Thursday, August 25, 2005

Imoraliteti dhe amoraliteti ne shoqerine shqiptare

Ceshtja e premtimit per moralitet ne politike e, per pasoje, ne shoqeri, eshte bere kohet e fundit nje nga me te debatuarat ne shtypin tone. Kjo, ne saje te krijimit te nje dinamike midis faktit se nje pjese e mire e propagandes fituese te zgjedhjeve te 3 korrikut ishte perqendruar mbi kete ceshtje dhe veprimeve te disa politikaneve qe, pasi moren voten e socialisteve, kaluan ne krahun e fitimtareve demokrate, (fenomeni Xhuveli), e keta i pranuan, duke vene ne dyshim premtimin per moralitet.

Duke e ndjekur kete debat ne shtyp me ka rene ne sy nje konfuzion ne perdorimin e termave "imoralitet" dhe "amoralitet"- ne kuptimin qe perdoren ato ne gjuhet perendimore, nga i kemi huazuar, fatkeqesisht pa i diferencuar qarte. Imoralitet ka kuptimin e te shkuarit kunder moralit, pra veprimet e quajtura imorale presupozojne sjellje njerezish qe kane rregulla morale, qe jane ne gjendje t'i njohin, qe, madje, duhet t'i aplikojne ato, por qe, megjithate, ne veprimet e sjelljet e tyre shkojne kunder tyre. Kurse amoralitet ka kuptimin e mosnjohjes se moralit dmth nje kondicion ku morali nuk pranohet apo nuk ekziston apo kur s'ka kuptim te ekzistoje- si psh. tek kafshet. Edhe njerezit me te meta mendore mund te konsiderohen si amorale, pasi gjendja e tyre nuk ua lejon njohjen e moralitetit, prandaj as nuk denohen kur kryejne ndonje krim.

Nderkaq, amoraliteti mund te perdoret si koncept edhe per njerez pa te meta mendore, por duke nenkuptuar tjeter gje nga imoraliteti. Me fjale te tjera, duke e thjeshtezuar, kur akte si genjeshtra, vjedhja e mashtrimi kryhen duke e ditur se jane te denueshme nga morali i shoqerise, kemi te bejme me imoralitet; kurse kur akte te tilla kryhen pa ndonje vetedije se jane dicka e denueshme, kemi te bejme me amoralitet.

Ne shtypin shqiptar shoh se perdoret vetem termi amoralitet, duke nenkuptuar here imoralitetin dhe here amoralitetin. Kjo vjen ndoshta edhe pse kur i kemi shqiperuar dy termat, parashtesat "i" dhe "a" i kemi shqiperuar me nje parashtrese te vetme "pa" duke e konsideruar te pamoralshmen edhe si imoralitet edhe si amoralitet, nderkohe qe, nese do t'i shqiperonim me qartesisht, - sipas meje nuk ka nevoje - do te duhej te perdornim "e kundermoralshme" per imoralitet dhe "e pamoralshme" per amoralitet.

Ndoshta edhe per nje rastesi, por sipas meje jo vetem, ky konfuzion termash e shpreh me mire realitetin e turbullt shqiptar persa i perket moralitetit. Kjo sepse jemi vertet ne nje gjendje shume afer asaj kur kufiri ndares midis imoralitetit dhe amoralitetit eshte thuajse shuar, ku kategori te tilla si "e mira" dhe "e keqja", "e ndershmja" dhe "e pandershmja" thuajse kane humbur kuptimin, ku, pra, shoqeria eshte kthyer ne nje fare xhungle ku morali thuajse mungon dmth. mizoteron amoraliteti.

* * *

Ne fakt tema e moralitetit ne nje shoqeri nuk eshte shume e thjeshte, sepse ne nje shoqeri nuk ekziston nje moral i vetem, por ekzistojne shume morale. Psh. ekziston morali fetar, por edhe ay ateist, i ndryshem nga i pari ne mjaft principe, mund te flitet per moral stoik, por edhe per moral hedonist, per kantian dhe hegelian, por edhe per moral te se majtes e te se djathtes, te biznesit edhe te solidaritetit, por edhe per moralin e Kanunit etj.. Kjo nenkupton qe "e mira" dhe "e keqja", "e ndershmja" dhe "e pandershmja" te kene kuptime te ndryshme per morale te ndryshme. Ne kete kuptim grupe te ndryshme qe ndajne te njejtin moral mund te denojne individet e tyre per akte imorale dmth. qe shkojne kunder moralit te tyre, packa se ne nje grupim tjeter keto mund te jene te padenueshme. Por gjithsesi kur flasim per moral do te nenkuptojme kod apo rregulla sjelljeje dhe kur flasim per sjellje, pa dyshim do te nenkuptojme nje raport edhe me tjetrin, prandaj nuk mund te ekzistoje shoqeri pa moral.

Por, nderkaq, relativizmi i moralit mund te coje edhe ne situata amoraliteti. Kjo kur keta morale veprojne ndaras njeri-tjetrit, madje duke asgjesuar ndersjelltazi njeri-tjetrin, dmth., kur midis moraleve te ndryshme nuk ekziston asnje ind i perbashket lidhes, nje moral qe mbledh parimet me te pranuara te moraleve te ndryshme per te krijuar ate qe mund te quhet morali i nje shoqerie komplekse, qe tek e fundit e gjen nje nga shprehjet e veta me konkrete tek respekti per ligjin.

Problemi i shoqerise sone eshte veprimi shkaterrues mbi cdo moral, edhe mbi ate te shprehur ne respektin per ligjin, i kodit moral klanor e mafioz, sipas te cilit mjafton te jesh me i forti apo me me te fortin qe te jesh i respektuar, i ndershem, i paprekshem, dhe te kesh te drejten dhe te verteten dhe te miren me vete, sepse i fabrikon vete ato, pasi nuk ka kush te konteston. Ky lloj morali eshte aplikuar, jo vetem ne grupet e mirefillta mafioze, por edhe nga partite politike ne pushtet, duke i kthyer ato, kesisoj, ne grupime te ngjashme me klane mafioze me kodin e pandeshkueshmerise per antaret besnike te klanit, me kodin e heshtjes per krimet e kryera po ashtu. Mandej, si ne nje rreth vicioz, te pushtetshmit kane ndjekur kete moral, duke tentuar te nxjerin jashte loje cdo moral tjeter, qe nga ai fetar deri tek ay i shprehur ne ligj, e, me ane tjeter, pikerisht per kete, njerezit kane tentuar per kah pushteti, apo i jane nenshtruar pushtetit, duke harruar moralin e tyre.

Ky mbizoterim i moralit klanor mbi moralin e shprehur ne ligj ka cuar drejt situates se amoralitetit. Nje aspekt i ketij eshte situata e pandeshkueshmerise se krijuar ne vend, kur aktet imorale, si vjedhja korrupsioni, mashtrimi, shperdorimi, abuzimi, duke mos u denuar penalisht, pak nga pak kane krijuar gati-gati situaten e nje imoraliteti, qe duke u perseritur aq shpesh pa u ndeshkuar, tek e fundit e zhvlefteson moralin. Nje shoqeri ku imoraliteti nuk denohet shqisa e saj morale topitet aq shume, saqe mund te thuhet se ajo shoqeri degradon ne kushte amoraliteti. (Besoj se nuk eshte nevoja t'i ilustroj me shembuj keto qe po them.)

* * *

Nese do te kerkojme rrenjet e amoralitetit ne shoqerine shqiptare e vecanerisht ne politiken e saj, do te thoja se ato duhet t'i kerkojme ne kohen komuniste. Komunizmi krijoi nje konfuzion moraliteti, ku gjysmat morale shkaterruan njera-tjetren, duke krijuar situaten e amoralitetit. Ay diktoi moralin komunist, i cili mund te sintetizohet ne principin: sakrifiko vetveten per partine, atdheun, socializmin dhe shokun Enver, por qe, ne fakt, ishte moral shume i ngjashem me ate te nje klani mafioz, i bazuar mbi mohimin e individualizmit dhe personalitetit, ashtu sikurse te moraleve te tjera, ne emer te perkatesise ne klan dhe besnikerise ndaj tij. Duke qene se kjo ishte kunder natyres dhe sic thote Bacon, "natyren nuk mund ta nenshtrosh, vecse duke iu nenshtruar" njerezit zhvilluan "moralin" e tyre qe ishte mashtrimi ne emer te ketij moraliteti. Ne emer te moralit komunist te shpallur jane kryer pa fund akte qe shkonin kunder tij. Nga lart buronte morali "beni si them une, por mos beni si bej une"; te tjera thuheshin e te tjera beheshin. Mjaft te kesh parasysh luften shfarosese te zhvilluar ne gjirin e udheheqjes komuniste, gjoja ne emer te principeve, por ne thelb ne emer te nje egoizmi te shfrenuar e te semure qe i coi deri ne fabrikimin e shpifjeve monstruoze kunder njeri-tjetrit; apo rekrutimin e pafund te njerezve si agjente te Sigurimit, ne menyre qe gjithkush te kontrollonte gjithkend.

Njerezit per te ruajtur individualitetin apo moralin e miqesise jo rralle e kane tradhetuar moralin e propaganduar komunist, ose perkundrazi e kane perdorur ate per te shkaterruar te tjeret ne emer te karrierizmit te tyre. Te gjitha keto kane gjeneruar nje situate te pashembullt persa i perket shkaterrimit te moralit ne shoqerine shqiptare qe fare mire mund te quhet situate amoraliteti.

Ajo qe perjetojme sot eshte vazhdimesia e gjendjes se amoralitetit te mbjelle ne shoqerine komuniste. Reflekset e moralit te dy, tre katerfishte qe con ne amoralitet i sheh te shperndara gjithandej ne monstrat politike dhe jo vetem qe aplikojne dy, tre e kater morale qe kundershtojne dhe asgjesojne njeri-tjetrin: nje te klanit mafioz ku bejne pjese, nje te principeve te propaganduara per te tjeret, nje te trete per te huajt e ndonje te katert per miqte e familjen.

* * *

Zgjedhjet e 3 korrikut, megjithate, paten efektin e nje mrekullie persa i perket indit moral te perbashket, atij qe na ben t'i dallojme disa te mira si te mira te perbashketa dhe disa te keqija si te keqija te perbashketa. Dukej sikur ky moral te kishte humbur ne qiellin e shqiptareve, por ai megjithate tregoi ekzistencen e tij. Paradoksalisht, ne nje shoqeri ku shqiptaret ia kane bere te pamundur mbijetesen njeri-tjetrit pa shkelur rregullat e ketij morali, ky megjithate ka mbijetuar, aq sa lufta e fundit politike qe solli ne pushtet opoziten u bazua mu tek ay. Keto zgjedhje treguan se megjithate e mira dhe e keqja vazhdojne te jene te dallueshme ne ndergjegjet e shqiptareve; ato i dhane politikes mesazhin, se ka disa vlera qe i perbashkojne te gjithe e qe duhen respektuar nga te gjithe. Ato po ashtu treguan se ne nje sistem demokratik, sado i brishte qofte ay, morali klanor e mafioz i me te fortit nuk mund te kete jete te gjate pasi, sadokudo, institucioni i votes se lire, megjithe difektet, mund te triumfoje mbi te.

Kete zgjedhje treguan se sfida qe ka perpara shoqeria shqiptare eshte ne thelbin e vet respektimi i moralit ne politike e ne shoqeri. Me kete kuptoj me se pari flakjen ne koshin e pleherave te historise te moraleve te tilla, si ai klanor e mafioz i me te fortit; kuptoj, po ashtu, edhe formesimin e moraleve te ndryshme, sepse jemi ne nje shoqeri pluraliste, me shume aktore, prandaj dhe me shume morale, midis te cilave mund te permendja si ato te komuniteteve fetare edhe te botes laike, si ato te kultures politike te majte dhe te djathte, si ato te biznesit te ndershem edhe ato te solidaritetit. Por mbi te gjitha kuptoj forcimin e atij indi moral qe u siguron bashkjetesen ketyre moraleve pa u dale kundra dhe pa i lejuar t'u kundervihen njeri tjetrit e qe me qarte se ne cdo forme mund te shprehet ne formen e respektit per ligjin e ndjenjen e barazise se te gjitheve perpara ligjit. Vetem keshtu do te kalojme nga nje shoqeri ku mbisundon amoraliteti, ne nje shoqeri ku aktet imorale e kane gjithnje e me te veshtire te mbeten pa u denuar.


No comments: