresat qe ajo perfaqeson, por edhe shoqeria civile shqiptare me intelektualet e saj. Eshte nje deklarate qe permban disa kontradikta te pazgjidhura qe i rendojne shume shoqerise shqiptare.
Le te prek dy kontradikta te pazgjidhura qe shpreh drejtperdrejt apo terthor kjo deklarate.
Intelektuali dhe politikani
Nje aspekt i krizes se kontradiktave te pazgjidhura qe shpreh deklarata e Rames "nuk jam politikan" ka te beje me raportin midis intelektualit dhe pushtetarit ne Shqiperi. Ne nje leter te hapur derguar Edi Rames me 2001 kam cituar edhe dicka qe ai shkruante me 1997: "”Zgjedhja e intelektualit eshte, per natyre, e paperputhshme me realitetin e dhene e, per kete, veshtrimi i tij mbi kete realitet eshte ngahere krejt i ndryshem prej veshtrimit te politikanit i cili, nga ana e vet, kerkon te vere dore mbi realitetin duke u njesuar me pare me te. Intelektuali nuk kerkon vota, se nuk i duhen, ai kerkon te verteten.” (Koha Jone, 24 janar 1997)
Ishte nje kohe pra kur intelektuali Rama thoshte se e verteta dhe pushteti nuk koincidojne e se prandaj detyra e intelektualit eshte e ndryshme nga ajo e politikanit; se nje gje eshte te indetifikohesh me nje realitet dhe nje gje tjeter eshte ta kontestosh ate realitet; se po te shtrengohesh te kerkosh vota do te te duhet te braktisesh shume nga te vertetat qe ke mbrojtur. Po si ndryshoi ashtu dhe aq shpejt intelektuali Rama dhe perse? Kjo eshte ceshtja qe vlen te analizohet, ne thelb, si fenomen qe nuk mban vetem emrin e Rames e qe, ndonese nuk eshte hera e pare qe trajtohet, edhe nga autori i ketij shkrimi, meriton te trajtohet perseri e perseri pasi fenomeni mbetet po aq akut e demprures edhe sot ne shoqerine shqiptare.
Kontradikta qe mbetet pra ende e pazgjidhur buron nga fakti se intelektualet shqiptare nuk kane mundesi t'i qendrojne tundimit te pushtetit (apo presionit te tij) pasi ose (subjektivisht) pushteti per ta ka qene me i rendesishem sesa te vertetat e tyre, ngaqe keto te verteta nuk kane qene per ta ashtu dhe aq te shtrenjta ose (objektivisht), pasi "perfitimet" dhe "statusi" qe u jep pushteti njerezve ne nje shoqeri si kjo e jona eshte shume here me "i larte" sesa ato qe u jep e verteta dhe prandaj keta nuk kerkojne te verteta qe t'i mbrojne e thellojne, por "te verteta" qe t'i perdorin per te arritur pushtetin e qe mund t'i tradhetojne sa here qe ato u rrezikojne pushtetin. Kemi te bejme pra, tek e fundit, me gjendjen e nje shoqerie qe nuk ka as politikane e as intelektuale tamam e qe jeton kontradikten e pazgjidhur midis ketyre dy funksioneve kaq te rendesishme shoqerore.
Ka nje model intelektuali qe nuk perputhet me dikotomine intelektual / pushtetar per te cilen flet edhe Rama ne tekstin e cituar. Ky eshte modeli i intelektualit organik gramshian, modeli i intelektualit komunist i cili identifikohej me grupin/partine ku bente pjese me synim transformin e nje realiteti. Koha ka provuar rreziqet qe paraqet sa per vete intelektualin aq edhe per shoqerine nje identifikim i tille, vecanerisht pasi intelektuale te tille vijne ne pushtet. Megjithate rasti Rama, si fenomen qe po i veme emrin e tij, por qe perfshin fatin e shume intelektualeve shqiptare qe kane hyre ne politike, nuk ben pjese ne rastin e intelektualit organik gramshian ne kuptimin klasik te ketij intelektuali. Inteletkuale te tille kane hyre ne levizje politike me bindje te thella dhe duke qene ne fillim nje pakice opozitare qe shpesh e ka marre pushtetin edhe me dhune pasi kane grumbulluar rreth vetes e nje ideali apo iluzioni jo pak njerez (le te kujtojme Leninin, Trockin. Kastron, apo edhe intelektuale shqiptare qe u perfshine ne levizjen komuniste). Kurse Rama hyri ne politike i thirrur nga Nano nderkohe qe ky ishte ne pushtet dhe, per me teper, nuk hyri atje pasi identifikohej me ate parti apo ideale te saj, por pikerisht ne saje te kontestimit qe i kishte bere asaj partie. Kjo ndodhi sepse ne ate kohe Nanos i duheshin figura te reja per te mbushur sa boshllekun e vlerave intelektuale qe kishte PS aq edhe mungesen e kredibilitetit te saj per shkak te se kaluares. Kemi te bejme, pra, me rastin e intelektualit te perdorur nga nje politikan per qellime pragmatiste. Le te kujtojme se kjo nuk ishte nje shpikje e Nanos, perkundrazi, kjo kishte si model pararendes edhe vete Nanon, pasi edhe ai, si shume te tjere, ishte nje intelektual i perdorur nga politikani - ne rastin e Nanos nga Alia - e qe, ne kete periudhe te paskomunizmit, origjinen e origjinave si fenomen e ka tek takimi i famshem i ketij te fundit me intelektualet ne gusht 1990.
Koha ka provuar se nga keta lloj perdorimesh perfitimin me te madh e nxjerrin politikanet jo intelektualet (ne kuptimin e te vertetave qe intelektualet supozohet te perfaqesojne e mbrojne) dhe se intelektualet, duke pranuar perdorimin, humbasin, edhe si politikane potenciale, pikerisht ate qe u duhet per te krijuar nje levizje politike vertet inspiruese e ndryshuese te realitetit te semure pasi komprometohen nga ai. Gjithsesi mund te thuhet se ata keshtu behen politikane nga ai lloj qe ne rastin me te mire sjellin ndryshime graduale e ne rastin me te keq e lene semundjen ne vend e mjelin vetem perfitime vetiake. Pra edhe per Ramen mund te thuhet se u be nje politikan i tipit te intelektualit te perdorur, i cili, per te arritur perfitimet e pushtetit politik "shiti" tek politikani Nano karizmen e intelektualit qe kishte qene kunder politikaneve duke i dhene ketij nje cope kredibilitet me shume per te cilin kishte nevoje qe te forconte pushtetmbajtjen.
Po te veme re ky fenomen i perdorimit te intelektualeve nga politika, edhe kur nuk hyjne drejtperdrejt ne te, eshte nje fenomen qe ka dhunuar e shterpezura mendimin kritik intelektual dhe respektin per te. E ne kete kontekst edhe veprimet e politikanit Rama me intelektualet e tjere shqiptare kane qene dramatike pasi ai, ashtu sikurse edhe sivellezerit e tij, ka bere gjithshka per ta korruptuar mendimin e tyre kritik duke e vene ne sherbim te votave te tij ose ka tentuar ta izoloje e ta diskreditoje me te gjitha mjetet qe i jepte pushteti.
Ne fakt Rama, kur deklaroi se nuk eshte politikan, nuk deklaroi se eshte intelektual ne kuptimin qe ai i ka dhene vete intelektualit ne citimin e permendur. Nuk kemi te bejme ketu me krizen morale te nje intelektuali qe kthehet ne vokacioni e tij pas nje pervoje te keqe ne politike. Kontradikta intelektual politikan tek ai mbetet e pazgjidhur. Po me cfare kemi te bejme atehere?
Populizmi hipokrit
Rama, ne fakt, deklaroi se eshte nje "qytetar" i pakenaqur nga politika aktuale si gjithe te tjeret te cileve u drejtohej ne salle dhe ne ekrane. E ketu vijme ne aspektin e dyte te kontradiktes se pazgjidhur qe permban kjo deklarate dhe qe eshte me e rendesishme nga e para do te thoja.
Duke thene se nuk eshte politikan ai ka dashur te jape mesazhin se nuk ben pjese ne klasen politike shqiptare duke ditur tashme kredibilitetin e saj nen zero. Ai shfaqet keshtu si nje politikan qe kerkon te vendose lidhje direkte me popullin duke anashkaluar kasten politike qe e ka sjelle ne pushtet perzjere me nje hije te intelektualit organik gramshian qe nuk ben vetem kritiken e realitetit, por merr persiper edhe te behet instrumenti politik i ndryshimit te tij. Them "hije" pasi Rama eshte pa asnje lloj platforme inspiruese dhe pa militante idealiste rreth tij. Ne fakt jemi tek modeli i politikanit populist ne kuptimin me te njohur te populizmit qe eshte lidhja direkte e liderit me popullin, pa ndermjetesine e institucioneve demokratike qe ekzistenca e televizioneve e lehteson mjaft.
Por, ne fakt, kemi te bejme me nje populizem te rrejshem, pasi, po t'i referohemi historise, jemi ne modelet e diktaturave te nje personi, por qe lindin ne situata krejt te tjera. Sepse, tek e fundit, ceshtja shtrohet: a mundet Rama te dale ne petkun e politikanit qe anashkalon vertet klasen politike dhe ekonomike qe e ka sjelle ne pushtet e te perfaqesoje vertet interesat e qytetareve te thjeshte? Kjo, sipas mendimit tim, eshte e veshtire ne mos e pamundur per dy arsye kryesore:
Se pari, sepse Rama nuk eshte nje figure e re. Ai eshte identifikuar me PS qe eshte nje parti e vjeter e diskredituar dy here. Jo vetem, por dhjete vjet ne pushtet tashme e kane konsumuar jo vetem figuren e tij, por te te gjithe politikaneve me te cilet ai bashkpeunon.
Se dyti, sepse Rama nuk mund te dale kunder interesave te atyre qe kane mbajtur ne kembe parti si PS dhe PD e qe e kane mbajtur edhe Ramen ne pushtet deri ketu, nderkohe qe, tu sherbesh interesave te qytetareve me te cilet bashkebisedon sot Rama, ne shume aspkete, do te thote edhe te dalesh kunder interesave te tyre. Per Ramen kjo do te thote te prese pemen mbi te cilen eshte ngritur si politikan. Dhe Rama kete e di mire. Po ta vesh re ai flet per politike te vjeter ne menyren me te pergjithshme dhe me ambigue te mundeshme, duke nenkuptaur ne fakt thejsht dhe vetem dy persona, Berishen dhe Nanon, por nuk flet per sistemin e korrupsionit qe ka krijuar PS-ja dhe po e vazhdon edhe PD-ja, nuk flet per transparencen ne financimet e partive, per lidhjet e politikes me krimin, apo kapjen e shtetit, per kapjen e mediave nga politika etj.. Jane keto qe kane bere qe politika te mos perfaqesoje interesat e qytetareve me te cilet kerkon te identifikohet sot Rama pa ndermjetes.
Prandaj, sipas meje, nuk kemi te bejme thjeshte me populizem, as thjesht me paranojen e nje intelekuali qe mendon se te tjeret mund te sherbejne vetem si zero pas njeshit. Pasi nje politikan populist mund te jete edhe i sinqerte ne populizmin e tij ashtu sikurse edhe nje intelektual paranojak mund te besoje vertet ne ato qe thote. Rama, per fat te keq nuk i ka kembet aq te shkeputura nga realiteti. Ne rastin e tij dhe jo vetem, por te shume intelekualeve te perdorur qe kthehen ne politikane populiste, kemi te bejme me nje populizem hipokrit. Kemi te bejme me modelin e vjeter te politikanit tone qe direkt apo indirekt u thote atyre te cileve u sherben me te vertete e qe i financojne edhe fushaten elektorale: une i mashtroj votuesit duke u thene se nuk jam i juaji derisa te marrim pushtetin nepermjet votes se tyre dhe pastaj u sherbej juve kunder atyre. Ja ku erdhem ne kontradikten tjeter te madhe te pazgjidhur qe shpreh deklarata e Rames "nuk jam politikan": ate midis politikes si sherbim ndaj qytetarit dhe politikes si grabitese e qytetarit. Eshte kontradikta qe premtoi ta zgjidhe edhe Sali Berisha para se te vije ne pushtet duke na cuar, ne fakt, nga zhgenjimi ne zhgenjim e duke na provuar se eshte edhe ai i te njejtit model si Rama: ai i intelektualit te perdorur qe shndrrohet ne nje politikan populist hipokrit. (Korrieri, 26 janar 2008)
Saturday, January 26, 2008
Intelektuale te perdorur dhe populiste hipokrite
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Ajo që po ndodh në Shqipëri këto ditë i ka ndarë njerëzit në dy kampe të mëdha. Në njërin kamp bëjnë pjesë ata që mendojnë se kjo që po ndod...
5 comments:
Politikanet shqiptare e kane humbur integritetin e tyre ne pergjithesi.Dhe natyrshem lind pyetja:-Ku ta kerkojme ate?
Intelektuali???
Por c'ndodh me intelektualin kur behet politikan?
A pershtatet e ndryshon "Ai" apo qendron i paster,i paster???
Sa per te ardhur keq !
Te quhet lajthitje "nuk jam politikan" , eshte cmenduri.
Per mendimin tim eshte nje gje e vertete dhe shume pozitive. As edhe nje pseudo-politikan nuk e ka thene kete me pare dhe kjo duhet vleresuar.
Intelektual, Politikan, Popull, jane jo aq konkret t'i kategorizosh, sa mendon autori i shkrimit. Si themi; Pleqeria fillone te rijetoje femijerine, duke qene te sigurt se s'ndodh ashtu. Edi Rama eshte intelektual, jo me pak se me par, por ne politike, Ai sheh sa nevoj ka te jete qytetar, gje qe i mungone politikanit, duke patur parasyshe qe politikani si pune eshte; punesim me qytetarin. Pra E. Rama mund te mos jete nje nga te dyja (intelektual, politikan), por ai eshte nje qytetare, dhe po e vertetone kete pasi ka bere nje udhetim ne rrugen e intelektualit dhe te politikanit.
Mendoj se duhet dicka e vecante qe te duash dhe krijoshe hapsire ne fushen qe dikush zgjedh te veproj. Edi Rama po e bene, dhe ne ndryshim nga me par, ne kemi lluksin te mos detyrohemi te marrim pjese ne vepren e kujdo qofte jashte perftyrimit tone se si mund te jete politikani intelektual i popullit.
Ideja e Edi Rames eshte marre nga nje ide e presidentit francez Sarkozy, ideja e "hapjes" majtas dhe djathtas (shembull: ministri i Jashtem i tij vjen nga PS (e majte), nderkohe qe qeveria e Sarkozy eshte e djathte).
Ideja e Presidentit francez e gjene Ramen ne kohen e duhur. Ideja aplikohet nga Rama, nuk thjesht "kopjohet" ose "imitohet". Edi Rama e pelqen projektin e mardhenjes me popullin, arsyet s'jane thjesht politike, Ai argeton nje pjese te mire te intelektit dhe energjise me njerzit (popullin),
Si mund t'i mohoshe Rames cilesin e qytetarit? Vetem nje interes personal qe mund te ndashe me te, te cone ne ekstremin t'i mohosh ate qe ka Rames. Diskutim demagogjik pa efekt.
Te thuash' "s'eshte intelektual, se po bene politikanin, dhe s'eshte qytetar, se s'po bene intelektualin, dhe vete (E. Rama) e thote se s'eshte politikan"
Lexon dikush dhe pyet veten; Lubonja, e ka me Edin apo me veten e tij?
Mendimi im per Lubonjen eshte: Duhet t'a perkrahi Ramen, se eshte i vetmi nga politikanet qe eshte premtues, prandaj s'duhet zgjatur dhe konsumuar ky politikan, duke e lene me gjate se duhet ne arenen politike se c'mund te rrij ne se djeg etapat e ketij biznesi ne kohen e duhur, dhe jo te perseritet e njejta situate si me politikanet e tjere, qe rrin si donkishota neper breket e qeverrisjes shqiptare.
Post a Comment