Fill pas zgjedhjeve shpërtheu në shtyp dhe media debati lidhur me atë se kush e kishte fajin për humbjen e PS. Kjo u përqendrua në pelemikën metaforike mbi atë se si është qelbur peshku PS, nga koka apo nga bishti.
Ka një rrymë, ajo pro Nanos, sipas së cilës përgjegjëse për humbjen është baza e dhjamosur dhe parazitare e partisë. Pra peshku PS është qelbur nga bishti.
Kësaj teze iu kundërvunë ata që akuzuan kokën, Fatos Nanon kryesisht, duke shfajësuar bazën, e cila, në traditën e vjetër kulturore të kësaj partie është populli i cili është gjithnjë i pagabueshëm. Është krijuar kështu ideja e një lufte që bën koka me bishtin e që, në këtë aspekt, më shumë sesa peshkun, të kujton akrepin.
Në fakt është e qartë se debati nuk ka shpërthyer nga dëshira e mirë për të bërë analizë, por nga lufta manipulative për pushtet brenda PS. Pikërisht për këtë ajo që bije në sy është mungesa e përpjekjes për ta analizuar humbjen më thellë e për të bërë një sintezë. A mundet pra që peshku të jetë qelbur edhe nga koka edhe nga bishti? Përgjigja është e thjeshtë: Nëse qelbja vazhdon për një kohë të gjatë pa dyshim përfshin të tërë trupin.
Për lehtësi analize le të ruajmë dy pjesët e peshkut e të analizojmë se çdo të thotë qelbja e tyre.
Koka e qelbur
Për fat të keq me “kokë të qelbur” shumë nga ata që i kanë mshuar kësaj teze kanë kuptuar një njeri të vetëm, kryetarin e partisë Fatos Nano. Në fakt nuk është kështu. Vërtet Nano, në një kuptim, është sinteza e qelbjes, por koka e PS është diçka që i kalon së tepërmi dimensionet e një individi. Ajo nënkupton së paku tre gjëra shumë më të rëndësihme sesa një individ.
Së pari: koka nëkupton edhe njerëzit rrotull Nanos. Sikur për asnjë lloj bashkëpunimi të mbrapshtë me Nanon të mos akuzohen të tjerët rrotull tij mjafton pafuqishmëria e tyre për t’i thënë ndal në papërgjegjshmërinë e tij, për të dënuar politikat e tij korruptive, dafrungat e tij kazino më kazino, që ata të vlerësohen si të paaftë për të qenë në kokë të PS. Ja një arësye e parë, e thjeshtë, për ta parë qelbjen e kokës së PS në mënyrë më komplekse. Ndërkaq, sikurse e dimë, e vërteta e tyre është shumë më pak e thjeshtë sesa kaq. Shumë nga ata që sot përbëjnë kokën e PS janë, sëbashku me Nanon, me një ndërgjegje po aq të njollosur, sepse janë ndërtuesit e sistemit të korrupsionit që dënoi elektorati me 3 korrik, madje një pjesë edhe para Nanos.
Së dyti, me kokë duhet të kuptojmë idetë, kulturën, moralitetin e PS. Qelbja e saj nënkupton edhe qelbjen e këtyre edhe nevojën për pastrim të tyre. Nëse flitet për ide, kulturë dhe moralitet në PS këto jo vetëm që nuk janë ide të majta, kulturë e majtë apo moraliteti i majtë, por as ide, kulturë moralitet nuk mund të quhen për shkak të degradimit të tyre në një gënjeshtër të madhe, në një mashtrim të madh, në një imoralitet të madh në një vjedhnajë të madhe. Pra në pastrimin e qelbit në kokën e PS duhet të kuptojmë edhe ndryshimin e shumë ideve që kanë të bëjmë me kulturën e majtë, me moralitetin e majtë, me përfaqësimin e majtë.
Së treti, gjithë duke i qëndruar metaforës, nëse me kokë duhet të kuptojmë organin që koordinon tërë lëvizjen e trupit, atëhere me kokë duhet të kuptojmë edhe raportin e udhëheqjes me bazën, mënyrën sesi funksioin ky raport. Kemi prova pa fund që tregojnë se ky raport ka qenë i bazuar, ashtu si në kohën e komunizmit, në filozofinë e raportit të padronit me shërbëtorin. E ky lloj raporti nuk mund të prodhojë tjetër veçse gënjeshtër, korrupsion, degradim moral.
Bishti i qelbur
Kur flasim për bishtin e qelbur të PS, dmth bazën, pa metaforë, do të duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë interesash përfaqëson PS në Parlamentin shqiptar edhe kulturën e atyre që ajo përfaqëson.
Përgjigja më duket se ëshët e qartë: dora dorës që PS qëndronte në pushtet, pas mbështetjes popullore që i dha elektorati për shkak të tragjedisë së rënies së piramidave, baza e saj u reduktua gjithnjë e më shumë në atë kastë origjina e së cilës vjen që nga instalimi i pushteti komunist në Shqipëri. Në kohën komuniste kjo kastë, e strukturuar në të famshmet organizata bazë partie që zotëronin gjithshka qoftë si institucione qoftë si mundësi punësimi individësh, që nga brigadierët e kryetarët e kooperativave e drejtorët e fermave e deri tek ministrat, ushtarëkët, sigurmisat, gjyqtarët, letrarët, gazetarët, artistët etj. siguroi për vete dhe familjarët e vet mirëqënie më të madhe se pjesa tjetër e popullsinë. Pushteti me tërë interesat dhe përfitimet që sjell ay si dhe identiteti ende i fortë klanor i shqiptarëve janë, në fakt, faktorët kryesorë që e kanë mbajtur në këmbë këtë kastë. Asnjë kulturë e së majtës së vërtetë evropiane nuk njeh kjo kastë. Ideollogjia e saj ka qenë një hibrid i mitit të nacional çlirimtares që e solli në pushtet me komunizmin. Në epokën kapitaliste kjo kastë ndryshoi vetëm ideollogjinë, që, për hir të së vërtetës e kishte ndryshuar të paktën tre herë edhe gjatë kohës komuniste, ndryshoi edhe udhëheqës, të cilët po ashtu i ndërroi shumë edhe gjatë kohës komuniste, por ruajti pushtetin dhe privilegjet që i siguronte ay.
Prandaj historia e kësaj baze sot mund të quhet historia e degradimit moral të një kaste - dhe një parti e majtë, që kërkon të shëndoshë bazën e saj, duhet ta kërkojë atë sa më larg asaj.
Kush duhet pa ta pastrojë peshkun
Mjafton të përmendësh kulturën e majtë apo përfaqësimin e majtë apo marrëdhëniet e kokës me bazën për të kuptuar se është shumë e vështirë të ndash me një të rënë thike kokën nga bishti, pasi ato janë një e tërë. Kurse kur shtrohet problemi nëse peshku është qelbur nga koka apo bishti kjo nënkupton se ka një mundësi që peshku të pastrohet, ose nga bishti ose nga koka. Pra mjafton të vesh një kokë të re dhe peshku të pastrohet, ose ose mjafton që koka të ndërrojë bisht apo bishtra dhe peshku përsëri të pastrohet. Por nëse është e qelbur edhe koka edhe bishti atëhere shtrohet pyetja se kush duhet ta pastrojë një peshk tërësisht të qelbur. Në fakt kjo është çështja. Partia socialiste nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pastrimi i saj është një punë e tërë shoqërisë, e tërë institucioneve që nga ata të drejtësisë deri tek shoqëria civile. Dhe këtu çështja vjen e komplikohet sepse nuk kemi të bëjmë me një peshk, por me një parti që nuk mund të hidhet kollaj në plehëra si e qelbur e tëra, sepse kështu do të duhet të hidhnim në plehëra një pjesë jo të vogël të shoqërisë sonë. Nga ana tjetër problemi nuk është thjeshtë se është qelbur kjo parti, por se kjo parti ka qelbur tërë shoqërinë. Prandaj çështja themelore që shtrohet sot nuk është, siç po e trajton me dashje apo pa dashje një pjesë e shtypit, se si mund të fitojë PS-ja ne zgjedhjet e afërta, por se si mund të fitojmë ne ndaj qelbit që na ka lënë PS-ja.
Thellë thellë ata që flasin për pastrim të PS thjeshtë duke ndryshuar kokën apo bishtin apo se duke u futur edhe LSI-ja në kënetën e qelbur e majta del fitimtare besojnë në diçka tjetër: se shqiptarët, sado i qelbur të jesh, të hanë se nuk kanë çfarë të hanë tjetër, por edhe sepse ndjehen të bashkëqelbur. Kështu kanë bërë më 1991 kështu edhe më 1997. Kush nuk do të bjerë edhe një herë viktimë e kësaj filozofie duhet të kërkojë më fort dhe më me rrënjë pastrimin e PS dhe mbi të gjitha të mbështesë forca të tjera të majta për të ndërtuar një parti të majtë.
Duke iu referuar metaforës së spirales zbritëse të korrupsionit dhe degradimit moral që dënoi elektorati me këto zgjedhje dhe spirales ngjitëse të “marshimit të paevitueshëm të lirisë dhe demokracisë” që ay i dha frymë me frymën e votimit, do të thoja se PS do t’i duhet kohë të çlirohet nga peshat e rënda të spirales zbritëse që ka në kurriz për të filluar ngjitjen. Çdo tentativë për ta parë shërimin e PS thjeshtë si çështje zëvendësimi koke apo bishti, apo si një rikombinim mekanik numrash, dhe jo si një proces ndryshimi tërësor nuk do të ishte tjetër veçse një vazhdim i spirales zbritëse.

No comments:
Post a Comment