Greva e urisë së ish-të burgosurve politikë ka qenë dhe mbetet një nga ngjarjet më të debatuara kohët e fundit. Ajo ka hapur shumë tema të mprehta sociale ekonomike, politike, të lidhura sa me të kaluarën, edhe me të tashmen, sa me forcat politike, edhe me shoqërinë civile dhe që e tejkalojnë “hallin” e atyre që u futën në grevë. Në fakt, ajo ishte një test, do të thosha, për tërë shoqërinë me në krye politikën, për të provuar se sa ka reflektuar ajo për të kaluarën komuniste, se sa është në gjendje ajo të zgjidhë problemet, se sa është në gjendje të dialogojë, negociojë etj., dhe rezultatet e këtij testi na nxorën keq, shumë keq.Në këtë shkrim nuk mund të shteroj tërë problematikën që ngacmoi ajo grevë, por më duket e domosdoshme të shtjelloj më së pari kontekstin social ekonomik të grevës.Nuk gjej mënyrë më të mirë për ta shtjelluar këtë kontekst sesa rrëfimi i tri bisedave që kam pasur këto ditë midis bisedave të shumta që bëjmë të gjithë përditë me ata që takojmë.Biseda e parë:Një i njohur, teksa pinim kafe, më tregoi se po i ndërtonin pa leje atje ku ai ka pronën, në një lagje të Tiranës. “Shkova të ankohem dhe e di çfarë më thanë? – Shiko, ne atë zonën ia kemi lënë partisë çame. Shih se mos gjesh ndonjë nga ata që ta rregullosh këtë punë, se për besë vështirë e ke ndryshe”.Biseda e dytë: Duke i treguar një të njohuri historinë e parë, ai më tregoi një tjetër: “Një mikut tim i vdiq i ati, më tha. Aty zbuloi se puna e një vendi varri ishte problem i madh. Duhet të paguaje – nën dorë kuptohet. I thanë: Shiko, varrezat i ka LSI-ja, prandaj shih mos njeh ndonjë nga ata të LSI-së”.Teksa ndalova në një dyqan për të blerë një mall, shitësi më njohu dhe më tha:- Zoti Lubonja, kam një hall. A mund të më ndihmosh?- Çfarë halli ke? – i thashë.- Kam gruan pa punë, është mësuese.- Mësuese për çfarë?- Pedagogji.- Çfarë të thonë?- Më kanë kërkuar para. Një vend pune për gruan time kushton nga 3 deri në 5000 euro.- Kush t’i ka kërkuar, – i thashë, – me shpresën se do të më pasuronte listën e partive. Por kësaj here përgjigja ishte: “Sekseri”.Ja, këto janë bisedat që zhvillojnë përditë njerëzit nëpër tryeza. Dhe të mos harrojmë se ato përbëjnë sfondin e atyre lajmeve skandaloze që flasin për shitje korruptive të pronave publike, për interesa milionëshe, për tenderë të anuluar e për tenderë mashtrues, e me radhë e me radhë – që i faturohen, mbi të gjitha, partisë më të madhe në pushtet. Është imazhi i një vendi ku partitë janë kthyer në banda që kanë ndarë territorin e po e shqyejnë ku të mundin e sa të mundin, madje me një uri edhe më të madhe, pasi tani kanë mbetur copërat e fundit.Është imazhi i një shoqërie të polarizuar ekstremisht, kur një pjesë e vogël, duke abuzuar me pushtetin, kanë vënë pasuri të mëdha, kurse pjesa tjetër e sheh veten të margjinalizuar dhe shpresëfikur.Greva e urisë së ish-të përndjekurve politikë nuk mund të shihet e shkëputur nga kjo gjendje e përgjithshme e njerëzve. Ata njerëz, një pjesë e të cilëve përfaqësojnë kategorinë më të pafat të të pafatëve që u kaloi një pjesë e jetës nëpër kampe, burgjet e komunizmit, zgjodhën grevën e urisë si mjetin e fundit të presionit dhe të protestës. Por nuk mund të thuash kurrsesi se ata përfaqësojnë vetveten. Ata përfaqësojnë një zhgënjimi më të madh.“Zhgënjimi qenka më i rëndë se shtypja, – më tha një ish-bashkëvuajtës që s’ishte në grevë, por që ndiente gjer në kockë shpërfilljen e pushtetit dhe të shoqërisë, – sepse shtypja, tek e fundit, tregon edhe respekt, tregon se ti je, të llogarisin, kurse ky injorim është më i rëndë”.Unë gjykoj se ky është konteksti në të cilin duhej parë greva e urisë së ish-të burgosurve politikë. Ai i humbjes thuajse totale të besimit te politika. Përpara tetë vjetësh, duke trajtuar çështjen e ish-të burgosurve politikë në prag të zgjedhjeve që i dhanë fitoren, Sali Berisha, midis të tjerave, ngrinte pyetjen:“Ku shkuan me mijëra e qindra hektarë tokë që ata krijuan me mundin dhe djersën e tyre? Që të gjitha gëzohen sot nga fermerë, por për hir të së vërtetës, i përkisnin shoqërisë së konformuar, dhe jo asaj të shtypur, jo asaj të persekutuar. Duke e parë edhe në këtë kontekst, nuk mund të pranojmë që këto pasuri kombëtare që u krijuan, të gëzohen nga ky komb pa njohur borxhin që ka ndaj atyre motrave dhe vëllezërve që u përdorën si argatët më të keqpaguar në historinë e kontinentit….…Le ta marrim kënetën e Maliqit, kënetën e Tërbufit, kënetën e Thumanës etj.; secila prej tyre është mbi një miliard dollarë vlerë. Nuk po përmend dhjetëra vepra të tjera të mëdha që kanë ndërtuar, por vetëm këto këneta të shndërruara në tokë buke, kanë sot dhe në çdo kohë një miliard dollarë vlerë……Jam i vetëdijshëm se për dy apo tre vjet nuk mund të shlyhet kjo faturë, por jam i vetëdijshëm se në një vend që vidhen 600 milionë euro në vit në taksa nga 27 VIP-a, pa cenuar askënd, brenda një afati kohor të shkurtër mund të ndahet shoqëria shqiptare tërësisht nga pasojat e kalvarit më të egër që Europa e pasluftës ka njohur, sepse asnjë komb nuk ka pasur një luftë klasore vrastare si kombi shqiptar…”.Perceptimi pas tetë vjetësh është se 27 VIP-at mund të jenë bërë 54, se 600 milionët mund të jenë bërë 1 miliard e 200 milionë, dhe se të nëpërkëmburit sot janë më të shumtë e më të poshtëruar po ashtu. Ka arritur puna deri aty sa disa sot shtrojnë pyetjen: Po pse për të bërë 55 njerëz miliarderë qenka rrezuar ai sistem?Në vend që të reflektonte thellë për këtë gjendje që e nxori edhe më në pah greva e urisë së ish-të burgosurve, Sali Berisha dhe politikanët rreth tij përdorën një taktikë të njohur: “Nëse do të zgjidhësh një problem, sajo një armik”. Se ku përfundon kur për zgjidhjen e problemeve sajohet armiku, i jashtëm apo i brendshëm, na e ka mësuar përvoja e regjimit të Enver Hoxhës. (Panorama, 27 tetor 2012)
Friday, November 2, 2012
Konteksti i grevës së urisë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
-
Në Bibël ka një pasazh që është komentuar shumë: ai ku përshkruhet çfarë ndodhi në momentin para se Kaini të vrasë Abelin. Komentohet fakti...
-
Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet polit...
-
Ajo që po ndodh në Shqipëri këto ditë i ka ndarë njerëzit në dy kampe të mëdha. Në njërin kamp bëjnë pjesë ata që mendojnë se kjo që po ndod...
3 comments:
Ju keni sjell tre shembuje qe jane nga bisedat tuaja te perditshme me njerez qe kane probleme ekonomike. Keta shembuj te bejne qe te tundesh koken kur i lexon dhe zhgenjimi qe peson eshte me te vertet i madh. Partit ne Shqiperi dhe kryetaret e tyre jane kapitalistet e vendit duket. Ne Shqiperi nuk ka vend qe te kete fabrika te medha ashtu si Karl Marks ne Angli analizoj ne librat e tije. Por tashme klasa politike trashegoje metoden e sundimit te popullit dhe pervetesimit te pasurise te te gjithe vendit nga ish-komunistet. Ish komunistet qene latifondistet me te medhenje qe kane ekzistuar ne Shqiperi. Vendi dhe populli ishte prone e tyre dhe ju e dini me mire se une kete. Tashme ne kemi trasheguar te njejtat metoda dhe mentalitet te poshterosh dhe nenshtrosh popullin e thjeshte, duke mos pasur thuajse asnje plan per te mbeshtetur grupe te ndryshme qe jane ne dis-advantazh ekonomik, social apo edhe politik si ne rastin e ish-te burgosurve politike. Ne kemi trasheguar nje histori me nje lufte klasash ashtu si thoni ju qe nuk lame gje pa perjetuar por vec kanibalizmit. Politika Shqiptare sot ka rene ne duarte e atyre qe nuk e njohin butesine,xhentilesen dhe te qenit xhentelmen. Nese shkon dhe mer shembuje nga politikanet e shekullit 19 ne Britani ku shume nga ata aspironin qe vendi te ecte perpara ekonomikisht dhe esenca e nje politikani, oficeri ne ushtri, profesori te ishin agje tjeter por nje zoteri ose xhentelman. Perse lind pyetja keta njerez aspironin kete qe te kushton kohe, mund dhe sakrifica? Sepse keta njerez studionin historine e Grekeve te Lashte dhe Romaket. Ata mesuan qe te mos flisnin te influencuar nga pasionet por arsyeja. Pasionet e politikes ne Shqiperi kane pushtuar cdo qelize te popullit dhe ato jane te medha. E njejta gje ndodh edhe me politkanet, pasioni dhe egoja e nje personi sundon cdo vendim, direktiv, debate ne jeten politike sot. Qe te mos ndikohesh nga pasione ose ato te mos erresojne arsyen dhe publiku te mos i shohe duhet te meresh me ato nepermjet filosofise, duke lexuar, shkruar dhe menduar.
Ne nje shoqeri ku edukimi eshte bere nje vend per korrupsion ku pasojat e kesaj do te influencojne shoqerine nder breza. Por nje pyetje duhet te shtrohet edhe per ne qe nuk jemi pjese e politikes. Nese per tu punesuar nje mesuese sot duhet te paguash nje sekser perse duhet te pajtohesh me ate praktike? Ndoshta eshte momenti qe individi te mari jeten e vete ne dore duke u bere aktive dhe mbrojtes i jetes se tije. Si per shembull te denoncosh keta njerez qe te prekin jeten tende direkt ose poshterojne? Po ashtu nese je i qualifikuar mesues, meso privatisht, meso gjuhe te huaja, meso dicka qe jo mesues te tjere kane mesuar. Nese klasa politike ne Shqiperi eshte e korruptuar dhe individi indirekt eshte i korruptuar. Nese femija yt nuk pergatitet per provim perse prindi paguan per te mare provimin. A nuk jemi ne pak drite-shkurter? Nuk mendojme ne vetem per sote se nuk mund te shtrohemi te mesojme, studiojme qe te kemi me nje mendje te forte. Duket hapur qe vendi sot drejtohet nga autokrate dhe njerez qe nuk kuptojne qe duhet te kuptojne te tjeret dhe shqetesimet e tyre. Shoqeria Shqiptare eshte nje shoqeri qe aq shpejt te dashuron dhe po aq shpejte te urren. Kjo eshte nje pasoje e nje experience nder shekuje qe zhgenjimi dhe pasiguria ne cdo moment or vend pune, e ben ate te mos ulet dhe te mendoje dhe kthjelloje arsyen. Klasa politike sot nuk eshte me te vertete nje monster. Duket qe jane te pa-afte te marin vendime te drejta te shtrojne plane, praktika efektive. Pra jane, in-eficient. Nese cdo individ behet i zoti i vetes politikanet do te urrejne, por nese ti je budalla atehere ata te poshterojne akoma me shume, ashtu si John Lenon tha.
N MEHALLA
me cfare munda te ndjek megjithese nuk jetoj ne Shqiperi nga kjo greve urie mund te bej dy apo tre reflektime.
1) Me sa mund te kuptoj kerkohen nje demshperblim prej 20 dollaresh per cdo dite burgimi qe mesa duket eshte aprovuar nga parlamenti por qe per arsye te paditura nuk u garantohet . Ne pjesen me te madhe te shteteve evropiane legjislacioni u garanton demshperblimin kategorise se ish te burgosurve apo kategorive afine ne baze te demit, moral, fizik, biologjik , psikologjik dhe ne bazes te demit te shkaktuar per mungese fitimi ne profesionin qe zhvillonte subjekti. kjo shume prej 20 dollaresh nuk mbulon as vetem nje nga keto klauzola te siperpermnduara ( ate per mungese fitimi ne profesionin apo aktivitetin fitimprures )
2) keta qytetar qe ne nje vend si ai i yni ku nuk ka shume monumente qe te kujtojne te kaluaren , jemi nje nder te paktat vende evropiane ku ka shume pak monumente historike deshmi te historise sone . madje ato pak qe kemi shqerbejne thjesht per te fallsifikuar historine tone. e pra jane te vetmit monumente ne jete deshmimtare te asaj cka ishte regjimi komunist dhe mbase pikerisht per kete arsye dikujt sot ne pushte i intereson ti harroj , ti fshije nga kujtesa popullore.
3)nga ana sociale shume prej tyre nuk jane realizuar kurre ne jete , nuk u eshte lejuar nje projekt arsimimi i larte apo nje mundesi pune sipas aftesive. kur dilnin nga burgjet gjendesh akoma ne nje burg me te madh: Shqiperia. shume prej tyre vuajne nga sindroma ankth depresion prandaj nuk jane me ne gjendje te kryejne nje profesion .
Kryeministri, me vendosjen e takses progresive, do te mund te zbuste kete perqendrim te madh te pasurise qe po ndodh ne Shqiperi, dhe qe permendni ne artikull. Perqendrimi i pasurise po rikrijon bllokun, oligarkine, po na kthen ne neokomunizem: 1% komandon, 99% kope. Kryeministri thote te kunderten, qe taksa progresive do te na ktheje ne komunizem.
Greva e urise mendoj se parimisht nuk eshte etike. Eshte e barazvlefshme me vetevrasjen dhe terrorrizmin (do vrase dike, veten ne kete rast, po nuk me plotesuat kushtet). Ka mjete shume me demokratike per te arritur qellimet.
Rita
Post a Comment