Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it
sepse lufta politike u duk sikur arriti një zhvillim kulmor. Disa - ata më
optimistët - prisnin që, më në fund, në Shqipëri të fillojë të bëhet drejtësi:
zullumet e grabitqarëve të parasë e pronës publike nuk mund të vazhdojnë pa
fund; ja ku erdhi dita e gjyqit final. E
mbështesnin këtë edhe me idenë/shpresën se kësaj radhe amerikanët dhe
evropianët e kanë seriozisht, kanë vendosur të spastrojnë oligarkinë shqiptare
sepse sisteme të tilla oligarkike rrezikojnë stabilitetin në rajon. Shihni se
ç’ndodhi në Ukrainë. Për disa të tjerë raporti PS + LSI > PD po prishej në
favor të një raporti të ri ku më të shumtit parashikonin zhdukjen e LSI. Edhe variantet
e pastrimit të Metës qenë të ndryshme. Për disa pastrimi i tij do të bëhej
nëpërmjet marrëveshjes së fshehtë Rama - Basha, sigurisht me shtysën e amerikanëve,
duke nxjerrë jashtë politikës me këtë rast edhe Berishën. Kështu do të fillojë
rilindja e vërtetë - shtonin pjesa socialiste e këtij varianti sepse Rama, pas
kësaj fitoreje kundër Metës as nuk e llogarit më Bashën. Por për disa të tjerë
ky sulm ndaj Metës qe produkt i pa kalkuluar mirë i Ramës në funksion të forcimit
të pushteti të tij putinist. Për të tjerë akoma ishte një sulm i organizuar nga
Basha – Berisha jo vetëm kundër Metës, por kryesisht për të sulmuar pastaj edhe
Ramën. E çfarë nuk u tha.
Pse them “u tha” dhe jo “thuhet” sepse, për
mua, ky akt i dramës“CEZ– i” për momentin u mbyll. I gjithi ky mal i mbarsur me
të vërteta dhe gënjeshtra, me ëndrra dhe pasione për pushtet për para dhe për
një Shqipëri më të mirë nuk prodhoi asgjë më shumë për publikun se sa dy
fotografi seksi të Dritan Priftit me një femër. Edhe ato nuk kishin asgjë të re
sepse pozicioni ishte krejt i rëndomtë: burrat e quajnë “shtërvançe” sepse
penisi e hedh spermën nga poshtë lart, siç hedhin ujin disa lloj shatërvanëtsh,
kurse gratë e quajnë “kaluar” sepse gruaja kalëron burrin.
Sipas meje nuk kishte se si ndodhte ndryshe
në moçalin shqiptar. Mjaft të lexoje me kujdes informacionet që vinin për
aferën CEZ nga të gjitha burimet. E përsëris: nga të gjitha burimet sepse mali
u mbars me informacione që sekush i lexonte në njërin prej burimeve. Po të lexoje
burimet pranë qeverisë do të shihje se përgjegjësia për megavjedhjen CEZ-i
është e Sali Berishës i cili ka bërë një privatizim korruptiv pikërisht me
synimin për të vjedhur. Po të lexoje ato pranë PD-s do të shihje se hetimi
duhet të përqendrohej tek kompania DIA me lidhje korruptive me Metën dhe tek
qeveria Rama që e mbylli çështjen CEZ-i duke u shkaktuar shqiptarëve humbje qindra
milionëshe. Kurse sipas LSI-së së Ilir Metës hetimi duhej gjithëpërfshirës dhe
ndërkombëtar duke aluduar se përveç kompanisë DIA në aferën e megavjeljes apo megavjedhjes
janë edhe një tufë (tetë) kompanish të tjera, që kanë mbledhur 80% të parave, emrat
dhe pronarët e të cilave nuk i përmend askush sepse, pas shumë gjasash, janë të
lidhura me PD-në edhe me PS-në. Shkurt, ndërkohë që po t’i mbledhësh e t’i
lexosh sëbashku të gjitha informacionet del qartazi se në paratë e vjedhura
nëpërmjet CEZ-it i kanë futur duart të gjithë shantazhuesit, madje edhe
ndërkombëtarët me mbiemrin “çeku”, të gjithë kërkojnë të hetohet tjetri, dmth. të
gjithë shantazhojnë njëri tjetrin me thirrjen “kapeni hajdutin”.
E vërteta sipas meje është se s’mundet
kurrsesi as të pritej as të pritet që Prokuroria jonë të ngrihet mbi të gjithë
këto palë dhe të hapë një proces gjithëpërfshirës për këtë vjedhje gjigante që
i është bërë nga këto parti/banda popullit shqiptar sepse dihet se Prokuroria
jonë nuk punon në interes të popullit të vjedhur, por në interes të pushtetit
të tyre. E vërteta është se ajo që pritej nga protagonistët e konfliktit, sipas
hesapeve të tyre, ishte që lufta politike pas aferës CEZ të nxirrte një fitues
që për disa do të ishte Rama, për të tjerë Rama - Basha, kundër Metës e për të
tjerë Basha kundër Rama - Metës. Ata
prisnin edhe që Prokuroria të vepronte në emër të më të fortit, ku më me gjasa
ky do të ishte Rama dhe më i dobëti Meta, si më i diskredituarri edhe në sy të
ndërkombëtarëve. Mirëpo Meta reagoi fare pak, sa për t’i kujtuar Ramës se lufta
kundër Metës do duar të pastra jo duar të zhytura në moçalin me ngjala të
korrupsionit e gjithshka u kthye për momentin në ekuilibrin e mëparshëm. Rama nxitoi
të deklarojë nga SHBA se koalicioni është shëndoshë e mirë dhe gjithë këtë
zhurmë e kanë bërë disa maskarenj të medies.
Kështë, shqiptarët që prisnin çudinë mund të
kënaqen për momentin duke masturbuar me foton porno të Dritan Prifit.
Personalisht do t’i këshilloja të kërkojnë në google “free sex” sepse atje gjen
foto e video me një cilësi shumë më të lartë, me pozicione shumë më interesante
dhe aktorë shumë më seksi. Dhe gratis, të kuptohemi. Kurse nëse vërtet duan të dalin
nga moçali i megavjedhjeve PS-PD-LSI & Co duhet ta dinë se kjo nuk është një
gjë që mund t’u dhurohet gratis. (Panorama,
2 tetor 2015)
No comments:
Post a Comment